Quantcast
Channel: Albert Habazaj – Dielli | The Sun
Viewing all 109 articles
Browse latest View live

SHQIPTARËT DHE ITALIANËT NË 100 VJET PAVARËSI KOMBËTARE: LUFTA E VLORËS

$
0
0

NGA ALBERT HABAZAJ, studiues*/

PËRMBLEDHJE: Kumtesa prezanton diçka të veçantë: raportin histori-epikë historike për këtë ngjarje, nën një këndvështrim tre planësh: Paranjëzeta, Njëzeta, Pasnjëzeta me fokusin: e kaluara, e tashmja, e ardhmja.
Për Luftën e Njëzetës, siç e quan populli, kanë shkruar shumë studiues e historianë dhe ajo, si ngjarje, e ka zënë vendin e duhur në historinë kombëtare. Po ashtu, memoria kolektive e ciklit të këngëve të Luftës së Njëzetës, vendosur në hapësirë dhe në kohë, me përmbledhjet dhe
botimet e zgjedhura, serioze e të përgatitura me objektivitet nga folkloristë dhe studiues të kësaj epike historike, përbëjnë një nga ciklet më të plotë, “më të bukurit, shumë i larmishëm, me një intensitet të madh ngjarjesh, tablosh,figurash, që sjellin informacione aq të gjera saqë në një farë mënyre të duket sikur të vjen para syve” 24) kronika reale e kësaj ngjarje të rëndësishme

historike si pasqyrim artistik i saj. E parë veç nga historia dhe folkloristika Lufta e Vlorës është një temë e rrahur, ndërsa në vështrim krahasues trajtesa mund të ravijëzohet me interes dhe origjinalitet.

Duke e operuar e ngushtuar temën e përgjithshme, gjykojmë të bëjmë një prerje shumë specifike të hedhim sadopak fasha drite për shqiptarët dhe italianët në Luftën e Vlorës, parë me diapason koherent.

Fjalë çelës: Histori, folklor, Lufta e Vlorës, shqiptarët, italianët

 

1. HYRJE

 

Historia, mbështetur në fakte historike, dëshmuar me dokumente etj., e ka trajtuar edhe botën, jetën e realitetin e dy vendeve fqinje, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Edhe epika historike e ka bërë pasqyrimin e drejtpërdrejtë të realiteteve, por në mënyrë artistike, se tipar kryesor ka pasqyrimin e ndërgjegjes historike.

Epika historike marrëdhëniet Itali-Shqipëri i jep me lule e furtunë, herë të ngrohura nga dielli i përbashkët mesdhetar, që u jep dritë dy fqinjëve adriatikas e herë operon me akullsinë malore e ashpërsinë e mprehtë deri të egër alpine, të cilën kanë edhe malësitë përkatëse (shprehur kjo gjendje jo thjesht metaforikisht). Historianë si A. Buda, K. Frashëri, M. Çami, M. Verli etj., apo folkloristë si Z. Sako, Q.Haxhihasani, A. Xhagolli, M. Dibra etj., me shestimet e dukshme mbi këtë epope shqiptarësh kanë dhënë kontribute bazale për marrëdhëniet Shqipëri-Itali, sipas hullive përkatëse shkencore.

 

2. Panoramë historike dhe mozaik etnokulturor

 

Pa u ndalur në epokën e Skënderbeut, kur Shqiponja e Arbrit, legjenda shqiptare u bë barrikadë e pakalueshme për pushtimet osmane drejt fqinjëve dhe vendeve të tjera të Europës, dëshirojmë të evidentojmë një fakt (edhe në funksion të lokalizimit të kumtesës) Në rrethin e Vlorës është një fshat me emrin Kuç, nga më të dëgjuarit e më popullorët jo vetëm në Shqipëri. “Më 1614, kur Kuçi ishte zemra e Bashkimit të Maleve Shqiptare, u mblodh kuvendi i Kuçit, i pari ndër kuvendet ballkanike me përfaqësues të shumtë nga Shqipëria dhe nga vendet fqinje” 2), ku u përpunua një projekt për zhvillimin e luftës çlirimtare me përmasa ballkanike kundër Osmanëve.

Kapedanët dhe krerët besëlidhur të lëvizjeve kryengritëse ngarkuan Pjetër Budin që të çonte në Perëndim fjalën e tyre, me qëllim të bashkërendonin luftën çlirimtare të popujve të Ballkanit me veprimet luftarake të koalicionit të shteteve europiane.

Mërgimet, sipas MarkTirtës, ngulimet, zhvendosja, shpërngulja shqiptare kanë të bëjnë me disa fenomene ballkanike, mesdhetare dhe europiane dhe kanë karakter social, ekonomik, politik dhe historik. Mërgimet e afërta të përhershme në Itali kanë filluar qysh me ilirët,në mesjetë e në vijim. Vetëm në shek.XV, të detyruar nga osmanët, thuhet se ikën në Itali 200.000 shqiptarë, që përbëjnë koloni apo ngulime të vjetra shqiptare, jo vetëm në Kalabri. “Edhe S. Frashëri na thotë se në Itali më 1888 jetojnë më tepër se 200.000 shqiptarë-arbëreshë. Puleze na jep shifrën

50.000, ndërsa arbëreshët vetë japin shifrën 200.000 në fillim të shekullit XX” 21). Në kohët e sotme të pas viteve ’90-të, Italia ka absolutisht më shumë se 500.000 shqiptarë, të cilët iu drejtuan brigjeve perëndimore, me bulëzimin e demokracisë edhe nga pasiguria në vend edhe për një ekonomi më të mirë, nën sloganin e famshëm të kohës:”E duam Shqipërinë si Europa!” Ata, me kullimin e ujërave të turbullta të psikologjisë së turmës, tashmë, pothuaj janë integruar me qytetërimin perëndimor, duke fituar statusin e komuniteteve të para shqiptare  të europianizuara qytetarisht, duke ruajtur e aplikuar traditat më të mira shqiptare, trashëguar nga të parët tanë. Na duket me vend të veçojmë se emigrantët shqiptarë bënë Shqipërinë në kohë të ndryshme historike (me librat, alfabetin, teknikat, përvojën e drejtimit, me projektet në shërbim të Atdheut).

Lëvizjet shqiptare Lindje-Perëndim krijojnë marrëdhënie kulture, mjetesh, jetese, se japin e marrin nga njëri-tjetri. Lufërat janë pushtime dhe, sikurse kryqëzatat në Mesjetë ishin negative, pushtimi është rrëmbim i lirisë dhe pavarësisë së më të dobëtit nga më i forti, zënie me forcë e vendit të atij që takon, agresion në  tokën e pronën e të drejtit nga i padrejti. Ndërkohë pushtimet bëjnë të zhvillohet tregtia. Kontaktet kulturore bien zhvillim, sepse,me hir apo me pahir, krijohen marrëdhënie, marrin e japin palët nga njeri-tjetri, aq më tepër, kur antropologjikisht kanë të përbashkëta “tiparet adriatike”22)

 

3. Raporti histori- folklor në rrafshin emarrëdhënieve Itali-Shqipëri

 

Sipas parimit metodologjik të historizmit, bazuar në burimet dokumentare dhe dëshmitë faktike të shkruara, Lufta e Parë Botërore (1914-1918), e studiuar dhe e vlerësuar në zhvillimin e saj historik, që pati fitues Fuqitë Aleate të Antantës [Angli, Francë, Rusi, Japoni, Serbi me të cilat u rreshtua dhe Italia(1915),Portualia e Rumania (1916) si dhe Greqia e SHBA (1917), e cilësuar si fuqi shoqe] kundër grupit të Aleancës të Fuqive Qendrore [Gjermani, perandoria  Austro-Hungareze, Turqia Osmane dhe Bullgaria (nga viti 1915)] u shndërrua (për rastin që shqyrtojmë) në prologun e shpërthimit të Luftës së Vlorës më 1920. Sidomos trazirat nacionaliste në Ballkan dhe ndryshimi i grupimeve diplomatike krijuan gjendjen e nderë në Europë dhe situatën e frikës nga “ambiciet koloniale të Gjermanisë” 18), të cilat u bënë shkrepsja që ndezën benzinën e Luftës I Botërore. Edhe pse  në këtë luftë shteti shqiptar mbajti asnjanësisnë, përveç pasojave politike dhe ekonomike për vendin, u vu në rrezik ekzistenca e shtetit të brishtë kombëtar shqiptar.

Shqipërinë e pushtuan forcat e armatosura të shteteve ndërluftuese, duke e shndërruar atë në shesh lufte. “Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut (Korçën dhe Gjirokastrën) më tetor 1914; po në tetor Italia u vendos në Sazan, ndërsa dhjetori e zuri Vlorën e Flamurit të pushtuar; në qershor 1915 Serbia pushtoi Shqipërinë e Mesme, ndërsa Mali i Zi u shtri në Shqipërinë e Veriut” 3). Prilli famëkeq i 1915-ës, meTraktatin e Fshehtë të Londrës, nënshkruar midis Italisë dhe Fuqive të Mëdha e ndau Shqipërinë për katër fqinjët. Ja si morën ngjarjet nëpër rrjedhat e kohës: nga faktor pozitiv,mburojë ballkanike dhe europiane, të babëziturit mosmirënjohës, xhelozë e ziliqarë iu sulën Shqipërisë për ta ndarë në katër hise, sikur të ishte lopë për t’u therur. Mbaroi Lufta e Parë Botërore dhe ushtria italiane nuk do të largohet nga Vlora. Por ”kishin pjellë ato nëna/ kishin pjellë e bërë drëra” 19) se dhe “trimi i mirë me shokë shumë” siç thotë populli,se ”trimëria e kthen plumbin mprapsht”… “e të merr gjak në vetull ” e se “trimi luen pushkën, toka ban bukën” 1). Duke operuar me ndërgjegjen poetike, epika historike, se nuk është thjesht fotokopjim i realitetit historik, edhe pse na jep ngjarje, personazhe, vende konkrete, të natyrës historike, duke realizuar përcaktimin e tyre në kohë dhe hapësirë konkrete dhe të qartë, si pasqyrim i realitetit të identifikuar historikisht, vjen si vështrim i syrit të shpirtit popullor. Ajo që atij i pëlqen apo i lë mbresa (pozitive a negative) gdhendet të ruhet në kujtesën sociale nëpërmjet këngës së improvizuar në moment. Parë si raport i “faktit historik me artin folklorik, si krijim i veçantë artistik i natyrës sinkretike” 8), epika historike na i sjell marrëdhëniet Shqipëri-Itali në këtë trajtë: “Ra një yll në mes të detit, / Isharet për  Shqipërinë:/Të tërë kralet u ngrinë,/ Veç Frëngu me Italinë./ Na u ngul’ e s’na u shkinë!/ Italija shi ’ ç’na thotë:/ “Do ta mbajte Shqipërinë,/ Do ta bëj, t’i vë kurorë!”/ Ndrit,o yll, ndrit o hënë,/ Ndrina në vatanin tënë!” 23). Është kjo këngë për periudhën pararendëse të Luftës së Vlorës, ndërtuar me bosht vertikal e me besim në fuqinë e shpirtit atdhetar të shqiptarëve. Pas mbarimit të Luftës I Botërore (1918) ushtria frënge vazhdonte të mbante të pushtuar Korçën, ndërsa imperialistët italianë, që  e

kishin pushtuar Vlorën që më dhjetor1914, u përpoqën të shtroheshin përgjithmonë në Shqipëri, por populli ynë ua përmbysi planet me luftën e tij heroike të 1920-ës. Sa qartë e kthjellët e shpreh kënga këtë situatë:”Sup më sup kur rrinë shqiptarët/ Formohet vargmal kështjelle,/ Flet një komb mijravjeçarësh:/ Moj Evropë, që na preve!” . Ende e ndjejnë shqiptarët dhimbjen e gjymtimit.

Lufta e Vlorës është vlerësuar si pavarësia konkrete e Shqipërisë, sepse ishte pikërisht kjo ndeshje e armatosur ndërmjet dy forcave kundërshtare: pushtuesve italianë, që erdhën me uniformë militare, të armatosur e jo me çanta pikniku, veshje turistike apo me lule dhe pavarësimbrojtësve e lirikërkuesve shqiptarë, që shtëpinë e tyre mbronin dhe nuk sulmonin tjetrin.

Lufta e shqiptarëve qe e drejtë. Lufta e italianëve qe e padrejtë. Nuk erdhën si miq,se kush s’i ftoi, as ndihmë kush nuk u kërkoi. Thotë një proverb: “kush vjen paftuar, e gjen pashtruar” ; ndërsa në Labëri përdoret edhe shprehja e moçme:”Ne mikut i themi hajde, po zot shtëpie s’e bëjmë!”

Me Luftën e Vlorës është marrë shumë historiografia shqiptare dhe ajo e huaj, veçanërisht ajo italiane. Nisi pas fitoreve të mëdha politike të arritura brenda vendit me Kongresin e Lushnjës dhe pasi kishin dështuar të gjitha përpjekjet e palës shqiptare për ta zgjidhur çëshjen e Vlorës me mjete politike. Vendimi për fillimin e luftës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës (ku bënin pjesë edhe Tepelena e Himara) të mbledhur në kuvendin e Barçallasë më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës komitetin ”Mbrojtja Kombëtare” me 12 apostuj të shqiptarizmës dhe kryetar Osman Haxhiun. Organizimi në rrafsh kombëtar u bë nga komitetet e ”Mbrojtjes Kombëtare” të krahinave të ndryshme të vendit, si dhe nga qeveria e Tiranës me patriotin Sulejman Delvina, e cila e dha ndihmesën e vet, pavarësisht se nuk mori pjesë zyrtarisht. Është  kthyer në legjendë ultimatumi-vetëtimë i 3 qershorit, që udhëheqja e luftës, me sorkadhin Mehmet Selimi i dorëzoi gjeneral Settimio Piaçentinit. Dihet se Lufta e armatosur e Vlorës zgjati dy muaj. Ajo nisi më 5 qershor 1920 dhe mbaroi më 2 gusht me nënshkrimin e Protokollit që u dha fund armiqësive. U zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që  kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Sipas historisë, “trupat italianë në Shqipëri në qershor llogariteshin afër 20 mijë veta” 6), ndërsa në korrik garnizoni italian i Vlorës përbëhej nga 7000-7500 forca këmbësorie, të pajisura me mjete të blinduara, të mbështetura nga aeroplanë e anije të marinës luftarake. Sipas epikës historike: “Shqipëtarët po lëftojnë/ me një mbret 40 miljonë”, sepse kënga zmadhon, hiperbolizon e ndërtohet me parimin e zbukurimit, sepse kështu folklori respekton disa ”ligje” të pashkruara, si krijimtari artistike specifike shpirtërore e komuniteteve të caktuara, si lloj i veçantë artistik” 25) Si kohë lufta është bërë pothuaj në tre muajt e stinës së verës, pra me mot të ngrohtë. Si hapërsë gjeografike u bë teatër luftarak krahina e Vlorës me trevat e Labërisë, Himarës, Sarandës, me rrethina e qytet. Më 3 shtator forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorëës, të zbrazur nga trupat pushtuese, sepse qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. Fitorja e Vlorës bëri bujë në rajon e kontinent dhe krijoi kushte të favorshme për të përballuar agresionin e armatosur jugosllav në Koplik, në fund të korrikut 1920 dhe për të filluar në gusht 1920 Luftën e Dibrës kundër reparteve serbe. “Faktorët e fitores kanë qenë politikë dhe ushtarakë, të brendshëm dhe të jashtëm”11). Edhe në Itali vëreheshin dy qëndrime të kundërta, të cilat u pasqyruan dhe në shtypin e kohës: njëri reaksionar, tjetri përparimtar. Lëvizja revolucionare në Itali ishte kundër luftës në Vlorë. U ndezën jo vetëm sheshet e Romës nga thirrjet: ”Jashtë duart nga Shqipëria!…Jashtë Vlorës”12), sepse ”shqiptari nuk e urren Italinë, porse urrente politikën antishqiptare të rretheve drejtuese të saj, të cilët stigmatizoheshin nga vetë populli italian për ndjekjen e një politike aq brutale sa kishte çuar në luftë të armatosur” 13)  aq sa ushtarët italianë, djem të atij populli, me të cilin na ndan e na bashkon deti i halleve dhe gëzimeve të dëshpëruar e të pamotivuar kërkonin ”të kthehemi në shtëpinë tonë, t’ua lemë Shqipërinë shqiptarëve” 14). Jo vetëm se karakteri shqiptar dallon për rezistencë tepër këmbëngulëse, shtypi italian i kohës shkruan: ”As Italia, as ndonjë vend tjetër i huaj nuk mund të pretendojë të drejtën e ngulitjes në atë tokë me të vërtetë martire”.15)

Cilki i këngëve të Njëzetës ka improvizime befasuese, ku duket pasqyrimi i atypëratyshëm apo menjëherë pas luftës me tërë ekipin njerëzor e natyror të realizimit. Kriteri kronologjik është bazë e epikës historike të Luftës së Vlorës dhe mendojmë se kemi gjetur dhe arketipin e këtij cikli. Të thënat e pleqve, që kanë ikur, na janë fiksuar në memorie, ndërsa edhe është shkruar se luftëtari dhe krijuesi popullor Nase Beni nga Vunoi i Himarës (1888-1921) është, në mos i pari, nga të parët që thuri këngë në front, te Vreshtat e Mëdha e gjëmoi Kanina nga zëri si bilbil dhe dyfeku me gjalmë i Nases:”O breshk’ e ndyr’  e moçalit, / S’qëndron dot në gur të thatë,/ Se këtu këndon birbili,/ Që e ka zërin të lartë…” Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e bukur plot atdhedashuri të Thanas Benit: “Evropa shkruan e thonë”, e cila negriti peshë shqiptarët kundër pushtuesit italian: ”…ç’janë këto që dëgjojmë?/ Shqipëtarët po luftojnë,/ Me një mbret dyzet mijonë…” 20)

Nga të parët mbetet në kujtesë kjo thënie e veçantë: ”Në Labëri burrat historinë e tregojnë duke kënduar”.

Ka shumë këngë për Luftën e Vlorës, ka aq shumë informacion, sa që na  duket se ke të bësh me një ndjekje të të gjitha rrjedhave të luftës në mënyrë shumë rigoroze… ndjehet e pranishme përplasja midis luftëtarëve të popullit shqiptar dhe pushtuesve italianë. Dhe kënga pohon se të dyja palët janë të pabarabarta në dy aspekte: për nga armatimet, duke qenë italianët shumë superiorë; dhe për nga morali, vendosmëria, qëllimi,nuk diskutohet përparësia e shqiptarëve, që i kanë armët e tyre më të forta:”Po me se lëftojnë vallë?/ Me sëpata, me hanxharë,/ Dufekët lidhur me gjalmë,/ Fyshekët në xhep i mbajnë,/  në tri ditë bukë hanë”.  Parimi estetik i zbukurimit, është limfa e kësaj epike historike edhe kur në këto këngë me karakter sinkretik përdoret satirizimi i gjendjes pa rrugëdalje, në të cilën ndodhen trupat pushtues, si dhe ndihmësit dhe përkrahësit e tyre vendas: “Italianët:-Mama mia!”/ e mbajtën vrapin në det”. Kënga popullore

historike sjell edhe fundin, shpall me zë të lartë realizimin e qëllimit për të cilin u ngritën me armë në dorë shqiptarët: “Shqipëria male, gropa,/ Italin’ e bëri copa”.

Në Vlorë, edhe sot e kësaj dite, kujtohet me respekt një i huaj, një bir nëne italiane, qytetar i botës e i njerëzimit, i cili erdhi si pushtues, por u rreshtua në radhët e forcave shqiptare që luftonin për çlirimin. Bëhet fjalë për Xhovani Valenca (Giovanni Valenza), të cilin Halim Xhelo, për ndërgjegjen altruiste, me ndjenja njerëzore e quan ”Një dëshmor i pandjerë”.Ai qe një nënoficer italian që u hodh në anën e kryengritësve shqiptarë, duke u dorëzuar këtyre depo municionesh. ”Pas dëbimit të ushtrisë italiane nga vendi ynë qëndroi  në Vlorë ku solli edhe familjen e vet. Rrethet estremiste dhe agresive italiane e cilësuan si ”tradhëtar” dhe organizuan vrasjen e tij në Vlorë” 5) në Skelë më1927-ën. Shteti shqiptar i akordoi familjes pension mbijetese.

 

4. Shenja europianizimi dhe Epika Historike e Luftës së Vlorës për Europën

 

Para Njëzetës, qysh me Rilindjen Kombëtare ndërtohet Ura e Miqësisë midis kulturave europiane e adriatike të apeninëve  me ballkanasit perëndimorë, me kampion Qiririn e Gjallë të Motit të Madh ndër shqiptarë, arbëreshin De Rada, që e nderoi në një trajtë tjetër dhe Valencio më njëzetën, ndërsa pas njëzetës një  klerik italian i Urdhërit të Jezuitëve me përmasa dinjitoze për albanologjinë shfaqet me diturinë e tij për të mirë të Shqipërisë. Është At Zef Valentini  (Joseph) (1900-1975) që tha:”Shqipëria është perëndimore”.4)Më vitin 1970 Instituti i Folklorit botoi 108 këngë popullore për Luftën çlirimtare të Vlorës, që janë pasuri me vlerë e thesarit artistik të periudhës  së viteve ’20-’30 të shekullit XX, “me të cilat pasqyrohet, me një ndjenjë të zjarrtë dhe me art të goditur, fryma atdhetare e shqiptarëve, vendosmëria e tyre për të çliruar Atdheun, si dhe demaskohet tradhëtia e disa krerëve, të cilët , për të ruajtur interesat dhe privilegjet e tyre, u bashkuan me pushtuesit italianë.

Këngët historike lartësojnë bëmat e luftëtarëve popullorë, si Selam Musai,Kanan Maze, Sali Murati, Kanan Maze,Zigur Lelo, Sado Koshena, Toto Hosi dhe dhjetëra trima të tjerë të shquar në këtë luftë”.7)

Është një fakt interesant që vërehet  në një nga librat e parë me titull ”Këngë popullore historike”, botimi i ish-Institutit të Shkencave, Tiranë, 1956,ku  janë botuar dhe 43 këngë të Luftës së Vlorës.  Ja si këndohej që para 92 vjetësh në zjarrin e luftës: “Ki Adriatiku ndjerë,/ Pse s’bën valë këtë herë,/ Valë , dallgë dhe fortunë?” apo “Moj Vlor’ e bukur në gropë,/ Moj Vlor-o/ Skel’ e parë në Evropë!”  E shpreh qartë dëshirën populli, ku kërkon të radhitet:në Europë thotë,, jo në Azi a diku tjetër. Më tej: “Obobo, seç qënkej Kota,/ më e bukur nga Evropa!”. Përsëri me Europën e krahason vendin etij jo me Afrikën a ndonjë tjetër. Vargje nga Epika Historike e Luftës së Vlorës janë trageti që qarkullon brigjeve adriatike, qël idhin jo thjesht Vlorën me Brindizin a Otranton, por Shqipërinë me Italinë e me Europën. Janë më shumë se dëshmi folkorike vargjet: “Evropa shkruajn’ e thonë…”,  jo Azia apo Afrika që flet për tendencën eurpiane të shqiptarëve, por jo si vasalë të të mëdhenjve, jo si skllevër kolonizatorësh, atyre që vuajnë nga kompeksi i madhështisë, por si të barabartë- me detyrimet e të drejtat përkatëse të njeriut, si europian me identietin e traditat etnokulturore më të mira,trashëguar nga të parët, të harmonizuara me vlerat qytetare të komunitetit europian. Nuk i përbuz shqiptari afrikanët, aziatikët etj., përkundrazi i respekton qytetërimet e tyre, por ai e ndjen veten europian, është europian, veçse ende i paregjistruar në Gjendjen Civile të Europës…

 

5. PËRFUNDIME E REKOMANDIME

 

Në këtë trajtesë u munduam të paraqesim Luftën e Vlorës në dy plane: nëpërmjet memories historike dhe nëpërmjet memories folklorike, ku në fokus synuam marrëdhëniet shqiptaro-italiane, përgjatë rrjedhave të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare.

Historia e përgjithshme nuk merret me jetëshkrimin luftarak të heronjve që kryen akte e bënë ngjarje. Këtë e gjejmë te historitë lokale, te monografitë e botuara nga autorë të njohur, por edhe amatorë, kështu që duhen marrë me rezerva informacionet e tyre, se kërkohen së paku tre burime informazioni për të njëjtën ngjarje, për të njëjtin personazh historik. Kënga jep gjeografinë e Luftës së Vlorës, jep galerinë e personazheve, stilin e gjykimit, mendimit e veprimit, moralin, psikologjinë e kohës dhe tendecat siç i ndjen, prandaj çdo informacion shikohet në konteks.

Lufta e Vlorës, mbas 92 vjetësh në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare ngjall opinione të ndryshme. Mendimi i sotëm është se çështja e Vlorës anon më tepër si zgjidhje iplomatike.Dihet që pushtimet shkatërrojnë, ndërtojnë e krijojnë, por kolonizatorët nuk janë turistë. Ajo që ka ndodhur nuk kthehet prapa, edhe pse perspektiva shqiptare është drejt perëndimit dhe Italia sot

përbën një faktor pozitiv dhe të fortë për integrimin në BE, aq më tepër që Shqipëria është e orientuar drejt euroatlantizmit, me kursin europian, sidomos në marrëdhëniet me fqinjët e në rajon.

Lufta e Vlorës e realizoi rolin e duhur në shërbim të çështjes kombëtare, sepse edhe më njëzetën shqiptarët ishin në të drejtën e tyre, se thotë dhe një fjalë e vjetër:”Njeriu në të drejtën e tij nuk humbet”. Vullnetarët e Njëzetës e realizuan më së miri rolin e shërbyesit të çështjes kombëtare, sepse LV mori përmasat kombëtare dhe pati rrjedhoja positive në arenën ndërkombëtare.

Për vërtetësinë e ngjarjes që rrëfen kënga dëshmon dhe historia e shkruan.

Poezia epike e Njëzetës sot është në arkiv, nuk qarkullon, sepse është folklor pasiv që e ka kryer misionin në kohën e duhur, kur është aplikuar. Ndërkohë as italianët e sotëm nuk duhet të vuajnë nga komplekset e humbjeve të ’20-ës,as të ’39-ës, sepse nuk kanë faj italianët e sotëm për ç’ka ndodhur më Njëzetën…

Fryn një erë e ngrohtë mesdhetare ”që të bashkëekzistojnë në Europën e ardhme botë të ndryshme kulturore” 8), ndërkohë që qarkullon dhe mendimi ” Vlera dhe merita e qenieve njerëzore nuk qëndron në atë çka të gjithë e kanë të përbashkët, por në atë çka i dallon komunitetet e ndryshme nga njeri-tjetri. Pikërisht kjo specifikë dhe ky diversitet kulturor janë të

rëndësishëm” 17).

Shqipëria me hipotekë është e shqiptarëve, se është gjaku i të parëve, që e ka vulosur këtë truall, janë eshtrat, emrat e shenjtë, “stërgjyshët ku kanë qënë/ dhe varret q’i kanë vënë”10).

Sot jetojmë në kohë të re, historinë nuk e harrojmë, por e mira e zhvillimit, e mirëqenies është të jemi pjesë e komunitetit perëndimor, se na takon, por duhet ta meritojmë. Ka akoma turbullira rruga jonë e po na gjen si breshka që e nxjerr në asfalt, ajo prapë futet në pyll, në ferrë. As edhe gjaku i 400 dëshmorëve të Luftës së Vlorës nuk u derdh që të ketë akoma grupe, komunitete tribale, por që të përjetësohej Pavarësia e shtetit shqiptar, të shenjtërohej Flamuri kombëtar, të bëhej dhe Shqipëria ”lule në mes shoqeve”, sepse jemi mesdhetarë dhe “Mesdheu është një bashkësi rrugësh detare dhe tokësore, të lidhura së bashku për të na çuar kështu drejt qyteteve. Rrugë e përsëri rrugë, domethënë një sistem i tërë qarkullimi” 9) kulturash, se Mesdheu është një hapësirë lëvizjeje, ku ta ka ënda të shohësh dekorin e martesës së detit me diellin, në një pafundësi peizazhesh, në një vazhdimësi detesh, me qytetërime të ngjeshura pas njëri-tjetrit.

Meqenëse “me fitoren e luftës së Vlorës populli shqiptar shpëtoi vendin nga një fund tepër tragjik, shmangu një copëtim të tretë të trojeve shqiptare, për këtë  vepër madhore me kaq rëndësi ai ka të drejtë të krenohet” 16). Sot vetëm kaq është pak. Të parëve atë detyrë u kërkoi koha e rrethanat dhe ata e kryen në mënyrë perfekte. Kohae sotme kërkon të tjera gjëra, në tjetër

atmosferë të brendshme dhe të jashme. Ora po troket për shqiptarët dhe për paqen, mirëkuptimin e përparimin rajonal. Për rastin me fqinjin adriatikas mendojmë se raporti midis ngjarjes historike dhe trajtimit artistik, dallimi midis historisë dhe EHLV, se EH i nënshrohet analizës artistike, ndërsa historia analizës shkencore, sipas kriterit kronologjik me vërtetësi e koherencë,

sidomos për mozaikun e marrëdhënieve me italianët është një temë grishëse interesante për t’u parë më në thellësi në kohën vijuese, për ta mbajtur hapur dorën e miqësisë me dinjitet përpara mikut të vërtetë.

 

BIBLIOGRAFI

 

AKADEMIA e Shkencave e RSH: Fjalë të urta të popullit shqipar. Tiranë, 1983, f.99-nr.1018; f.100-nr.1047; f.99-nr.1030

AKADEMIA e Shkencave e RSH: Fjalor enciklopedik shqiptar.Tiranë: Akademia e Shkencave; 2008, V.2: f.1436

AKADEMIA e Shkencave e RSH: vep. e cit. f.1551

AKADEMIA e Shkencave e RSH: Fjalor enciklopedik shqiptar.Tiranë: Akademia e Shkencave; 2008, V.3: f.2845

Po aty, f.388

AKADEMIA e Shkencave e RSH: Halim Xhelo militant e ideolog i shquar. Tiranë, 1975, f.120-123

AKADEMIA e Shkencave e RSH: Historia e popullit shqiptar, Tiranë: Botimet Toena, 2007, V. III, f.157

ALTERMATT, Urs: Etnonacionalizmi në Europë. Tiranë:Phoenix, botimet IDK, 2002, f.241

BRAUDEL, Fernand: Mesdheu- hapësira, historia, njerëit dhe traditat. Tiranë: Botimet IDK, f.46, 108

10. ÇAJUPI, Andon Zako: Poezi. Tiranë: Naim Frashëri, 1978, f.3

11.ÇAMI, Muin: Shqipëria në rrjedhat e historisë 1912-1924. Tiranë:

Onufri, 2011, f.222

12. Po  aty, f.267

13. Po aty, f.263

14. Po aty, f.264

15. Po aty, f.259: L’Albania e il capitalismo, “Avanti”, Roma, 7 mars         1920.

16. Po aty, f.255

17. GELLNER, Ernest: Nacionalizmi. Tiranë: Botimet IDK, f.87

18. ENCIKLOPEDIA e përgjithshme e  Oksfordit: Tiranë,Instituti i Dialogut  dhe i Komunikimit, 2006, f. 751

19. INSTITUTI i Shkencave: Këngë popullore historike. Tiranë, 1956, f.             315

20. KOKALARI, Mexhit:  Trima të kryengritjeve popullore: Tiranë, 8         Nëntori,1983, f.163

21. TIRTA, Mark: Etnologjia e Shqiptarëve, Tiranë, GEER,2006, f. 163-164

22.ORIGJIN of the Albanians: studim gjenetik i universitetit të Kalifornisë (sipas Suport yahoo)

23.UNIVERSITETI Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Folklorit: Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 198-1920. Tiranë, 1970, f.227

24. XHAGOLLI, Agron: Etnologjia dhe folklori shqiptar, Vlorë: Triptik, 2007, f.251

25. Po aty, f. 17

*Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Vlorë, ALBANIA
albert_abazi_tr@yahoo.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


KONTRIBUTI HISTORIOGRAFIK I PROF. MEMUSHAJ PËR QARKUN E VLORËS

$
0
0

NGA ALBERT HABAZAJ*)/

 Paraqitja e profilit akademik të profesorit Rami Memushaj, (që dokumentet zyrtare thënkan se qenkërka  69 vjeçar, por, të paktën, edhe pse aktiviteti lektorial e shkrimor- botues, qysh nga 1974-a deri më sot e tregon  38 vjeç e ne besojmë se ai më 28 shkurt të vitit që vjen mbush 50 vjeç), nuk mund të quhet e plotësuar pa ndihmesën dhe dukuritë që spikasin në studimet e tij historike, jo thjesht si historishkrues, por si historigdhendës me daltën koherente të logjikës, mbështetur në vërtetësinë e kthjellët si drita e diellit të fakteve, të dhënave (dëshmive) historike, me metodën historike të studimeve, me vështrimin , analizën dhe shpjegimin historik të dukurive që ka trajtuar.

Veprimtaria kërkimore e mësimdhënëse,si dhe kontributi pedagogjik i profesor R. Memushaj është ravijëzuar në gjuhësinë shqiptare e në shkencat shoqërore me  vijimin e gjatë të ecurisë akademike në Departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës jo vetëm për drejtshkrim e pikësim, planifikim gjuhësor e politikat gjuhësore, fonologji e morfonologji, gjuhësi e përgjithshme dhe gjenerative, ndërkohë  gjurmët që profesori ka shënuar në historiografinë shqiptare janë qartësisht të dukshme.

Ai është njeri i njohur në botën akademike shqiptare deri në arenën ndërkombëtare si gjuhëtar i shquar, vijues i punës së ndritur të korifejve Çabej e Shaban Demiraj, sidomos për shqipen standarte.

Labëria dhe Himara në aspektin kulturor e historik, nga këndvështrimi i prof. Memushajt, mbi bazën e parimit metodologjik historik, (edhe pse me thjeshtësinë e tij madhështore Profesori thotë se druhet në këtë rast, nga që nuk luaka në fushë të tij), janë kontribute historiografike  të çmueshme, që peshojë shumë në ndërtesën e rëndësishme të historisë së qarkut të Vlorës.  Ndihmesa e tij kryesore në fushën e historisë së krahinës së madhe etnografike të Labërisë në Shqipërinë Jug Perëndimore jepet me  dy librat e botuar: “Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike” (2003) dhe “Histori e Kurveleshit” vëll.I (Tiranë: Toena, 2004). Këto dy botime seioze (përveç shumë artikujve, shkrimeve e intervistave të ndryshme) janë po aq një punë e dobishme për historiografinë shqiptare dhe përbëjnë një akt me vlerë të një njeriu të ditur, të përkushtuar, të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe atdhetar.

Ai ka punuar si mësues dhe si drejtor shkolle para dhe pas diplomimit (1968, UT) në fshatrat e Lumit të Vlorës, si në Gjorm, Vranisht, Bolenë, Vajzë dhe në Llakatund, fakt që ka ndikuar në lulëzimin e dashurisë për dheun e babës e të mëmës, për një frymëzim e përkushtim gati rilindas ndaj vendlindjes së tij.  Njohja e terrenit dhe puna në terren nis me ëndrrat dhe frymëzimet djaloshare të kallaratasit të thantë, arsimuar në Tiranë. Asaj perudhe i përkasin edhe fillesat etnodokesore të prof. Memushaj, të cilat shtruan trasenë e së nesërmes akademike të tij dhe u bënë  bërthamë drite për realizimin e dy veprave madhore jo vetëm për Labërinë, (sepse Kurveleshit i thonë ndryshe Labëri e Brendshme dhe Himarës  Labëri Bregdetare).

“Histori e Kurveleshit” pjesa I, me autor prof.dr. Rami Memushaj, është botimi më i plotë për krahinën e Kurveleshit që nga lashtësia që sigurohen të dhëna deri në vitin 1939. Përbëhet nga dy pjesë, e para nga antikiteti deri në pushtimin osman dhe e dyta që nga kjo periudhë deri në fillimpushtimin e Shqipërisë. Autori e nis librin me trajtesën e pozicionit gjeografik  dhe kufijtë e krahinës së  Kurveleshit, fshatrat që e përbëjë atë dhe të dhëna të përmbledhura historike për secilin  fshat, duke ndalur edhe në zanafillën e emërtimeve të fshatrave dhe të vetë emrit të Kurveleshit, lidhjet me krahinat e tjera dhe ndarjen administratve në shekuj. Autori ndalon hollësisht për të argumentuar historinë e krahinës nga Kaonia e lashtë e deri në Labërinë e sotme. Një vend të rëndësishëm zë edhe kultura materiale e jomateriale (shpirtërore), organizimi shoqëror (e drejta zakonore [dokesore], sistemi qeverisës, e vetëqeverisës në lashtësi), periudha e sundimit osman dhe kryengritjet e vijueshme të Labërisë e të Kurveleshit , luftën për pavarësi dhe mbrojtjen e kufijve nga synimet e shovenëve fqinjë, kontributin e Kurveleshin në Luftën e Vlorës dhe gjendjen e zhvillimin e krahinës në kushtet e shtetit të pavarur shqiptar. Libri shoqërohet me një aparat të pasur bibliografik, mbështetur në burime arkivore, dokumente të botuara, revista, gazeta, me literaturë, me treguesit gjeografikë dhe të emrave të njerëzve krahinës. Kurveleshi është krahinë kompakte gjeografike dhe etnografike , në përbërje të Labërisë, në Shqipërinë JP, midis Lumit të Bardhë (Shushicës) dhe atij të Borshit në Perëndim, të Vjosës në Veri e VL, rrjedhës së poshtme të lumit Drino në Lindje dhe lumit të Kardhiqit në Jug . Ndahet në Kuvelesh i Sipërm (që hyn në përbërjen e qarkut të Gjirokastrës) dhe në Kurveleshin e Poshtëm (që hyn në përbërjen e qarkut të Vlorës). Në Mesjetë Kurveleshi hynte në përbërje të Himarës.  Edhe Himara është një krahinë gjeografike-etnografike në jug të Vlorës përgjatë bregut të deti Jon, në përbërje të  qarkut të Vlorës. Njihet edhe si Bregu i Detit Bregdeti i Sipërm, i tkurrur sot  e i rrudhur me vetëm 7 fshatra. Nga fundi i shek. XV u quajt HIMARË gjithë pjesa JUGPERËNDIMORE E SHQIPËRISË, që përfshinte më shumë se 50 fshatra, (Lefter Çipa  thotë 74, Fane Veizi thotë 54 etj.) me shtrirje midis detit Jon, lumit të Bistricës e qafës së Muzinës, rrjedhës së mesme të Drinos dhe të Vjosës (me përjashtim të Topalltisë dhe të Myzeqesë së Vlorës). E thotë dhe kënga e ardhur nga kujtesa sociale e komuniteteve tona, qysh nga kohët e vjetra: “Që në Gumenicë e lart’/ Himarë i thonë çdo fshat”.

Në historinë  e popullit shqiptar, përveç rezistencës antiosmane në përgjithësi, vërehet qartë se 2 janë epiqendrat që ruajtën autonominë brenda trojeve: Mirdita dhe kryeqendra e Labërisë, Himara. Himara me hapësirat e saj (e njohur dhe si trevë me popullsi indogjene (vendase) toske, linte çdo hasmëri “brenda zjarrit, brenda barkut” me njeri-tjetrin, kur banorët i kërcënonte rreziku jashtë sojit të tyre.

Nga pikëpamja etnografike dhe historike krahina e sotme e Himarës lidhet me Labërinë, si një nënndarje etnografike e saj, me afri më të mëdha me Kurveleshin, nga i cili ndahet prej vargmaleve të Vetëtimës, me Çikën e lartë afër qiellit.  Në pikëpamje të dokeve, (zakoneve), të traditave, të kulturës materiale dhe të kulturës jomateriale (shpirtërore), Himara nuk dallon nga hinterlandi lab. Në të dy krahët e vargmaleve të Çikës i gjejmë të gjithë këta elementë të njëjtë që pasurojnë visaret e përbashkta etnokulturore. Edhe e folmja e Himarës dhe ajo e Bregdetit të Poshtëm përfshihen në të folmen e Bregut të Detit, që është një nëndialekt i labërishtes. Edhe kënga himariote është një variant i modifikuar i këngës labe të Kurveleshit, po ashtu edhe vallja e kënduar, vajtimi me ligje i grave, kultet, ritet, mitet, legjendat, baladat etj.

Pse themi që Himara është Labëri dhe Labëria Himarë? A meritohet që quhen sinonime të njëra- tjetrës? Pse themi që Himara është zanafilla e Labërisë? Si e ndjejnë veten banorët që banojnë në hapësirat e populluara në të dy krahët e vargmalit të Vetëtimës (Çikës)? Si e quajnë veten? Si i flasin njëri-tjetrit? Jo vetëm këtyre  pyetjeve, por edhe hipotezave mbi prejardhjen e Lab-Labëri  nga Arbër- Arbëri, apo dhe shumë çështje të tjera të vlerta jo vetëm për hapësirat lokale të qarkut të Vlorës dritëron Profesori në botimet e tij, si njeri i mbrujtur  me ndjenja të thella dashurie, respekti e përkushtimi për vendlindjen dhe trevën e Labërisë, me kontribute të veçanta intelektuale për evidentimin e vlerave  më të spikatuara etnologjiko-linguistike me dy botimet monografike për trevat e qarkut të Vlorës, në të cilat, koherenca është ura e harmonisë që lidh dy brigjet: shkencërimin me atdhetarizmin. Prof. Dr. Rami Memushaj, nga Kallarati i Kurveleshit të Poshtëm, asnjëherë s’e ka harruar vendlindjen, Vlorën dhe Labërinë, fakt që vërtetohet me librat e tij për historinë e Himarës dhe të Kurveleshit, të cilat janë një model profesionalizmi e atdhetarie edhe për historianët e mirëfilltë.

Siç nderon Labërinë Profesori me mendjen dhe zemrën e tij edhe Labëria di t’i nderojë bijtë e saj siç e meritojnë. Kam mirësinë që t’ju komunikoj ju, zotëri Besim Kabashi, që na vjen nga Gjermania dhe gjithë miqve të tjerë të Profesorit, se së shpejti, para 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, do të vini përsëri në Vlorë, sepse, siç nderohet nga mjediset akademike prof. Memushaj, vlerësohet edhe si një pjesëmarrës aktiv në jetën dhe veprimtarinë e Shoqërisë Atdhetare-Kulturore Kombëtare “Labëria” me  titullin më të lartë që ajo jep “Personalitet i shquar i Labërisë”. Labëria merr më shumë nder nga kontributi dhe vlerësimi i figurave të tilla si profesor Memushaj, i cili përfaqëson kulturën shqiptare dhe albanologjinë në takime të rëndësishme e konferenca ndërkombëtare.

 

*) drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë(NE FOTO: Autori i shkrimit(djathtas) me Prof. Rami Memushaj)

Vlorë, e premte 19 tetor 2012 (dita e shenjtërimit të nënë Terezës)

BIBLIOGRAFIA:

Enciklopedi e Kurveleshit: Tiranë; Toena, 2009, f.266

Fjalori Enciklopedik Shqiptar- V.2: Tiranë; Akademia e Shkencave, 2008, f.1688

Memushaj, Rami: Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike; Tiranë, Toena, 2003

Memushaj, Rami: Histori e Kurveleshit, 1; Tiranë, Toena, 2004

 

NJË LIBËR ME DRITË PËR PROFILIN PA NJOLLA TË NJË VIGANI TË HISTORISË SONË

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ/ studiues*/

Lexuesi vlonjat, kurveleshas, tepelenas, mallakastriot, elbasanas, tiranas, dëshnicas, koplikas, dibran,çam, lab- himariot e lumas, shqiptarët e Malit të Zi e të Maqedonisë, edhe shqiptarët e Amerikës, edhe të gjithë ata njerëz që ndjejnë se në trupin e tyre ( kudo ku jetojnë nëpër botë) pulson gjak shqiptari, në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, kanë fatin të marrin e të gëzojnë një dhuratë me shumë vlerë kombëtare. Është një libër me dritë për profilin e një veterani kombëtar pa njollë. Është shpirti i pastër, zemra bujare dhe mendja e kthjellët e fisnikut të tejdukshëm, zotërisë Enver Memishaj- Lepenica që bën këtë dhurim vëllezërve shqiptarë dhe miqve dashamirës të Vlorës e Shqipërisë. Është libri “Major Ahmet Lepenica Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare, në Luftën e Vlorës, 1920” monografi historiko-folklorike që autori na fal dhe ne krenohemi, se kemi një xhevahir në dorë për 100 vjetorin e krijimit të shtetit kombëtar shqiptar.

Në librin për Ahmet Lepenicën jepet rruga e jetës kombëtare e major Ahmet Lepenicës sipas kriterit kronologjik. Ahmet Labi shfaqet si bashkëkohës i reformatorit, “babait të turqve” Mustafa Qemal, Plakut të Urtë të Flamurit dhe Bacës Isë e trimave të tjerë të mendimit dhe të veprimit. Në të gjitha ngarjet e mëdha të kohës jetoi aktivisht: Më 1912-’13 shfaqet patrioti i arsimuar si mbrojtës i Pavarësisë Kombëtare. Më 1920 shkëlqeu si Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare dhe, me Luftën e Vlorës, gremisën në det Perandorinë e Re Romake, që u vërsul si grabitqare nga Apeninet, por u tërhoq pa lavdi. Më 1921 Majori na shfaqet komandant i krahut të Vjosës. Më 1922 Qarkkomandant i xhandarmërisë, Gjirokastër dhe më 1924-ën, 52 vjeçari është i mbushur me idealet kombëtare, duke u evidentuar në udhëheqje të Revolucionit të Qeshorit me Fan Nolin, Bajram Currin, Elez Isufin e burra të tjerë të vlertë kombëtarisht. Rrojti dhe 17 vjet mbas të parës, të vetmes dhe të fundit humbje në fushën e betejës, deri sa 69 vjeç dha frymën e fundit në duart e Selvi Ali Mëhilles, gruas së tij besnike nga Dukati.

Për këtë material që po paraqes, kam tri pika referimi: 1- Luftën e Vlorës si ngjarje e ndodhur historike, 2- Ahmet Lepenicën si një figurë që peshoi në këtë luftë dhe 3-Enver Memishën si autor i monografisë për Epopenë e çlirimit të trojeve tona me komandantin e saj ushtarak Ahmet Canin, që populli në respekt të veprës së tij e thirri Ahmet Lepenica, kurse miqtë e lartë dhe Paria e vendit e folën Ahmet Labi.

1- Nga “Historia e Shqipërisë” vëllimi II; Tiranë: 1965, Lufta e Vlorës trajtohet në mënyrë të përgjithshme, sintetike dhe vlerësohet për fitoren dhe entuziazmin që ndezi ndër shqiptarët e Lirisë; përmenden edhe emrat e Osman Haxhiut, Qazim Koculit, Ahmet Lepenicës si dhe emri i Selam Musait. Përmenden, nuk mohohen, por tepër thatë, si të qe një nga ato njoftimet e zakonshme të ATSH, që ajo jep rëndom, për rutinë pune. Më tej heshje apo më keq degradim i vlerave të mirëfillta e të vërteta historike. Në Erën e Re Shqiptare (mbas vitit 1990 deri më sot), Lufta e Vlorës, ka gjetur mirëkuptimin e të gjithë palëve: të politikanëve, qytetarëve dhe historianëve dhe është trajtuar realisht, duke e vlerëuar si një ngjarje që vendosi fatet e Shqipërisë. Në këtë libër Lufta e Vlorës jepet e shtrirë në gjerësi dhe në thellësi, ashtu siç ka ndodhur dhe mbetet në kujtesën e Kombit: Rishpallje e Pavarësisë Kombëtare, Pavarësia konkrete e Shqipërisë. Komentet e tepërta janë ujëra që s’duhen.

2- Enver Lepenica, ky bir i Labërisë së Brendshme të Lumit të Vlorës, e ka ravijëzuar portretin e tij si studiues serioz qysh 15 vjet më parë e në vijimësi me 11 vepra të botuara të gjinisë publicistike dhe historike, duke qenë mik i së vërtetës, djalë Shqipërie dhe punëtor i vlerësuar për shërbimet që i bën kulturës sonë. Bashkë me nderimin e prof. Alqi Naqellarit dhe studiuesit e shkrimtarit Novruz Xh. Shehu, që më vitin 2010 me botimin e veprës “Enveri i Lepenicës”- një buqetë e freskët për 65 vjetorin e lindjes, Enver Imer Memishaj meriton sinqerisht edhe mirënjohjen dhe respektin tonë. Me figurën e Ahmet Lepenicës autori ka kohë të gjatë që është angazhuar. Qysh para 30 vjetësh ai ka botuar artikuj në gazeta të ndryshme lokale e kombëtare në Shqipëri kushtuar patriotit lepeniciot me arsim të lartë ushtarak, i cili udhëhoqi me zotësi beteja që konkluduan me çlirimin e Vlorës e krahinave të saj më 1920-ën e lavdishme. Edhe ky libër për komandatin ushtarak të Njëzetës është produkt i dashurisë për vendlindjen që ka autori, trashëguar edhe gjenetikisht, respekt konkret ndaj Lepenicës, Mesaplikut, Labërisë dhe gjithë Shqipërisë. Ky libër nxjerr në pah edhe një herë fuqishëm vlerat shkrimore e botuese të autorit dhe është, për mendimin tim, vula e përkushtimit të një studiuesi për çështjen e Atdheut dhe ndaj trimërisë e heroizmit të një ushtaraku, të cilat Ahmet Lepenica i kishte natyrshëm virtyte e cilësi të ushqyera në vatrën familjare të Esma e Islam Canit, qysh më 1872, kur leu. Nëpërmjet këtij punimi dëshiroj të evidentoj se janë botuar shumë libra për Luftën e Vlorës e trimat e saj nga Ago Agaj, Gani Iljazi (Habazaj), prof. Muin Çami, prof. Viron Koka e Sazan Xhelo, prof. Bardhosh Gaçe, apo edhe nga firma të tjera më minore në historiografi, sidomos për personazhe konkretë të kësaj epopeje.

Nga botimet e periudhës postkomuniste e këtej, parë në fokusin e hierarkisë së vlerave të figurave historike të asaj lufte të gjerë popullore, ku mori pjesë i gjithë komuniteti i udhëhequr nga Paria e vendit me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ky libër është ndër tre librat më të vyer botuar deri më sot. Të parin vlerësoj librin “Emblema e një epopeje”, shkruar po nga Enver Memishaj- Lepenica; 2- monografinë e madhe “Osman Haxhiu” me autor buldozerin e kulturës dhe historisë së Vlorës prof. dr. Bardhosh Gaçe dhe 3- “Major Ahmet Lepenica…”, ky libër për të cilin sot po diskutojmë me kënaqësi e nderim. Ndërsa për nga rëndësia e lëndës, dëndësia e besueshmëria e informacionit që jep, “Major Ahmeti” i autorit E. Memishaj qëndron shumë i vlerësuar e dinjitoz në krahë të librave më të plotë të historiografisë shqiptare.

Përse e vlerësoj këtë libër, që autori i dhuron 100 vjetorit të Pavarësisë? Së pari, është angazhim shumë dimensional që autori bën për herë të parë në kushtim të një vigani të Luftës së Vlorës dhe jo vetëm të kësaj ngjarjeje kombëtare.

Së dyti, është jetëshkrim i plotë i rrugës kombëtare të major Ahmet Lepenicës, i pari, siç thashë dhe i vetmi, që besoj se nuk mund të ketë një të dytë kaq të plotësuar.

Së treti, vërej një harmonizim të organizuar siç duhet të trashëgimisë historike me trashëgimin kulturor dhe me ato tufa lulesh folklorike, që autori përzgjodhi në këtë monografi me njësitë folklorike nga epika historike kushtuar Ahmet Lepenicës, këtij emri pa njolla në histori. Në këtë këndvështrim dalloj vëmendjen ndaj trashëgimisë historike, që autori njeh më mirë.

Në këtë libër, pas një leximi të kujdeshshëm dhe gjatë studimit të monografisë, vërej transparencën dhe turbullësirën si raport ndaj çështjes së Luftës së Vlorës, udhëheqësve dhe luftëtarëve të saj, që autori e ka trajtuar me koherencë e guxim intelektual, duke u matur edhe me “deshtë përçorë” të historiografisë shqiptare apo me figura të njohura, që kanë lënë gjurmë në kulturën tonë, por që, sipas autorit, kanë qëndrime të pasakta, të njëanëshme dhe zbehin ndriçimin vigan të Luftës së Vlorës dhe trimave çlirimtarë.

Ky libër, më i riu e më i ploti i autorit na shëron edhe kombëtarisht, sepse kirurgu historiko-folklorik, miku ynë i mirë Enver Memishaj vlerëson kriteret shkencore të botimit, sidomos dy elementët e domosdoshëm për një botim biografik: 1-dokumentin historik dhe 2- dëshminë historike, duke i dhënë përparësi, normalisht, dokumentit historik.

Dihet historia, por Enver Memishaj ka meritën se ka plotësuar faqe të munguara jo vetëm në historinë lokale por edhe në përmasa më të gjera, se ka zbardhur portrete të harruara (nuk dihet çdo të ndodhte me Ahmet Lepenicën, po të rronte pas Luftës së Dytë Botërore, se ai vdiq sapo u fut 41- shi dhe në Shqipëri). Memishaj u ka hequr pluhurin e harresës, bëzhdilet ngarkuar padrejtësisht figurave të pluhurosura nga regjimi totalitar. Fatkeqësisht, tjetër gjë janë historishkruesit dhe tjetër gjë të mbajturit mend nga historibërësit, historijetuesit dhe kujtesa sociale e komunitetit ku kanë jetuar e vepruar për kombin personazhet historikë të këtij vendi. U realizoftë rezonanca e këtyre dy shtyllave, që lënë gjurmë përgjatë rrjedhave të kohës për t’u përcjellë brezave vërtetësinë jetësore!

Njihet historia, por Enver Memishaj, me metodologjinë e kulturën që është plotësuar gjatë jetës, përdor një gjuhë të pastër e të kuptueshme; kur duhet, përdor edhe të folurën dialektore, që fiksohet lehtë e qartë në memorie me tipologjinë e identitetit, që evidenton me tekstin e shkruar. Kam kuptuar qëndrimin e shëndetshëm kritik të autorit për vështrimin dhe shkrimin koherent të kësaj lufte të drejtë, e cila synonte shporrjen e kolonizatorëve nga trojet shqiptare të pushtuara; po ashtu edhe vlerësimin e tij që i bën luftës së luftëtarëve të trojeve autoktone. Lufta e Vlorës ka patur formacione të rregullta, të organizuara me çeta, me gjerësi e shkallëzim luftimi dhe me vertikalitet korrekt drejtimi. Nga ky truall studimor doli punimi i E. Memishajt për të portretizuar njërin nga personazhet kryesorë të Njëzetës, njërin nga komandantët ushtarakë të asaj epopeje, patriotin e ditur Ahmet Lepenica.

Siç e shpreha, në këtë libër shfaqet guximi atdhetar e intelektual i autorit, që ndez dhe ndjenjën e debatit, pa fyer diversitetin e kulturave të individëve e komuniteteve të ndryshme. Enver Memishaj jep kontribut konkret kombëtar për vlerësim real të figurave madhore të pavlerësuar gjer sot. Ai nuk i shërben glorifikimit të pamerituar, për hir të denigrimit monist. Autori i paraqet siç janë personazhet e luftës, apo, në rastin konkret, heroin e tij, me koloritin e qëndrimit në kohë e në hapësirë, parë nga konteksi i duhur për një studiues, që punon saktë edhe me institucionin verbal të aparatit bibliografik.

Ndihem mirë që jam mik i autorit, por sidomos që paraardhësit e mi Murat Miftar Tërbaçi e Gani Iljaz Abazi ishin edhe miq të Ahmet Lepenicës, Osmën Haxhiut, Qazim Koculit, Duro Shaskës, Qazim Kokoshit, Hamit Selmanit, Alem Mehmetit, Ali Beqirit, Hysni Shehut, Azbi Canos, Sali Bedinit, Myqerem Hamzarajt, Beqir Sulos, Meçan Selamit, Rexhep Sulejmanit, Halim Xhelos e tërë atyre luftëtarëve të kombit. Edhe unë do të përpiqem ta justifikoj, në kushtet që jetojmë, këtë fakt të nderuar e dinjitoz.

Të dritëroftë pena e shpirtit të pastër dhe e mendjes së kthjellët, o zotëri Enver Memishë Lepenicë Bujari! Faleminderit!

Vlorë; e shtunë, 10.11. 2012

*) Kumtesa është mbajtur në diskutimin e librit “Major Ahmet Lepenica…” të autorit Enver Memishaj- Lepenica

 

NE FILLIM ISHTE FJALA- VETEM E VERTETA NA BEN TE LIRE

$
0
0

MBI LIRINË E SHKRIMIT, TË BOTIMIT DHE KUFIJTË RESPEKTIVË*)/

Nga ALBERT HABAZAJ/ studiues/

Biblioteka Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”-Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë/

Përmbledhja/ Abstract: Përzgjedhja jonë për këtë punim nuk është e rastit, sepse respektimi i shenjtërisë së Fjalës është edukatë dhe kulturë për çdo qytetar; sepse ekonomia e nderit ndaj madhërisë së parë, që njeriu krijoi në botë- Fjalës, është detyrim dhe mision gati hyjnor për çdo punëtor të mirë ndaj fjalës në letër.

Kumtesa fokusohet në rëndësinë që ka liria e shkrimit dhe e botimit, si dhe kufizimet përkatëse, nga që vërehen jo pak anomali e paradokse. “Të jesh i lirë do të thotë para së gjithash të thuash të vërtetën. Vetëm e vërteta na bën të lirë”, thotë Umberto Eko.¹) Liria sjell mundësinë për të ndryshuar pozitivisht mendimin e konkretizuar në fjalë, që të  përmirësohemi duke përparuar. Baticën e lirisë për të shkruar e botuar lirë, deri përtej kufijve të imagjinatës (në konteksin negativ) nuk mund ta gjykojmë si vlerë, por si antivlerë. Krijuesit duhet ta strukturojnë shkrimin e botuar drejt një letërsie të integruar në  tre plane: në rrafshin ballkanik, mesdhetar dhe europian, me identitetin e saj origjinal, mbushur me vlerat e virtytet më të mira, më të bukura e më të dobishme të traditës, e shkarkuar nga veset që i gërryejnë palcën e cilësisë artistike; për të qenë në rezonancë me ritmet bashkëkohore të letërsisë që jeton e lë gjurmë.

Fjalët çelës:  Liri e shprehjes, e drejta e botimit, kufiri shkrimor, kritikë letrare

Gjykojmë se ia vlen të kujtojmë se “të qenët i lirë në jetë e në punë; mungesa e shtypjes, e varësisë dhe e kufizimeve që pengojnë, vështirësojnë e ndrydhin veprimtarin딲) krijuese të letrarëve; liria demokratike për të drejtën e fjalës, shkrimit, shtypshkrimit dhe botimit; liria e mendimeve, e ndërgjegjes apo liria poetike etj., sidomos në hapësirat e mbushura me provincialitete romantike, në një kohë që sfidohet shpejtësia e dritës, po shpërdorohet në trajta të pakonceptueshme. Vërtet liria e shprehjes (ose e fjalës) është e drejtë e çdo individi për të shprehur lirisht mendimet e tij, përfshirë të drejtën për të marrë ose për të dhënë informacion nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv.Vërtet është një nga të drejtat e njeriut themelore, e përfshirë në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, dhe e shprehur në Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA. Vërtet liria e shprehjes shihet si pjesë themelore e procesit demokratik, që ndihmon për shfaqjen e së vërtetës, si dhe që siguron mënyrat për vetëpërmbushjen e individit. Veçse liria e shprehjes  nuk mund të  cenojë moralin e tjetrit dhe as nuk mund ta kalojë cakun e prekjes së reputacionit të të tjerëve, me gjithë  sjelljen e interpretimeve të reja “për parimin e proporcionalitetit”³), për të mos u shpuar nga asnjë gjemb i hidhur konfliktual e për të mos u hidhëruar nga asnjë thumbim i dëmshëm. Liria e shprehjes nënkupton lirinë e ndërgjegjes e të besimit, lirinë e shtypit dhe pjesëmarrjen e lirë në mozaikun ylberor  natyral  veprimtar, ndërkohë që në shoqëritë totalitare asnjëra prej tyre nuk lejohet. “Megjithatë, edhe në shoqëritë demokratike, liria e shprehjes nuk është e drejtë absolute. Ajo mund të kufizohet për arsye të sigurisë kombëtare, ose mund t’u nënshtrohet ligjeve që kanë të bëjnë me fshehtësinë e jetës ngushtësisht vetjake, shpifjen, pornografinë, nxitjen e urrejtjes raciale,… ruajtjen e sekretit dhe të drejtën e autorit”4).

Ndërkohë liria e shtypit, si liri për të shtypur e botuar infomacion dhe mendime pa marrë leje më parë dhe pa kufizime paraprake, duke iu nënshtruar ligjeve për çështje të tilla si shpifja apo pornografia, na kujton që të mos harrojmë urtësinë popullore: “Ndalu bek se ka hendek”. Në vende demokratike, liria e shtypit mund të bjerë ndesh me të drejta të tjera, si e drejta e individit për fshehtësi të jetës ngushtësisht vetjake, ose e drejta për t’u përgjigjur ndaj komenteve armiqësore të bëra nga shtypi

Telegrafisht, do të kumtojmë për tri piketa që kemi dalluar nga leximet e deritanishme: 1- mirësitë letrare, 2- prapësitë apo ligësitë jo vetëm artistike të letërharxhuesve, si dhe 3- disa teza, që gjykojmë t’ i shtrojmë  si të vërteta, duke i mbrojtur me argumentat që na duken mbushmendëse:

1) Të merr malli e mbushesh me lëng poetik, sa ngopesh artistikisht dhe estetikisht me krijimet e Fatos Arapit, i cili vlerësohet edhe  si “ më i mirënjohuri ndër poetët e sotëm shqiptarë 5), det i thellë i letërsisë shqiptare. Humanizmi universal, dashuria njerëzore dhe kodi moral “Liria ime mbaron po preka lirinë tënde” mishërohet në vargjet jo vetëm tejdukshmërisht të sinqerta: “Nuk i lyej kurrë këpucët/ te llustraxhinjtë!/ s’i dua njerëzit te këmbët e mia” 6),  të cilat mjaftojnë t’i japin Visar Zhitit “liçencën” e lirisë së shkrimit dhe të botimit. Nuk e di se si fluturon koha dhe të duket vetja se je mençuruar, fisnikëruar artistikisht dhe zbukuruar shpirtërisht, kur lexon, fjala vjen romanin “Premtimi” me vetëm 160 faqe të shkrimtarit Fridrih Dyrrenmat; “I huaji” i Alber Kamysë me 137 faqe; “Të vdekurit” nga Xhejms Xhojs e  vepra të tjera (s’ mund të bëjmë dot invetarin e vlerave artistike të librave, me të cilat tempulli i lirisë së shkrimit dhe të botimit global ndihet mirë në këmbë dhe me dinjitet. Iu riktheva një buzëmbremje novelëzës me 96 faqe “Lulet e mollës” të Xhon Gollsuorthit, të cilën e pata lexuar 10 vjet më parë kur isha në Itali. Në fund të libërthit kisha shkruar: “Coppito, L’Aquila, domenica, 8.06. 2003, ora 23:25’. Pa dashur më shkasin lotët, pasi mbarova së lexuari këtë prozë poetike brilante, të rrallë, të veçantë, esencë. Musht letërsie! Të lumtë Gollsuorth! “Mos nxitoni të bëheni shkrimtarë, djema”- na tërheq vëmendjen një nobelist ballkanas.

Në këtë krizë kulure, nën hijen e një fjale të madhe, edhe në Shqipërinë tonë të vockël shihet fytyra e epokës moderne tek emra të përveçëm si Petraq Risto e Mimoza Ahmeti, apo Linditë Arapi, Agron Tufa, Ervin Hatibi, Andi Bejtja, Virion Graçi, Alisa Velaj etj., por më falni, jo të shumtë janë shkrimartët e kësaj pjace krenarisht dhe lartësisht letrare, e aftë për ballafaqime rajonale, kontinentale dhe globale. Përveç funksionalitetit të harmonishëm të trinomit: ndjenjë, mendim, figuracion, këta krijues kanë favorin se jo vetëm e kanë shkelmuar kulturën e frikës, por e kanë shqyer atë, si nevojë identiteti krijues dhe ballafaqimi kulturor me të tjerët. Gjuha e shkrimtarit është e dashur si fjala e nënës, e ëmbël si mjali i bletëve që e mbledhin nektarin luleve të malit, e dallgëzuar si deti i thellë në fortunal. Gjuha e shkrimtarit ëshët gati hyjnore, sepse shkrimtari është mjeshtër i fjalës që shkruan vepra artistike. Bijtë e Homerit e të Dantes, të Shekspirit e të Gëtes, të  Naimit e të Kadaresë e pasqyrojnë jetën përmes figurave artistike që ngrihen mbi faktet, njerëzit, ngjarjet dhe dukuritë e ndryshme. Gjuha e shkrimtarit ka për objekt pasqyrimi tipiken shoqërore, dhënien në mënyra të përgjithësuara të karaktereve tipike në rrethana tipike. Mjeshtri i fjalës së bukur është inxhinier i qetësimit të shpirtrave njerëzorë. Ndryshe janë shkrimtarucët. Ata janë të paaftë e të pavlerë, që shkruajnë për të holla a për t’i bërë qejfin dikujt. Ata janë demkëra, duke mos kuptuar se shoqëria e konsumit të librit po i thotë shoqërisë së prodhimit libror: “ Të lutem, hapëm pakëz krahun, se dua të ecë!”

2) Tek shumë të tjerë, që përbëjnë taborrin e letraharxhuesve të padobishmëm, të cilët dashur padashur shndërrohen në dëmtues të pyjeve, si duket akoma s’paska ardhur koha e kapërcimit të lodhjes historike. Për një arësye a një tjetër, pensionistëve, ish ushtarakëve, mësuesve, veteranëve, të persekutuarve, sidomos ata atyre të moshës së tretë  u vijnë në dorë para, se dikush ka djalin apo vajzat në mërgim, dikush merr dëmshpërblim burgu, apo larg qoftë lekët e fëmijës së vdekur furtunave të kurbetit etj. Duke menduar ç’të bëjnë me ato lekë gjaku të pjellës së tyre, disa pleq, të cilët gjatë gjithë jetës nuk i ka lidhur asgjë me librin, mendojnë si të veprojnë me paret dhe rrufeshëm vendosin të bëhen shkrimtarër. Kemi shkrimrues fisi, mëhalle, fshati, krahine,që bëjnë monografira për hallën, tezen, gjyshin, babën etj., të cilët mund të jetë shumë të mirë në familje, si njerëz të zakonshëm me vlera familjare, por që nuk emetojnë cilësi artistike. Harrojnë fjalën e të parëve: “Nuk mëson kali revan në pleqëri”. Në vend të bëjnë një urë, një çezmë, një dhurim simbolik bamirësie, të hapin një kurs zdruktharie, hidraulikësh, elektricistësh, muratorësh, një rrobaqepësi, furrë buke apo një gjë tjetër të mirë, të bukur e të dobishme, na morën frymën me botime të pafundme, por magazinat e thasëve me krunde nuk i hyjnë kujt në punë, aq më tepër sot. Më e keqja është se këtë ves kopeja e shkrimtarllëkut ua mëkon brezave që ngrihen. Dhe prandaj Shqipëria jonë hallemadhe ngjitet majave të larta të kulturës nga moli në mol. Dhe prandaj Presidentin e letrave shqipe dhe Ambasadorin e kulturës tonë në globin njerëzor jo pak herë e shpërfillin, s’e nderojnë, s’e vlerësojnë, edhe pse emri Kadare ka kohë që ka dalë mbi re. Është kambanë kushtrimi për letrarët e vërtetë thirrja e të paharruarit Ali Podrimja : “ Të kanë rrejtur/ se je më i bukuri/ ndër trimat më trimi/ më i vjetri ndër të moçmit/ Tjetër kush do të ishe…/ Dhe unë do të kisha Atdhe” 7)

A nuk po vjen momenti, që nga gufosja e mbytjes së karbonit antiartistik, të lëshojmë thirrjen SOS-, se po na gërryen krimbi antiletrar, po na përdhunojnë të parën, të shenjtën, të shtrentjën, Fjalën. Sinqerisht, nuk më del koha të lexoj të gjitha  fletët e grumbullura në tekste. Edhe sikur gjithë vitin të merrem vetëm me lexime, me këto lexime ”veprash madhështore” e asgjë tjetrër, s’më del koha, s’më mjafton. Si mund të zgjidhet ky ngërç?  Vërtet flet për kullotën e imagjinatës Urata e Letrave Shqipe, Dritëroi, i cili dritëron me atë fjalë që gdhend dhe gurin, se poetin a shkrimtarin e quan kal hergjele, por kur është nevoja (kur s’ plotëson kushtet e letërsisë  cilësore) kalit i vihet fre, se terreni letrar ka kullota të pafundme imagjinativë, por ka edhe hone, humnera e thepa nga ku gremisesh e s’të ngelet as nam e as nishan letrar. Si duket, prandaj porosit Plaku i Bardhë i Letrave: “Prit dhe pak”  8) sepse proza e kursyer, e ngjeshur apo vargu lakonik, ku të gurgullojnë metaforat, me strukturë, me stil, me ide duhet të zërë tharmin e brumit për të bërë një bukë të mirë letrare, që lexuesi ta shijojë e të ngopet me art.

Ustallarët e botimeve me babaxhanllëkun e tyre po e vrasin artin e vërtetë, po e shtrembërojnë lastarin e njomë të talenteve të reja, po e thyejnë pa çelur në gonxhe. Por kështu, veç i mëndjemadhësojmë fëmijët, djemtë, vajzat apo dhe të tjerë të papërgatitur për të realizuar atë që thotë Kanti: “Arti i poezisë zë radhën e parë midis të gjitha arteve”. Pse e them këtë? Vetëm pak kohë më parë (tetor 2012) na ranë në dorë 56 fletë  me vjershurina, të lidhura në një libër, po i themi. Citojmë vetëm  një strofë nga ky botim i autores N.H: “Një lexim jetës i bëra,/ që kur linda, deri më sot/ jam njeri nga gjithçka isha,/ kam jetuar me mund e djersë ” (f.7).  M’u kujtua tallja galopante e Kadaresë në “Koha e shkrimeve” me “kryeveprën”, e cila qenkërkej “vjersha më e bukur e gjithë poezisë shqipe”: vetëm me dy strofa: “Kush punon/ Rahat shkon/ Detin e kalon. / Njeri s’e ndalon”. Dhe tjetra, “madhështore” fare: “Kush nuk punon/ Rahat nuk shkon Detin s’e kalon/ Njeri e ndalon”. Me entuziazëm e krenari pritej botimi në shtypin letrar, emri i madh që do të bënte jehonë. Dhe, vërtet doli, por diku në një cep, që mezi dallohej:”Ju shkruani një gjuhë që as në prozë nuk përdoret…Po të ishte kështu, do të bëheshin të gjithë shkrimtarë dhe poetëVetëm kini parasysh një këshillë: lexoni përpara se të vendosni të shkruani.” 9), por mos kopjoni e t’i  botoni ato që kanë shkruar të tjerët se është turp e faqe e zezë e mandej më mirë është dalja finale nga qarkullimi më fillestar qytetar e jo më të ruash kontakte kulturore- letrare me tët tjerët. Qysh më shumë se një çerek shekulli, e ka parandjerë Kadareja këtë qorrollisje të jo pak asgjëbërsave përpara botës letrare, që i kalon gjithsesi indiferentshëm, në inekzistencën e tyre artistike, jo vetëm vigani i letrave, por mbarë komuniteti i kulturuar shqiptar. U lodh dita me ne. Koha s’ka kohën tonë!…Se, ja, të tilla janë lëndimet artistike që na shkaktohen nga “plagë librash”10).  Një mik i mirë, sot shkrimtar i kujdesshëm dhe i respektuar më rrëfen se në Vlorë ka një fjalë të urtë: “Mos dil si kërriçi para gomarit”, kurse shkodrani e shpreh neverinë ndaj mëndjemadhit karabush e pa këmbë në tokë me thënien: “ Atij që s’e do, i thuaj:Të hyftë vetja në qejf!”  dhe më dha një revistë të vjetër “Nëntori”, ku, redaksia i kishte kthyer nëpërmjet revistës këtë përgjigje për mosbotimin e prozës që ai kishte çuar për botim: “ P.SH.- Vlorë. Tregimi juaj “Me trenin për në Vlorë” ka ide të mirë, por që nuk keni arritur ta materializoni artistikisht. Subjekti është i lehtë dhe mënyra e shtjellimit të tij tepër e konsumuar: bisedë në udhëtim, e cila i vjen lexuesit nëpërmjet një narrative të dyfishtë: tregimin e plakut Malo e ritregon një i tretë që identifikohet me autorin. Përveç kësaj, tregimi ka një mungesë të theksuar realizmi… Fabula është e stisur, ashtu si dhe plaku Malo, që është një tip arkaik…Arkaizmi i tij  shihet si në botën shpirtërore, ashtu dhe në shprehjet që përdor. Ja, mendojeni edhe një herë: të vjen një i moshuar dhe të ulet përballë në tren dhe, pa e njohur e pa e pyetur, fillon të të hapë zemrën për njerëzit e ti të afërt. Dhe kush është ky? Një plak lab, sedërli. Përveç kësaj, në shtatë faqe që ka tregimi, tri të parat janë jashtë tij dhe fare mirë mund të reduktohen. Kuptohet që me këto të meta, nuk ka si bëhet fjalë për botim”11). Në shumë raste, sot mungon sinqeriteti artistik nga ata që shkruajnë e pretendojnë që bëjnë art; mungon po ashtu edhe sinqeriteti i kritikës letrare, profesionalisht skandaloze, në atë farë feje, sa që kur sheh emra të dëgjuar të kritikës letrare, nuk i beson se konkludon në përshirosje ndaj atyre që kanë në dorë fjalën dhe abuzojnë me të. Ky realitet i parë me sy, na detyron të shtrojmë pyetjen: “A do ta kapim trenin letrar për në Europë e për në Botën e Artit? ” Veç të tjerash, një grishje dinjitoze na vjen nga një poet dhe estet i njohur, se poezia ia detyron burimin e vet pothuajse krejtësisht gjenialitetit (talentit), dhe po aq ajo “nuk ia lë veten drejtimit të rregullave ose modelit”, pra gjësë së sjellë si shembull” 12), se poezia duhet ta pastrojë veten nga tepricat.

Për arsye etike bashkëkohore, realiste e tokësore, dhe në kontekst të gjendjes së sotme në bumbotimet shqiptare, nuk mund të jap më tepër informacion (për rastin e N.H, që përmenda në këtë vrojtim letrar), sepse deri këtu më lejon kufiri i lirisë. Një harmonizim midis vertikalitetit dhe horizontalitetit të shkrimit dhe botimit sjell dobi jo vetëm për letërsinë tonë, por për  kulturën e vendit në tërësi, që të kemi mundësi të krahasohemi denjësisht me të tjerët. Ne kemi male letrare në relievin kulturor, kemi dhe kodra letrare, por jo shumë, kemi shumë fusha letrare, por, pak janë ato, të cilat prodhojnë e na falin cilësi, sepse, ndoshta, nuk e peshojnë dot Vlerën e Fjalës. Funksionaliteti serioz dhe me përgjegjësi i mbi 100 shtëpive botuesve ( pa harruar që nuk dihet statistika e kasolleve botuese e shtypshkronjave, që janë si ato banesat pa leje) është i domosdoshëm. Nuk merret vesh kush është libër me vlera e kush jo, nëpër promovimet që bëjnë botuesit apo nëpër panairet vjetore, sepse secili botues thotë se libri i radhës që prezanton është më i miri, i paparë më përpara e s’ka si ai!… Para nja dy vjetësh, kam qenë dëshmitar në dy promovime të një botuesi të njohur. Prezantohej libri i një autori me emër mesatar dhe botuesi tha: “Ky është libri më i mirë jo vetëm i këtyre 20 vjetëve të fundit, por më i miri që kur njihen botimet shqipe”.  Edhe në rastin tjetër, (u ndodha për dreq), botuesi tha: “ Ky është libri më i miri…”. Tani, cili mund të ishte më i miri? Kërkohet seriozitet nga botuesi, se bëhet fjalë për libra, për dritë kulture e jo për domate e kastarvecë. Mendoj se botuesi duhet të jetë vërtet një furrëtar nikoqir, që të nxjerrë nga furra e botimit bukë të pjekura letrare, jo qullufice të shpifura. Paraja po rrënon artin. Redaktori, korrektori apo të ashtuquajturit e të vetëshpallurit redaktorë, recensentë e korrektorë për 5 lekë të qelbura shesin emrin, ulin dinjitetin e kritikut letrar apo kërkojnë të bëjnë emër, por në vend të vënë vetullat, siç thotë populli, nxjerrin sytë e tyre e kërkojnë të qorrojnë lexuesin. Harrojnë që lexuesi është me nivel arsimor e kulturor më të lartë se më parë; ka shumë burime informacioni edhe falë të dhënave digjitale që merr nga interneti; është shumë më i kualifikuar shpesh herë edhe nga stafi realizues i librit apo lumedetit libër. Ka më shumë çmime se shkrimtarë; ka më shumë shkrimtarë se lexues; ka më shumë dembelë që duan dekorata (si duket ndaj qenkërka krijuar edhe industria e dekoratave). Nuk më vjen mirë ta pohoj, por ka vërtet më shumë dembelë të lodhur e dallkaukë, që kënaqen me asgjë, se sa punëtorë të vyer të fjalës së artë, me shkëlqim diellor për ndërtimin dhe ngrohjen e shpirtrave njerëzorë. Nëpërmjet hyjnisë së Fjalës, vlen të klasifikohen si duhet ata që  guxojnë e marrin penën të shkruajë, ata që turren të botojnë, librapjekësit dhe nestorët që kanë detyrë të orientojnë lexuesin e uritur për letërsi të vërtetë.

Se pastaj, edhe bufi e kupton që kreshnikërimi i tyre zbehet, venitet, fiket natyrshëm, si Riadi i zemëruar shumë që s’pati vijues që ta kreshnikëronin të famshmin çmim “Shpata e ndryshkur”. Përndryshe, mund t’ju vijë në ndihmë  grotesku i V. Graçit: “Tha zoti Riat Matini: (sipas “CNN”)- Nuk kam çfarë të them!” 13)

__________

¹) Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë: Konferenca shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”; Tiranë, 20- 21 nëntor 1992: Tiranë: Shkenca, 2002; shih: Agim Vinca: “Gjuha e sotme letrare shqipe dhe konteksti socio-kulturor shqiptar”, f. 93

² ) Fjalor i gjuhës së sotme shqipe; Tiranë: Akademia e Shkencave, 1980, f. 1005

³) Macovei, Monica: Manualet e të drejtave të njeriut, Nr. 2: Liria e Shprehjes; Një udhëzues për implementimin e Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, [Tiranë, 2003], f. 44

4) Enciklopedia e Përgjithshme e Oksfordit; Tiranë: Instituti i Dialogut & Komunikimit, 2006, f.735

5) Elsie, Robert: Histori e letërsisë shqiptare; Tiranë- Pejë: Dukagjini, 1997, f. 417

6) Elsie, Robert: vepër e cituar, f. 426

7) Podrimja, Ali: Buzëqeshja në kafaz, Tiranë: SHBLSH; 1993, f. 65

8) Gazeta shqiptare. E diel 17 Tetor 2010, f. 8

9) Kadare, Ismail: Koha e shkrimeve, Tiranë: Naim Frashëri, 1986, f. 22- 23

10) Të drejtat e njeriut: nr. 4 (32)- 2002, shih: Visar Zhiti “Kur persekutohen e drejta e shkrimtarëve, e veprave të tyre, por dhe e lexuesve”, f. 71

11) Nëntori: organ i LSHA të Shqipërisë; revistë e përmuajshme letraro-artistike shoqërore politike. Tiranë,        11/1986, f. 207

12) Ozel, Ismet: Udhëzues për leximin e poezisë: Shkup, Logos-A, 2006, f. 67

13) Graçi, Virion: “Shpata e ndryshkur”; Tiranë: PHOENIX, 1999, f.15

*) Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore Kombëtare “Në fillim ishte fjala”, organizuar nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Fakulteti i Shkencave Humane, Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë- në nderim të 100 vjetorit të  Pavarësisë Kombëtare

Albert HABAZAJ

Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 

ANTROPOLOGJI KULTURORE:“REZULTATE KËRKIMESH E STUDIMESH ETNOKULTURORE NË TERREN”*)

$
0
0

RELACION PËR KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE/

Përgatiti: Albert HABAZAJ/ studiues/

Duke menduar se ka vlera njohëse kulturore të spikatura për shqiptarët dhe duke gjykuar se lë gjurmë në edukimin  atdhetar të fëmijëve tanë, një veprimtari shumë e rëndësishme,  zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, mëse para një viti, e pashë të udhës t’ua bëj të njohur nëpërmjet gazetës “Dielli”, që shpërndan diell kudo, o shqiptarë të mirë e miq të respektuar të vendit tim.

Më datën 16 shtator 2011 zhvilloi në Tiranë punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Rezultate kërkimesh etnokulturore në terren”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike të Shqipërisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit në Tiranë, në bashkëpunim me studiues të Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe Universitetit të Shën Petërburgut.

Konferenca ishte një ditore, me dy seanca (paradite dhe mbasdite) dhe i zhvilloi punimet në sallën e Bibliotekës së QSA, Tiranë. Në seancën e parë u mbajtën shtatë kumtesa, ndërsa në seancën e dytë tetë kumtesa. Morën pjesë punonjës të IAKSA, Shqipëri si dhe të Muzeut të Antropologjisë dhe të Etnografisë, të Universitetit të Marburgut, të Institutit të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe të Universitetit Shtetëror  të Sankt Petërburgut. Ishin të pranishëm antropologë, etnologë e folkloristë si dhe studentët e Shkollës Doktorale të Etnologjisë dhe Folklorit, IAKSA, Tiranë.

Punimet e Konferencës i ndoqën zëvendësministrja jonë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Zana Turku si dhe ambasadori i Federatës Ruse i akredituar  në Tiranë Leonid Grigorievich Abramov.

Konferencën e hapi drejtoresha e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit prof. Dr. Miaser Dibra, e cila, pasi falënderoi të ftuarit dhe përshëndeti pjesëmarrësit, ndërmjet të tjerash, tha:

Kjo konferencë do të trajtojë një problem të rëndësishëm siç është paraqitja e identitetit tonë kulturor, me bërthamë etnologjike e folklorike në rajon; ku në fokus janë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve politikë, parë në këndvështrimin krahasues me të tjerët. Përpunimi i një metodologjie bashkëkohore për mbledhjen e të dhënave në terren është konkretisht kontributi ynë i ngushtë, tepër specifik, theksoi ajo, për të hyrë në portën e Europës me dinjitet.

Në përshëndetjen e tij ambasadori rus Abramov shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes, sepse është konferenca e parë ruso-shqiptare në fushën e studimeve në terren. Në vijim të fjalës së tij, ambasadori evidentoi që, duke marrë shtysë nga kjo konferencë, e cila zhvillohet në kuadrin e 20 vjetorit të marrëdhënieve Rusi-Shqipëri, të vazhdojmë traditat e mira të të parëve tanë, duke kujtuar funksionimin shumë miqësor në  vitet ’50-të të shek. XX. Edhe në shoqërinë ruse ka patur turbullira, evidentoi ambasadori, por ne duhet të bëjmë gjëra të mira, sepse diagrami i historisë së marrëdhënieve tona ka rënie, nga 1806, kur është themeluar Konsullata I Ruse (205 vjetori i kësaj ngjarjeje). Zbulimet e fundit në arkivat e S.Petërburgut flasin vetë nëpërmjet investimeve për hapjen e shkollave për fëmijët shqiptarë atje-ky qe mesazhi që morëm nga fjala e ambasadorit rus.

Zonja  Zana Turku, në emër të Ministrisë së Kulturës, përshëndeti Konferencën, që sipas saj, bëhet pikërisht këtu ku e meriton Qendra e Studimeve Albanologjike, në tempullin e Bibliotekës së saj. Ka tema shumë interesante me hapësira kërkimi e mundësi për t’i dhënë sa më shumë trashëgimisë kulturore. Ne jemi integrues, qe thelbi i fjalës së përfaqësueses së ministrisë eprore shqiptare, me gjurmë konkrete të bashkëveprimit kulturor midis dy  shteteve. Këtë e vërtetuam edhe me Ditët e Kulturës Ruse në Shqipëri si dhe me Ditët e Filmit Rus po në Shqipëri.

Me falënderimin e kordinatorit rus të kësaj veprimtarie mbyllet seanca plenare.

Jemi mësuar të studiojmë vetveten, duke aplikuar një teori dhe praktikim tradicional,edhe me ndikime lindore, edhe me shkëndija perëndimore, por si janë bashkuar shqiptarët me traditat në komunitetin rus?- ky ishte perifrazimi i kësaj veprimtarie të dobishme për t’u paraqitur të tjerëve vlerat popullore shpirtërore, jo materiale që kemi si dhe atë kulturë materiale që njohim e ruajmë në rrjedhat e kohës deri më sot.

Seanca e parë, drejtuar nga M. Dibra, A. Novik dhe A. Onuzi, nisi me kumtesën “Veshjet popullore, simbol identifikimi” mbajtur nga prof. Dr. Afërdita Onuzi (QSA, IAKSA, Tiranë). Kumtorja solli përvojën 40 vjeçare në terren, duke theksuar se elementë të veçantë të veshjeve që përdorte populli shqiptar u bënë edhe simbol identifikimi ndër të tjerë. Kapelja (kapuçi, plisi, qylafi, festja, takia, qeleshja) fustanella (bota përdorte përcaktimin: shqiptarët fustanllinj), për gratë malësore xhubleta janë dëshmi të ruajtura nga kultura materiale e të parëve tanë. Veshja identifikon krahinën që e përdor, aq sa veshja popullore spikat si element i parë i dukshëm i përkatësisë krahinore, lokale. Duke e konkretizuar kumtesën, autorjaflet për mozaikun e veshjeve që nga ajo me “kollan”, ose me “kolla” për gratë e Has  Prizrenit e Has Kukësit, për veshjet që prodhoheshin vetë nëpër shtëpi në Veri në vitet ’30- të shek.XX për pjesëtarët e familjes. Kumton në vijim për veshjet e Myzeqesë së Fierit me gunë me “rrëke”. Veshja me “dimi mermeri” cilësohet si sinonim i veshjeve të Shqipërisë së Mesme (banorët e kësaj treve e quajnë kombëtare, ndonëse, fjala vjen, veshja e Lunxherisëëshët e çmuar, e rrallë dhe  në Ballkan).

Më interesante u bë kumtesa nga disa pyetje drejtuar kumtueses dhe përgjigjet e saj për çështje të tilla: “Si formohet veshja?”, ku ajo sqaroi se veshja formohet midis krahinave, edhe  më të mëdha etnografike, edhe te njësitë më të vogla etnografike. Qytetet u unifikuan në veshje, në mënyrën e jetesës etj., se ishin më në konkakt me botën, me katalogët e klasifikuar, me modelet e gatshme, me skemat e modës së kohës. Veshja fshatare (jo thjeshtë nga izolomi) më ngadalë e realizonte ndryshimin, se jo çdo familje kishte mundësi të bënte një kostum të vetin. Përpunohej shija kolektive e modelit x për dekorim, për prerje dhe realizohej veshja lokale. Edhe brenda një harte etnografike ndihej ndryshimi. Psh., zona e Dukagjinit e kishte të shkurtër  xhubletën, Malësia e Madhe të gjatë. E folmja, zakonet, doket, dallesat në mënyrën e jetesës janë po ashtu elementë etnokulturorë të qartë sikurse veshja.

Më tej kumtorja sqaroi se a janë cilësuar si homogjene grupet malazeze e shqiptare, duke lënë të nënkuptohet që marrëdhëniet janë marrje dhe dhënie ekonomike e kulturore të ndërsjellta edhe ndërmjet komuniteteve kufitare, me ruajtjen e karakteristikav përkatëse. Krahina e Zetës në Mal të Zi, te popullsia ortodokse dallon se nuk e ka përdorur duvakun. E folmja dhe veshja janë afërsisht të barabarta. Veshjet caktonin kufijtë kulturorë të krahinave, prandaj kërkimet në terren-theksoi studiuesja- krijojnë përvojën etnografit të kuptojë edhe përputhjen e veshjes me dialektet apo dallimet që kanë deri në detaj, në imtësi(edhe brenda një shtëpie kemi martesë të një myslimani me një të krishterë, ortodokse apo katolike).

Në kumtesën “Xhubleta, veshje e hershme e popullit shqiptar” prof.as.dr. Agim Bido (QSA, IAKSA, Tiranë) , mbështetur në punën me literaturën si dhe nga rezultatet e ekspeditave në terren gjatë viteve 1984-1988, vuri në dukje se me këtë temë, ai si etnolog, është marrë gjatë. Ndërkohëevidentoi se ka dy shekuj e gjysmë që diskutohet për vjetërsinë e xhubletës dhe më tej foli për bukurinë ngjyrore të kësaj veshje të hershmedhe për efektet e pazakonta artistike. Atë shprehje emblematike as ylberi nuk e ka dhe nuk e arrin bukurinë e xhubletës së Malësisë së Madhe, krahinës alpine veriore.Është debatuar për origjinën mikenase- ilire.Vetë ai këmbëngul qëështë përdorur nga gratë ilire në shek.II p. E. s).Askush tjetër sot s’e aplikon veçse në malësitë e Veriut.Kumtuesi e trajtoixhubletën shqiptare si një enciklopedi të gjallë kulturore të Euromesdheut antik. Sot kjo xhubletë bën jetë të dyfishtë: reale-në jetën kulturore shqiptare, si dhe në arkivat muzeale. Në vijim ai evidentoi se ç’ka fsheh xhubleta, duke e zbërthyer si një kodik të lashtë, qëndisur me fije ari, me cilësi, karakteristika e motive pagane. Pyetjes se a është xhubleta vetëm shqiptare ai iu përgjigj me këto argumente: Nëkëtë veshje të lashtë që ruhet akoma në Malësi të Madhe e në Dukagjin vërehet figura e kultit të Meduzës detare; tre xhepat e parë të qëndisur në një brezxhublete të Malësisë së Madhe; xhubleta e Malësisë së Madhe me origjinë bregdetare, me ngjyra të  ngrohta, mesdhetare, me bukuri diellore. Gjithsesi kumtesa kishte paradigmën se xhubleta  është simbol i antikitetit mesdhetar e më gjerë.

Më tej Aleksandër  Novik i Muzeut të Antropologjisë dhe të Etnografisë së Akademisë së Shkencave të Rusisë mbajti kumtesën “200 vjetori i shpërnguljes së shqiptarëve në Perandorinë Ruse. Puna kërkimore në Karakurt.”Ai foli për shqiptarët e Ukrainës, që festojnë 200 vjetorin e diasporës së tyre, sepse në shek.XV-XVI një shpatull nga trojet etnike veriore shqiptare u shkëput dhe mori fluturim drejt Karakurtit ukrainas. Kolonia Karakurt= krimbi i zi (merimanga e zezë), ndër themeluesit e saj kishte shqiptarë më shumë, bullgarë dhe “dallkaukë”. Shqiptarët kishin të drejta, merreshin me bujqësi (kultivonin grurin), mbarështronin blegtori (dele, dhi, lopë), sepse si kolonistët, si vendasit merrnin tokë, kredi e ushtronin zejet.Shqiptarët vizitonin Tokën e Shenjtë, aty ku sot janë Izraeli dhe Palestina.Në Rusi shqiptarët ishin ortodoksë.Shqiptarët aplikuan në Rusi, për herë të parë, rrushin, verën (e pinin dhe e shisnin). Në Rusi nuk njihej më parë rrushi dhe vera (mendojmë se bëhet fjalë për peiudhën e Katerinës II (e quajtur Katerina e Madhe (1729-’96). (shën. Im A.H). A. Novak vërtetoi se shqiptarët ruajnë tiparet e të parëve të tyre, se në komunitetin e tyre flitet shqip, se ruhen traditat shqiptare në Rusi, pikërisht në ato hapësira ku banojnë komunitete me origjinë shqiptare, se simbolet e trashëguara nga të parët e tyre i respektojnë. Me të dhënat që, ndër 2597 banorë të Karakurtit, regjistruar në maj 2011, ku midis bullgarëve 357, ukrainasve, rusëve, e të tjera pakica, ishin 1269 shqiptarë, kumtuesi solli një kontribut konkret të antropologjisë kulturore, si risi në njohjen, pranimin dhe shkëmbimin e kulturave, dokeve a zakoneve midis dy shoqërive të ndryshme, larg Shqiprëie, që përshtaten me njëra- tjetrën në mëyrën e jetesës.

Prof. Dr. Miaser Dibra (QSA, IAKSA)  në kumtesën “Ceremonia dasmore në të dy anët e kufirit veriperëndimor të Shqipërisë” trajtoi afërsitë dhe dallesat në plan krahasues ndër dasmat matanë dhe në këtë anë të kufirit shqiptar në veriperëndim të vendit (përfshirë në hartën politike të Malit të Zi). Kumtuesja u ndal në gjendjen aplikative të riteve të dasmës, të “protokollit” festiv në ceremonialine dasmës, te roli i martesës si institucion moral, shoqërisht i domosdoshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje, që rregullon statusin e pasardhësve të tyre, te dasma tradicionale e pasuritë me prurjet dokesore në Shkodër, në Ulqin etj. Pasi parashtroi disa konsiderata të përgjithshme teorike për ceremonialin e dasmës në zonat ndërkufitare, ajo përmendi edhe dukuri folkorike, që kanë kushtëzuar shndërrimin e shkallëshkallshëm të traditës dasmore në një praktikë të re, të pranueshme dhe të aplikueshme nga të dy komunitetet fqinje. Tërhoqi vëmendjen gjatë kumtimit, se në të dy anët e kufirit vërehet e njëjta psikologji për martesë; regjistrohet i  njëjti repertor, e njëjta melodi, e njëjta veshje, i njëjti folklor; studiohet i njëjti raport ceremonial në  përjetimin e dasmës. Vërehet i njëjti përjetim edhe në situatën emocionale- psikologjike me hare e finesë te dhëndrri, me trishtim te nusja. Antologjia e këngës dasmore në Shkodër-Ulqin është gati njësoj te njësitë folklorike që lëvizin, qarkullojnë dhe aplikohen ndër trevat e studiuara.Pastaj kumtorja u ndal te paralelizmi i dytë, që kënga bëhet interprete e gjendjes shpirtërore, me synimin e ndërgjegjësimit të çiftit për detyrën. (Kur ndjek atë ritual, atë zgjatje kohe të ceremonisë, ata aksesorë të duhur e të bukur, në shtegtimin e njësive folklorike, të duket se e gjithë bota është një vend dhe ndihet dielli gazmor i kulturës qytetare mesdhetare). Ajo theksoi se as në Mal të Zi, as në Shqipëri nuk i këndohet rimartesës.Veshjet e martesës janë shumë të shtrenjta, dhe andej, dhe këtej. Ndër dallimet u evidentuan se në Shqipëri përdorej duvaku, andej jo; se në Mal të Zi ruhen për tërë jetën, këtej jo- veç relikte martese. Vija melodike është e ndryshme, loja, raporti konfidencial ka fokusin e komuniteteve të ndryshëm, ku, fjala vjen, malazestë i këndojnë ende marrjes së nuses me rrëmbim.

Në rrafshin e antropologjisë kulturore dhe juridike, me kumtesën “Dinamika ligjore në një zonë kufitare”, që mbajti Dr. Nebi Bardhoshi (QSA, IAKSA, Tiranë) paraqiti (brenda hapësirave që të lejon një kumtesë) përmbledhjen e një pune etnografike, etnologjike dhe miniantropolgjike, nisur më vitin 2001 në hapësirën Shqipëri- Kosovë. Studimi fokuson punën në terren, që është realizuar në zonën e Hasit për “treshen hyjnore” të tij: barazia gjinore, prona (toka) dhe Toka e shenjtë”. Ai përshkroi ballafaqimin e sistemit ligjor shtetëror me kulturën dhe praktikimin e Kanunit.Kumtuesi vuri në dukje se Ballkani, për hir të modernizimit, ka transplantuar ligje sipas ardhjeve ideologjike. Kufiri është praktikë që të studiohet etnografikisht për të dy zonat, është tregues që na lejon të gjykojmë se hegjemonia kulturore ia ka dalë apo jo të realizojë epërsi, kemi përjashtim të sistemeve paralele që shkojnë krah për krah apo jo në vendbanimet ekzistente. Kanuni ka vepruar si pjesë e trashëgimisë lokale juridike.Duke trajtuar barazinë gjinore, ç’ka tenton sistemi ligjor, tregun e tokës, çështjen e tokave të shenjta, marketingun e njohjen e trashëgimisë, ndër të tjera ai u ndal në disa interpretime të së drejtës zakonore (dokesore) në këto hapësira shumë larg dhe goxha lartë nga niveli i detit, ku barazia midis burrit dhe gruas për të drejtën e pronës nuk funksionon, sepse atje as me Kanun, as në realitet s’ka barazi midis gjinive. Gruaja s’ka të drejtë pronësie mbi tokën, si andej dhe këndej (ligji e thotë por ndahet për vëlla).Del në evidencë principi i ndarjes së banesave në mënyrë të barabartë midis vëllezërve-shtëpi, vila të njëjta luksoze. Prezantohet shfaqja publikisht si praktikë e shprehjes së solidaritetit ndër vëllezër (deri te orenditë brenda shtëpive, e cila shprehet materialisht në Kosovë, kur pjesa më e madhe e meshkujve, burrave jetojnë e punojnë jashtë shtetit). Vajza ka të drejtë të marrë mirazin (pronëne palujtshme) kur bashkësia sociale, babai e përjashton nga të tijtë, jo për banesë, për shitje. Diktatura e gjakut, e fisit, e kushërinjve sfidon, sepse tregu, jo më transnacional e nacional që s’është, por bëhet fjalë vetëm midis kushurinjve. Duhet treg  I dretpërdrejtë se kush do të blejë ortu. Varrezat janë tokë e dhuruar për shpirt, “tokë hajrat” (sipas traditës janë të shenjta, por s’janë religjioze). A mund të shitet një tokë hajrat apo jo? Çështja e privatizimit është komplekse. Tëdy sistemet ligjore janë në përplasje.“Bastin” deri tani e ka fituar lokalja (Kanuni) jo Ligji shtetëror. Ecuria do të tregojë si do të vejë çështja e tokave, pronës, çmimin që do të fitojë ballafaqimi I vlerave të Kanunit dhe Ligjit shtetëror.

      Andrej Sobolev (Universiteti I Marburgut; Instituti I Gjuhësisë I Akademisë së Shkencave të Rusisë) mbajti kumtesën “Kontakte shqiptaro-greko- vllaho- ortu në Ballkan”.Ai foli për programin e studimeve në terren për hulumtimin e leksikut të ortune shpirtërore të komuniteve të ndryshme që jetojnë në një hapësirë si bashkësi.Harta e vogël Ballkanike Mesdhetareështë e mbjellë me ishuj e gadishuj simpatikë, me diell e ortune, me drama, hapësira, histori, njerëz e tradita, ku dallimet midis gjuhëve ballkanike dhe afëritë midis komuniteteve që popullojnë gadishullin nuk mund të priten me thikë. Në fushën e albanologjisë janë botuar dy libra në Rusi- theksoi kumtuesi-: 1. E folmja gege në fshatrat e Dibrës, 2. E folmja toske në krahinën e Skraparit (në rusisht). Duke u përqëndruar në fushën e kalendarit popullor, ai paraqiti punën e bërë për mbledhjen e materialeve në zonën e gjuhëve ballkanike.Nuk janë të barabarta, por mund t’I krahasojmë. Për sa I përket besimit, popullsia e fshatrave plotësohet me mozaikun religjional të përbërë nga myslimanë, katolikë e ortodoksë. Nga materiali i mbledhur del se ata kanë pothuaj të njëjtat festa, rituale, ditë kalendarike popullore. Atje kujtohet dita e Shën Andresë (Shën Ndreu), Shën Kolli, Shën Gjergji, Riti i Buzmit. Më shumë përmendet Shën Ndreu, i cili në traditën shqiptare ka kuptim, në arumunisht (te vllehët) po ashtu. Dita e verës ka dallime në strukturë, në kuptimin e emrit, por funksionalisht jo (?).

Prof. Dr. Agron Xhagolli (QSA, IAKSA, Tiranë) në kumtesën “Marrëdhënie folklorike shqiptaro-maqedone në rajonin e Prespës” vuri në dukje se gjurmimet e tij në fushën e folklorit të hapësirës që mbulon zona e Prespës i ka realizuar si studim në plan krahasues. Ai paraqititi presparët maqedonas në Shqipëri, si dhe shqiptarët presparë në Maqedoni në fokusin e “peshores” folklorike, në të cilën vërehen, përcaktohen dhe “matet pesha” e marrëdhënieve të tërësisë së krijimeve artistike të kësaj zone. Kumtuesi evidentoi dhe argumentoi afërsitë dhe dallimet midis praktikave folklorike këtej dhe matanë kufirit lindor shqiptar. Në rajonin e Prespës, në fshatin Kons në Maqedoni banojnë tre komunitete: shqiptarë, maqedonas, grekë, që përfaqësojnë, pra, tre etni të ndryshme me tërësinë e dokeve (zakoneve), riteve etj. përkatëse që përcillen brez pas brezi, meprozën dhe poezinë popullore, me muzikën apo veglat popullore që përdoren, me vallet e kërcimet, lojërat, skeçet, humorin spontan etj., meveshjet përkatëse qënë këtë zonë kufitare pranohen, pëlqehen, aplikohen dhe fillojnë, në se fitojnë statusin shpirtëror tëbanorëve, qarkullimin folklorik në kohë, në mënyrë sinkretike.Atje vërehen të njëjtat praktika popullore ekonomike dhe peshkimi, afërsisht të njëjat kushte jetese. Po ashtu aplikohen të njëjtat gjini e lloje folklorike, me balada, këngë historike, këngë hajdutësh, këngë partizane etj. Fjala vjen, balada e trimit të vrarë larg, këndohet edhe andej kufirit edhe këtej. Ndryshimi është se në folkorin këtej familja është e qëndrueshme, andej familja është e thyeshme. Në Prespë vajza kërkon të bëhet bylykbashe- andej; këtej nuk aplikohet. Në baladat shqiptare s’gjendet figura e babait, në baladat maqedonase është e pranishme figura e babait. Gjithsesi,makrokozmosi shqiptar del në pah tek mënyra e të kënduarit polifonike (shumëzërëshe) toske, te areali koregrafik tosk dhe me plastikën koreografike.

Pas disa pyetjeve dhe diskutimeve u mbyll seanca e parë.

Seancën e dytë e drejtuan A. Xhagolli dhe A. Sobolov. “Ritet e lindjes ndër shqiptarët e Ukrainës” titullohej kumtesa që nisi këtë seancë, mbajtur nga Aleksandra Dugushina (Universiteti Shtetëror i Petërburgut). Studiuesja ruse paraqiti të dhëna e fakte të panjohura më parë, me imazhe, grafika, fotografi, të cilat përçonin veprimet ceremoniale të ngulitura ndër banorët e fshatrave shqiptarë në zonën e bregdetit Azov. Ata thonë se janë vendosur në ato hapësira në gjysmën e parë të shek. XIX  dhe banojnë në Gjeorgijevka (Qyshki), Devninskopje (Taz), Gammovka e rrethina. Mbahet mend, shënohet dhe kujtohet entuziaste dita  kur bëhej “pogonik”, ditë e veçantë, kur familja bënte festë dhe të afërmit mund t’i uronin nënës së të porsalindurit. Vjehrra piqte simite të veçanta, që i quanin “pita”. Ato duhen bërë copë-copë me dorë, që të ishte fëmija e bukur dhe mirë me shëndet (këtë presupozonte ky ritual i ardhur brezash). Gjatë dëgjimit të kumtimit, na bëri përshtypje të kënaqshme fakti që ukrainaset shqiptarka i thonë pogonik asaj buke të mirë e tëëmbël urimi për lindjen e fëmijës që nënat tona në Labërinëe Vlorës shqiptare e quanin poganiqe. Lehona- përdoret si shprehje dhe atjenë variantin: leyona, llahuzja/ llohuza. Kumtuesja arriti në përfundimin se prestigji i mënyrës së jetesës, gjetja e gjurmëve të vjetra të riteve e të kulturës së atij komuniteti shqiptar në Ukrainë dhe veshja e veçantë tradicionale, e dallueshme qëështë shqiptare janë objekt serioz i punës  së tyre antropologjike.

Në kumtesën “Kërkimet dhe botimet rreth këngëve të dashurisë në Labëri” Orjona Shegaj (QSA, IAKSA, Tiranë) paraqiti historinë e kërkimeve të këngëve të dashurisë në të gjitha viset e trevës së madhe etnografike të Labërisë.  Studiuesit e huaj japin zakonet (doket), karakteristikat ceremoniale të jetës dashurore në mjediset baritore e bujqësore në malësitë jugore e jugperëndimore të Labërisë.G.V. Hahn është marrë me fejesën, dasmën, lindjen, dashurinë. Th. Mitko  me “Bleta shqiptare” më 1878 e S.Dine me “Valët e Detit” më 1908, kanë kontribute të çmuara për regjistrimet e para, më të vjetrat, mbledhur në folklorin lab të ciklit të pasur të dashurisë. Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar u mblodhën këngët e dashurisë dhe begatia folklorike e Labërisë për dashurinë nisi të botohet, duke i paraqitur lexuesit visare të rralla të pasurisë shpirtërore dhe artistike të kësaj treve të dëgjuar në historinë shqiptare. Ndër të tjera botime vlen të përmenden këngët labërishte të dashurisë  përfshirë te “Visaret e kombit”, 1937, apo ato të mbledhura nga prof. Shuteriqi te “Këngët e popullit”.Kumtuesja evidentoi se jetë të përkushtuara ndaj gjurmimeve folklorike të këngëve të dashurisë në Labëri përbëjnë  Kolë Kamësi, Rebi Alikaj, Musa Muho, Mustafa Luçi, Mitat Kondi, Kozma Vasili, Fane Veizi, Dhimitër Shuteriqi, Fatos M. Rrapaj, Bardhosh Gaçe, etj., që nga malet e fushat e lirikës dashurore  të Labërisë mbushën një nga“hambarët” e Arkivit të Institutit të Folklorit (sot IAKSA).

Nga Instituti i Gjuhësisë i Akademisë së Shkencave të Rusië, Maria Morozova mbajti kumtesën “Shqiptarët e Ukrainës, tradita dhe zakone të jetës familjare”. Ajo paraqiti një  vështrim etnolinguistik realizuar me komunitetet në Devninskoje, Georgijevka, Gammovka, Karakurt në tre rrafshe: I) me emërtimet e grupeve të të afërmve, që tregojnë fis, afëri gjaku jo vetëm nga baba, por edhe nga nëna, evolimi nga ne me shembuj grafik si e shkruajnë dhe e shqiptojnë banorët atje, në Ukrainë, duke bërë krahasimin shqiptimor dhe kuptimor këtu, në Shqipëri; II) termat farefisnorë në të folmen e shqiptarëve të Ukrainës dhe prejardhjen e tyre; III) termat farefisnore dhe marrëdhëniet brenda familjes. Emërtimet për gjyshen nga ana burrit, nga ana e gruas, përdorimet e tyre nga burri (dhëndrri) për të thirrur nënën e gruas së tij, si thirret motra e madhe e burrit, vëllai i vogël i burrit apo gruas etj., rëndësia e madhe e marrëdhënieve farefisnore pas martese, përveç ndikimeve nga bullgarishja vërtetojnë edhe ndikimet e shqipes si gjuhë, dokeve e mënyrës shqiptare të jetesës. Kultura materiale ndryshon shumë më shpejt, ndërsa kultura jomateriale është pasuri shpirtërëore; ajo ruhet duke u përshtatur rrethanave.

         Klodian Qafoku (QSA, IAKSA, Tiranë) mbajti kumtesën “Shumëzërëshi vokal tosk në marrëdhënie me muzikën me vegla popullore”. Muzikën popullore vokale, traditën muzikore toske, ai e paraqiti në polifoninë e ngrohtë të ansamblit të zërave që bëjnë jetë të gjallë folklorike me dialektin muzikor tosk, me mozaikun e pasur shumëzërësh, me ison, zërin e tretë, zë i zhveshur- në krahinën e madhe ernografike të Toskërisë, që si kufi verior ka rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ndërsa Denis Ermolin (Muzeu i Antropologjisë dhe i Etnografisë i Akademisë së Shkencave të Rusisë) me kumtesën e mbajtur “Ritet e vdekjes tek shqiptarët e Ukrainës” solli edhe dëshmi vizuale të përgatitura gjatë gjurmimeve etnografike, punës kërkimore e studimeve antropologjike, me materialet e ekspeditave gjatë viteve 2007-2011 në fshatrat e Priazovjes, ku banojnë dhe shqiptarë. Kontaktet u bënë në Gammovka (me shqiptarë, gagauz), në Devninskoje (shqiptarë), Georgijevka (shqiptarë), Novokonstantinovka (ukrainas), Çkallovo (rus), Mironovka (rus). U konkretizua kumtesa me paraqitjen e vlerave të kulturës materiale si ritualin ku dallohen burrat duke përgatitur një varr, vulosja e varrit, kryqi i vjetër mbi varr në fshatin Georgijevka (Priazovje), monumenti me simbolikën e diellit, etj.

        Amanda Hysa (QSA, IAKSA, Tiranë) nëpëmjet kumtesës “Pazari i vjetër i Gjirokastrës, një historik i shkurtër” hoqi paralele midis veprimtarisë tregtare artizanale të Qafës së Pazarit në Gjirokastër me pazarin e Krujës dhe qyteteve të tjera kodrinore të Shqipërisë, në ato kohë kur lulëzonte aktiviteti i esnafëve. Ngjashmëritë në elementët që përbënin këtë ansambël tregtar gati festiv ishin të shumta midis pazarëve të kohës. Esnafët e Lunxherisë ishin më të kamurite kohës, se punonin shumë e pak llafe kishin dhe me zejet që ushtronin e mallrat që shisnin kishin bërë bujë jo vetëm në Shqipërinë e Jugut, por më tutje, deri në Greqi. Zejtaria ishte e pavarar, e ndërtuar me munde merak nga njerëz të drejtë, të ndershëm, fisnikë. Tregtari i mënjanonte debatet, se s’i jepnin bukë e atij i duhej të siguronte të ardhurat ditore  për të mbajtur familjen. Sidomos kur vinte agai, esnafi ndihej më në siklet dhe thoshte: “më erdhi sehirxhiu”. Agai i kishte të siguruara të ardhurat e s’e vriste shumë mendjen, prandaj tregtari e quante sehirxhi. Në fund kumtuesja tha se në kohën e festivaleve folkorike (gjatë sistemit totalitar) Gjirokastra regjistronte nga Pazari jo festivalin që reklamohej në televizion dhe në shtyp, por postfestivalin, kur bëhej konkretizimi i festës.

Me kumtesën “Shtetasi në modernitetin shqiptarOlsi Lelaj (QSA, IAKSA, Tiranë), duke përqafuar një qasje diakronike në shqyrtimin e procesit të “proletarizimit”, u mundua të parashtrojë raportet, mekanizmat dhe pasojat që pati “socializmi real”, si një shprehi esenciale e moderniteti, për shoqëritë shqiptare. Shteti, ideologjia dhe proceset transformuese ishin tri piketat përcaktuese të materialit të paraqitur nga kumtuesi. E skicuar, e përvijuar si një skicë etnografikee politkave shtetërore, nëpërmjet zbërthimit të disa proceseve proletarizuese të para, si zgjatime të qytetarisë ideologjike gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri, u paraqit një qasje metodologjike ku pushteti, në modernitet pavarësisht ideologjisë në të cilën kamuflohet të lexohet, jo vetëm se pse vepron në një mënyrë apo një tjetër, por gjithashtu të gjurmohen dhe të paraqiten mekanizmat se si ai (pushteti) vepron për të arritur qëllimet e caktuara. Lokalizmi i pushtetit, proletarizimi i fshatarësisë, proletarizimi konceptual, pedagogjia ideologjike, monetarizimi i ekonomisë dhe i punës plotëson fizionominë ideologjike të sistemit me “bijtë e tokës” ku thuhej se ishin “të gjithë zotër të këtij vendi”, siç vetëm deklamohej “Një për të gjithë, të gjithë për një”. Ndër të tjera kjo punë shinon dhe një optikë kuptimore nëpërmjet të cilës do të analizohet kushti i klasës punëtore shqiptare (shndërrimi i shoqërisë shqiptare në klasë punëtore) gjatë dhe pas komunizmit, sipas instrumentit të lashtë egjiptian të planifikimit, fenomen i cili tek ne erdhi nga Europa Lindore, nga Rusia.

Kumtesa e mbajtur nga Ermela Broci (QSA, IAKSA, Tiranë) “Riaktivizimi i disa mjeshtërive popullore në qytetin e Shkodrës” ishte e fundit  dhe, para mbylljes, vijuan pyetje e diskutime rreth punimeve të Konferencës.Në mbyllje të punimeve të kësaj konference ndërkombëtare u bënë konkluzionet, ku u theksua se me diapazonin e saj të gjerë, me rrokjen e shumanshme dhe me përpjekjet për zgjidhje të reja të problemit të rezultateve kërkimore e studimore të etnokulturave në hapësirat kufitare, ku banojnë komunitete multietnike, ndër ta edhe bashkësi shqiptare, apo në territore të lagëta, si, ku banojnë komunitete multietnike, ndër ta edhe bashkësi shqiptare, apo në territore të lagëta, siç është rasti përgjatë bregdetit të cekët Azov në Ukrainë, kjo konferencë ndërkombëtare solli mjaft të dhëna dhe argumente të reja që janë fryt i veprimtarisë sistematike hulumtuese të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe të Studimeve të Artit në Shqipëri në bashkëpunim me studiues të Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe Universitetit të Shën Petërburgut. Takimi tregoi se pati punë në terren, studime nga të dy departamentet: etnologji e folklor, sidomos në vendet ku fliten gjuhët ballkanike, që kanë një sistem gjuhësor. Gjuha turke s’është gjuhë ballkanike. Gjuhët që fliten sot në Gadishullin e Ballkanit janë Shqipja, Greqishtja e re, Rumanishja dhe tre gjuhët sllave të Ballkanit: Bullgarishja, Maqedonishja dhe Serbokroatishja. Ka patur lagje të shqiptarëve apo fshatra të shqiptarëve në vendet e tjera, me popujt fqinj si në
Bullgari e deri në Ukrainë. Shqiptarët  nuk jetojnë sot të ndarë nga komunitetet e tjera ku ata kanë ngulimet e tyre. Jetojnë të përzier, japin e marrin, venë e vijnë kultura, domosdo huazimet janë të pranishme. Përbëhet familja, p.sh., nga burri shqiptar dhe gruaja gagauze. Fëmija me babain, (me burrin e shtëpisë) flet shqip, me nënën flet bullgarisht.Kjo praktikë ka pesë shekuj që aplikohet, se terminologjia fisnore, si shënjë gjuhësore ka funkson emocional e vlera të tjera.Ajo sjell pasuri edhe pse ka ndryshim në funksionin thelbësor tek emrat më të rëndësishëm si babë, nënë. Asimilimi i të folmes së paraardhësve bën atë që fjalët humbin nuancat, kuptimet, ngjyrat.Kjo Konferencë solli një ndihmesë të dukshme në rivlerësimin real të gjendjes së komuniteteve të studiuara, me prurjet etnokulurore që paraqitën studiuesit dhe me dritën jeshile që ndezën për të nesërmen kërkimore-shkencore nëpërmjet këtij bashkëpunimi të frytshëm me nivel shkencor të ngritur, për të cilin meritojnë nderim dhe vlerësim.

*)Ky relacion i paraqitur mendojmë se është një ndërthurje e përkujtesës skematike  me parashtresën apo paraqitjen e detajuar, me synimin e vetëm që kjo veprimtari ndërkombëtare e veçantë shkencore etnokulturore të jetë e regjisturar sa më afërsisht me saktësi për arkivin e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Tiranë, gjithashtu të promovohet diversiteti kulturor i komuniteteve të Europës e Globit mbarë ( ku banojnë shqiptarë) dhe ne, shqiptarët, kudo që jemi nëpër botë, nëpërmjet gazetës dashuridhënëse “DIELLI”  ta duam më shumë Shqipërinë, ta nderojmë e të ndihemi me kombin tonë të nderuar.

*Përgatiti: Albert HABAZAJ

Antropolog, bibliograf,

drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 

Tërbaçi i Vlorës dhe kënga labe

$
0
0

-fragment nga studimi etnofolklorik- maket-/

Nga  Albert HABAZAJ/studiues/

 

-         Janë mbi 400 këngë të kënduara nga grupi i Madh i Tërbaçit, ku përveç teksteve të Dragoit të këngës Kujtim Mici- Mjeshtër i Madh, këndohen këngët e bardëve të traditës edhe të autorëve të njohur jotërbaçiotë.

-Grupi i parë që bëri emër doli në skenë në vitin 1967, si vijim i grupit të vjetër të Riza Beqirit, Sefer Bilbilit, Tahir Lilos me shokë

-Grupi i valleve qe një meteor që shndriti me Mujo Gjondedën, Mejdi Skëndon, Kujtim Micin, Rexhep Abazin, Abaz Abazin, Qazim Çelon, Ago Rustemin (Beqiri), Qazim Abazin, Asllan Nikën dhe Izet Skëndon e Rrapush Mehmetin që mbyllin Harkun e Vetëtimave me 11 valltarë sa 11 male, që mbetën të paharrueshëm, të papërsëritshëm, të paarritshëm!

-Kur flasim për këngën polifonike, në qoftë se është një Tërbaç (për këngën), gjysma është një Nebi Xhakë.

-Syrja Hodo është pasuri kombëtare.

-Sinan Hoxha është themeli i këngës së re të Tërbaçit.

-Endri S.Hodo duket si filiz i gjelbër i këngës labe.

***

E di që këto rreshta që po shkruaj për Tërbaçin dhe këngën e tij janë më të thjeshta se sa e ndiej unë brenda shpirtit polifoninë labe të vendlindjes time.

Nisa një ndërmarrje të vështirë, por duke qenë i bindur se një punim sado modest për këngën e madhe Tërbaçiote është kurdoherë më i dobishëm se heshtja nuk ngurrova  t’i përvishem një diskutimi të tillë nëpërmjet këtij studimi në maket, i cili shpresoj të ngjallë interesim.

Kënga si transmetuese gojore, zanore e traditave, zakoneve, e vlerave njerëzore, e mënyrës së jetesës bëhet zëdhënëse në breza, duke realizuar një mision të lartë fisnik sa që mund të përdoret seriozisht si një dëshmi historike me ngjarje, data, personazhe, periudha e bëma të të parëve tanë. Vini re sa qartë, në pak fjalë na kthjellon origjinën tonë kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit (është fjala për këngën “Lindi luania luanë” kënduar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës më 1973, me tekst të Kujtim Micit, kënduar nga grupi i burrave me marrës Sinan Hoxhën e papërsëritshëm, kthyes Rexhep Abazin me famë, sepse futi për herë të parë të kthyerit me grykë në Tërbaç, me hedhës Bilbil Xhakën e mrekullueshëm, që çeli një periudhë të artë të hedhjes së këngës së Tërbaçit sikurse Sinan Hoxha, duke kujtuar e ngritur në një stad të ri hedhjen hyjnore himarjote të incizuar në pllakat disqet “Pathe” të Parisit, qysh në vitet 1929 dhe 1930 me Koço Çakallin, Neço Muko (H.Marjoti), Tula Paleologu, Tefta Tashko, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Dhimitri Rumbo, P. Kokaveshi, A. Bala*, që u dritëroftë shpirti atje ku prehen të qetë si fisnikë të trëndafiltë të këngës së shkëlqyeshme lirike që bënë!

Të rikthehemi tek kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit që thotë:

Nëna shqipëtare,

Mbes’e ilireshës,

Ke lind’ e ke rritur

Trima dhe të besës.

Ja si bëhet kënga e popullit e respektuar dhe e vlerësuar jo vetëm nga komuniteti qytetar, por e përfillur, edhe nga elita intelektuale, studiues, historianë e gjuhëtarë, sepse ka peshën e vërtetë të një burimi autentik. Nëna shqiptare është mbesë e ilireshës. E thotë qartë, saktë dhe e sigurt kënga faktin historik, prejardhjen tonë ilirjane.

Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Për fat kënga “Lindi luania luanë” është e regjistruar edhe nga Instituti i Kulturës Popullore: Bob. 982/6. Po e japim për lexuesin tonë dhe dashamirësit e polifonisë si buqetë këtë këngë të transkriptuar nga specialistët e folklorit shqiptar:

  • Shih: Neço Muko (H)Marjoti: Zemra kërkon miqësinë: Vepra letrare, përgatitur prej Andrea Varfit;Tiranë:Toena.1996

 

Në guidën folklorike “Vlora nëpër festivale” –Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, 2004 bëhet edhe një paraqitje e shkurtër e grupeve pjesëmarrëse të qarkut të Vlorës. Në këtë festival, gjë që plotëson historikun e këngës popullore të trevës. Ndër të tjerë, patjetër që jep profilin edhe të grupit tonë. Në këtë manual shkruhet “Grupi i Tërbaçit është një nga grupet më të hershme të polifonisë labe të trevës së Vlorës. Kënga për ta ka qenë si ushqim i shpirtit. Rapsodët e mirënjohur të këtij grupi që nga Xhebro Gjika, Arshi Xhelili, Hyso Salati, Sinan Mullahu, Izet Skëndo e deri tek i mirënjohuri Kujtim Mici kanë qenë furnizuesit kryesorë me tekste po në këtë grup. Grupi është pjesëmarrës pothuajse në të gjithë Festivalet Folklorike Kombëtare dhe në disa prej tyre dhe është vlerësuar me çmime e medalje. Vlen të përmendet marrësi kryesor i këtij grupi Syrja Hodo, i cili me zërin e tij kumbues dhe mjaft melodioz di të transmetojë emocionet e këtij repertori të shumtë që ruan ky grup” (Shih”Vlora nëpër festivale”, Vlorë: Triptik; 2004, f.18)

Kuptohet që ndryshimet e sistemit pas viteve ’90 shkaktuan edhe çorientime deri në prishjen e traditës së organizimit të Festivaleve që bëheshin në kalanë e Gjirokastrës një herë në pesë vjet, ku tundej kalaja e gjëmonte Mali i Gjerë. Përveç një harrese të plote 7 vjeçare për visaret e folklorit, edhe sofra e festivalit u zhvendos nga kalaja e Gjirokastrës në atë të Beratit. Edhe pse Vlora nuk u vlerësua (nuk po merremi me arsyet e ditura apo të paditura) por Vlora polifonike e shfaqi përsëri gjallërinë, freskinë dhe origjinalitetin e folklorit të trevave të saj, saqë në koncertin përfundimtar në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, nga grupi i Vlorës u muarën shtatë materiale muzikore, nga më të mirat kur rrethet e tjera kishin vetëm nga një apo fare asnjë.

Viti 2000 na gjen përsëri në kalanë e Gjirokastrës, por në bazë Prefekture këtë radhë, ku Vlorës i shtohen Saranda, Delvina dhe rrethinat e tyre. Në guidën që cituam përmendet një fakt interesant, që të bën të ndihesh mirë e krenar për vlerat e pashtershme të gurrës sonë popullore. “Nëse Vlora çoi në festivalin Folklorik të Gjirokastrës një sasi vlerash të spikatura, shkruhet në këtë historik –në Vlorë mbetën po aq vlera të tjera”.

(Shih: vepër e cituar më lart, f.13). Ky fakt na kujton një thënie lapidare të enciklopedistit Sami Frashëri:…”Banorët e Labërisë, kanë prirje dhe aftësi natyrore për poezi dhe këngë…” Grupit polifonik të Tërbaçit i ra shorti të hap tiparin për grupin e prefekturës së Vlorës. Kënga “O shokë do zëmë një këngë” vjen si një oshtimë nga malet e Labërisë si një shpalosje e fustanellës labe, me zërin plot kumbim të këngëtarit të mirënjohur e poetit Syrja Hodo” shkruhet në këtë historik të Vlorës së Festivaleve Kombëtare të Folklorit. (Shih, po aty, f.13)

Janë kuptim plotë vargjet e kësaj kënge që ka bërë Sinan Mullahu:

O shokë, do zëmë një këngë

Do ma mbani a ta lëmë!

Medet ne për mëndjen tënë

Mbetëm shamata e grënjë.

 

Nga e gjithë puna që bëjmë

Një metër vend do zëmë

Dhe ajo gur e shkëmbënjë

O baltë e kuqe këlkënjë

Këngët-o, dertet-o

Këngë e derte pambarim…

Kjo është bëra para një gjysmë shekulli e më shumë, që më 1945, pra 65 vjet më parë. E këndoi grupi polifonik i Tërbaçit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Sa aktuale, ç’mesazhe të qarta që na përcjell. As ke ç’u shton, as ke ç’tu heqësh edhe pse 65 vjet s’janë pak. Lum kush ka fat të gdhendë vargje të tilla. Faleminderit, xha Sinan! (Shih: gazeta “Labëria”. Albert Habazaj: “Një tufë me lule”, data 15 gusht 2002 f.7, 11)

Edhe në FFK Gjirokastër 2004, së bashku me grupet e tjera pjesëmarrëse të Qarkut të Vlorës, Tërbaçi u paraqit siç i ka hije. Ja çfarë shkruan studiuesi e poeti Kozma Billa: “Me mjeshtëri të pazakontë vjen tema e atdhetarisë, e cila përcillet bukur me vargjet e Çajupit të madh “Mëmëdheu”, nga grupi i mirënjohur i Tërbaçit. Ajo ka një vlerë të madhe dhe aktuale edhe sot ku një pjesë e madhe e popullsisë ka emigruar. Dihet që historia përsëritet dhe si e tillë kjo këngë është një grishje, një thirrje e fortë popullore, ku në refren të çdo strofe ajo të ngjeth dhe të krijon një emocion të thellë për ta dashur dhe për të mos e harruar mëmëdheun” (Shih:guida e situar, f.21).

Sipas prof. dr. Bardhosh Gaçes- Mjeshtër i Madh: “Vlora dhe Shkodra janë dy qytete shqiptare të kënduara më shumë nga bardët popullorë dhe kjo edhe nga ndikimi i vjershërimit të Ali Asllanit e të Gjergj Fishtës….Në vitet 1990-2000, vargjet poetike të Ali Asllanit kanë marrë një përhapje edhe më të gjerë në jetën folklorike labe…Edhe kënga: “Më lejon ta puth njëherë” është kënduar nga grupi polifonik i Tërbaçit, sipas vargjeve të poezisë me të njëjtin titull…Shih B.Gaçe: “Përkime poetike midis poezisë popullore dhe poezisë së shkruar shqipe; Vlorë: Triptik, 2010.

Përveç teksteve të Pelivan Bajramit, që është tërbaçiot me rrënjë, grupi i Tërbaçit ndër vite ka kënduar tekste të autorëve të njohur, por jo tërbaçiotë.

Fjala vjen kënga “O ju nëna tërbaçiote” është e Lefter Çipës-Mjeshtë I Madh dhe e këndon si shenjë mirënjohjeje grupi i Tërbaçit. Kjo tregon që përveçse këto këngë janë futur natyrshëm në Tërbaç dhe kanë fituar autoktonicitet në të tëra përmasat, Kujtim Mici si udhëheqës vizionar i grupit e si autor i fuqishëm e i pazëvendësueshëm për këngën e madhe të grupit të tij tekstet mbresëlënëse që i kanë dhuruar miqtë e mëdhenj të këngës si Lefteri etj. Kjo tregon botën e begatë shpirtërore, frymën e hapur përfshirëse që ka tërbaçioti dhe Tërbaçi ynë. Kënga “Dy vajza, të dyja labe” kushtuar heroinave Persefoni Kokëdhima e Bule Naipi është tekst i Kujtim Micit, që e mirëpriti dhe e këndoi me grupin e Himarës bilbili Dhimitër Varfi  në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1973, vit kur Vlora fitoi çmimin e parë për folklorin. Shumë këngë të tij janë interpretuar nëpër skena lokale e kombëtare edhe nga grupi i Bratit, Bolenës e janë transmetuar mbarë Labërisë…

UDHËVE TË HAPËSIRAVE LETRARE TË KRISTAQ SHTËMBARIT

$
0
0

nga Albert HABAZAJ*/

Fluturuan pesë vjet pa njeriun që emetonte dashuri, mirësi, dituri, pa uratën e Perëndisë, dritërorin Kristaq Shtëmbari. Pesë vjet e kaluar sa pesë minuta e më pak! Ky imazh krijohet kur njeriu, të cilin kujton ka lënë pas emër të mirë, gjurmë të pastra, respekt të pashlyeshëm, falë punës fisnikërisht shëmbullore si model i qytetarit dhe intelektualit, që s’mund të harrohet. Më kujtohet kur u përkujtua në qytetin e Fierit Jeta dhe Vepra e Shkrimtarit dhe Mësuesit të Popullit Kristaq Shtëmbari. Në atë përkujtimore ishin të pranishëm shokë dhe miq të tij, por gjithashtu edhe përfaqësues të pushtetit dhe forcave partiake. Referuesit për jetën dhe veprën e tij sollën kujtime dhe mbresa nga veprimtaria dhe jeta e profesorit. Portreti i tij qe bërë si një pjesë e pandarë e jetës dhe shoqërisë fierake, e cila ngushëlloi përzemërsisht familjen Shtëmbari për humbjen e të dashurit të tyre, por dhe të njeriut që ka lënë gjurmët e tij në këtë qytet. Edhe Vlora, Berati, Lushja e ndjen këtë dhembje që shkakton mungesa e profesorit fjalëmbël e mendimkthjellët. Unë e kam patur mik të ngushtë dhe shkova me dhembje pranë familjes së tij për të vënë supin e nderimit nën trupin e MËSUESIT, për t’i lehtësuar sado pak familjarët në ngritjes e peshës së humbjes të njeriut më të dashur për ta dhe mora pjesë me gjithë qytetin kur e përcollën. Në veprimtarinë e nderimit kushtuar Atij kumtova këtë dedikim, të cilin kam dëshirë, që nëpërmjet gazetës “Dielli” t’ia përcjellë shqiptarëve kudo që janë për mesazhet e respektit ndaj mirësisë dhe diturisë që shpërndan zemrave njerëzore:

 

I paharruar kujtimi i Mësuesit të Popullit, profesor Kristaq Shtëmbari!

Kristaq Shtëmbarin, të mërkurën e 29 gushtit (2007: shën. i sotëm- A. H.), që në mëngjes e pashë të fluturonte për në Parajsë. Si aeroport përdori Londrën, sepse ishte tek fëmijët, tek djali dhe e bija, tok me Lenën, zonjën e tij të nderuar e tepër të përkujdesshme. Iku një dritan i diturisë, një burrë vital i gjelbërishtes së krijimit, një spaletë morale e kombit, një zambak i bukur i këtyre viseve të pastra pellazgo-iliriko-arbrore. E pabesueshme! E tmerrshme! E rëndë! Por hyjnisht fisnike! Po më ikin gjithë këta miq të vyer, visare që i kam flori e kaluar floririt. Më iku Jorgo Bllaci, më iku Frederik Reshpja, më iku Kadri Roshi - Ezopi shqiptar, më iku Sulejman Pitarka, më iku Teta Ollga – Violeta Manushi, më iku Nermin Vlora me Renzo Falaschin, më iku Azem Shkreli, më iku Dafina e Kombit – Ali Podrimja e rrjedh si Lumë  shpirtit tim (shën. i sotëm- A. H.), më iku bashkëmoshatari e shoku i klasës, Simon Kasa, si dikur, gati para 30 vjetësh Kastriot Gjini im i Tërbaçit, i Vithkuqit, i rinisë e gjithë Shqipërisë.
Ç’po ndodh kështu?…Jo, jo…Kjo është e padrejtë. Do të protestoj te Zoti. Nuk mund të bëj një shkrim të plotë për Mësuesin e Popullit Kristaq Shtëmbari, se po më veshin sytë lotët e dhembjes. Pse, o profesor Kristaqi? Pse e bëre këtë? Kaq shpejt… Si e lamë? Do të vije këtë vere tek unë, në shtëpinë time në Ujë të Ftohtë, (atje ku bashkohen e ndahen dy detet: Adriatiku dhe Joni) të kaloje verën me zonjën fisnikrisht brilante, Lenën që të deshi aq shumë. Qetësi, gjelbrim, ujë mali, ajër i pastër, jod deti, ishull, gadishull, Vlorë, Kaninë, Flamur, Pavarësi, ullinj, limon, portokalle e poezi, ashtu si i le në gusht të 2005-s e 2006-s, ashtu i ke dhe sot e mot, o i ndritshmi profesor! Fati më bëri nder të madh që ti personalisht e familjarisht ke qenë mik sipëror imi e fatmirësisht i familjes sime. Çdo fjali që shqiptonte gjuha e mendjes tënde qe një syth që zbukuronte lastar të gjelbër të kopshtit tënd dituror.
Profesor! Ikja jote s’më dhemb vetëm mua, familjes time, njerëzve të mi e miqve të letrave, Vlorës, Fierit, Lushnjës e Beratit. Ikja jote i dhemb gjithë Shqipërisë, kulturës sonë qytetare, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, sepse ishe kryetar i LSHA për Fierin dhe anëtar i kryesisë së LSHA të Shqipërisë për një kohë të gjatë. Ti je një nga 87 delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Tok me Thoma Delianën, Androkli Kostallarin, Mahir Domin, Eqerem Çabejn, Idriz Ajetin, Dhimitër Shuteriqin, Aleks Budën, Rexhep Qosen, Shaban Demirajn, Emil Lafen, Jup Kastratin, Ali Abdihoxhën, Josif Ferrarin, Ajet Bytyçin, Bedri Dedjen, Besim Bokshin, Dalan Shapllon, Dritëro Agollin, Kol Ashtën, Jani Thomajn, Jakov Xoxen, Jorgo Bulon, Koço Bihikun, Lasgush Poradecin, Mehmet Çelikun, Petro Janurën, Qemal Haxhihasanin, Sofika Adhamin, Bajram Hajrullajn, Stefan Priftin, Sterjo Spassen, Shefqet Musarajn, Llazar Siliqin, Ismail Kadarenë, Zihni Sakon, Xhevat Lloshin, Fatmir Gjatën, Jorgji Gjinarin, Sefedin Sulejmanin, Mërkur Alimerkon, Anastas Dodin e të tjere mendimmençur të dëgjuar, në krye të faqes 32 të “Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 1973, lexoj se në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, që i zhvilloi punimet në Tiranë, më 25 Nëntor 1972, është firmëtar, i 53-ti në renditje, Kristaq Shtëmbari, përgjegjës i Kabinetit Pedagogjik, Fier.
Kristaq Shtëmbari la pas një emër diellor si njeri për brezat. Ai la një mendim sa shkencor aq dhe demokratik, sepse qe i lidhur përjetësisht me traditat tonaetnokulturore, artistike e letrare. Për dekada me radhë ka qenë ambasador i vërtetë i kulturës, por edhe konsull i letrave në qytetin e Fierit, siç e cilëson saktësisht edhe prof. dr.  Adriatik Kallulli. Tek ai shkriheshin në një masë organike të fortë Intelektuali, Krijuesi, Njeriu, sepse spikaste profesor Kristaqi për një virtyt të veçantë: ALTRUIZMIN JETËSOR. Ai la pas vepra me peshë për kulturën shqiptare si librin me gjurmime, studime e kritika “Udhëve të hapësirës letrare”, monografinë “Vite që shkuan…” për Jakov Xoxen, njerin nga etërit themelues të prozës moderne shqiptare, tok me Petro Markon. Me dashuri artistike shkroi dhe një libër tjetër të bukur “Djemtë e Apolonisë”. Ndjente përgjegjësi hulumtuese, kërkimore-shkencore, si studiues e krijues; ndjente dhe një detyrim të madh qytetar, ndoshta edhe nga thirrja e gjakut që i rridhte i pastër në deje që prej kulturës mesjetare të të parëve të tij: Muzakajve të Myzeqesë me Andrean II e Teodor Muzakën e dëgjuar në histori. E kishte merak shumë një monografi të mirë e të plotë për stërgjyshërit e tij e krenaria i qëndronte bukur, thjesht, madhërishëm në sy, në ballë, në tërë qenien e tij që e shquante si FISNIK të LETRAVE.

 

Do t’i kushtoj rrënjëve të mia, Muzakajve, që dhe ti Berti po më ngacmon,  pjesën e jetës që kam përpara” – më thoshte ato ditë gushti të vitit 2005, kur më erdhi si Mysafir i Veçantë në shtëpinë time në Ujë të Ftohtë. Profesor Kristaqi qe fjalëmjalt e shpirtbehar dhe do të ngelet në kujtesën time si një bredh i ngarkuar me dituri. Fjala e tij do të ligjërojë e kthjellët, e kulluar e plot yndyrë arbrore. Ai do të kthehet nga Anglia, se mua më ka marrë malli. Këtë verë nuk më erdhi. Parvjet më la një libër të tij dhuratë, me atë shkrim kaligrafik: “Bertit…, poetit të veçantë me zë të përveçëm, me respekt Kristaq Shtëmbari (Firma) ”. Më la dhe disa mendime për vjershat e mia, të cilat me mirënjohje i vendosa si përshëndetje në fillim të vëllimit poetik “Mërgata e Luleve” që i mirënjohuri botues, poeti universal i Shqipërisë së Sotme, Petraq Risto më botoi më 30 Dhjetor 2006, në shtëpinë e tij botuese “Globus R.”

Më 28 Gusht 2006 kemi një kujtim të bukur, të papërsëritshëm: E gdhimë thuajse tërë natën me yje duke folur me zjarr e respekt për letërsinë me Koçi Petritin e Kristaq Shtëmbarin. Pimë raki rrushi shoqëruar me meze sinqeriteti. E mali na hidhte fllad. E deti na niste valë. Formohej një iso e magjishme sikur dilte nga Epi i Gilgameshit, nga Këngët e Kreshnikëve apo Labërishtja shumëzërëshe (Isopolifonia, si i thonë sot). Në fakt ajo harmoni krijohej nga Akrokeraunet pellazgjiko-ilirike, që janë, ja këtu, sipër, mbi ballë të Vlorës. Me nderim u këndon edhe Homeri vargmaleve të Vetëtimës – Akrokerauneve… E…,
po atë natë Aldi, djali im i madh na bëri një fotografi të treve. Një visar i paçmuar për mua, dalur me dy profesorë të nderuar.

E kishim lënë me shkrimtarin e njohur, të mirin Maku Pone, që kur të vinte Kristaqi në Fier, do të pinim të tre një kafe dashamirëse dhe do të bënim një bisedë për dukuritë e sotme letrare, në studion e TV Apollon, ku profesor Maku është shef i departamentit të informacionit.
Në celular kam emrin Kristaq Shtëmbari me numrin 0692920887. I bie. Nuk më del. Unë pres. Besoj se do të më përgjigjet. Sidoqoftë unë nuk do ta heq nga celulari im asnjherë numrin 0692920887…
FLAKADAN PRINCOR
                      -elegji për Mësuesin e Popullit, profesor Kristaq Shtëmbari-
nga Albert ABAZI
Muzakajt e famshëm kishin lënë në Myzeqe
Një pinjoll të ndritshëm për Principatën e Shkrimit.
Një ditë shkreptiu një rrufe në qiell pa re:
Dhe korifejt qenkan martir të Flijimit…

Një mik, sa zbrita nga shtëpia në Ujë të Ftohtë,
më dha një lajm, që m’u mblodh lëmsh në grykë:
Iku Kristaq Shtëmbari në Anglinë e largët sot.
Dritë la pas edhe kur ai mbylli sytë…

Pse u gdhi e lagur e Mërkura e 29 Gushtit?
Mjekra më dridhet si zemra e zogut në borë…
Pse zëri im do të klithë e del pa tingull?
Ç’stuhi e shoi flakadanin princor?

Dy detet e kripur të Vlorës më rrodhën faqeve
Dhe ndjenja m’u hollua si fija e barit,
Ulën petalet lulet lëndinave e parqeve,
Çdo qelizë e trupit tim ia plas të qarit!…

Se qe delegat hyjnor i Kongresit
të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe;
me Çabejn, Budën, Kostallarin

si vesa e mëngjesit.
Iku me shkëlqime të bardha e fisnike.

E pret atje Jakov Xoxa e Lasgushi.
Iku i qetë, se la dritanë dhe për ne.
Si shenjtor detyrat e tij i përmbushi.
Pishtarin e mban një Dritëro, një Kadare…

Dhe sot e gjthmonë emrin e profesor Kristaq Shtëmbarit e mban një shkollë e mesme në qytetin e Fierit. Kujtimin e Tij e kanë dritë të pastër jo vetëm njerëzit e Letrave, të Arsimit, por gjithë Shqiptarët që e njohën apo i dëgjuan emrin.

*/ Drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

NDËRTIMI STRUKTUROR APO STRUKTURA SOCIALE E TËRBAÇIT NË KRAHINËN E MADHE ETNOGRAFIKE TË LABËRISË (VLORË)

$
0
0

NJË NGA MODELET PËR STUDIM  ETNOLOGJIK NË SHQIPËRI/

Përgatiti: Albert HABAZAJ/

LËNDA OSE PIKETAT E TRAJTESËS:/

1- Si e mendojnë tërbaçiotët origjinën e tyre?

(mbi bazën e legjendave, librave etj.)

2- Kujtesa sociale për prejardhjen, religjonet: feja kristiane, myslimane

( bazilianët në Himarë- version krishterimi… P. Xhufi, P. Marko, “ Himara në  shekuj” etj.)

3- Si janë grupuar ata mbi bazë sociale:

(grupet, mbiemrat, mëhalla, fisi, lagjia)

-Si formohen statuset sociale? (Nuk mund të bëhen martesa brenda fshatit? Mëhallës?- Koncepti)

3- A ka patur martesa brenda fshatit? Në se po: Kur? Si? (pyetësor)

- Me kë nuk martoheshin dhe pse?: Gjaku i përbashkët? Përbuzje? Inferioritet apo?…

4- A kanë patur dhe a kanë sot pronë të përbashkët? Kë ata quajnë të tillë?-Kullotat? Malet? etj.

5- Si është ndarë prona familjare gjatë komunizmit?:  Djemtë, të vobektit, (të paaftët), vajzat.

6- Si është bërë privatizimi i pronës pas ’90-ës? Si ka ndodhur me tërbaçiotët që janë me origjinë andej, por nuk kanë banuar atje dhe as banojnë?

7- Si ka ndodhur me ata jo tërbaçiotë (mësues, mjekë, bujq etj.) që në momentin e ndarjes së pronave  janë
ndodhur aty?

Realizimi i një studim mbi ndërtimin shoqëror apo strukturën sociale të Tërbaçit  na kushtëzon të operojmë me dy mënyra:

Së pari duke studiuar historikun e Tërbaçit, si dhe libra të tjerë të botuar të autorëve tërbaçiotë ose jo tërbaçiotë:

Së dyti duke vjelur bartësit e informacionit të nevojshëm nëpërmjet intervistave, prej të cilëve kemi përzgjedhur më moshatarët, pleq ose plaka, që mbajnë mend, që kanë jetuar në Tërbaç, përfaqësues nga të gjitha lagjet, mëhallat e vëllazëritë e fshatit, sidomos për çështjet që i përkasin periudhës para Luftës së Dytë Botërore, ose para Çlirimit, si e quajnë banorët. Ndërsa për zhvillimet dhe problemet  gjatë sistemit monopartiak kemi intervistruar meshkuj e femra të rritur, që e kanë përjetuar atë kohë, patjetër duke respektuar mozaikun lagjesor dhe duke plotësuar me përpikmëri të dhënat e duhura jetëshkrimore  të të intervistuarve. Shqetësime nuk kemi patur, përkundrazi respekt e mirënjohje, kur u kemi rrëfyer qëllimin përse na duhej të mblidhnim informacionin e kërkuar etnografik.

Kemi bërë krahasimet midis materialeve të grumbulluara, i kemi ballafaquar dhe me botimet e shfrytëzuara dhe pas një pune përgatitore po bëjmë këtë paraqitje, duke dhënë sipas mundësisë edhe qëndrimin tonë lidhur me ç’ka banorët besojnë dhe mendojnë për organizimin e jetesës së Tërbaçit në rrjedhat e kohës.

***

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar Tërbaçi është  “fshat në rrethin e Vlorës, rrëzë malit të Çikës (L). Dëshmohet si vendbanim i vjetër, janë zbuluar varreza ilire. Është fshat me tradita patriotike. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në kryengritjet kundër  Tanzimatit ku u shqua Lulo Abazi e Miro Tërbaçi.  Është vendlindja” e Halim Xhelos dhe Hysni Kapos…

“ Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956…Ka drejtim bujqësor prodhimin e drithërave dhe rritjen e bagëtive të imëta. T. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, shtëpinë- muze, njësi tregtare e komunale”. 1)

Botimi i ri i vitit 2009 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë “Fjalor Enciklopedik Shqiptar” na jep këtë informacion: “Tërbaçi. Fshat në komunën e Vranishtit në rr. e Vlorës (J). Shtrihet rrëzë shpatit L të malit të Çikës, në l.m.d.505 m. Popullsia:1149 banorë (2005), ndaj 1287 banorë  në v.1926. (Vërejmë që s’ka prurje por rrjedhje të popullsisë, komunitet, i cili njihet i tëri indigjen, jo ardhës. Janë rrënjës, vendës, anas, se kanë të folme, gjuhë, mënyrë jetese, doke, tradita, një minimikroetnokulturë të njëjtë: shën.im-A.H). Gjetjet arkeologjike dëshmojnë se ka qenë i banuar që në shek.IV p.e.r. Me emrin e sotëm T. njihet nga v.1431. Banorët e T. kanë marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, ku u shquan luftëtarët Lulo Abazi dhe Miro Tërbaçi. Gjatë Luftës ANÇ kanë rënë 55 dëshmorë nga T., ndër të cilët 3 Heronj të Popullit. (Në të vërtetë janë 4, që njihen, dihen dhe me dokumente: shën.im-A.H). T. është vendlindja e H. Xhelos. Në Bramyshnjë të T. në janar 1944 u formua Brigada V. Veprimtaritë kryesore ekonomike: blegtoria (kryesisht të imtat), kultivimi i drithërave dhe pemëtaria. Ka shkollë 9 vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtie e shërbimesh.¹/¹)

Në librin “ Tërbaçi në rrjedhat e historisë” shkruhet: “Fshati Tërbaç bën pjesë në krahinënë e Mesaplikut të rrethit të Vlorës, i cili ndodhet49.5 kmnë Jug-lindje të këtij qyteti. Ai është ngritur në pjerrësitë jugore të vargmalit të Lungarës dhe shtrihet në rrëzë të malit të Tranajoit në kuotën552 mnga niveli i detit. Kufizohet: nga lindja lumi i Shushicës ( Lumi i Vlorës ose Lumi i Bardhë quhet me të folmen popullore qyshkur, A.H), i cili e ndan nga fshati Shalës- Mesaplik; nga jugu vargu i malit të Çikës, me majën më të lartë2045 m, i cili e ndan nga krahina e Himarës me Palasën dhe Dhërmiun; në jug-lindje pylli i Dushkut, përroi i Arapës, të cilët e kufizojnë me  fshatin Vranisht; nga veriu fshati Brataj; në veri-perëndim vargmali i Lungarës me majën më të lartë të Stogoit1832 m; nga perëndimi qafa e Shëngjergjit në kuotën1152 mdhe pjerrësitë perëndimore të malit të Paliskës në lartësi1701 m, maja e Boçkës me majën më të lartë 1766, të cilët e ndajnë kufirin me fshatrat Dukat e Palasë…”2)

Këta njerëz, që banojnë në një terren kryesisht kodrinor e malor, mendojnë se e kanë origjinën e tyre nga ilirët, jo thjesht me argumentin e përgjithshëm se shqiptarët janë  pasardhës të ilirëve. Edhe në territorin e Tërbaçit janë  zbuluar gjurmë të ilirëve. Ata mendojnë se gjuha shqipe është bijë e ilirishtes, që rridhte nga pellazgjishtja. Një studiues tërbaçiot shkruan: “Ilirët ishin paganë. Varret i bënin në tumula në kodra a në luginëza, më vonë varret i bënin të thellë e me 6 pllaka guri…”3)

Nga studimi i historikut  mendojmë se është bërë një zbërthim serioz për themelimin e fshatit, bazuar në disa zbulime arkeologjike, burime historike e të dhëna toponimike të vendit që vërtetojnë origjinënë tonë ilirike.

Gjuhëtari Shaban Demiraj, akademik shënon: “ Emrin ilir e gjejmë të dokumentuar për herë të parë tek herodoti (shek.V p.K)4) dhe, më tej, duke iu referuar edhe albanologëve e studiuesve të huaj thekson “shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë të parasllavë të vendit” 5) dhe që “shqipja qysh në kohët e lashta është folur pak a shumë në viset, ku flitet sot”6). Në këto rrethana mund të besojmë që “shqipja të konsiderohet si një pasardhëse moderne e  gjuhës ilire” 7) .Ndërkohë ndoshta ka të drejtë suedezi Tunman ( Hans Erich Thunmann, 1746-1778) kur argumenton gjuhësisht “’Nuk mund të mos njoh fqinjët e stërmoçëm të grekërve dhe nënshtetasit e Romës së vjetër. Këto më tregojnë ilirët e vjetër”8). Banorët e vjetër tregojnë se kanë dëgjuar nga të parët e tyre se stërkatragjyshërit ilirë me “kushërinjtë” e tyre thrakë e ilirë herë ishin në paqe e herë në luftë.

Është interesant një fakt. Del mbi shumë rrethana të pafavorshme që kanë ushtruar presione historikë, etnokulturorë, linguistikë, gjeografikë etj., që dihen mbi prejardhjen tonë kënga. Kënga tradicionale e në rastin konkret kënga labe polifonike e fshatit Tërbaç vjen si e dërguar e Perëndisë. Kënga si transmentuese gojore e traditave, dokeve, vlerave njerëzore e mënyrës së jetesës bëhet zëdhënëse në breza, që njerëzit mendojnë se na kthjellon sado tangjent për origjinën. Kënga thotë :“ Nëna shqipëtare/ Mbes’ e ilireshës/ Ka lind’ e ka rritur/ Trima dhe të besës…” Nuk është synimi ynë të diskutojmë për besën tani: si fjalë e nderit është jona, vetëm jona, apo e kanë edhe të tjerë popuj; jemi apo jo të mbushur me këtë virtyt të lartë; se po të shfletojmë studiuesit e huaj si Wirth, Tomiç, San Giuliano, Knight, Hecquard, Ippen, Jastrebovi, Pinon 9) etj., pavarësisht nga rezervat që kemi për fotografimin apo pikturimin moral që na bëjnë, na pëlqen apo jo ç’ka thonë ata për karakterin e shqiptarëve, ata t’i tollovisn hejbetë e koncepteve të madhërishme që transportojmë breznive ngarkuar mbi samarin e vjetër të trurin tonë të uthulluar.

Por le të kthehemi tek kënga. Ajo është krijuar në vitet ‘70- të të shek. XX nga rapsodi, krijuesi popullor Kujtim Mici, i datëlindjes 1937 me arsim të lartë, lindur në Tërbaç, arsimtar në Lumin e Vlorës përmbi 40 vjet dhe drejtor shkolle në Tërbaç një çerek shekulli, drejtues i grupit polifonik të fshatit, njeri me reputacion, të cilin e kam njohur dhe regjistruar vetë. Kjo këngë është kënduar nga grupi i Tërbaçit në Festivalin Folkorik Kombëtar të Gjirokastrës, më 1973 dhe është e regjistruar edhe nga Instituti i Kulturës Popullore, Bob.982/6 (sot IAKSA). Në komunitetin tërbaçiot kënga bëhet e përfillur, duke marrë peshën e një burimi gati autentik. Kjo këngë e gjinisë së epikës (historike) vërtet nuk ka vlerat e një dokumenti arkivor por është një lloj arsyetimi për ç’ka mendojnë këta banorë mbi rrënjën e tyre, për të parët e tyre, për origjinën. Fuqia e arsyes së tyre ka këtë formë të mendimit lokal, me anën e së cilës pohon se nëna shqiptare është mbesë e ilireshës, pra ne jemi kastërnipër të ilirëve.

Nga historiku i  fshatit mësojmë dhe verifikojmë nga pleq moshatarë si Riza Bajrami, sot 87 vjeçar, me arsim të mesëm, pothuaj banor i përhershëm i Tërbaçit, se në vitet 1939- ‘40 në Tërbaç është realizuar një ekspeditë arkeologjike. Atëherë xha Rizai ka qenë jo i vogël, rreth 15 vjeç, djalë i ri dhe mban mend se në vendin e quajtur Bregu i Shënkollit u zbuluan disa varre me nga 6 pllaka guri. Këto varre vërtetojnë kohën ilire,-shton plaku- Në to ka shenja të banimit dhe të punimit të tokave aty afër, që dhe sot gjenden zhurmët e taracave, të cilat dëshmojnë që janë banuar nga fise ilire, siç është vendi i quajtur Gjilek-Borshi. Mbaj mend nga babai im Rexhep Abazi, lindur në Tërbaç, më 1935, vdekur më 2009, me arsim të lartë, me profesion mësues, i cili, duke biseduar vetëm 3 ditë para se të ikte dhe pikërisht natën e mërkurë të datës 10 qershor 2009 më tregoi se në vitin 1966 në Bramyshnjë (është një fushë e gjerë në këmbë të fshatit, A.H), nga nxënësit dhë mësuesit e shkollës “Halim Xhelo” të Tërbaçit, u zbulua një varrezë (tjetër kjo, A.H) po me 6 pllaka guri, në formë arkivoli që thuhej i përket po kohës ilire. Në këtë varrezë u gjetën dy monedha të shek. III dhe II para Krishtit me mbishkrimin “Amantia”, një thikë, një shigjetë metalike si dhe një skulpturë, ku ishe punuar shumë hollë me qeramikë të pjekur koka e një femre( shenjtore?). Plaku 89 vjeçar Selman Karefili, lindur më 1922 në Tërbaç, me arsim të lartë ushtarak, me punë në Shkodër tregon se behar ishte, 1966. Erdha me pushime në fshat, kur afër shtëpisë së prindërve të mi, në qafën e Shkëmbit të Pirgut në Shëngjergj, ekspedita kërkimore gjeti një varr me 6 pllaka me skelet të plotë me tokëzën e rrypit prej bronxi, dy byzylykë dhe një enë balte për ujë. Këto zbulime shtojnë besimin e njerëzve se janë vazhdime të të njëjtit vendbanim të hershëm ilir.

Nga mbi 60 botime libra për Tërbaçin mendoj që librat “Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi” i dr. Selim Beqirit, “Damari i gjelbërimit” i 87 vjeçarit Dhimo Sokrat Rista, “Tërbaçi- Realitete vlerash historike” i Tofik Dedës, “ Të njohësh gjakun tënd” i 80 vjeçarit Mujo Halil Gjondeda dhe “Bragjinajt e Qeparoit “ i dr. Jorgo Dhramit janë lente për të shikuar vertikalisht në thellësi jo vetëm për origjinën tonë, duke depërtuar portën e blinduar parake me forcën e logjikës dhe krahët e imagjinatës kolektive të të parëve të shkruesve, të cilët janë më të besueshëm se ne , më të rinjtë, për faktin se ata kanë vjelur mendimet e burrave apo grave që kanë jetuar e kanë parë shumë e kanë të paktën një gjysmë shekulli që kanë ikur…

Studiuesi S.Beqiri e mendon shpjegimin shkencor të prejardhjes dhe të kuptimit të toponimit “Tërbaç”  sipas gjuhës sllavo- bullgare “Tpъбaч”, transkriptuar në alfabetin latin: T(T)  p  ч( R)  б(B)  a(A)  ч( Ç)- TËRBAÇ, që, i shqipëruar do të  thotë BOBËL(bri)- vend boble, prej ku njoftoheshin nga strategu i Themës së Nikopojës bizantine për grumbullim e organizim gjithë stratiotët “burrat nën armë” të krahinës.10) (Duhet të kemi parasysh që Tërbaçi shtrihet në kraharor të malit të Tranajoit dhe ka sheshpamje të gjerë, është ballkoni i trevës labe të Lumit të Vlorës, e shikon luginën e Lumit të Bardhë si nga avioni- A.H). Me kohë ky vend “sinjal fushimi” u shndërrua në emërtim vendbanimi. Janë hedhur për diskutim në komunitetin tërbaçiot ide mbi ardhjen e labianëve (labeatëve) nga trevat veriore, nguljen e tyre në “Arbëria” dhe shtrirjen e mëtejshme në krahinën, që i dhanë emrin e prejardhjes së tyre –Labëria. Ndoshta ka ndodhur kështu. Është diskutuar dhe me grupe shoqërore elitare (kuptohet brenda rrezes së kompasit të mendimit e gjykimit të njerëzve të shkolluar dhe intelektualëve të tjerë), sikurse më përpara me burrat e kuvendit të fshatit për përdorimin e termave “paratërbaçiotë” e “tërbaçiotë” për të dalluar, me të parën banorët autoktonë” të këtij terreni që u quajt “Tërbaç” dhe banorët “tërbaçiotë”, me të dytën. Banorët thonë se historia e Tërbaçit  ka qenë e pandarë nga historia e luftrave të krahinës së Himarës (si një nga 50 e ca fhatrat e tij) kundër hordhive osmane deri në 1492, kur turqit e tkurrën atë vetëm në 7 fshatra të  Bregdetit. Është një këngë e vjetër që ka ardhur nga shekujt: “Që në Gumenicë e lart/ Himarë i thonë çdo fshat/ Osmanlliu me zanat/ na ndau e mbetëm pak…”.Gumenica është një fshat20 km në veri të Tërbaçit. Kënga nga e cila citova një strofë është e botuar dhe në antologjinë folklorike “Bregu i Detit në këngë”11) si dhe te “Këngë popullore të Labërisë 12).

Njerëzit mendojnë se janë pasardhës të fisit të lashtë ilir të mesapëve, të cilët kanë banuar në këtë trevë dhe 1000 vjet p.K janë larguar për në Kalabrinë antike e në Apuila të Italisë. Mendohet se vendin e mesapëve ta kenë zënë amantët, që nga fundi i shek.V.p.K ndërtuan kryeqendrën e tyre Amantia, e cila ran ë Mesjetën e herëshme. Në Horë të Tërbaçit është një toponim që quhet “Qafa e Elimit” e ka gjasa që në territorin e Tërbaçit të kenë banuar ilirë edhe nga fisi me qendër Elimia, në lindje të liqenit të Ohrit. Kanë qenë dyndje apo kalimtarë nuk dihet, veçse varret karakteristike të tyre, me 6 pllaka, ishin në shumë vende në Tërbaç, siç ishin edhe nga fise të tjera ilire. Në vendin e quajtur Xhovaku i Male është një kodër natyrore në mes të arës dhe njerëzit hamendësojnë se është tumë ilire. Edhe studiuesi Beqiri shkruan: “Në fund të Vozdolit, në Xhovakë të Malajve, duket konturi i një tumule ilire…” 13). Unë nuk mundem ta përkrah këtë hipotezë. Të paktën hë për hë. Përse? Para pak muajsh një grup piratësh gërmoi natën, duke synuar të gjente relikte antike me vlera, por nuk i lanë fshatarët të gërmonin, duke ditur që aty janë dy varre të viteve ‘50-60 të shek.XX. Jemi interesuar te ish-drejtori i Muzeumeve të Vlorës arkeologu Novruz Bajrami dhe ai është i mendimit se atje nuk ka varreza ilire. Edhe unë e mbështes këtë mendim, se patjetër nuk do ta linin specialistët e Tiranës apo ata të huaj, aq më tepër që ajo jotumë është në vend të dukshëm dhe garant bëhet për këtë gjendje i biri i të zotit të shtëpive të vjetra atje, në Xhovak 70 vjeçari Hasan Malaj, me arsim të mesëm, i cili ka një firmë ndërtimi në Vlorë dhe mban mend që atje, është varrosur gjyshi dhe halla e tij dhe se atë lëmë të ngritur e kanë bërë të parët e tij.

Territorin e paratërbaçiotëve e ndante nga Ceria amantine vetëm shtrati i Lumit të Vlorës dhe i lidhte ura e Bogdanit, e ndërtuar, sipas përvojës helene, në shek.I p.K, më e vjetra e llojit të saj në Shqipëri, që dallohet nga blloqet shumëtonëshe në harqet e këmbët e saj.

Banorët lahen në Tregurshin e Lumit, në Bogdan gjatë beharit dhe peshkojnë një lloj peshku të veçantë, që njihet vetëm në ujërat e ëmbla të Lumit të Vlorës. Banorët e quajnë pestrovë, është shumë e shijshme, ndoshta e një familjeje me troftën e Valbonës a koranin e Pogradecit.

Prof. Aleks Trushaj i cilëson momumente antike Shpellën e Teutës dhe Urën e Bogdanit në Tërbaç. Ai shkruan: “Gojëdhënat thonë se këtu mbretëresha e Ilirëve, Teuta, kishte strehuar ushtrinë e saj. Rrotull ka dhe gjurmë fortifikimesh. Kur Teuta pushtoi kryeqendrën e Lidhjes Epiriote, Foiniken, në vitin 230 p.K., ushtritë e saj kanë përdorur luginën e Shushicës (quajtur kështu nga sllavët, ndërsa grekët helenë e quajtën Polianthos Lumin e Bardhë siç njihet ajo rrjedhë natyrore e përhershme uji të ëmbël që del nga burimi i Kuçit e Vërmikut e shkon nëpër një shtrat dhe derdhet në Vjosë apo të trevës etnografike të Lumit të Vlorës A.H) për të dalë në bregdetin kaon të Himarës dhe për të vazhduar drejt qytetit të Foinikes, i ngritur në fushëgropën e Delvinës. Për nevoja të qarkullimit të ushtrisë së saj u ngrit dhe ura e Bogdanit”14).

Shpella e Teutës, Bregu i Bogdanit, Ura e Bogdanit njihen mirë nga banorët e atjeshëm dhe dihet që i përkasin territorit të Tërbaçit.

Nga reliktet e gjetura në varret ilire në territorin e Tërbaçit si në Bregun e Shënkollit, në fushën e Bramyshnjes, në Shëngjergj, në Qafën e Shkëmbit të Pirgut, në Fëng të Leke, në Kryzë, në Dolonik, në Qafë të Kusarëve etj., gjykojmë se pararendësit e tërbaçiotëve kanë qenë ilirë-mesapë, amantë ose…kurse vetë tërbaçiotët ishin edhe trashëgimtarë të fisit ilir labian. Pra të parët e Tërbaçit mendohet se janë ilirë vendas, autoktonë, sikurse ka patur dhe të ardhur.

Sot, shumë njerëz, dikush ngaqë ka lekë, dikush që ka mend, dikush që është plak (jo vetëm në moshë) bëjnë libra monografikë për fisin a familjen e tyre, siç vërejta dhe më përpara. Gjithsesi kanë një vlerë, se duke i krahasuar me njëra tjetrën gjej rezultanten: Të gjithë pohojnë të njëjtën origjinë të mesme, që përkon me mesin e gjysmës së dytë të shek. XIV.Të gjithë janë të mendimit se kanë një të parë të përbashkët dhe, ndryshe nga stërkatragjyshi i papërcaktuar ilir i lashtësisë, stërgjyshi i përbashkët i mesjetës ka një emër të përveçëm, që quhet Gjin Kriqi dhe është i pranuar nga të tërë tërbaçiotët si i pari i origjinës së tyre të mesme. Në faqen veriore të malit të Tranajoit thonë se banonte ai, atje ku sot është vendi me toponimin e ruajtur “Gjinakriq”. Kështu është folur nga të parët deri më sot. Edhe unë kështu, me këtë emër e mbaj mend qysh kur isha i vogël.

Gjatë ekspeditave kërkimore vetiake në terren, ndër subjektet e zgjedhur vërejta se informacionet e tyre pothuaj rezononin për ato materiale që më duhej t’u vilja. Në këtë syth të punës në terren mendoj të paraqes informacionin, që më duket më i plotësuari për pyetsorin e përgatitur me këtë synim, atë të bartësit Vendim B. Lushaj, i datëlindjes 1940, lindur, martuar e banues në Tërbaç, me arsim të lartë, ish mësues historie, sot pensionist.

“ Origjina e fshatit tonë nuk dihet me saktësi se që kur ka filluar ekzistenca e tij dhe njerëzit besojnë se është ajo që është shkruar në historikun e fshatit apo në shkrimet e Dr. Selim Beqirit, që do të fillojnë sipas dokumentave të gjetura në arkivat e vjetra të shtetit turk, e bën këtë ekzistencë qysh nga vitet 1430-’32. Po të bazohemi vetëm tek dokumenti i vitit 1431-’32, do të thotë që më parë në vend, në këto troje nuk ka patur njerëz. Duke marrë si bazë Gjin Kryqin, atëherë do të lindë pyetja: “nga dolën këta njerëz, që dolën këto vite ?” prandaj unë mendoj se kjo periudhë duhet të ketë qenë e banuar dhe këta njerëz kanë krijuar mënyrën e jetesës së tyre. Dhe kjo ka ardhur gjithmonë duke evoluar e duke ardhur deri më 1432. Por duhet të dimë se njeriu ka lindur mbi tokë këtu e 4.5 milionë vjet më parë dhe janë përhapur në të gjithë globin. Tokësor. Por ne do të vijmë në mijëvjeçarin e parë pas lindjes së Krishtit dhe do të bazohemi në dëshmi historike, që janë dokumente të shkruara dhe dokumente material. Meqë nuk janë gjetur dokumente të shkruara do të bazohemi në dokumente material si: gurë, enë prej balte etj. Kjo gjë më lejon të them se fshati ynë ka qenë i banuar qysh herët. Si shembull mund të marr urën e Bogdanit, e ndërtuar në shek.V-IV p.e.r., ku lidhte Smokthinën me fshatin tonë.

Aty edhe sot e këtë ditë ekzistojnë gurët që është ndërtuar ura bashkë me muret e saj, ku gurët kanë përmasat: të gjatë 170 cm, të gjerë 70 cmtë lartë 70 cm. Kjo do të thotë se janë ndërtuar nga njerëzit për të kaluar lumin a për të kaluar edhe në Kalanë e Cerjes apo Varret e Elimëve, të ndërtuar me pllakë poshtë, anash e lartë; poshtë kokës një pllakë e madhe nënë të cilën qenë vendosur enë qeramike, shpata bronxi, monedha të vjetra. Këto materiale janë gjetur në Horë, që ka marrë dhe emrin Qafa e Elimit, në Qafë të Kusarëve, në Posikè, Bramyshnjë, Shënkoll dhe në Qafë të Rotoit. Pra, janë shtrirë në të gjithë territorin e fshatit tonë, gjë që tregon se fshati ka qenë i banuar shumë herët se sa mendojmë ne, por ne nuk kemi gjetur dokumente të shkruara, që të mësonim se si quhej fshati ynë në atë kohë, kështu që… Vazhdimësia e fshatit tonë vazhdon edhe më tej me këto dokumenta dhe flitet në rrethet historian se në vitet 229- 228 p.e.r. në kohën e luftës Iliro- Romake, mbretëresha Teuta, duke u larguar nga Kelkyra (Korfuzi) ka kaluar nga Qafa e Dërrasës, në Qafë të Shëngjergjit dhe aty, në rrëzë të Shkëmbit të Kuq është një shpellë në mes, që ka patur hyrje nga mbrapa dhe Teuta ka lënë aty një pjesë të thesarit, ku poshtë saj është edhe sot një mur i ndërtuar rreth 10 mi lartë. (Fshatarët nuk kanë gjetur gjë…shën. im-A.H). Gjatë pushtimit romak nga shek.II p.e.r. deri në shek. V pas e.r. nuk kemi ndonjë gjurmë a dokument të gjetur; po deri nga shek. V-XIV ne kemi qenë nën sundimin Bizantin (Perandoria Romake e Lindjes, P. Bizantine; se u nda P. R. në dy hise, në dy pjesë: në P.R. të Perëndimit me qendër Romën dhe në P.R. të Lindjes (Bizanti) me qendër Kostandinopoja. Po gjatë kësaj kohe, nga shek. V-IX kemi qenë të pushtuar nga sllavët, që kanë lënë emra vendesh dhe fshatrash. Pra edhe tek ne kemi emra të tillë si Vozdól, Vojvodàt etj.që tregojnë se ky vend ka qenë i banueshëm, por emri i fshatit ka pësuar ndryshime sipas interesave të drejtuesve. Tjetër burim material është edhe kisha që është ndërtuar në qafë të Shkëmbit, e stilit Gotik, ndërtiuar në shek. IX. Rreth viteve 1100, kur feja e krishterë (u quajt e tillë për nder të vetë Krishtit), që u përhap në Azi e në Europë nga nxënësit e tij u nda në dy fe kryesore: a-feja katolike, që hyn Europa Perëndimore dhe b- feja ortodokse që është Europa Lindore. Ne na kap afërsisht kufiri ndarës  midis  këtyre feve. Pra nga shek.X kemi dy lloj feshë, ajo katolike e ortodokse dhe nga shek. XII-XIII fshati ynë është me fe ortodokse, por duhet patur parasysh se kufiri ndarës nuk pritet me thikë.  Këtë e tregojnë edhe mbiemrat si Gjondedaj, Gjokaj, Nikaj, të cilët vinë në histori deri më 1432, ku janë gjetur dokumentet e para me emrin Tërbaç dhe prej këtu fillon edhe fshati me Gjin Kriqin (emër katolik). Emri i tij vjen në versione të ndryshme e ne do ta marrim atë që është shkruar nga historia, por më e mira është të diskutojmë sot në kohët më të zhvilluara dhe të jemi më të sigurt se do të nxjerrim në pah një mendim më të saktë dhe më të plotë, sepse edhe informacoini nuk na mungon dhe drejtimet janë më të qarta”.  Ky është informacioni me mendimet e Vendim Lushos për origjinën e fshatit. Para se të paraqesim të dhënat e tjera nga ky bartës, e quajmë me vend të kujtojmë edhe një legjendë që tregojnë më të vjetrit e atij komuniteti që banon atje. I thonë: Legjenda e “Teftës” -alias Rugjina Balsha- Tirrej se Teuta, mbretëresha e ilirëve, ishte në Orikum, ku drejtonte flotën e saj në luftën kundër romakëve, të cilët e fituan betejën në det dhe iu vërsulën steresë. I vetmi shteg nga mund të largohej ajo qe Qafa e Shëngjergjit. Ashtu bëri. Sa kaloi qafën, ajo bujti në shpellën e Shkëmbit të Kuq derisa të sigurohej rruga për në Korfuz, ku do të strehohej.

Shpella ishte në mes të shkëmbit dhe ngjitja e zbritja e saj bëhej me shkallë të lëvizshme druri, të cilat vendoseshin natën e hiqeshin ditën. Ishte stinë e ngrohtë dhe Teuta, sa errej, zbriste dhe shkonte te një burim aty afër, ku rrinte deri vonë. Këtij burimi banorët i vunë emrin “Burimi i Teftës”, siç quhet edhe sot. Si u sigurua ndërlidhja me Korfuzin dhe udhëtimi, ajo u largua, por me emrin e burimit ajo mbeti aty e “përjetshme”.

 Kështu thuhet nga një legjendë e lashtë. Shpella dhe burimi janë realë e që përputhen me ato që thuhen. Po a ka qenë vërtet Teuta, apo ka qenë ndonjë tjetër?!

Historikisht nuk mund të ketë qenë Teuta, sepse:

Së pari, nuk përkojnë kohët me veprimet. Teuta ishte mbretëreshë e Ilirëve në shekullin III para lindjes së Krishtit, kurse Iliria u pushtua nga romakët më 168 para Erës së Re;

Së dyti, betejën e fundit ajo e ka bërë në Nutria të Ardiejve e prej andej shkoi në Rizon, u mbyll në atë qytet të fortifikuar(Risani i sotëm) në gjirin e Kotorit. Që andej, në pranverë të 228 p.e.r. ajo dërgoi në Romë përfaqësuesin e vetë dhe përfundoi me senatin një paqe me kushte shumë të rënda për Ilirët.

Së treti, teuta nuk mund të strehohej në korfuz, sepse në atë kohë ai ishte pushtuar nga Roma. Po atëherë kush ka qenë kjo “Teutë?”

Me sa duket legjenda e ngatërron me Rugjina balshën. Rugjina Balsha ishte vajza e Balshës së Dytë të Shkodrës, që e kishte me Komitën e bija e kryezotit të Beratit e Kaninës. Pas vrasjes së Balshës në Savër të Myzeqesë nga Karl Topia, më 1385, Komita, bashkë me të bijën Rugjinën, u kthyen në zotërimet e të atit. Me vdekjen e saj, kryezonjë e Kaninës dhe e Vlorës mbeti Rugjina, që u njoh si e tillë nga të gjitha trevat vartëse. Në Labëri, edhe sot, Rugjinës i këndohet kënga.

Në shtator 1417, Kanina u pushtua nga hordhitë osmane dhe Rugjina u detyrua të largohej nga Kanina, për të mos rënë në dorë ët pushtuesve. Ajo u nis për në Korfuz me rrugë tokësore deri në Sarandë, sepse detin e kontrollonte flota ushtarake turke. Me sa duket kjo ka qenë “Teuta” në Qafë të Shëngjergjit, që u është dukur banorëve si mbretëresha e Ilirisë, ose kështu e quajtën shoqëruesit për arsye sekreti, por mundet edhe për arsye “mbretëreshë” për “mbretëreshë”, siç e konsideronin edhe Ruginën.

 

Kujtesa sociale për prejardhjen e religjionet na sjell këto dëshmi: Edhe sot e kësaj dite pleqtë e fshatit bëjnë betime si : “ Për këtë vatër!”, “Për këtë dhè!”, “Për këtë qiell!”, “Për këtë diell!”, “ Për atë diell që shkon i lodhur në Çikë”! (mali i Çikës, 2045m mnd, karshi Tërbaçit). Beja më e rëndë, që bëhej rrallë e për çështje kapitale, kur vihej në rrezik raporti midis komuniteteve  të ndryshme dhe mund të prisheshin ekuilibrat e marrëdhënieve korreke e të mira në fshat, ishte beja në pllakë, beja në gur. Këto e të tjera mendojmë se janë mbijetoja antike, që flasin për origjinën pagane. Dhe njerëzit e tjerë, banorët  tërbaçiotë mendojnë se vijnë nga paganët; më tej për anën religjioze pranojnë se i përkasin krishtërimit dhe këtë e argumentojnë edhe me toponominë konkrete, nga që tërsia e emrave të maleve, përrenjve, arave, qafave, krojeve, faqeve të maleve etj. kanë emërtime kristiane, katolike dhe ortodokse. Edhe onomastika është një dëshmi e gjallë me emrat, sidomos mbiemrat që ruhen edhe sot si Nika, Gjini, Deda, Gjondeda, Ndreu, Sina, Gjika, Shiroka, Leka,  etj., apo emërtimet e tri mëhallave të mëdha fshatformuese: Bit, Bragjin, Harmas dhe bijave të tyre, apo dhe vetë emri i atij që pranohet si i pari i tërbaçiotëve Gjin Kriqi. Kroi në qendër të fshatit quhet Koligj (Zbërthimi i këtij toponimi të çon te Kond Luigji, emri dhe mbiemri i ndërtuesit të  kësaj çezme, që gjatë rrugës së shqiptimit ka pësuar rënie fonemash, siç bëhej zakonisht në jug, sidomos me “nd” dhe “ u”, dhe përngjitja që e ka bërë të largohet “në heshtje” nga origjinali). Fakt tjetër: Tërbaçi ka patur 7 kisha dhe vetëm një xhami, e cila u ndërtua , ndoshta  shumë më vonë se viti 1720, kur u bë kthimi i fesë, nga që tërbaçiotët ritet myslimane i bënin në xhaminë e Bratit, fshat fqinj, deri sa ngritën xhaminë e tyre, të cilës, më 1943, i ra rrufeja në minare dhe nuk u rindërtua. As sot e kësaj dite nuk ka xhami në Tërbaç.  Banorët e parë në trevën e Tërbaçit kanë qenë në brezin buzë lumit: Bogdan-Buzujk-Horë dhe kisha e parë është ngritur në Ndreqdhimë (Ndre Dhima-Ayo Dhima), ku u bëhej shërbimi fetar të vdekurve para varrimit. Është një vend në Tërbaç që quhet “Bregu i Qishës”, aty ka qenë kasha e Marmurit. Është një tjetër vend që quhet Qafa e Shmitrit, aty ka qenë kasha e Shmitrit (Shën Mitri). Në Shënkoll (toponim që ruhet dhe sot) ka qenë kasha e Shën Nikollës. Në qendër të fshatit ka qenë kasha e Shën Mërisë, ku bëheshin edhe kuvendet e burrave të fshatit për çështje me peshë. Pikërisht aty, tepër vonë osmanët ngritën të vetmen xhami, për të cilën përmënda pak të dhëna  disa rreshta më para. Pushtimet i rrënonin këto kisha e tërbaçiotët detyroheshin të ngrinin një tjetër, tashmë larg syrit të pushtuesit. Në mëngë të malit ngritën kishën e Shëngjergjit. Sot është qafa e Shëngjergjit, që ndan apo bashkon Tërbaçin nga Dukati. Aty Tërbaçi e Dukati mbështeten në shpatulla të njëri tjetrit që të mos kenë ftohtë nga erërat që fryjnë kohërave. Tërbaçi e mbron Dukatin nga erërat e Lindjes e Dukati e mbron Tërbaçin nga erërat e Perëndimit. Për këtë arsye dhe për traditat, doket, cilësitë por edhe mangësitë, që i kanë gati të njëllojta, historia i ka cilësuar këta dy fshatra jo thjesht metaforikisht si vëllezër pa pjesë, aq mirë kanë shkuar me njëri-tjetrin brez pas brezi. Po në qafë të Shëngjergjit, në atë vend strategjik u vendos edhe simbol i kishës së Shën Rrokut, që kishte qenë prapa Qafës së Shëngjergjit dhe ishte rrënuar. Familja që ngriti këtë shenjtore-kishën e Shiroke- që rrjedh nga Shën ( shin-shi) Rroku, e ruajti edhe si mbiemër- Shirok. Reprezaljet osmane, me goditjet ekonomike, fyerjet përbuzjet arritën deri në në masa ekstreme ndaj kristianëve  tërbeç të pabindur, të cilët i therën në lumin (përroin), që i kalon në brinjë, nga krahu i djathtë Tërbaçit, me burim nga qafa e Shëngjergjit e rrëkezat që varen maleve, në krah të majtë të Vranishtit (kur shohim nga Çipini) dhe derdhet, bashkohet me Lumin e Bardhë, Shushicën apo Lumin e Vlorës, si i thonë me të folmen popullore, i cili buron nga malet e Kuçit, merr një degë tjetër në Vërmik, Smokthinë e derdhet në Vjosë. Thonë që u skuq uji i atij lumi nga gjaku i të therurve prej koshadheve turke, që dhe sot e kësaj dite ruan toponimin lumi i Kaurit. Po ashtu në lagjen Lekaj është një vend që quhet sheshi i Kaurit. Edhe priftin e fundit të fshatit Papa Nika Bragjinin e Ayo Jorgit, mbas shumë e shumë rezistence , osmanët e detyruan të largohej, e përzunë me forcë më 1692. Ai u ngul në faqe të Qeparoit të Himarës, ku  vazhdoi misionin e tij fetar si i krishterë dhe vendin ku banoi e quajti Bragjin, në respekt të origjinës së tij. Aty fitoi shumë autoritet nga vendasit, nuk i humbi lidhjet me Tërbaçin. Ato kujtohen me nostalgji dhe ruhen edhe sot si nga Qeparotsit që s’e mohojnë origjinën e tyre nga Tërbaçi, po ashtu dhe Tërbaçasit që krenohen për gjakun e tyre që u ruajt i pastër dhe përgjatë migrimeve të kushtëzuara. Në mes të harkut të Rrethit të Papadhisë është një gropë që quhet” Gropa e Majës së Rrethit”. Në këtë vend mendohet të ketë qenë një  manastir, në kohën e lulëzimit të Vilzës (qytezë e ngritur brenda fshatit, në shek. XIII nga pushtuesit anzhu, normanë, kryqëzatat në Mesjetë) midis Dolonikut dhe Fushës së Vështit, ku janë dhe gjurmë varresh të lashtë. Më 1492, Sulltan Bajazit i Dytë, me që nuk ia doli dot me luftë, përdori përçarjen dhe Himara, që kishte 52 fshatra, disa thonë 54, Lefter Çipa thotë 74, që nga Gumenica, Tepelena, Kurveleshi e deri në Bregdet, u tkurr veç në 7 fshatrat bregdetarë, të cilëve u dha “venomet” (e drejta e vetvendosjes), duke shkëputur kështu pjesën nga e tëra. Populli vajtoi:

Që në Gumenic’ e lart

      Himarë i thonë çdo fshat,

                                           Osmanlliu me zanat

    Na ndau e nbetëm pak…

Ka qenë fundi i shek. XVI, kur Perandoria Osmane e shkëputi Tërbaçin nga Himara, sikurse dhe gjithë fshatrat e tjerë të Labërisë së Brendshme. Vetëdija sociale kur thotë Himarë nënkupton Labëri e kur thotë Labëri nënkupton Himarë se duan t’i quajmë sinonime të njëra-tjetrës (edhe unë sikurse ata).

Në Tërbaç ruhen toponime si Ura e Vaut apo Qafa e Elimëve dhe Varret e Elimëve. Elimët kanë qenë fis ilir me vendbanim në rrethinat e liqenit të Ohrit- elimia. Nga toponimet “Qafa e Elimit”, “Varret e Elimëve” del që kanë qenë dhe në Tërbaç, por s’dihet si kalimtarë apo si pushtues- ngulur e qëndruar për një kohë derisa përsëri janë larguar a sfumuar nga fise pasardhëse. Varret  etyre me 6 pllaka guri kanë rezistuar në Feng (fënk, i thonë fshatarët) e Kryzë të Xhuvele deri më 1967. Nga elimët u trashëgua ulërima e çjerrja e fytyrës, por që sot, kuptohet, nuk aplikohet më.

Në hyrje të  Grykës së Shëngjergjit kemi këtë toponim: “Vreshqira”, dikur vreshti-vreshtirë- vreshqirë, ku rritet ftoi, hardhia, fiku,molla, shega etj.

Ura e Vaut është trashëgim i të folmes veriore, sjellë nga Turbaceos, siç përdoret edhe sot në veri, p.sh. “Vau i Dejës”. Po ashtu përdoret në Tërbaç togfjalëshi “gjakundi” për gjëkund; “më vjen u=më vje-n-u, më vjenu’”, “kam u’” për kam uri, apo përemri vetor në formë të cunguar “U” për unë, që del dhe te Meshari: “U Doni Gjoni i biri i Bdek Buzukut”. Në Tërbaç thonë: “ Hëngri bukë tek u”, “ Ish’ te u”, “Ki besim tek u”.  Thuhet “Zjam” për zjarr apo zjarrmi si përdoret në veri , duke e kthyer fonemën “rr” në “m”. Në Tërbaç qarkullon një shprehje: “ Zjam i mdh në përrua/ kur u ndes e kur u shua…”. Po në Tërbaç gjendet topnimi Kryzë- nga “krye-zi”- Kry-zë.  Ndihen dhe gjurmët e trashëgimisë ilire. Deri nga fundi i shek. XIX tërbaçioti vishte fustanellë, ndërsa gruaja linjë dhe të dy-opinga prej lëkure lope, ashtu si ilirët. Nga ilirët tërbaçiotët kanë trashëguar culën, një instrument popullor që prodhon muzikë (melodi, avaze) nëpërmjet frymënxjerrjes me cep të buzës.  Cula është përdoruir qysh në shekujt e VI-V p.e.r. Gratë tërbaçiote shkonin tok me burrin jo vetëm në punë, gosti, vaki (vdekje) por edhe në luftë. Mjafton të përmendim Miro Tërbaçen që u kthye në legjendë qysh nga viti 1764, si Nora e Kelmendit, Shota e Azemit, Maro Konda, gratë suljote etj. apo tërbaçiotja tjerër Gego Bobja e viteve 1790-1820 që ra duke luftuar në Breg të Bogdanit, për caktimin e ruajtjen e kufijve  me fshatrat fqinjë, të cilët u lanë me gjakun e saj dhe të  Labë e Thanas Aliut, të Qendro Aliut, Zenel Qendros . Po ashtu gratë e Jahue e të Maçe në Lekaj që u përleshën fyt a fyt me hasmin dhe e përzunë me hu më  25 shkurt 1925. Do kështu dy vajza të reja Tazja dhe Anifeja dhanë jetën për idealin më të lartë apo 24 gra e vajza tërbaçiote që dolën malit për liri,e luftuan si sokolesha krahas vëllezërve të tyre deri në Kosovë. Tërbaçiotët njihen si njerëz të drejtë, të mirë, të sjellshëm, jo ngatërrestarë, me unitet me njeri-tjetrin, shkonin shumë mirë me të tjerët përreth,kanë patur vajtje-ardhje, dinin ta nderonin mikun, ta dinin se nesër do hanin hi, nuk i nxirrnin problemet e tyre në pazar nuk ua hante qeni shkopin, ishin trima, të zotë, edhe të penës. Ndërkohë nuk bëhet fjalë që s’ka patur shqetësime  se s’ka pyll pa derra. Përndryshe do të kishte zhvillim e begati, do të mirrej vesh që qënka dhe një zvicër e vockël në thelb të Labërisë, në Shqipërinë Jugperëndimore… Gjendja aktuale ka shumë faktorë të jashtëm ndikojnë negativisht apo dhe në linjën pozitive, veçse thotë një fjalë e vjetër: “O laro, të hëngërt tënja/ se e ke të keqen brenda!…”. Kërkoje te vetja së pari progresin, kjo varet nga pesha specifike e kuturës që zotëron çdo individ, banor atje dhe si komunitet pastaj. Funksionaliteti kulturor në kahun e përparimit është leva e Arkimetit. Kjo është çështja: sa mbush “qypi” i çdokujt, që të përmirësohemi duke përparuar, siç shprehej në vitet ’30-të  të shek.XX mendimtari Mithat Frashëri (1880-1949)15)

V. Lushajt për sythin “Kujtesa sociale për prejardhjen regjionale” i volëm këtë informacion:

“ Duke u bazuar gjithmonë në burimet historike të lindjes së njeriut mbi tokë, dimë se njerëzite parë kanë lindur a janë shfaqur mbi tokë këtu e 4.5 milionë vjet më parë dhe, në mënyrë graduale, kjo popullsi ka ardhur duke u zhvilluar e duke prefeksionuar mënyrën e jetës së saj, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme. Kjo popullsi prej mijëra vjetësh ëshët organizuar në: Kopè- Fise- Gjini- Famijle. Këto të fundit, me kalimin e kohës, kanë formuar qendra banimi të mëdha e të vogla, sipas mënyrës së jetesës së tyre. Kështu edhe fshati ynë është një produkt i kësaj mënyre jetese. Njerëzit fillimisht nuk kishin kaq dije sa ka sot dhe të dhënat shkencore qenë të pakta, prandaj ndaj fenomeneve të natyrës mbeteshin të befasuar dhe nuk dinin t’i shpjegonin ato se çfarë ishin, pse ndodhnin etj. Për këtë arsye ata mendonin se ishte një fuqi e madhe diku lart që bënte gjithë këto gjëra. Pra kështu filloi të lindte besimi se dikush lart i rregullon e i bën këto ndryshime në vendin që ato jetonin dhe u quajtën Perëndi. Fillimisht njerëzit  besonin jo në një por në disa të tilla. Për shembull, në Greqinë e Vjetër kishte një mori perëndishë si perëndia e Luftës, e Diellit, e Erës, e Detit, e Vreshtës, e Bukurisë etj., por më në fund ato kishin Zeusin si Perëndi të vetme.  Edhe në vendet rreth Greqisë po thuaj ishte i njëjti besim, kështu ne, duke qenë pjesë e afërt me Greqinë, nuk mund të bënim përjashtim në mënyrën e besimit. Ky lloj besimi ka arritur deri në shek. I e.r. Pas kësaj në Bethlehem lindi Krishti, i cili u vra nga romakët (guvernatori Ponc Pilati shën. im, A.H) që kishin pushtuar Ballkanin dhe Lindjen e Mesme dhe predikimet e tij që thoshte se jam i dërguar i Perëndisë, u përhapën nga ithtarët e tij në perandorinë Romake, ku bënim pjesë edhe ne. Për nder të tij pas vdekjes besimi te predikimet e tij u quajt Feja e Krishterë, Krishtërim. Pra konkluzioni del se ne kemi qenë të krishterë. Në këtë fe të re hyn e gjithë Europa, po edhe pjesë e Lindjes së Mesme kanë besuar fenë e krishterë deri nga vitet 1100, (shek.X -XI) edhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në vitin 395 e.r  në Perandori Romake të Perëndimit (me qendër në Romë) dhe në Perandori Romake të Lindjes (me qendër Bizantin ose Kostandinopojën) ose e quajtur Perandoria Bizantine. Pra rreth viteve 1100 u nda dhe feja në dy pjesë: Feja Katolike me qendër Papatin e Romës dhe Feja Ortodokse me qendër Patriakanën e Stambollit. Ne si pjesë e perandorisë bizantine na mori Feja Ortodokse. Në kohën e ndarjes Shqipëria ka qenë në kufirin ndarës midis dy feve dhe për këtë arsye lugina jonë dhe fshati ynë trashëgon emra vendesh me origjinë katolike si Shëngjergj, Gjinakriq etj., po kështu edhe emra njerëzish e mbiemra si Gjondeda, Nika, Deda, Gjoka, Gjika, Ndreu, Lekë, Gjon, Muj, etj. Por krahas emrave kaltolikë vinë edhe emrat e tjerë si Gjon-Thanas, Gjomiha (Gjon Mihal, shën. im: A.H), Gjolekbosh (Gjon Lek Borsh, shën. im: A.H), maja e Boshe, maja e Thanasit etj. që janë emra të krishterë që kanë dhe fqinjët tanë jugorë.

Kjo periudhë e besimit katolik lidhet edhe me faktin e pushtimit të fiseve Anzhuine, të ardhur nga Italia e Jugut në vendin tonë, por që nuk qëndruan shumë gjatë, prandaj dhe ne nuk qëndruam gjatë në fenë katolike.

Kurse feja ortodokse hodhi rrënjë  tek ne , sepse ka qëndruar nga gjysma e dytë e shek. X deri në gjysmën e parë të shek.XVII, kur filloi një fe e re për gjithë vendin tonë. Në këtë periudhë është kthyer kisha e Shënkollit në kishë Ortodokse, kisha e qafës së Rotoit e ndërtuar nga bizantinët (ortodoksit) zbriti më poshtë, ku sot është kisha e Shiroke. Në këto vende të besimit ortodoks kryenin ritmet (ritet, shën. im. A.H) fetare të parët tanë. Por aty nga mezi i shek.XVII, kur vendi ynë u pushtua nga perandoria turke, filloi të ndryshojë edhe besimi fetar.

Turqit, për ta patur më të nënshtruar vendin, menduan të na ndërronin fenë tonë me fenë e tyre myslimane (islamizmi). Ata filluan ta vendosnin atë në fillim me anë të taksave, për çdo shqiptar ortodoks, ku përfshihej dhe fshati ynë dhe do të paguante çdokush 7 akçe (vleftë e parave turke). Kur e panë se kjo taksë jo e lartë paguhej, e shtuan dhe e bënë 700 akçe njeriu e më vonë 7000 akçe, gjë që popullsia nuk mund ta përballonte, prandaj turqit i ofruan ndërrimin e fesë. Kush bëhej mysliman nuk i paguante këto pará, kurse ai që nuk kthehej në mysliman paguante haraçin (taksën). Fshati nuk e kishte mundësinë e pagesës dhe pranoi  të kthehet në fenë myslimane. Këtë nuk e bëri vetëm fshati ynë, por gjithë Labëria. Fshati ynë ka qenë nga të fundit që u kthye, mbasi rezistenca e tij nuk gjeti mbështetje te banorët e fshatrave fqinj, që ishin shndërruar më herët. Këtë fakt e evidenton dhe kënga: “Tërbeçtë haraçe s’dhanë/ e shporrën Pashanë …”.Për t’u bërë mysliman pati dhe opcione të tjera. Ne, labërve, sidomos të parëve tanë, u ka pëlqyer krenaria, ndoshta  dhe të sotmëve, pra që të jemi urdhërues, pra të pranojmë ofiqe…dhe turqit kanë dhënë shumë në këmbim të fesë, duke i bërë komandantë në ushtri (por kuptohet, më parë duke i bërë myslimanë).  Edhe nga fshati ynë janë bërë komandantë ushtarakë në kohën e turkut dhe kanë fituar titullin e beut.

Babë Hyso Hodo ishte shumë plak, kur unë isha mësues në Gryka dhe më tregonte historira, një nga të cilat është dhe kjo. Ai jetoi 105 vjeç. Duhet të ketë qenë viti 1880, kur ai ka shkuar nizam (ushtar) bashkë me një tërbaçiot tjetër, që nuk e mbaj mend emrin e tij. Në Arabinë Saudite ishte një komandant ushtarak në pension dhe ka kërkuar nga repartet ushtarake aty pranë që në qoftë se ka ndonjë nizam nga kazaja e Vlorës t’ja dërgonin në shtëpinë e tij. Na thirrën në komandë e na thanë të dyve se do të venim tek një njeri i madh. Se na kërkonte, shkuam. Kishte një shtëpi shumë të madhe dhe salloni që na priti ishte mbi 20 mi gjatë. Ne i xheshëm këpucët dhe nga fillimi i sallonit deri te vendi në qoshe, ku rrinte ai pranë një oxhaku të madh, shkuam me gjunjë dhe u përulëm para tij. Ai na tha të çonim kokat e të rrinim normalisht. Na pyeti se nga ç’fshat i kazasë së Vlorës ishim. Ne i thamë se ishim nga Tërbaçi. Ai u çel në fytyrë e ndryshoi sjelljen e tij; na mori pranë, megjithëse i moshuar, mbi 90 vjeç e na puthi në ballë. Pastaj na pyeti për shumë të tjerë nga Tërbaçi duke na thënë: “Është më Guri i Pazares?”, “Po Guri i Petane në Shëngjergj?”, “Po ai muri në rrëzë të shkëmbit? ” e të tjera pyetje të kësaj natyre. Kjo ndodhì tregon qartë se ka patur dhe të tjerë si puna e atij komandanti (beu) që jetonte shumë larg. Mbas shek. XVII e sidomos në shek.XVIII e gjithë krahina e Labërisë u kthye në myslimane. Kundër këtij ndryshimi në fe ka patur shumë tërbeç, që e kanë kundërshtuar dhe më në fund: o u therën në Përrua të Kaurit, si i thonë dhe sot e kësaj dite, o u larguan nga fshati. Kështu ka qenë prifti i fshatit me emrin Pilo Prifti, që, duke mos dashur të kthehej në mysliman, u largua nga fshati e vajti në Kallarat, ku qëndroi 2-3 vjet e prej andej u largua në Qeparo, ku formoi dhe lagjen Bragjin, siç ishte në Tërbaç. Duke qenë feja myslimane një prioritet i kohës, i gjithë fshat u kthye në mysliman. Qeveria dha fonde dhe ndërtuan xhaminë e fshatit, që shërbente si qendër kryesore fetare në fshat. Kjo fe ka mbetur edhe në ditët tona. Por duhet të themi se të parët tanë nuk kanë qenë shumë të dhënë pas fesë, por e përdornin atë si mjet edukimi për fëmijët. Me sa mbaj mend tek ne, në Tërbaç nuk ka patur qendër fetare, sepse xhamia u prish nga një rrufe që ran ë të në vitin 1940. I vetmi që mbeti qe hoxha. Më parë qe Abas Laçja, që unë s’e mbaj mend dhe pas tij Fein Nika në Lekaj (lagje e Tërbaçit) e pas vdekjes së tyre nuk u përdor më asnjë mjet fetar, deri më 1967, kur u bë çrrënjosja e fesë nga shteti. Vlen të përmendet kënga e rapsodit Kujtim Mici: “Ç’i gjet’ zakonet që pamë”, kënduar nga Dashuri Hodaj (Mehmetaj) me grupin e mirënjohur të Tërbaçit:

Ç’i gjet’ zakonet që pamë,

Që na pat’ lënë Turqia?

Bënej dasëm në mëhallë,

Kërcit dollm’ e revania!…

 

Për grupimet mbi bazën sociale të fshatit subjekti i zgjedhur V.Lushaj na jep këtë informacion, i cili është i njohur e i ditur nga mbarë komuniteti në breza deri më sot dhe ne po e evidentojmë si një njohuri të transmentuar. Fjalët e bartësit nuk janë ndonjë gjë e re që s’e dinë banorët, por për ta bërë të ditur tek të tjerët po citoj mendimet e tij: “Duke folur për jetën e njeriut në tokë nuk mund të mbetet pa përmendur jetën sociale të këtyre  njerëzve. Kalimet e njeriut në proceset e ndryshme jetësore ka ndodhur gjithnjë nga shkaku i zhvillimit të mjeteve të punës dhe tepricave të krijuara nga puna, duke e bërë jetën më të mirë. Ne, vërtet nuk kemi të dhëna për jetën e të parëve tanë, por nuk mund të përjashtojmë ata nga mënyra e jetesës së përditshme të kësaj populate, ku bënte pjesë dhe komuniteti i fshatit tonë. Por jeta bën të sajën me dyndjet, pushtimet, detyrimet, asimilimet, rezistencën. Asimilimi i një populate është bërë me zëvendësimin e një tjetre, që i ka rezistuar kohës dhe ka ardhur e shkruar deri në vitet 1431-’32, ku gjendet emri i Tërbaçit me 18 familje për të paguar detyrimet qeverisë turke, në Timarin Nr. 76 “Jurguç” në vilajetin e Kaninës. Kjo tregon se fshati i Tërbaçit ishte në gjendje të mbante jetën e tij dhe t’i  jepte edhe sulltanit detyrimet. Pra kjo tregon se fshati ynë ka patur një jetë sociale të trashëguar shumë herët edhe që ka ardhur vazhdimisht duke u përmirësuar, prandaj dhe qeveria turke bënte regjistrimet për të marrë detyrimet ndaj tyre. Edhe popullsia e fshatit tonë, si shumë të tjera në Shqipëri, e kanë kundërshtuar vendosjen e detyrimeve, duke përdorur mënyra të ndryshme. Një prej tyre është grupimi i fshatit në fise dhe në mëhalla të mëdha, sepse duke qenë të bashkuar mund të mbroheshin më mirë ndaj qeverisë e koshadheve turke. Nga studimi për historikun e të parëve tanë kanë dalë tre fise të mëdha, që janë Bragjini, i cili ndodhet në krye të fshatit, Harmasi, që zinte pjesën e poshtëme të fshatit dhe Bitajt, që ndodheshin në krahun perëndimor të fshatit. Këto fise ndaheshin në mëhalla ose gjini dhe këto të fundit ndaheshin në familje të mëdha, që më voë u copëzuan. Në Tërbaç kanë ekzistuar 79 fise, të cilat nuk kanë qëndruar të gjithë në fshat. Bujqësia është zhvilluar  buzë lumit e poshtë në fushë të Bramyshnjës, në Fëng e ku kishte mundësi për të hapur toka buke. Me që fshati ynë është vend malor, më tepër është aplikuar blegtoria dhe njerëzia kanë shtegtuar pas tyre duke e lënë fshatin e duke jetuar pas tyre. Emrat (mbiemrat) e këtyre familjeve janë vendosur nga emri i të parit të tyre. Po marr shembull. Mbiemri i fisit të madh të Lushajve ka mbetur nga stërgjyshi ynë Lusho Meto. Po kështu ka ndodhur edhe me fisete tjera tërbaçiote. Po kështu mund të themi dhe për emrat e lagjeve, që për emërtimin e tyre kanë shkak emrat e njerëzve të parë ose për shkak të vendndodhjes së tyre. P.sh. lagjia e Leke e ka marrë emrin e Lekë Shorit, të parit të tyre; Buzukju vend, buzë ujit, (buz’ujt’, buz’ujk ,sqarim imi, A.H). Bramyshnjë, vend që rrjedh ujë vazhdimisht (por emërtimi i saj e ka zanafillën qysh nga pushtimet slave, që do të thotë “ Branisht”, pyjore e shtruar. Nuk dihet si quhej para dyndjeve sllave, por që ka qenë pyll dhe u kthye në tokë buke me djegien, shkuljen e prerjen e tij nga të parët- kjo dihet, se është transmentuar gojarisht brezave. Shën.im, A.H)

Një çështje tjetër që kërkuam nga  subjekti i zgjedhur ishte tema: “Marrëdhëniet martesore në fshat” dhe volëm këtë informacion: “Një nga ngjarjet më të rëndësishme për njeriun ëshët martesa, e cila sjell edhe riprodhimin njerëzor, se është dhe një nga ligjet kryesore biologjike Martesa është ngjarja më e rëndësishme dhe më e gëzueshme në jetën e çiftit dhe të gjithë familjes. Po si janë realizuar këto martesa që në kohët më të largëta e deri më ditët tona? Për këto ka disa mënyra e forma të ndryshme.

1) Martesat jashtë fshatit që bëheshin zakonisht me fshatrat e krahinës ose edhe më larg, ku kihesh parasysh dera dhe fisi ku do të shkonte vajza apo ku do të mirrte djali. Ne si fshat kemi bërë më tepër martesa më tepër me fshatrat Bolenë, Ramicë, Velçë, Dukat, Kaninë etj. Sidomos në kohët më të para janë bërë këto krushqi. Me fshatin Vërmik nuk kemi bërë krushqi, se me sa kam kuptuar nga të parët ka të bëjë me titullin e fisnikërisë. P.sh.:Aty nga vitet 1900 një nga vëllezërit Bylyshaj, që qenë vëllezërit e gjyshes sonë nënë Bakos, u martua duke marrë një vajzë nga Vërmiku. Po kështu edhe me Vranishtin, sepse ata i shanin, duke u thënë “koveç” e “evgjit”, jo se qenë nga fisi të tillë, por këto paranoma i kanë marë “ me meritë” nga të bëmet,( tabiati). Kurse mbas viteve ’60 ( të shek. XX, kuptohet, shën im. A.H) raportet kanë ndryshuar; me Vranishtin kemi krushqitë më të shumta, si në marrje dhe në dhënie të nuseve dhe na respektojnë e i respektojmë shumë.  Tërbaçasit kanë patur dhe kanë edhe sot shumë krushqi me vendet fqinje dhe atyre të rretheve të tjera. Këto të fundit kanë ndodhur në periudhën e socializmit, kur djemtë tërbeç kanë qenë të vendosur me punë në rrethe të ndryshme të vendit.

2) Martesa brenda fshatit që bëhen midis familjeve të fshatit, që nuk kanë të bëjnë me gjak midis tyre. Për këtë mund të them se janë krushqitë më të shumta që janë bërë. Por edhe këto kanë patur disa norma, rregulla e kritere për t’u bërë. Zakonisht shikoheshin fiset, pasuritë dhe dera që do të bëjë krushqinë. Shikohesh  se çfarë fisi ishte dhe nga fisnikëria a kanë pozita të barabarta apo jo, sepse ne nuk mund të shajmë fiset, por ato vetë fshati i kishte ndarë nga të bëmet dhe u vendoste ndonjë paranomë, që mbetej e trashëgohej brez pas brezi. Përshembull, pse i thoshin Nurçe Qarri, kur ai quhej Nurçe Haxhiaj? Gojëdhana thotë: “ Shumë shpejt burrat e Tërbaçit do të shkonin në Vranisht në një ngushëllim dhe të parit të Haxhie që ishte në Koshtër (toponim në Tërbaç, A.H) për të ruajtur misrin kishte bërë një shtrat për të ndenjur në një pemë qarri, nga ku shikonte orën që të mos e hante misrin dosëbala.

I folën: “Hajde se do vemi në vaki”. Ai u tha: “Nuk vij dot, se nuk e lë misrin vetëm” dhe ata i thanë: “ Ik, ore qarr…!”. Këshu u mbeti paranomi Qarraj deri në ditët tona.  Më përpara thoshim: “Ku vete?”, “ Ja, këtu, në Qarraj”. Për këto ka dhe shembuj të tjerë.

Ç’kuptojmë me martesë jashtë fisit e mëhallës? Ku bënin pjesë këto miqësi?

-Martesat në mëhallë nuk bëheshin se konsideroheshin një rrjedhë gjaku. P.sh. dy mëhallat e mëdha Strataj e Lekaj që vinin nga një vëlla, nga një i parë që qe  Shori{Strat Shori

Lekë Shori,

vëllezër që krijuan dy mëhallë të mëdha atë të Strate  dhe atë të Leke} që nuk bënin krushqi me njëra-tjetrën, se konsideroheshin gjak i afërt. Kjo vazhdoi deri nga vitet ’50 të shek.XIX. Mbas kësaj periudhe u shtuan fiset në këtë mëhallë, por megjithatë ruhen këto rregullae zakone. Mëhalla ka fise të shumta. P.sh. mëhalla e Strate ka Brenda saj këto fise: Lushaj, Malaj, Sinaj, Gaçaj, Rrapaj e Xhuvelaj, të cilët, brenda tyre, deri në vitet ’60 të shek. XIX venin e vinin në dasma te njeri-tjetri dhe që nuk bëhej fjalë të bëhej krushqi, megjithëse brezi ishte shumë i largët. Por…edhe këtu është bërë një prishje e zakonit. Fisi I Rapue ka marrë një nuse në Gaçaj. Po kështu ka ndodhur edhe në disa mëhalla e fise të tjera, fenomene këto të shfaqura mbas viteve 1990.

Po si bëheshin kryshqitë? Këto kishin tri mënyra: a) me mblesëri, b) me dashuri, c) me fejesë në djep.

a)  me mblesëri. Shkonte mblesi (një njeri që i jepej ta bënte miqsinë në fshat). Në fshatin tonë ka patur shumë, por një prej tyre ka qenë xha Aredini, Aredin Muharremi, që i ngjiste fjala si me zamkë. Këtu djali me nusen nuk njiheshin kur ishin në fqinjë, kurse në fshat mund të njiheshin si fshatarë, jo s’e kishin ndonjë gjë me njëri-tjetrin. Nusen në këtë lloj fejese nuk duhej ta shikonte burri apo njerëzit e tij, prandaj kur vinin ose takoheshin rastësisht në rrugë ajo do të ikte me vrap të mëshihej (fshihej, A.H). Këto lloj fejesash zinin vendin e parë për kohën e kaluar .

b) me dashuri, kur dy të rinjtë njiheshin dhe dashuroheshin. Këto, në atë periudhë nga 1900- 1940 qenë të rralla. Unë do të jap dy shembuj: p.sh. Zenel Murati e ka rrëmbyer me dashuri Bedrie Qamten apo Brahim Lusha e ka rrëmbyer Shero Ademen. Kurse pas viteve 1945 deri në ditët e sotme kjo lloj martese ka qenë nga më kryesoret në fshatin tonë.

c) fejesa në djep ose në bark të nënës, këto janë bërë nga nënat e fëmijëve. Kur ishin me barrë e u hahej muhabeti,i thoshin njëra-tjetrës: “ Po qenë djem do i bëjmë burazerë, po qenë djalë-vajzë do t’i martojmë”. Unë di dy, tre raste, por nuk ëshët nevoja t’i përmend.

Po si bëheshin dasmat? Ato bëheshin kryesisht ditët e diela, por kur kishte ndonjë hall a nevojë  bëheshin dhe ditën e enjte.. Dasma hapej një javë më parë tek nusja ose te djali, vinin dajorit e njerëzit e mëhallës dhe fillonin këngën. Kjo quhej hapja e dasmës. Ditën e enjte bëheshin karthet, ku vajzat e mëhallës shkonin për dru dhe binin dru për dasmën duke kënduar e duke bërë lodra me improvizimin e nuses e dhëndrrit dhe përfundonte me një drekë. Të shtunën në darkë vinte mëhalla, që merrte dhe masat për dasmën, kurse të dielën në drekë vinin miqtë e largët e të afërt. Hahej dreka dhe, kur qe vajzë përcillej vajza, që me të shkonin tre vetë deri tek dera e djalit, burrit. Mund të rrinin ose jo për darkë, tek krushku. Kurse kur qe djalë hahej dreka dhe shkonin krushqit që të merrnin nusen dhe në darkën e së dielës bëhej darka (festa) më e madhe e dasmës.

Kur ishte nusja në fqinjë i zoti i shtëpisë dërgonte që të shtunën tre sinixhì (përfaqësues): një grua e dy burra dhe ktheheshin të dielën me nusen. Këta ishin motra e dhëndrrit, dajua dhe një nga fisi i djalit. Nusja merrej, në atë kohë, me kalë që ishte i rrallë në fshat. Nusja hidhte një cipull në vend të vellos. Cipulli ishte një beze e kuqe, taftá i kuq ose akllas i kuq, që ishte i qepur në formë konike. Në majë vendoseshin lule dhe një pasqyrë e vogël. Ajo me vete merrte edhe pajën që kishte bërë tek dera e babait. Kur vinte tek shtëpia e burrit ajo qëndronte në këmbë në fund të shtëpisë (nusëronte). Pas një ore dilnin njerëzit që ndodheshin tek nusja dhe futej dhëndrri, i përcjellë me shuplaka e karamele, që brenda me nusen qëndronte rreth një gjysëm ore dhe i hiqte nuse cipullin (por akoma jo cipën…) Nusja kthehej tek prindërit e saj për vizitë ditën e mërkurë ose të enten, pasi ditën e martë kishin qenë për vizitë te nusja prindërit e saj me të afërmit, ku hanin dhe një drekë.

Po si bëhej dreka ose darka? Fillimisht në dasëm djem e vajza bënin lojëra të ndryshme popullore dhe këngë e valle dhe nuk shtroheshin në sofër (tavolinë) për të ngrënë ushqim. Kurse në sofër uleshin pak burra të moshuar që u vihej raki me meze për të shoqëruar pijen. Ushqimi shërbehej nga mëhalla. Në fillim vihej në sofër çorva (supë me limon, vezë e lëng mishi) që shërbehej  në tasa druri ose baltorë. Në dy, tre tasa hanin të gjithë burrat e sofrës. (Një sofër kishte 12 vetë). Pastaj vinte një tepsi e madhe me dollmë ose arapash e mbulluar me mish të pjekur. Atyre që qenë miq u viheshin nishane, sipas hierarikisë, rëndësisë miqësore. Më i rëndësishmi qe bishti, pastaj ana e kokës, veshja me dhjamë, shpatulla e me radhë. Pastaj servirej byreku i pa prerë fare në një tepsi dhe njerëzit e merrnin me duar. Në fund sevirej revania (ëmbëlsirë) e kjo ishte dreka. Kënga lëvonte gjym e ndizej flakë shtëpia, siç ishte tradita dhe e donte dasma. Këngë gazmore për çiftin, për krushqit e me hidh e prit, që ishin thumbuese, po aq të këndshme e pa të keq.

Këto zakone janë përdorur deri para viteve ‘60 të shek.XX, mbartur nga shek. XIX e më përpara, kurse sot kanë ndryshuar shmë gjëra dhe janë vendosur norma e rregulla të reja, se si i thonë fjalës” de hedh këmbën sipas valles”, domethënë do të veproj sipas kohës, si të tjerët, se veç të ha uku…

Me që jemi te martesat, nga nëna ime Bejre Abazi, datëdindja 1940, me 5 klasë shkollë, lindur, martuar e pleqëruese në Tërbaç kam marrë vesh për një rast të aplikimit të sistemit të leviratit, ndodhur në vitet 1949-’50. Lile Mehmeti (Balili) nga Kuçi qe fejuar nga prindërit që në djep, që në bark të nënës, si i thoshin dikur. I fejuari qe ushtar në Delvinë dhe, si duket, vdiq gjatë shërbimit të detyruar ushtarak . Për të mos u prishur miqësia, Lilen e mori grua vëllai i burrit të saj të vdekur, me të cilin nuk pati as fëmijë, se nuk u realizua martesa. Emrin e tij nuk e di, se as imë nuk e mban mend, por edhe për ta gjetur nuk jam interesuar, se nuk më është dukur e rëndësishme për t’u evidentuar. (Mjafton fakti, pa dhe emrin e gjejmë nëse duhet). Vëllai i gjallë që mori grua Lilen quhet Hito. Krijoi familje me të, bëri fëmijë, vijuan jetën normale dhe tani pleqërojnë si gjyshër e stërgjyshër.

 

Për pronën dhe ndarjen e saj, nga bartësi në fjalë, po sjellim këtë material: “ Prona është baza kryesore e jetës dhe mbijetesës për njeriun dhe pa të nuk do të kishte pasur dhe nuk do të ketë prodhim, që të çon më tej në një zhvillim më të madh social-ekonomiko-shoqëror. Edhe në Tërbaç, si në çdo fshat tjetër popullsia që jetonte e jeton atje ka pronat. Për këtë arsye dhe Perandoria Osmane me regjistrimet e popullsisë që nga viti 1432 e në vazhdim ka patur synimin që së bashku me popullsinë të regjistronte dhe pronat e tyre e mbi bazën e tyre të vendoste taksat mbi popullsinë. Prona si koncept ka lindur qysh në lashtësi, kur kryetari i fisit ndau tokën midis anëtarëve të fisit të tij, në kohën që prodhimi i saj plotësonte nevojat ekonomike të gjithë njerëzve. Edhe në fshatin tonë prona private ka ekzistuar e ndarë sipas fiseve, por edhe sipas rregullave, normave e zakoneve të fshatit. (Kryetari i fisit vërtet i ndau pronat anëtarëve të fisit, por gjithmonë sipas interesit të tij. Di që gjyshi im nga babai ka qenë djalë i vetëm e rritur bonjak, se i ati i vdiq i ri. E mbajtën kushurinjtë e parë, ata iu bënë në vend të babës, e martuan, e ndanë zjarr më vete, kuptohet aty pranë tyre dhe i dhanë pak krerë bagëti, mera e tokë, se e konsideronin vëlla dhe kishin detyrime për t’u kujdesur deri sa ta ndizte vetë, se kështu qe e drejta dokesore në vëllazëritë e Tërbaçit. Veçse i dhanë pronë ca toka shurishte, gociqe të vogla, rrypishte, ndërsa për vete mbajtën arat me gjalpë, të shëndetshme, jo shtufishte, pa gurë që prodhonin . Kështu më ka thënë imatë por edhe me sytë e mi e kam parë  vendin ku të parët tanë kanë banuar, rrëzë malit, në Somitkë. E dinë dhe xhaxhallarët e mi, vëllazëria, fisi e mëhalla. Shën im. A.H). Si pronë bazë ka qenë toka bujqësore, kullotat dhe pyjet. Fshati ynë më shumë anon si fshat blegtoral se sa bukqësor. Duke qenë i tillë banesat i ka ndërtuar në brinjë, larg tokës bujqësore, se e kishte të shtrenjtë atë tokë buke. Çdo fshatar ka patur tokën e tij dhe më i madhi nuk i kalonte1.5 hatokë, të ndara sipas frymëve dhe fiseve; kurse toka më e mirë që ishte Bramyshnja me rreth60 ha, pothuaj ishte e ndarë në ngastëra për çdo familje, sepse qe vërtet hambari i fshatit. Rrallë gjeje familje që s’kishin pjesë aty. Me përjashtim të Horës (lagjia buzë lumit, A.H) që kishte një pjesë të madhe të tokës nën ujë, pjesa tjetër e fshatit i kishte tokat serikóje (nuk vaditeshin) . Kjo gjendje ka qenë deri më vitin 1975, pastaj tokat në pjesën më të madhe dhe mund të themi se 95% e saj ishte nën ujë, kurse shumë pak nga kjo tokë ngelej serikoje. Kjo gjë vazhdoi deri në vitet 1990, pastaj u prishën pompat e gjithë toka doli pa ujë.

Përveç tokave që qenë ndarë në prona të veçanta  kishte edhe pronë të përbashkët, që ishin kullotat dhe fshati yn ëka patur shumë të tilla. Atje gjithë fshati kishte të drejtë që me bagëtitë e tij  të kulloste në ato vende, siç janë Brinjat mbi fshat, që fillojnë nga Shëngjergji në Gjinakriq, kufi me fshatin Brataj. Gjithë Dushku dhe rrethinat rrëzë maleve, Grabìa, Maja e Zezë, Sinogjinet, Gjinet, Vilëza, Kollómat, Lugu i Thellë, Trapet e Zes’ edhe ndonjë vend tjetër. Përveç pronës së përbashkët janë edhe malet, të cilët qenë ndarë sipas mëhallave, ku spikat edhe mënyra e veçantë e shfrytëzimit të tyre. Nga fiset që nuk kanë patur mal në fshatin tonë kanë qenë Gjikajt, Salatajt, Kozhupajt. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të prejardhjes së tyre dhe gjykimit të bërë nga pleqësia e kohës së lashtë. (Mendoj se kjo ka ndodhur mbasi ata nuk ishin vendas, por kanë ardhur dhe janë mbështetur në mëhallat e mëdha e vëllazëritë më të fuqishme, si fise të fshehur, janë pranuar e njësuar me vendasit pritës me shumë të drejta , sikurse ata, por patjetër dhe me kufizimet siç është e drejta për mera, për kullotë, për mal. Shën. im A.H).

Gjithashtu në pronën private futen edhe shtëpitë ose trojet e vjetra, që ka disponuar çdo familje tërbaçiote. Pronat në fshatin tonë, si në çdo fshat të vendit, kanë pësuar një tronditje në vitet e sistemit socialist . tek ne, në Tërbaç kjo ndodhi më 25 mars 1956, kur u formua kooperativa bujqësore e fshatarët u mblodhën e u bënë pronë e përbashkët. Toka, mali, bagëtia tok, por jo për vete për  të tjerët, e kjo zgjati deri më vitin 1991. Gjatë kësaj kohe pati dhe ligje për pronat e patundshme, siç ishin shtëpitë. Në vitin 1967 doli një vendim i qeverisë për konfiskimin e shtëpive dhe trojeve që nuk kishin njeri në fshat, pra kishte shtëpi dhe  troje që të zotët e tyre ishin larguar me punë nga fshati në qytet ose në fshatra të tjera. Pra këto shtëpi u konfiskuan dhe u vunë në dispozicion të këshillit të bashkuar. Ky organ i pushtetit vendor për kohën një pjesë i ktheu në kopshte, çerdhe apo institucione të tjera social- kulturore ose ua shiti familjeve të reja që krijoheshin në fshat. Por në vitin 1973 ky ligj u shfuqizua e kush pati mundësi i rimori pronat. Mbas viteve 1990, me ndryshimin e sistemit ndryshoi edhe prblemi për konceptin e pronës. Çdo familje në fshat do të bëhej me pronë, pra do të merrte tokë dhe bagëti në bazë të ligjit nr. 7501dhe jo sipas asaj norme të trashëguar brezave që çdo pronë të vente tek i zoti. Fjala vjen, Sherif Lushua dorëzoi në kooperativë një kope me dhi prej 350 kokë dhe 1ha tokë. Me ndarjen e re nuk ka të drejtë ta marrë atë që dha, por do të marrë sipas ligjit. Pork y ligj bën dhe përjashtime të tilla që tokë do të marrin të gjithë ato familje që me ndarjen e tokës u ndodhën në fshat. Kishte shumë familje të reja që familjen rrënjë,  familjen bazë e kishin në fshat si p.sh. oficerët e rinj ose nëpunës të tjerë si mjekë, mësues, inxhinierë etj. Që qenë në vende të tjera pune, jo në fshat dhe nuk përfituan asnjë gjë nga reforma. Gjithashtu edhe familjet e nëpunësve që banonin në fshat nuk merrnin tokë baraz me familjet e kooperativës. P.sh., unë vetë me gjithë gruan ishim nëpunës (mësues të dy) dhe unë mora një të tretën e tokës që merr një person, kurse fëmijët e muarën të plotë; ndërsa bagëtia u nda për frymë, porsi toka, po kështu u ndanë edhe pjesë të pronës së kooperativës.

Vijon pjesa II

 

 

BIBLIOGRAFIA:

1) Fjalor Enciklopendik Shqiptar; Tiranë:1985, f. 1091

1/1) Fjalor Enciklopedik Shqiptar:v.3 (FESH); ASHSH: Tiranë,2009, f.2695

2) Tërbaçi në rrjadhat e historisë; Tiranë: Toena,1998, f.15

3) Beqiri, Selim: Si u krijua dhe si mbijetoi Tërbaçi; Vlorë: Pavarësia,2010, f.12

4) Demiraj, Shaban: Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe; Tiranë:Shkenca,1999, f.55

5) po aty, f73

6) po aty, f.75

7) po aty, f.75

8) Thunmann 1774, 215v

9) Baron Nopça: Antropologji kulturore (dispencë)

10) Beqiri, Selim; libër i cituar më lart, f.7

11) Veizi, Fane: Bregu i Detit në këngë;Tiranë,1998, f.3

12)Rrapaj, Fatos M. Këngë popullore të Labërisë; Tiranë:1990, f.772

13) Beqiri, Selim; libër i cituar, f.14

14) Trushaj, Aleks: Elementë të trashëgimisë kulturore në zonën e Sipërme  të Shushicës (krahina e Mesaplikut) Buletin shkencor nr.12: (UVIQ),Vlorë:Europrint;2008, f.123, 126

159 Mitat Frashëri te Kulla, Ndriçim: Antologji e Mendimit Shqiptar 1870-1945, Tiranë: Plejad,203, f.118

Vlorë, e shtunë, 02.02.2013

 

   


MUJI DHE HALILI PO VJEN RËNDË…

$
0
0

Përgatiti Albert HABAZAJ/ studiues *)/

 Ky libër i publikuar nga botimet Toena: “Të njohësh gjakun tënd” me autor Mujo H.Gjondedaj është tregues i një shkalle të re të emancipimit të mendimit, kulturës dhe historisë sonë. “Jam historian se kam jetuar me historianë, të thjeshtë por jetësorë në vërtetësinë e tyre, që nga Sali Resuli, Rustem Hyseni e deri te burrat më me emër të Tërbaçit tonë” thotë 80 vjeçari pas botimit të librit monografik, të cilin prof. Ago Nezha e vlerëson edhe për titullin poetik. Korifeu i valles së rëndë të Tërbaçit na shfaqet në këtë moshë të bardhë si një autor i emancipuar edhe për faktin se trajton në libër rrënjët e degët e Gjondedajve në breza pra si meshkujt, ashtu edhe femrat e fisit. Për gjakun e babës, për rrënjën e lisit kanë shkruar e shkruajnë të gjithë ata që bëjnë libra; por për qumështin e nënës, tamlin për degën e gruas autorët e deri sotëm nuk kanë shkruar patjetër jo se u ka munguar dashuria për nënat, motrat, bijat, por sepse zgjedha tendencioze e patriakalizmit mesjetar ua ka bllokuar e rënduar dorën e shkrimit deri në ndalesë.

Ishte pikërisht 80-vjeçari bragjinas që e theu këtë tabu me ç’ka shkroi e botoi ashtu siç i ka dëgjuar, ashtu si i di ai, sepse në virtytet që ka Tërbaçi: unitetin, besën, mikpritjen e patriotizmin, bijat janë djepi ku u përkundën, u rritën të shëndetshme dhe u shpërndanë këto vlera me mesazhe mirësie. Me shpirt disa vargje po më dalin nga zemra për Mujo Halilin e Tërbaçit:

 

Porsi Muji dhe Halili po vjen rëndë

Një lis i gjallë, ky Mujo Gjondeda

Me librin e veçantë: “Të njohësh gjakun tënd”

Një histori vitale, shkarkuar nga legjendat.

 

Rrënja është Tërbaçi, fisi është si ind

Kur ka rrënjë të thella, pema kokrra lindi;

Ky libër i bukur vetëm me të vërteta

Po troket denjësisht nëpër biblioteka.

 

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” dhe Instituti i Librit dhe i Promocionit “Toena” organizuan paraqitjen e librit “Të njohësh gjakun tënd” të autorit Mujo H.Gjondedaj, në mjediset e Pallatit të Kulturës “Labëria”, Skelë, të shtunën e 15 majit 2010, siç bëmë dhe njoftimin në numrin pararendës të gazetës “Çika e Tërbaçit”. Shoqata Atdhetare –Kulturore “Tërbaçi” dega Vlorë sidomos, siguroi një mbështetje me pjesëmarrjen e tërbaçiotëve të Vlorës, krahas familjes.

Nderoi veprimtarinë me pjesëmarrjen dhe përshëndetjen e tij vetë kryetari i shoqatës “Labëria”, miku i Tërbaçit, prof. Ago Nezha. Në takim foli dhe personazhi i njohur, prof. Bardhosh Gaçe, përshëndeti nga miqësia dr. Asqeri Llanaj, kryetar i SHAK “Cakrani”, ndërsa kryetari i shoqatës Atdhetare-Kulturore“Tërbaçi”, shkrimtari Albert Habazaj falënderoi të gjithë njerëzit që harxhuan nga koha e tyre për t’u nderuar në këtë kuvend përurues, duke dhënë mesazhin që, me dëshirë, respekt e humanizëm, kush kontribuon për Tërbaçin është mbushur me mjaltë nga mirësia e tij.

Vërtet emocionuese ishte fjala Av. Dr. Jorgo Dhrami, qeparotasin nga Tërbaçi, që Bragjinin tonë e mori me vete, atje në ballë të Jonit dhe e respekton e nderon  nga Tirana. M’u kujtua “gjaku i shprishur” i De Radës, arbëreshit të madh nga Radhima me vargjet e tij:.. “s’po di cilën dashuri/le prapa e pakënaqur/duke rënë në pikëllim”. Mendoj se Tërbaçi mblodhi barkun e vetë atë ditë, ashtu siç e ka patur traditë pa pompozitet, se veprimi flet, duket…

Në plotësim të formatimit të veçantë të kësaj veprimtarie po përzgjedhim për lexuesin e gazetës “Dielli” ashtu si kohë më parë për gazetën tonë lokale “Çika e Tërbaçit” botimin e fjalës së dr. Jorgo Dhramit, dr. Asqeri Llanaj dhe emocionet e vetë autorit. Theksoj, për kujtesë se libri dhe përurimi i tij u realizua nga prof.as.dr.Farudin Gjondedaj, djali i vogël i autorit, shoku im i tetëvjeçares, gjithmonë ndër më të dalluarit dhe ndër më të pashfaqshmit artificialisht.

 

GJENEZË DHE AUTOKTONI E TË PARËVE TANË

-nga Av .Dr. Jorgo Dhrami (sot Pro.f as.)-

 

Si rrallëherë jemi mbledhur të gjithë së bashku, ne vëllezërit e tu të një gjaku, në qytetin tonë të shtrenjtë dhe heroik të Vlorës, për të promovuar librin tuaj të ndritur “Të njohësh gjakun tënd”.

Vepra e juaj e materializuar në këtë libër, ka vlera të jashtëzakonshme në çfarëdo lloj drejtimi qoftë. Vlerat e punimit tuaj fillojnë që nga titullimi i librit “Të njohësh gjakun tënd” e gjer në gërmën e fundit të këtij shkrimi. I tërë ky shkrim pasqyron dhe mbart në vetvete, një punë kolosale tuajën, si në gjurmimin, grumbullimin e sistemimin e fakteve, ngjarjeve e rrethanave, ashtu dhe në analizën kritike e shkencore të tij, duke e parë dhe trajtuar këtë material një për një dhe të tërë së bashku. Kjo mënyrë studimi apo e thënë ndryshme, kjo metodologji studimi dhe vlerësimi, përshkoj gjithë veprën tuaj nga fillimi deri në fund, duke zbatuar kështu në mënyrë fanatike parimin universal shkencor që të mundëson zbulimin e së vërtetës ose të shkuarit tek ajo. Dhe ky studim i bërë nga ana e juaj, është i lidhur kryekëput me gjenezën dhe autoktoninë e të parëve tanë. Pikërisht këtu qëndron vlera e madhe historiko-shkencore e materialit tuaj për të cilin jemi mbledhur sot.

Mendimi i juaj, i shprehur dhe i mbrojtur me bindje në këtë punim, mbi origjinën apo gjenezën e të parëve tanë, mua më duket se, nuk është thjesht një d dëshirë për të qenë ata dhe ne të tjerët së bashku me ta, autoktonë dhe jo të prejardhur, por është një përfundim i mbështetur në të dhëna historike, ndonëse akoma jo të plota deri më sot, si dhe në trashëgiminë verbale që brezat i kanë lënë njëri-tjetrit, të ardhura deri në ditët tona. Këto dy elemente të domosdoshëm që nevojiten në këto raste, mendoj se në librin tuaj, mbështjellin këtë të vërtetë, ashtu siç mbështjellin Tërbaçin tonë të dashur dhe të respektuar, malet e lartë gjigande që e rrethojnë atë.

Në këtë vështrim do të thosha se, propozimi i juaj për mbajtjen e një kuvendi mbarëvëllazëror për studimin e këtij problemi, do të përforcojë, përsosë dhe saktësojë më tej, këtë realitet.

Duke e përfunduar fjalën, në emrin tim, të familjes sime, si edhe të gjithë vëllezërve tanë Bragjinas të fshatit të Qeparoit, ju urojmë nga zemra për këtë vepër historiko-shkencore me vlera të mëdha, jetë të gjatë, dhe, punime të tjera me vlera të tilla. Ndërkohë, duke qenë  i lumtur që m’u dha rasti dhe mundësia të përshëndes të gjithë vëllezërit e mi të një gjaku, Tërbaçiotë, kudo që jetojnë apo punojnë, për një jetë të lumtur si dhe të gëzojnë të gjitha të mirat e kësaj bote.

 

 

PËRSHËNDETJE autorit të monografisë “Të njohësh gjakun tënd”

Nga  Asqeri LLANAJ, kryetari i shoqatës atdhetare-kulturore “Cakrani”

 

Në emër të shoqatës atdhetare-kulturore “Cakrani”, ju shpreh përshëndetjet më të përzemërta juve z. Mujo Gjondedaj autor të monografisë; “Të njohësh gjakun tënd”, fisit Gjondedaj dhe gjithë pjesëmarrësve në këtë ceremoni. Nëpërmjet kësaj monografie, të realizuar me një punë të palodhur kërkimore-shkencore, me humanizëm, vullnet, objektivitet e këmbëngulje, kini arritur të pasqyroni e mbroni dinjitetin dhe vlerat e fisit Gjondedaj si pjesë përbërëse e Tërbaçit.

Do ta filloj me një thënie të Edith Durhan: “Njeriu duhet të bëjë detyrën e tij edhe në qoftë se nuk rron të shohë përfundimin. Ata që do të vijnë pas tij, do të kenë përfitim prej punës së tij”.

Vlerat historike, të gërshetuara me vlerat shpirtërore, me të dhënat arkeologjike, etnografike, kulturore, zakonore e arsimore, si dhe me atdhetarinë në shekuj, përbëjnë një kontribut dinjitoz dhe investim madhor që kanë bërë brezat në kohëra. Juve, i nderuari Mujo, nëpërmjet këtij botimi, kini bërë të mundur arshivimin bruto të të gjitha vlerave të fisit Gjondedaj, duke i hedhur ato me kujdes e mundim shpirtëror, gjë që do të ndjehet e transmetohet brez pas brezi si një kurorë krenarie e lavdie për emrin e origjinës, Gjondedaj Tërbaç, në këtë mënyrë, ky emër do ngulitet më fort në shpirtin e secilit, duke i shtuar jetën, pavdekësinë.

Në historinë e fisit Gjondedaj është skalitur atdhedashuria, uniteti, mikpritja, patriotizmi i njerëzve që kanë bërë histori, e luftërave në kohë të ndryshme e njerëzve që vlerat e Gjondedajve i kanë transmetuar e trashëguar ndër breza si vlera kombëtare shpirtërore e atdhetare. Edhe vetë juve, z. Mujo, jeni shndërruar në vlerë qytetarie, në më shumë se një figurë popullore dhe meritoni nderim për obligimin shpirtëror e moral për t’i sjellë vlerat e fisit Gjondedaj në ditët e sotme ashtu, të gjalla, si dikur.

Për të gjitha këto, edhe një herë ju shprehim përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të çiltër për obligimin tuaj sa shpirtëror e qytetar, aq dhe intelektual e atdhetar.

 

EMOCION LOGJIK PAS FESTËS

-nga Mujo Gjondedaj, autor i librit-

 

Në këtë libër jam munduar, që aq sa unë dija, dhe arrita të grumbulloj materiale, ti shpreh ato qartë pa zbukurime apo tepri. Uroj që t’ia kem arritur qëllimit. Mendoj se mund të ketë dhe pasaktësi të vogla por këto nuk janë të qëllimshme por objektive.

Mendoj se nuk kam shkruar gjëra të paqena apo sajuara duke qenë sa më i kujdesshëm. Gjenezën e copëzova sipas vëllazërive apo kryefamiljarëve duke e skicuar në fletë të veçanta. Kjo për faktin se duke qenë shumë e madhe, mëhalla nuk mund të hidhej në një fletë të vetme, dhe arsyeja e dytë ishte se duke u vendosur pranë çdo vëllazërie do ti shërbente më mirë lexuesit për ilustrim. Për të bërë këtë skicë sa më të kuptueshme vendosa një bosht, duke marrë si qendër Xhebro Habilin. Këtë nuk e bëra se nuk i përkas kësaj dege, por sepse vendbanimi i hershëm i Xhebros ka qenë në qendër. Ndërsa Jazojt janë të vendosur në të majtë, ndërsa Bojkojt në të djathtë.

Pema gjenealogjike fillon në bazë me Gjin Kriqin dhe përfundon me brezin e Xhemal Gjondedës duke shikuar nga e majta në të djathtë. Nuk jam i sigurt sa ja kam arritur qëllimit për të qenë i kuptueshëm për lexuesin.

Jam përpjekur të bëj nga një biografi të shkurtër për brezin e parë dhe të dytë me aq sa dija vetë, dhe materialet që munda të grumbulloj. Për brezin e tretë vendosa vetëm emrat. Fëmijët tanë le ti zhvillojnë ato më tej. Më duhet të bëj edhe një sqarim për gjenezën, qoftë për gjakun tim apo të jashtëm, duke mos pretenduar se ajo është perfekte, mbasi nuk ka asgjë të shkruar për krijimin e fshatit se ajo është perfekte, mbasi nuk ka asgjë të shkruar për krijimin e fshatit dhe ecurinë e brezave në shekuj.

Por, për mendimin tim kjo skemë është më e mira për arsye se ajo është e bazuar në sygjerimet dhe mendimet e tre burrave të moçëm e të mençur të fshatit. Ata ishin: Çelo Shako Dedaj, Abaz Laçe Dedaj dhe Halil Hysen Gjondedaj. Kjo ngjarje zë fill në vitin 1946 kur një ekip i Institutit të Historisë erdhi në fshatin Tërbaç. Qëllimi i ekspeditës ishte të mblidhte të dhëna për ecurinë e brezave të fshatit me qëllim krijimin e historikut të tij.

Nisur nga ato që dëgjova dhe fiksova, qysh në atë kohë, më lindi ideja që të dokumentoja diçka lidhur me gjenezën e mëhallës Gjondedaj. Në vitin 1948 bazuar edhe me të dhëna nga babai im, Halil Hyseni, dhe me ndihmën e “disenjatorit”, mësuesit të nderuar Kujtim Mici, skicova në një karton të cilin e vara në mur, ecurinë e brezave të mëhallës Gjondedaj. Kushdo që vinte në shtëpi bëhej kureshtar dhe shikonte ecurinë e brezave të mëhallës Gjondedaj. (Në atë kohë, askush nuk kishte në fshat një skicë të tillë).

Mbas viteve ’90 janë botuar shumë libra që flasin për fshatin tonë. Vërej se pavarësisht se bëhet fjalë për figura të shquara të fshatit apo familje dëshmorësh ka ekzagjerime e tepri. Kjo konstatohet  edhe nga bashkëfshatarë që i kanë jetuar ato kohë dhe janë ende gjallë.

Kam mendimin se për gjenezën e fshatit duhet organizuar një aktiv apo kuvend me përfaqësues të të gjitha mëhallëve në mënyrë që me njohuritë e tyre, e kaluara historike të ruhet dhe tu përcillet brezave të ardhshëm.

Unë i qëndroj fort pikëpamjes se Tërbaçi ka një popullsi autoktone dhe nuk është i ardhur nga ndonjë krahinë tjetër, ashtu siç pretendohet shpesh. Këtë përfundim, i cili nuk është vetëm i imi, e argumentoj me faktin se ky vendbanim është banuar në shekuj nga tërbaçiotë. Gjithashtu të gjitha toponimet në fshat kanë emra katolik, p.sh: Qafa e Shëngjergjit, Shënkolli, Hunda e Shënmitrit etj., apo mbiemrat: Gjinaj, Gjikaj, Gjokaj, Gjondedaj. Edhe defterët në kohën e Turqisë në vitet 1431-1520-1583, emrat i kanë katolikë. Mendoj se edhe emri i fshatit TËRBAÇ mund të rrjedhë nga fjala “tërë bashkë”. Kjo argumentohet me faktin se gjatë gjithë shekujve ky fshat ka qenë i bashkuar.

Për të gjitha ato ç’ka thashë më lartë nuk është vetëm dëshira por edhe bindja ime. Kjo edhe për faktin se nuk ka dokumente të kohës, veç atyre që përmenda më lart. Këtë e them çiltër e me zemër të pastër. Do të dëshiroja dhe do të gëzohesha  shumë sikur të gjendeshin dokumente të reja të mbështesnin pikëpamjen time mbi origjinën e fshatit pavarësisht nëse do të jetoja apo jo. Një referencë shumë e mirë për këtë problem do të ishte libri i dr. Selim Beqirit: “Si u krijua dhe mbijetoi Tërbaçi”.

Mendoj dhe shpresoj se lexuesi do të më kuptojë për atë që i kisha vënë objektiv vetes,  me modesti mendoj se e arrita. Të gjitha ato që kam shkruar nuk i kam bërë për t’u dukur apo për t’i bërë oponencë dikujt. Kështu i kam perceptuar gjërat dhe kështu i kam shkruar.

Edhe një herë u kërkoj të falur pjesëtarëve të gjakut tim (Mëhallës Gjondedaj), për çdo pasaktësi apo ndonjë gabim tjetër. Në qoftë se do të kishte të tilla, ju siguroj se kurrsesi nuk janë të qëllimshme, por thjesht lidhen me vështirësitë e mbledhjes së informacionit dhe moshës time të kaluar.

*) Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania

 

ME MARGARITA XHEPEN, AKTOREN E 150 ROLEVE NE TEATER E MBI 30 ROLEVE NE KINEMATOGRAFI

$
0
0

 Nga Albert HABAZAJ/ studiues, kritik letrar/

 Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa, Artiste e Popullit me mbi 150 role në teatër dhe me mbi 30 role në  kinematografi ka shkëlqyer si ajo me lojën e saj që  lëviz në  tone lirike e dramatike, me një  fjalë  artistike të  përcjellë  shpesh mes intonacionesh poetike dhe të  shqiptuar me emocion. Margaritari Margarita Xhepa është  një  figurë  enciklopedike shqiptare, me rrezatim ballkanik e më  gjerë ; është  një  nga ikonat e artit dramatik, që  mishëroi disa figura grash e nënash, ku spikat loja e natyrës emocionale, me ndjenjë , rëndom elegjiake, siç e portretizon edhe prof. Josif Papagjoni.

Ofelinë , Klean, Lenën e Çehovit, Ledi Milfordin, Sheljan, Dafinën, Nënën e Doruntinës, Zyrakën, Shanon e famshme, Lenën, pianisten, nënën te “Dora e ngrohtë ”, Hekubën etj., artdashësi ynë  i ka njohur nëpërmjet të  madhes trëndafilore Margarita Xhepa, që thonë  se po ngjitet tek 80vjet, ndërsa për ne ajo është aty te rreth 40 vjeçe.Fjala ime si drejtues i Bibliotekës “ Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës për prezantimin e librit “ Margarita Xhepa- Artiste e Popullit” shkruar me dashuri e profesionalizëm  nga Angjelina Xhara Papalilo:Qysh të enjten e 8 shtatorit të vitit 2011, më merr në telefon, jo pa gëzim të shfaqshëm në imazh, shkrimtarja sentimentale dhe gazetarja rrebele Zenepe Çekrezi Luka duke më dhënë lajmin e bukur se një libër me vesë prilli i ra n ë dorë. Të hënën e 12 shtatorit, aty nga ora 17.00, më fton për një kafe te “Kushta” në Skelë. Shkoj, se e kisha mbyllur dhe orarin zyrtar dhe nuk kisha ndonjë angazhim dëshiror, për të cilat, me gjithë vërejtjet që ka,  familja nuk mërzitet, përkundrazi ndihet bukur mirë. Mikesha ime e vjetër, idealistja, seriozja, realistja Zenepe Luka më jep këtë libër të Engjëllores për Lulen e Bukur Shqiptare. Dhe ja si rrjedhin kulluar gjërat e dobishme, të bukura, të mira…Ç’paralele, që ngjan si metaforë! Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” me Bibliotekën “ Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, më 28 dhjetor 2011 prezantojnë simbolikën më domethënëse të Nerminit: MARGARITA XHEPËN!

Oh! Sa i lulëzuar ndihem në shpirt! Faleminderit Zenepe Luka që di ta veshë pikën mbi i e të vlerësosh Margarita Xhepën atje ku duhet dhe ashtu si duhet, të paktën shpirtërisht në trajtën sipërore dhe thelbin deri në bërthamë!

Faleminderit zotëri rektor i universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës Prof. Albert Qarri, që more qetësinë e myzeqarit, thellësinë e detit e madhështinë e malit dhe nga kjo kjo pirosti gati mitike di të çelësh Portën e Nderimit në institucionin e lartë arsimor që ti drejton, për ata që i japin hijeshi nderimit dhe me këto veprime fisnike që zotëri, ti bën institucionit supet i ngrihen!

Lidhja e Nermin Vlora Falaschit, Ambasadore e Kombit Shqiptar me plakun e Vlorës dhe Shqipërinë tashmë dihet botërisht. Amaneti i saj: “Dua të prehem fizikisht në Kaninë, në tokën e të parëve të mi” është i veçantë e kuptimplotë për këdo që ndër deje i qarkullon gjak fisniku. Nermin ndërroijetë më 28 nëntor 2004 dhe më 6 korrik 2005 në vorrezat e qytezës historike të Kaninës, në vazo u varros me hirin e dritës humane universale me bërthamë ismailqemaliane, bashkë me jetën e saj Renzo Falaschi, ambassador i përjetshëm i Italisë, që e donte  Shqipërinë po aq sa Nerminin në trajtën e dinjitetit. Rastësi kombëtarisht e bukur? Simbolikë nerminisht fisnike apo ashtu rridhte uji nga damari i të parëve? ( Falmëni mirëkuptimshëm për ndonjë të folme dialektore që  e përdor për qëllimin pozitivisht të lartë, çelur nga bërthama diellore e Nerminit!)

Ju lutem, kush nuk e ka njohur atë Bukuri( me gërma të mëdha shtypi e gërma të arta shpirti, po e cilësoj, shikojeni tek ai porttret vendosur në kolonën e Bibliotekës dhe pastaj hidhni një sy këtej nga Margarita. Mos u tundoni, mos u hutoni, por binduni  se Nermini dhe Margarita janë motra lindur nga Drita!

O miq të Mirësisë!

“Rita”…’Rita”…Zëri i ëmbël i nënë Maries përhapej si violinë në gjithë mëhallën- na rrëfen Angjelina qytetare historinë fëminore të jetimes qysh 9 vjeçe. Bëhet fjalë për një jehonë të fillimviteve ’50 të shekullit XX. Margarita ishte si raki manaferre në qelqe…Ndërsa nëpragshekullinXXI, kur çmimi më dinjitoz i shekullit për botën e artit dhe të kulturës mbriti  fatmirësisht edhe në këtë Shqipërizën tonë e pikërisht në Tiranë, mendoj se nuk vlen aq shumë që Margarita Xhepa u nderua me Diskun e Artë, por sinqerisht shpreh se qe Disku i Artë që u fisnikërua më shumë me floririn e shpirtit të Margarita Xhepës. Gati gjysmë shekulli nga atëherë e sot plot 61 vjet në art dhe në monografinë e shkruar me gërma të ngrohta dashurie nga Angjelina Xhara Papalilo, e shtrenjta jonë Margarita Xhepa na shqafet si Nënëmadhja myzeqare, labe, malësore, shqiptare, ballkanike, mesdhetare e eurpiane. Shikojeni në basorelievin e gjallë në lëvizje në krahë të ikonave shqiponja e thëllëza të globit të kinemasë, të artit, të letrave, fjalës së bukur dhe muzikës shqiptare si Drita Pelingu, Tinka Kurti, Irini Qirjaqi, Roza Anagnosti, Marjana Kondi, Yllka Mujo, Kozeta Zavalani, Pavlina Mani, Marjeta Ljarja, Elvira Diamanti, Tefta Radi, Lumturi Blloshmi, Vitore Sallakut,Edi Luarasi, Hatiqet Bendo, Dhorkë Orgocka, Hajrie Rondo, Mimika Luca, Besa Imami, Luiza Xhuvani, Xhuljeta Kulla, Lavdie Gjika, Vaçe Zela apo Marie Logoreci, Nina Mula, Anika Take apo dhe Shenjtorja Nënë Tereza, apo në krah të dragojve Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Kujtim Spahivogli, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Piro Mani, Rikard Ljarja, Birçe Hasko, Mirush Kabashi, Skënder Sallaku, Guljem Radoja, Timo Flloko, Agim Shuke, Albert Verria, Robert Ndrenika, Petrit Malaj, Demir Hyskja, Reshat Arbana, Dhimitër Orgocka, Bujar Kapexhiu, Mevlan Shanaj, Bujar Lako, pëllumb Kulla e plot yje të tjerë. S’di pse m’u kujtuan vargjet e Agnes Gonxhe Bojaxhiut te “ Himni i jetës”:”Jeta është shans, kape./Jeta është bukuri, adhuroje./ Jeta është bekim, shijoje./ Jeta është ëndërr, bëje realitet./ Jeta është sfidë, përballoje./ Jeta është detyrë, kryeje!” Apo jo professor Qarri?! U thashë që parë mos u tundoni të mendoheni gjatë nëse janë apo jo motra Nermini me Margaritën, sepse edhe vetë ju jeni bindur që ato janë motra shpirti, por, për çudi, unë tani po tundohem vetë dhe mendoj kush ka ka lindur më parë bukuria apo Margarita? Kush është çelur më parë lulja apo Rita? Kush ka lindur më parë fisnikëria apo Margarita? Kush ka çelur më parë dashuria apo Margarita? A e din ipse? Sipas  autores Angjelina Xhara Papalilo për Margaritën “Tango baraz me dashuri” Po ashtu mendoj: nuk e di kush ka lindur më parë Margarita apo Bujaria? A e dini pse? Më 26 dhjetor, pra dy ditë më parë, me një grup miqsh, isha në Dhërmi e vura një lule nderimi te varri i shqiptarit të madh europian Petro Marko, në kujtim të 20 vjetorit të vdekjes së tij. Rastisi që takova një mikun tim Levzat Kamaj, 51 vjeç, ish oficer në Himarë. Pas homazhit pimë një kafe e një raki te klubi sipër e ra biseda për librin e Angjelinës kushtuar Margaritës. Qeshi miku im e më tha: “A e di ti, Berti që Margarita Xhepa më ka dhënë bukë?” E mora si metaforë thënien e tij, në drejtim të ushqimit artistik dhe edukimit estetik që ndikon e madhja Margaritë te njerëzit. Levzati më sqaroi:“Ishte viti 1987. Në  Vuno luhej filmi” Gurët e shtëpisë time” me regjisor dhimitër Anagnostin që s’ka shokë. Ushtarët tanë vinin pa aguar nga reparti, lëviznin natën për të mos u parë nga populli, se krijohej imazh i keq në popull, nga që ushtarët tanë plotësonin për filmin sfondin e ushtrisë italiane . dhe uniforma e ushtarëve tanë qe përshtatur përkatësisht siç i duhej Mjeshtrit të Madh  Anagnosti. Shkoj në menxë- thotë levzati me origjinë nga Brati, e kërkoj diçka për të ngrënë. –S’ka-më thotë zonja matanë sportelit të kuzhinës. U ula në një tavolinë ku ishin tre shokë, që pinin kafe e fërnet. U integrova me ta. Mbas pak vjen një Bukuri Magjike: –Më fal, ju ishit ai oficeri që kërkuat diçka për të ngrënë? –Po- i them.- Unë kaq kam, merre- dhe zgjati dorën e ngrohtë,  që m’u duk si dora e nënës time. Një copë bukë me djathë e mbështjellë  u hap në tavolinën tonë dhe e ndamë me shokët. Kaq kam. U bëftë mirë- dhe iku si ëmbëlsi e shenjtëruar. M’u duk si një lule e freskët rënë nga shporta e yjeve prej maleve të vetëtimës në ato brigje joniane që sapo aguan. Ajo ishte Margarita Xhepa. Pra, artistja e madhe, nëse më lejohet ta perifrazoj me një varg të Kozeta Zavalanit, kjo Margaritë” përqafuar me diellin dhe detin” është edhe bukëdhënë.

Dhe interesant! Sa shikon Margaritën e bukur me sy ngjyrë deti fillon të përkundet edhe “ninulla” e mallit për Shqipërinë.

…ku mbështetet bukuria e portretit të saj njerëzor?

Te meraku që nënat shqiptare edhe në gjumë mendojnë  për fëmijët? Te diamantet e skenës shqiptare që prodhon shpirti artistik i Margaritës me Ofelinë nga “Hamleti” shekspirian, në krah të Naim Frashërit të parikthyeshëm te tjetërkush? Me Klean e mahnitshme ezopiane? Me rolet nga Çehov, Artur Miler, Lope de Vega, Breht, Ibsen, Shiler apo margaritaret shqiptare në krah të Sandër Prosit, Besa Imamit, Kadri Roshit, Lazër Filipit, Kujtim Spahivoglit, Drita Pelingut, Edi Luarasit, Violeta Manushit, Tinka Kurtit, Violeta Manushit, Manushaqe Qenanit, Reshat Arbanës e plot yjeve të tjerë nga bota e artit deri te i biri Ndriçim Xhepa.

Më bënë përshtypje dy vargje të të paharruarit Din Mehmeti:”…të mbrohem nga gjarpërinjtë,/ e nga njerëzit të mbrohem” por m’u kujtua, duke lexuar këtë libër të bukur në çdo faqe, edhe një fjalë e urtë mbledhur nga dr. Jonuz Tafaj:”Qingji i butë pin dy nana por thonë se qingji i fortë pin 12 nana”. Pra, nganjëherë,kur nuk i arrihet qëllimit me butësi e mirësjellje e nuk ka ndonjë dëm, apo cenohet dinjiteti, duhet provuar dhe forca.Doni të dinikush është shfaqur në Shqipëri më përpara margaritari si perlë apo Margarita si shpirt?Lexoni librin e Angjelina Xhara Papalilos “Margarita Xhepa Artiste e Popullit”  dhe do ta kuptoni duke më dhënë dhe mua të drejtë…

*Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” VLORË, ALBANIA

Shenim: Libri ndodhet edhe en Biblioteken e Vatres, i dhuruar nga autorja Agjelina Xhara

 

FAKTI HISTORIK DHE TRAJTIMI FOLKLORIK NË LUFTËN E VLORËS, 1920

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ/ studiues*/

Raportet histori – krijimtari  folklorike janë trajtuar edhe nga studiues të ndryshëm shqiptarë për ngjarje të ndryshme historike, por, më të shumtën, duke u nisur thjesht nga trajtesa të shkurtëra, të një plani të përgjithshëm. Duke pasur pikënisje këngët historike të Luftës së Vlorës më 1920, do të dëshironim të shihnim më së afërmi edhe disa raporte më të përcaktuara të faktit historik dhe të trajtimit të tij folklorik. Kjo me dëshirën e mirë që jo vetëm të ndriçohet kjo luftë, siç na e sjell kënga popullore, por dhe të mbahet një qëndrim më i qartë rreth raporteve histori – epikë historike, mbështetur mbi një lëndë folklorike të caktuar, ngaqë, në fund të fundit, kjo ka të bëjë dhe konceptimin dhe me kuptimin e folklorit. Një hapësirë e përcaktuar qartë përsa u përket raporteve histori- epikë historike kërkon kuptim të drejtë si nga historiani, ashtu dhe nga folkoristi.

Lufta e Vlorës është trajtuar në nivele të caktuara nga historianë të ndryshëm, edhe në tekstin përgjithësues të historisë së Shqipërisë. Ndërsa nga folkloristët është përmendur herë pas here  kjo ngarje dhe janë botuar një numër jo i vogël këngësh, që bëjnë fjalë pikërisht për këtë luftë dhe që përbëjnë një cikël nga më të plotët, nga më të bukurit, shumë i larmishëm, me një intensitet të madh ngjarjesh, tablosh, figurash, që sjellin informacione aq të gjera, sa që në një farë mënyre, e gjithë tabloja historike të duket sikur të vjen përpara syve¹) shoqëruar edhe me shënime sqaruese.  Por këngët popullore nuk janë parë më tej si lëndë materiale që jep mundësi për trajtesa më të gjera. Deri më sot nga folkloristët për ciklin e Epikës Historike të Luftës së Vlorës (EH LV) është thënë se “Përgjithësisht në këngët e këtij cikli ndjehet e pranishme përplasja midis luftëtarëve të popullit shqiptar dhe pushtuesve italian딲)

Për vetë rëndësinë e madhe që paraqet Lufta e Vlorës më 1920, në planin kombëtar, menduan se do të ishte me interes që nëpërmjek kësaj teme, jo vetëm t’i bëjmë  jehonë e homazh kësaj ngjarjeje, por se ajo do të na shërbente për të shprehur kuptimin tonë rreth raporteve të caktuara midis historisë dhe folklorit, si dy disiplina shkencore edhe të afërta, por edhe të mëvehtësishme. Duhet  të pohojmë që në fillim se për ne fakti historik dhe trajtimi folklorik duhen parë si raporte të historisë me artin folklork, që nuk e shohim thjesht si art të fjalës, por si krijim të veçantë artistik, të

_____________

1)  A. Xhagolli: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë, Triptik, 2007, f. 251).

2) A. Xhagolli, vep. e cit., po aty).

natyrës sinkretike. Çdo pasqyrim artistik folklorik nuk është thjesht një fotokopjim i realitetit, kështu që as EH LV nuk mund të bëjë përjashtim nga ky fakt. Arti folklorik, si dukuri sinkretike, në tërësinë e përbërësve të tij është një njësi artistike.

Kjo do të thotë se autori kolektiv, në proceset folklorike, pas aktit të fillesës krijuese individuale, pranon dhe përfshin në qarkullimin folklorik ato krijime që ai parapëlqen, pavarësisht nga rëndësia dhe vlerësimi i këndvështrimit të kronikanit, pjesëmarrësit apo vëzhguesit në ngjarje, dokumentit, historianit. Një ngjarje a një figurë shumë e rëndësishme në aspektin historik, (siç do ta vërejmë edhe gjatë ftillimit të mikrotezës: “Lufta e Vlorës. Historia në epikën historike”) mund të mbetet fare mirë jashtë trajtimit folklorik. Krijuesi popullor mund të jetë krejt indifferent ndaj një ngjarjeje a figure të rëndësishme të historisë dhe të bëjë të vetën ngjarje a figura të rastësishme a të dorës së dytë, të tretë etj. Edhe kjo do të thotë fare hapur dhe qartë se krijimtaria folkolorike nuk është e barabartë me historinë dhe se nuk merr përsipër të pasqyrojë çdo moment, ngjarje, situatë, person historik.

Në të mirë të këtij pohimi vjen edhe një fakt tjetër. Duhet thënë se dhe përbërësit e një krijimi folklorik të veçantë, posaçërisht teksti poetik, paraqiten me vlera estetike. Për më tepër, një dukuri e tillë vërehet edhe te këngët historike, që për vetë natyrën e tyre janë përgjithësisht pak më të shkarkuara nga figuracioni artistik, i afrohen më shumë një narracioni, kanë enumeracion emrash, luftëtarësh, vendesh etj. Përmendim, ndër të tjera, strukturën poetike, narracionin poetik, figuracionin poetik.

Për më tepër, në shkrirjen, harmonizimin e elementeve, formave, mjeteve etj., të ndryshme, si në planin artistik, ashtu dhe në atë joartistik, përftohen ndjesi, përfytyrime, realitete artistike të mirëfillta. Kjo do të thotë se në krijime të ndryshme folklorike mund të ketë mbingarkesa jo të baraspeshuara, në rastin më të mirë midis vlerave artistike dhe atyre praktiko- utilitare, në vartësi të funksioneve shprehëse të vetë krijimit apo të llojit a të zhanrit folklorik ku bën pjesë. Por në tërësinë e përbërsve të vet, pavarësisht nga pesha zotëruese, në çdo krijim folklorik është e pranishme komponentja artistike.

Nga ana tjetër, çdo krijim folklorik e merr fillesën e vet nga një realitet i caktuar, pra ka në bazë të tij një moment jetësor, pavarësisht nga dozat e përpunimit artistik. Pra, në thelb, në çdo krijim folklorik shpaloset apo mund të merret një informacion i caktuar nga realiteti jetësor. Në këtë kuptim, do të thoshim s e për historianin trajtimi folklorik mund të përbëjë burim të rëndësishëm informativ, në rastet kur i mungon fakti i mirëfilltë historik. Për më tepër, duhet të kujtojmë se te shqiptarët, për kushte të caktuara, dhomat e burrave kanë qenë përgjithësisht mjediset ku historia përcillej edhe përmes këngëve historike.

Problemet teorike të shtruara më lart do t’i zhvillojmë më gjerësisht, duke u nisur nga lënda folklorike e mbledhur dhe e botuar për Luftën e Vlorës më 1920. Folkloristi i mirënjohur shqiptar Qemal Haxhihasani, për ciklet e këngëve popullore që trajtojnë periudhën 1913-1939, të asaj epike historike, që sot klasifikohet “këngë të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar”¹), thotë se ato “janë vazhdim i këngëve të periudhës së Rilindjes Kombëtare si në brendi ashtu edhe në formën e tyre artistik ²). Ai përcakton nëncikle të luftërave, nëpërmjet të cilave, sipas tij, bashkohen pjesë të veçanta të historisë së lëvizjes lokale në tërësinë e jetës historike kombëtare. Sipas tij, sistemimi i këngëve brenda vëllimit është organizuar sipas kriterit kronologjik, duke i grupuar në tre kapituj: I. Këngë për ngjarje historike të viteve 1913-1919; II. Këngë për ngjarje të viteve 1920-1924 dhe III. Këngë për ngjarje të viteve 1925-1939. Kjo ndarje është bërë edhe sepse për secilën  prej këtyre fazave ka zotëruar një ide kryesore e veçantë. Brenda përbrenda secilës ndarje ka edhe një farë grupmi të këngëve sipas kriterit tematik në mënyrë që të mos krijohet një shkapërderdhje, përhapje pa rregull, e hallakatur e materialit.

Për ne në këtë rast është me interes theksimi nga folkloristi A. Xhagolli si një cikël i veçantë i këngëve të Luftës së Vlorës më 1920³). Në EH LV zotëron më fuqishëm ideja e mbartur nga faza e parë, ajo e mbrojtjes së pavarësisë kombëtare të kërcënuar, e tërësisë tokësore të Atdheut, sepse ishte evident rreziku i shkëputjes nga trungu amtar i trojeve shqiptare. Në këtë bllok këngësh pasqyrohet edhe lufta për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Lufta e Vlorës, (1920) për shkak të përpjestimeve dhe jehonës së saj është lënë si njësi më vete. Në këtë cikël përshihen, biles, sipas kriterit kronologjik, paraprijnë ciklin edhe këngët për Kongresin e Lushnjës, ndonëse numerikisht janë të kufizuara. Kongresi i Lushnjës, që u mbajt në janar të vitit 1920, u shkrua “me shkronja shtypi në zemrat e çdo shqiptari”4), sepse ngriti me forcë flamurin e luftës antikoloniale, duke hedhur poshtë planet e Konferencës së Paqes që u mbajt në Paris pas Luftës I Botërore (LPB) për copëtimin e Shqipërisë  dhe përcaktoi një program politik të qartë e luftarak, rreth të cilit u bë bashkimi i shtresave më të gjera të popullit shqiptar në një front antikolonial për çlirim kombëtar. Lufta e armatosur e Vlorës, që shpërtheu në qershor të po këtij viti kundër pushtuesve italianë, ishte një zbatim i vendimeve të këtij Kongresi, rrjedhim logjik i dinamikës së situatës në kohë dhe në hapësirë. Edhe _____________

1)  A. Xhagolli: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë, Triptik, 2007, f. 251)

2) A. Xhagolli, vep. e cit., po aty).

3)  A. Xhagolli, vep. e cit., f.251.

4) Dokumenta e material historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi 1917-1941; Tiranë: botim i Arkivit të Shtetit, 1959, f.61.

duke hedhur poshtë planet e Konferencës së Paqes që u mbajt në Paris pas Luftës I Botërore (LPB) për copëtimin e Shqipërisë  dhe përcaktoi një program politik të qartë e luftarak, rreth të cilit u bë bashkimi i shtresave më të gjera të popullit shqiptar në një front antikolonial për çlirim kombëtar. Lufta e armatosur e Vlorës, që shpërtheu në qershor të po këtij viti kundër pushtuesve italianë, ishte një zbatim i vendimeve të këtij Kongresi, rrjedhim logjik i dinamikës së situatës në kohë dhe në hapësirë. Edhe Kongresi i Lushnjës i kryesuar nga Sulejman Delvina, edhe Lufta e Vlorës e kryesuar nga Osman Haxhiu patën një rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe regjistrohen si dy ngarje të shënuara në historinë kombëtare të popullit shqiptar. Për Kongresin e Lushnjës, i cili protestoi kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915) */2) dhe kundër kërkesave shoviniste të fqinjëve, që rrëzoi qeverinë tradhëtare të Durrësit më 29. 01.1920, me motivacionin se kishte vepruar “jashtë tagrit dhe programit të caktuar nga Kongresi i Durrësit dhe formoi kabinetin, gjithësej na kanë mbërritur vetëm tri këngë, dhe pikërisht ato që fillojnë me vargjet: “Po vjen teli havada” [havada (turq.): në hava, në ajër], “Në Lushnje lidhnë bashkimë”, e cila vjen e botuar me 4 vargje, dhe “U ngre populli në këmbë”, botuar edhe në vëllimin III të Epikës historike nën numrat 185, 186, 187 ¹), në “Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, nën numrat 2, 3, 4 ²). Nga një botim më i vjetër “Këngë popullore historike”, përgatitur nga Instituti i Shkencave, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1956 nuk na vjen asnjë këngë për gjurmë folklorike të regjistruar, që t’i bënte jehonë popullore Kongresit të Lushnjës, i cili pati rëndësi të veçantë kombëtare, sepse mori vendime për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar, për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të tij. Kënga me 4 vargje: “Në Lushnje lidhnë bashkimnë,/ për të bërë Shqipërinë./ Tiran’ u ngre qeveria,/ dhe u mbrojt me gjak liria.”³) Gjirokastër, 1970, në një botim tjetër vjen më e plotë në këtë variant: “ Në Lushnjë lidhen bashkime/ Musliman’ e të krishterë/ Për të bërë Shqipërinë/ tha Kongresi plot me vlerë./ Zoti Sulejman Delvinë/ Kryeministër i kabinesë/ të drejtë e nise qëllimnë/ emëri yt nuk do vdesë./ rrofsh mor rrofsh se ç’i shërbeve/ Të mirë ç’e pate qëllimnë/ me të holla s’u gënjeve…” 4).

______________

1- Epika historike: përgat. Qemal Haxhihasani, Miranda Dule; Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë, 1990 [1989], vëll.III, f. 290- 292).

2- Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, përgat. Muin Çami, Qemal Haxhihasani, Zihni Haskaj, Zihni Sako; Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1970, f. 228- 230.

3) Epika historike, 3: vep. e cit.,f.292.

4) Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë, 1974, f. 97. 

*/2). Traktati i Fshehtë i Londrës (1915). Marrëveshje e fshehtë e përfunduar midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane më 26.04.1915, për të plotësuar pretendimet e qeverisë italiane në Shqipëri dhe synimet territoriale të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë mbi tokat shqiptare. Sipas pikës 5 të T. F. L . , bregdeti shqiptar, prej derdhjes së Bunës në Veri deri në derdhjen e Drinit në Jug, përfshirë Shëngjinin, i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi; sipas pikës 6 Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë. Sipas pikës 7 Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të  Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar  “autonom“, i cili do të ishte nën protektoratin e Italisë. Me T. F. L. Fuqitë e Antantës dhe Italia merrnin nëpër këmbë të drejtat sovrane të popullit shqiptar dhe likujdonin pavarësinë e Shqipërisë. Traktati u botua për herë të parë nga qeveria sovjetike fill pas fitores së Revolucionit të Tetorit dhe pastaj në organet e tjera jashtë dhe brenda Shqipërisë. Ai u bë i njohur në të gjitha qarqet atdhetare shqiptare, u cilësua prej tyre “Qefini i Shqipërisë” dhe ngjalli një valë zemërimi që u pasua me protesta energjike dhe nga një lëvizje e fuqishme antiimperialiste.  Ai u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës.

(F E SH, vëll. III, bot. i ri i ASHSH, QESH: Koli Xoxi; Tiranë, 2009, f. 2734- 2735)

Kënga ruhet në Muzeun historik të Gjirokastrës dhe është krijuar dhe kënduar nga vjershëtori popullor Teno Lena nga Fterra me miqtë e tij këngëtarë. Këtë njësi folklorike e sjell Lefter Dilo nëpërmjet kumtesës” Veprimtaria politike në Gjirokastër në mbështetje të Kongresit të Lushnjës”, mbajtur në sesionin shkencor të Lushjnës, janar 1970 dhe botuar në vëllimin “Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës”. Më specifik e konkret për mospërfshirjen e folklorit në rolin e fotografit të realitetit, por në përfshirjen e tij si pasqyrues artistik i këtij realiteti është vlerësimi i studiuesit A. Xhagolli kur thotë: “Kënga historike përzgjedh ato ngjarje, momente, figura që lidhen dhe pasqyrojnë interesat e komunitetit ku praktikohet krijimi folklorik. Ky lloj “indiferentizmi” i këngës historike mund të shpjegohet edhe me mungesën e informacionit rreth ngjarjeve apo figurave historike.

Dihet se kënga historike ka si karakteristikë të vetën pasqyrimin e atypëratyshëm të ngjarjeve reale. Ndaj ndodh që ato, edhe kur janë me peshë në historinë kombëtare, të mos zënë vend apo të jenë të rastësishme në krijimet e epikës historike. Kështu p.sh., Kongresi i Lushnjës (1920) përbën një ngjarje madhore në historinë kombëtare shqiptare, ndërsa epika historike paraqitet pothuajse e painteresuar. Më tej tregon se në vëllimin e tretë të epikës historike, botim në nivel akademik, që përfshin dhe periudhën historike të mbajtjes së Kongresit të Lushnjës, mezi bëhen gjithsej 3 tekste këngësh, por edhe këto, tërheq vëmendjen specialisti i folklorit, “nuk duken krejt autentike të kohës”¹).

Përgjithësisht numri i këngëve të shënuara nuk tregon për një barazi në vlerësime të kësaj ngjarjeje historike nga folklori në raport me atë që sjell historia. Shpjegimet më të mundshme do të lidheshin me moskuptimin dhe vlerësimin jo të nivelit të duhur nga ana e krijuesit popullor. Edhe pse në periudhën, kur u zhvillua Kongresi i Luftës e në vijim shpërtheu Lufta e Vlorës kishte pushuar së vepruari komponentja e luftës kundër pushtuesve osmanë për çlirimin kombëtar, gati gjithë krijuesit e këngëve apo valleve të kënguara vinin nga komunitete rurale, ishin këngëtorë, rapsodë popullorë të formuar në gjirin e bujqve e të blegtorëve. Janë raste të rralla aktivizimet e njerëzve të arsimuar, që kanë bërë vargje e i kanë kënduar së bashku me banorët, luftëtarët, kuvendarët etj. Të tillë mund të përmendim Halim Xhelon, i cili më 9 maj 1920, kur bobla mblodhi tërbeçtë në Bregun e Bragjine (që nga ai çast mori emrin Bregu i Alarmit), në ballë të fshatit Tërbaç të Lumit të Vlorës thuri dhe këndoi në mes të bashkëfshatarëve të tij këtë njësi folklorike të regjistruar dhe të memorizuar në kujtesën sociale të komunitetit që e pranoi dhe e përcolli tek të pasmit e gjakut. Ja vargjet e këngës: “Shqipëri e dashur/ Je në robëri./ Jamte buzëplasur/ Se ti s’ke liri./ Un’ për ty do des,/ I dashur Atdhe,/ I gjall’ të mos jes,/ Ndryshe pse më ke?/ Ngrihi burra trima,/ Armikun përzëmë/ Porsi vetëtima/ këtu mos ta lëmë!/ Shqip’ria thërret-ë/ lirinë kërkon-ë,/ nga nevej e pret-ë/ mvetësi dëshron-ë./ Nevej të bashkuar/ O për një qëllim-ë./ Me flamur në duar:/ Vdekje për shpëtim-ë”. E shënuam këngën siç e kemi dëgjuar atje ku është kënduar, sikurse është praktikuar, me të folmen dialektore të Tërbaçit, duke respektuar parimin fonetik detyrimisht. [E vemë në dukje këtë fakt sepse, nga e gjithë lënda foklorike e botuar që kemi qëmtuar, teksti ka ardhur i sajdisur, për të qenë sa më afër formës letrare, normave të shqipes standarte (aqsa, sadopak), gjë që folklori s’e pranon]. Këtë këngë të H. Xhelos e kemi gjetur të botuar në gazetën “Mbrojtja Kombëtare” ²), gjatë gërmimit në arkivat e shtypit periodik të Bibliotekës Kombëtare, Tiranë. Gjithashtu, memorja na sjell si në ekran vitet 1967- ’70, kur ndihej një situatë sa festive, aq solemne në Tërbaç, sepse gëzonin njerëzit, kur prisnin 50 vjetorin e kujtimit të fitores së bujshme që kishin arritur në Luftën e Vlorës, më Njëzetën, “kur hodhën talanin në det”, siç thoshnin ish- vullnetarët e kësaj lufte çlirimtare. Si tani më vijnë në kujtesë ata burra të bardhë, të moshuar, po shtatlartë të thantë si xha Rizai, babë Rustemi, xha Tahiri, babë Seferi, xha Prënjua me xha Agon e pleq të tjerë të fshatit që mblidhnin rreth vetes ata pak më të rinjtë, që u vinte “sëra për pleqërim me burra” si Mujo Gjondedën, Kujtim Micin, Mejdi Skëndon, Rexhep Abazin, Abaz Abazin, Qazim  Çelon, Qazim Abazin, Asllan Nikën, Izet Skëndon, Rrapush Mehmetin, Mitro Gjinin, Xhevit Gjinin, Sinan I. Hoxhën, Sherif Gjokën e me radhë, kush mbushte moshën e bëhej zot kënge e burrë muhabeti, një natë te njëri, një natë te tjetri nëpër odat e miqve apo më rrallë kur dilnin ditën sipër, në qendër të fshatit a në Breg të Bragjine e këndonin (për qejf të tyre, jo me porosi), këngë të vjetra të Xhebro Gjikës, që kishte qenë vetë në Luftën e Vlorës, apo këtë të Halimit që cituam ose të tjera që i thurnin vetë, i qepnin aty për aty, një varg njëri, një varg tjetri. Të gjithë me radhë, sipas një rregulli që ata e zbatonin përpikmërisht bëheshin marrësa, ku njëri ia kthente këngës, ___________

1)  A. Xhagolli, vep. e cit., f. 248.

2) Mbrojtja Kombëtare, 18 nëntor 1920, nr.6.

një tjetër ia hidhte dhe iso bënin të tërë burrat e ulur këmbëkryq e ashtu shtruar, vënçe, pleqërishte, me melodinë e tyre karakteristike, që kënga o t’u vente gjym, zile Janine, ose s’këndohej fare. Këngën e Halimit, vjelur edhe nga subjekti Hamdi Hodo e që bën fjalë për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha koloniale italiane, bërë e kënduar në atmosferën e përgatitjes së luftës heroike të Vlorës dhe që u bënte thirrje bashkëfshatarëve për t’u ngritur në këtë luftë e gjetëm të shkruar në një letër të vjetër, të zverdhur nga koha, gjatë kohës që gërmonim në dosjet e arkivës personale jo shumë sistemuar. Ndoshta kjo këngë është ndër më të vjetrat, ngaqë s’mund të shprehemi dot me siguri që pikërisht kjo njësi folklorike është arketipi i këngëve kushtuar Luftës së Vlorës, sepse kur flasim për arketipin e çojmë mendjen te prototipi, te kënga e parë, te protokrijimi, të cilin do ta trajtojmë më gjerë në vijim të punimit, për të vërejtur e klasifikuar edhe botimet më të vjetra folklorike për LV. Mund të ketë patur dhe këngë të tjera, por që s’kanë arritur dot për arsye nga më të ndryshmet, sepse mund të ketë ndodhur dhe një dukuri tjetër. Siç është e njohur tashmë për folkloristët, krijime folklorike të periudhave të caktuara historike mund të mos mbeten në qarkullimin folklorik te brezat pasardhës. Po kështu, për mungesë të regjistrimit të tyre krijime që mund të kenë bërë jetë folklorike nuk janë të njohura për ekzistencën e tyre. Kjo gjendje e gjen justifikimin te fakti se epika historikebën jetë passive folklorike, nuk është në qarkullim, rrallë tepër rrallë praktikohet ajo dhe me raste  në hapësira të ngushta si Dukati, Armeni, Tërbaçi, Koculi, Kanina, Brati, Smokthina, Bënça, Fterra, Sevasteri pra në disa fshatra të Labërisë së Vlorës e Tepelenës, si dhe në Mallakastër, sidomos nga moshatarët. Për të qenë më bindës pohimi ynë, mund të ndalemi pak më gjatë për fatin e krijimit folklorik të Paraluftës së Vlorës, protokrijimi i 9 majit 1920. Ai ka arritur deri në ditët tona në sajë të botimit të parë që më 18 .11.1920 në gazetën “Mbrojtja kombëtare” (1920-1923), e cila ishte gazetë e përjavshme, informative, politike, shoqërore, letrare, organ i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që udhëhoqi Luftën e Vlorës. Numri i parë doli më 14 tetor 1920; dolën 83 numra. Nga nr. 1 deri 45 e drejtoi dom Mark Vasa, ndërsa nga nr. 46 (28.11.1921) e deri në fund e drejtoi Qazim Kokoshi. Luftoi për mbrojtjen e lirisë, të pavarësisë e të tërësisë tokësore të vendit, propagandoi idenë e bashkimit të popullit shqiptar rreth qeverisë kombëtare të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Është pikërisht gazeta” Mbrojtja Kombëtare” ruajtësja e tekstit të këngës që bëri e këndoi H. Xhelo më 9 maj në Tërbaç. A kishte rrezik të fshihej nga çdo lloj kujtese apo informacioni ekzistence? Mendojmë që jo, sepse ajo ruhej të paktën në më shumë se tre burime dhe praktikohej nga ai komunitet që u ndodh tok me Halimin më 9 maj, pra mbahej mend të paktën, nga një grup i vogël njerëzish, të cilët e kishin qejf ta këndonin, qoftë se dikur, në vitet ’20 të shek. XX ishin të pushtuar nga tjetri; shfrytëzoheshin nga i huaji e kërkonin shpëtim; jo vetëm që dhe nga natyra ishin kryelartë; qoftë për t’u mburrur që ishin bashkëkohës të Halim Xhelos; qoftë se nga lufta që bënë dolën fitimtarë e jo humbës- dhe kjo patjetër i bënte të ndiheshin krenarë. Motivuar nga kjo logjikë pleqtë ua mësonin këngën bijve dhe ajo mbahet mend deri te 50- 60 vjeçarët e sotëm që banojnë në Tërbaç. Kënga e H. Xhelos është e botuar me shkurtime edhe në vëllimin III të Epikës Historike, nën nr. 197 me titullin “Ngrihi burra trima”¹), ku i interesuari, studiuesi lexon se është mbledhur në Tërbaç të Vlorës, 1980 dhe poshtë tekstit ka shënimin: “Sipas kujtimeve popullore, Heroi i Popullit Halim Xheloja, i rrethuar nga bashkëfshatarët e tij, e këndoi këtë këngë në mes të fshatit Tërbaç më 9 maj 1920”. Gjatë periudhës së grumbullimit, seleksionionimit dhe studimit të materialit të nevojshëm për temën e ngushtë “Lufta e Vlorës: Historia dhe epika historike” nga platforma e temës bosht për Luftën e Vlorës vërejtëm se kjo këngë gjendet e botuar nga historiani, Profesor Viron Koka dhe Sazan Xhelo, i biri i Heroit në botimin akademik me studim, materiale e dokumente nën siglën e Akademisë së Shkencave “Halim Xhelomilitant dhe ideolog i shquar revolucionar”²). Gjithashtu është e botuar edhe nëpër libra të ndryshëm lokalë, me ndonjë ndryshim në tekst. Kjo njësi folklorike dallon që është këngë e tipit mobilizues, këngë kushtrimi, ku ndihen notat patetike. Duke qenë se kjo këngë mund të jetë dallëndyshja e parë, pararendëse e ciklit të pasur të këngëve për luftën e Vlorës, justifikohet ndoshta toni deklarativ, (gjithmonë duke gjykuar në kontekst të situatës kur u këndua, ku u këndua, pse u këndua dhe çfarë korri, çfarë realizoi, çfarë siguroi për misionin që krijuesi e interpretoi në atë komunitet. Krijuesi, njëkohësisht dhe interpretues, “solisti i parë” marrësi i këngës duke synuar që të përçonte përmes saj rritjen e ndërgjegjes kombëtare të njerëzve, që e dëgjonin dhe këndonin me të, i mbushte ata me ndjenja të larta dashurie për vendlindjen, me nderim sublime për lirinë, me zjarrin e ndezur atdhetar, duke kërkuar kështu nëpërmjet këngës plotësimin e nevojave praktiko – utilitare të komunitetit. Si duket, kënga i përgjigjet flakë për flakë kërkesës së ngutshme të momentit aspak të qetë, por shumë të trazuar, të turbulluar e të paqartë, prandaj kënga merr ritëm e bëhet prush e, për të ndezur zjarrin e çlirimit nga kolonizatorët e rinj, del nga shtrati tradicional i krijimeve të kënduara nga burrat, sipas stilit muzikor “labçe vënçe” që aplikohej në atë kohë dhe në atë hapësirë ku dihet e këndohet me “stilin muzikor të Tërbaçit”¹), siç njihet dhe vlerësohet edhe nga etnomuzikologët dhe folkloristët shqiptarë. Aktualisht kënga nuk bën jetë folklorike, sikurse një pjesë e konsiderueshme e EHLV dhe këtë fakt e argumenton logjika e kohës, e zhvillimit, e rrethanave, kushteve aktuale, nevojave që komuniteti shqiptar, brenda të cilit edhe ai vlonjat e lab, ka sot, si dhe kërkesave që ky komunitet social ka, me synimin që të përmirësohemi duke përparuar, duke synuar paqe, harmoni, zhvillim, integrim, identitet në familjen europiane, të cilës i përkasim (Shih rev. Të Drejtat e Njeriut)

_____________  

1)  Epika historike, vep. e cit., f. 303.

2) Halim Xhelo - militant dhe ideolog i shquar revolucionar”; përgat. Viron Koka, Sazan Xhelo: Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë Tiranë; 1975, f . 60.

Është për t’u vënë në dukje dhe fakti që, ndërsa historia parashtron kushtet dhe parapërgatitjet për fillimin e L V, flet për Kongresin e Durrësit (1918), për Qeverinë e Përkohshme të Durrësit (1918-1920), për Kongresin e Lushnjes, për Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare, për Luftën e Vlorës dhe për jehonën e saj brenda dhe jashtë vendit, për zgjerimin e lëvizjes në Veri (Lufta e Koplikut deri në tërheqjen e trupave  jugosllave nga Malësia e Shkodrës me zbrazjen e Kastratit e tërë ato fshatra të djegura lënë pas, apo Lufta e Dibrës dhe bën konkluzionet e tërheqjes së forcave jugosllave në kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913), kënga historike as që “shqetësohet” për shumë nga këta elementë të tillë. Si e gjithë kënga historike shqiptare edhe EHLV nuk merret me përgjithësime dhe shpjegime jashtë kuadrit konkret e që nuk japin drejtpërsëdrejti momente, ngjarje a figura në aksion ose në veprim të caktuar.

Luftërat e vitit 1920, si ajo e Vlorës, e Koplikut dhe e Dibrës, përbëjnë, sipas historianëve shqiptarë, tri piketa të pathyeshme të qëndresës heroike që sollën fitore të merituara të luftëtarëve vendas mbrojtës ndaj agresorëve të huaj sulmues, që, me dyndjet e armatosura, bënë zaptime të padrejta të tokave që shqiptarët i kishin trashëguar nga brezi në brez dhe i kishin mbrojtur me gjak. Luftërat e vitit 1920 plotësojnë pragun kohor dhe kurorëzimin e rinjohjes ndërkombëtare të pavarësisë,  ku padyshim Lufta çlirimtare e Vlorës, sipas historianëve shqiptarë, renditet ndër ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare të shek. XX, që pati një rol vendimtar në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe në rivendosjen e pavarësisë së saj²). Ndërsa këngët popullore nuk arrijnë të përcjellin një mesazh të tillë. Mendojmë se kjo lidhet, së pari, me natyrën e krijimit popullor, që s’bën përgjithësime të gjera; së dyti, përgjithësisht krijimi popullor nuk u rikthehet ngjarjeve dhe figurave historike, t’i trajtojë ato në distancim nga koha e tyre. Përkundrazi, tipik për krijimin popullor të epikës historike është transmentimi i drejtpërdrejtë, si të thuash, flakë për flakë ose shumë i përafërt i momenteve historike të caktuara, që i bën objekt pasqyrimi.

Historianët përcaktojnë si një ndër momentet më të rëndësishme të Luftës së Vlorës mbëshjetjen dhe përkrahjen me të gjitha mjetet, por në mënyrë të fshehtë zhvillimit me sukses të Luftës së Vlorës¹) që i dha Qeveria e Kongresit të Lushnjës, quajtur ndryshe qeveria e Tiranës, nga që më 11.02. 1920 u vendos në Tiranë, e cila u caktua përkohësisht kryeqytet i Shqipërisë nga organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës. Kënga popullore dëshmon se krijuesi popullor

__________

1) Kënga polifonike labe: përgat. Spiro Shituni, Agron Xhagolli; Akademia e Shkencave e RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore: Tiranë, 1986, f. 7, 8, 543.

2) Historia e Popullit Shqiptar III, periudha e Pavarësisë: 28 Nëntor 1912- 7 Prill 1939, Akademia e Shkencave e Shqipërisë; Tiranë: Toena, 2007, f.166

e njeh apo ka informacion për Kongresin e Lushnjës: “shumë patërjot’ u mblodhë/ në qytet të Lushnjës-ë,/ më nëndëqint e njëzetë/ zhvilluan kongresin-ë./ Një qeveri e formuan/ për të gjithë vëndin-ë,/ u ngre populli në këmbë,/ kundër copëtimit-ë/ dhe breshkaqënit në Vlorë/ i treguam vëndin-딲). Është kjo një këngë e regjistruar në Dukat të Vlorës më 10 janar 1970, gjithsesi, relativisht e re dhe nuk renditet në tekstet që i përkasin tabanit, e cila është kënduar nga rapsodi Dule Havari me miqtë e tij të grupit të Dukatit, sipas variantit shtruar dukaçe me rastin e 50 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Tek Epika historike, 3³)  teksti është i botuar më i shkurtuar dhe në disa vargje sipas normave letrare, jo sipas parimit fonetik  Edhe kësaj kënge (sikurse këngës së H. Xhelos, që praktikohej në Tërbaç), për plotësimin e vargut me metrin përkatës, ndonjëherë i shtohen gjatë melodisë zanore që s’i ka fjala. Këtë funksion kanë edhe ë-t që janë shtuar edhe në fund të vargjeve të kësaj kënge, për të plotësuar ritmin folklorik me alternimin e vargjeve dyshe 8 rroksh me 7 rroksh. Kongresin e Lushnjës dhe veprimtarinë e tij politike e diplomatike në shërbim të Shqipërisë, akoma në pelena identiteti, këtë ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare, kënga popullore e kalon pa ndonjë vëmendje të veçantë, shkarazi, vetëm me 2-3 njësi folklorike, që, me sa duket, nuk janë krijuar e nuk janë kënduar në kohën e ngjarjes. Një gjë e tillë mund të shpjegohet ose me mosmbledhjen në kohën e duhur të ndonjë krijimi tjetër të tillë, ose me mos përqëndrimin dhe mos vlerësimin e këtij momenti. Edhe folkloristët kanë evidentuar se elementet me prejardhje nga folklori qytetar janë të kufizuar si për Kongresin e Lushnjës, edhe për Luftën e Vlorës, kështu që dhe EHLV ruan të njëjtën arkitekturë si të këngëve  të periudhës pararendëse të pushtimit Osman, sidomos me ciklet a nënciklet e këngëve për luftrat kundër reformave antishqiptare të Tanzimatit, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të kryengritjes së Malësisë së Madhe, të Pavarësisë, për bijtë e shpatës shqiptare e trimat e kryengritjeve popullore me Gjolekë e Sef Koshare, me Ded Gjo Lul e Çerçiz Topull, me Ismail Qemal, Is’ Boletin e Flamur Kombëtar.

Kënga popullore ve në dukje dhe lidhjen, bashkëpunimin, mbështetjen jo vetëm midis krahinave të afërta, si: Mallakastra, Kurveleshi, Gjirokastra, në krahë të fshatrave te Labërisë së Brendshme të Lumit të Vlorës e të Dukatit, të Tepelenës, të Himarës e të Treblovës, që mbajtën edhe peshën kryesore të luftës, por edhe deri në Skrapar, Kolonjë, Sarandë, Myzeqe me Fier e Lushnjë Korçë e deri në  Çamëri: : “Alush Taka me Muharremë/ me djelt’ e vëndit skifterë/ në ndihmë Vlorës i vanë,/ u shtruan në istikamë,/ krahpërkrahë me Selamë,/ lëftuan me breshkamanë:/ Llogora- Kanin’, Mavrovë,/ gjersa _______________

1) Fjalor enciklopedik shqiptar, vëllimi III, botim i ri i ASHSH, QESH: përgat. zëri nga Muin Çami; Tiranë, 2009, f. 2154).

2) D. Havari: Ligjëro biblili ynë vjershërime dhe rapsodi; Tiranë, 2001, f. 36

3) Epika historike, 3, vep. e cit.. f. 291, nr. 186

 Italin’ e shporrr딹) .Kënga është kënduar në Arpicë të Margëlliçit që i përket krahinës etnografike të Çamërisë dhe është regjistruar në komunitetin çam në Skelë të Vlorës, më 1982, mban nr. 314 dhe bën sqarimin poshtë tekstit me dy shënime:

Alush Take Konispoli dhe Muharrem Rushit Koska, dy komandantë të  çetave të Çamërisë. Në vitin 1920 morën pjesë me çetat e tyre në Luftën e Vlorës gjer në çlirimin e plotë të saj.

Është fjala për komandantin legjendar Selam Musa Salaria (Hero i Popullit).

 

Në këtë mënyrë kënga popullore na bën me dije për një situatë konfliktuale me pushtuesin në përmasa shumë më të gjera se sa thjesht në Vlorë dhe në krahinat e saj. Në përmasa të zgjeruara, në vija të përgjithshme, edhe historia, sipas kriterit shkencor se ç’peshë ze fakti historik i ngjarjeve e personazheve të Luftës së Vlorës në rrafshin e historisë kombëtare. Historia Luftën e Vlorës e paqyron si pjesë të historisë kombëtare, jo si histori lokale edhe pse lufta u bë në lokalitete, pra në hapësira lokale, nga që nuk u shtri në gjithë vendin, ajo pati rëndësi jetike për vijimin ekzistencial të kombit, për vetë pavarësinë konkrete të Shqipërisë. Historia i ka dhënë vendin e merituar kësaj lufte.

Kënga sjell një lloj informacioni të veçantë për nga mënyra e pasqyrimit, rreth drejtuesve të Luftës së Vlorës: “ -Kush e tha fjalën e parë?/ – Osman Haxhiu qe djalë,…²) apo “Osmëni  njëzet vjeç dalë/ bashkë me Sali Muranë,/ me Halimin dipllomanë…” ose “ Osman Haxhiu ka folë:/ -O djem, kush do vej’ në Vlorë ” ³), si dhe: “ Në krye vunë Osmënë,/ drejton maleve pa hënë…”4) apo një tjetër: “Kush e njih, kush e kish parë,/ Halim Xhelon, deli djalë?!…” ¹). Një këngë e vjetër na sjell një tablo informative më të plotë për drejtuesit e tjerë, të cilët do të organizonin komunitetet të cilat u kishin besuar atyre drejtimin e zhvillimit të luftës në terren: “Maji më njëzet e nëntë,/ n’ Barçalla, në Mal të Shëjtë,/ ngrenë plan populli vetë:/ “Të desëm për dhen’ e shtrenjtë!/ Të desëm për Barçallanë!”/ Fshat më fshat kartat u ndanë,/ vunë çet’e kumandarë:/ Salari Semam Musanë,/ në Vranisht Sali Muranë,/ në Tërbaç vunë Selmanë,/ në Brataj-ë Memo Plaknë,/ Lepenic’ Ahmet Islamnë/ dhe në Gjorm Selam Hasanë;/ Lapardha Alem Aganë./ Radhimë Bilbil Sinanë,/ Tragjas Zenel Ramadanë,/ në Dukat Zykë Matanë!”²). Një tjetër kënëg e vjetër na njeh:  “Në Velçë kush qe i pari;/ Hasan Hyso faqebardhi”³).

_______________

1)  Epika historike 3, vep. e cit., f. 429.

2) Po aty, nr. 226, f. 336

3) Po aty, nr. 207, f. 315

4) Po aty, nr. 225, f. 335

 

         Nga ky enumeracion krerësh, pjesëmarrës në drejtimin e Luftës së Vlorës, jepen jo vetëm përmasat reale të shtrirjes së lusftës, bashkimi dhe uniteti ndërkrahinor, por dhe pa dalluar të krishterin nga myslimani. “Alush Taka me një çetë/ me treqind e disa vetë” 4) nuk ndahej nga “ çeta jon’ e Kurveleshit,/ Stefani nga Bregu Detit…5) pa hedhur hasmin në detë”. Stefan Thomagjini ishte pjesëmarrës i çetës së Bregut. Për më tepër, në ndonjë këngë të veçantë, autenticiteti i së cilës duhet parë, na del edhe figura e anëtarëve të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, të cilët në të vërtetë sipas historisë, kanë luajtur rol të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e Luftës së Vlorës më 1920: “ Rrëzë e Kudhësit e Smokthinë,/ Dukati me vrap po vijnë,/ Barçalla bëjnë tertipnë,/ ç’i shënuan parësinë: Alem aganë e Hamitnë,/ Murat Miftar e Halimnë,/ Beqir e Osmën Haxhinë…”6) . Ky tekst i botuar në vëllimin “Këngë popullore të Labërisë” ka dhe këto shënime: “1920, Radhimë- Vlorë, 1949” dhe sqarimet: “1) Alem Mehmeti nga Tragjasi, 2) Hamit Selmani nga Dukati”, emrin e M. Miftarit s’e përmend, por shënon: “3) nga Tërbaçi, 4) Halim Xhelua, Hero i Popullit, 5) Beqir Velua”. Nga këta personazhe realë historikë tre ishin anëtarë të komitetit vlonjat “Mbrojtja Kombëtare” dhe pikërisht  A. Mehmeti, H. Selmani dhe M. Miftari; H. Xhelo ishte Sekretar i Komitetit “Mbrotja Kombëtare”; Beqir Velo nga Kanina ishte luftëtar, gjykimtar dhe patriot i kulluar, komandant i çetës së Kaninës, por jo anëtar i Kombitetit. Anëtar i Komiteti ishte Beqir Sulo nga Vlora,që i thoshin dhe Beqir Sulo Agalliu, ndërsa O. Haxhiu kryetar i Komitetit.

Botimi akademik i Historisë së Popullit Shqiptar shkruan që komiteti vlonjat “Mbrojtja Kombëtare” thirri një kuvend përfaqësues nga qyteti dhe nga fshatrat e zonës së pushtuar të vlorës , që u mblodh ilegalisht në 29 maj 1920 në Barçalla, në jug të Vlorës, mbi Dukat, në një faqe mali me mbrojtje natyrore. “Kuvendi zgjodhi një komitet prej 12 anëtarësh, – shkruan historia, – i cili u ngarkua për organizimin dhe për drejtimin e kryengritjes. Kryetari i tij u zgjodh përsëri Osman Haxhiu, ndërsa anëtarë Sali Bedini,

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­1) Epika historike, vep. e cit., nr. 201, f. 308.

2) Këngë popullore historike: Instituti i Shkencave, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, 1956, nr. 280, f. 298-299.

3) Epika historike, vep. e cit. nr.280, f.394

4) Po aty, nr.313, f.428

5) Po aty, nr. 333, f.449

6) Këngë popullore të Labërisë, Mbledhës të folklorit, v.8; Instituti i Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave të RSH: mbledhur, përgat. dhe pajisur me shënime nga Fatos Mero Rrapaj,Tiranë, 1991, nr.1003, f. 1155

Qazim Koculi, Hazbi Cano, Ahmet Lepenica, Murat Miftari etj. U zgjodh gjithashtu edhe një komision ushtarak, që do të merrej me organizimin dhe drejtimin e veprimeve të armatosura, në krye të të cilit u caktua në fillim Ahmet Lepenica dhe pak më vonë Qazim Koculi. Me përjashtim të disa bejlerëve vlonjatë, si të Eqrem bej Vlorës, që e quante “ marrëzi” të ngriheshin armët kundër një fuqie të madhe, pjesa tjetër e rretheve me ndikim në qytet dhe në krahinë u rreshtua në anën e luftës”¹). Nuk na duket e drejtë që në tekstin më të rëndësishëm historik të Shqipërisë për kohën e sotme s’ përmenden të 12 emrat e anëtarëve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që drejtoi atë epope legjendare, e cila për nga lavdia dhe jehona që bëri krahasohet denjësisht me betejat epokale të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Konkretisht Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” përbëhej nga kryetari Osman Haxhiu vlonjat, me origjinë nga Armeni, ose Osmën Nuri, siç i thoshte populli, me anëtarë Sali Bedini nga Armeni, Hamit Selmani nga Dukati, Duro Shaska nga Koculi, Hazbi Cano nga Mavrova, Beqir Sulo Agalliu ose Beqir Sulo Vlora nga Vlora, Ali Beqiri nga Velça, Alem Mehmet Agai ose Alem Tragjasi nga Tragjasi, Hysni Shehu nga Sevasteri, Qazim Kokoshi nga Vlora, Murat Kapo Miftar Habazaj ose Murat Tërbaçi nga Tërbaçi, Myqerem Hamzaraj nga Kanina, ndërsa major Ahmet Lepenica nga Lepenica dhe kapiten Qazim Koculi nga Koculi ishin komandantët e Luftës së Vlorës. Kur komisioni i luftës e vendosi qendrën në Drashovicë, ku u formua prefektura, komanda, gjyqi, policia, xhandarmëria etj. Qazim Kokoshi u caktua prefekt, komandant Qazim Koculi. (Më parë si komandant qe Ahmet Lepenica, por në Kotë u zëvendësua nga Q. Koculi dhe u caktua komandant i xhandarmërisë. U formua dhe një gjykatë. Sekretar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” ishte Halim Xhelua. Ky informacion na vjen nga kujtimet e botuara të patriotit Gani Iljazi, i cili ka qenë pjesëmarrës me armë në dorë i  Njëzetës, ka qenë ndërlidhës i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” dhe njëkohësisht korespodent i gazetës së përjavshme politike e shoqërore “Drita”, gazetë që botohej në Gjirokastër nga Veli Harshova dhe që mbajti qëndrim patriotik, që u rendit në krahun përparimtar të kohës, që u ngrit kundër  pushtimit Italian të Vlorës dhe kundër ndërhyrjeve  të shovinistëve fqinjë në Shqipëri²). Një libër më i vjetër historie shkruan se Kuvendi i Barçallasë zgjodhi një Këshill Kombëtar prej 30 vetash dhe nga gjiri i tij u zgjodh një komitet i ri i “Mbrojtjes Kombëtare” prej 12 vetësh, të cilit iu ngarkua drejtimi i kryengritjes. “Kryetar i komitetit u zgjodh përsëri Osman Haxhiu. Pranë komitetit u formua edhe një komision ushtarak, i përëbërë prej oficerësh nën kryesinë e Qazim Koculit, ish oficer i marinës. Komisioni ngarkoi kapitenin Ahmet Lepenica të organizonte formacionet ushtarake”³). Nuk përmend asnjë emër tjetër nga ai komitet burrash me peshë specifike për kombin, sepse ideuan, organizuan dhe udhëhoqën drejt fitores Luftën e Vlorës, më 1920 dhe vendosi fatet e Shqipërisë. Studiuesi E. Memishaj (Lepenica) i quan ata viganë “emblema e një epopeje”4). Libri i historisë së Shqipërisë, botuar më 1965, që iu referuam, përmend edhe vetëm këtë fakt: “Shembull të lartë heroizmi tregoi në këto luftime (në kodrat e Babicës, në qafën e Koçiut – shën. im: A. H) fshatari plak nga Salaria e Tepelenës Selam Musaj komandat i çetës së fshatit të vet, i cili ra dëshmor në ullishtet e Vlorës.”5)

Është interesant fakti, se si historia, si epika historike janë treguar indiferentë e të mbyllur ndaj figurave të udhëheqjes strategjike të luftës (të anëtarëve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, duke i përmendur tepër pak, kur kontributi i tyre ishte tepër i madh. Ndaj figurave të udhëheqjes taktike (komandantëve të çetave të fshatrave apo dhe trimave apo dëshmorëve) historia e ’65-ës përmend vetëm heroizmat e plakut Selam Musai që u vra duke luftuar, kur tundej vendi nga “gunat përmbi tela” që agresori i kishte vendosur në front të pengonte përparimin e trupave kombëtare me luftim për shporrjen e italianëve pushtues nga Vlora; ndërsa historia e 2007-ës përveç S. Musait përmend dhe Zigur Lelon, Dule Dajlanin, Toto Bolenën, Myhedin Mystehakun, Sino Micolin, Kanan Mazen, Sali Muratin)6.  Vihet re diçka më ndryshe, më e hapur, më positive, një farë korrigjimi për të ndrequr gabimet e të metat, që si historianët ashtu edhe krijuesit popullorë i kanë bërë, të diktuar nga presioni i diktaturës në rrjedhat e kohës. Folklori, gjithsesi ndryshe nga historia, sidomos për figurat e udhëheqjes taktike të luftës, për dëshmorët dhe për trimat e kësaj epopeje, qysh atëhere, kur tundej vendi nga “gunat përmbi tela”, ka shpërthyer furishëm me gjithë arsenalin shpirtëror, me një mozaik figurash artistike spontane që të befason. Këngët për të rënët në luftë, për trimat e “vegjël”, që s’ishin të dëmshëm për regjimin, asnjëherë nuk u ndaluan, as nga rgjimi i Zogut, as nga regjimi i Hoxhës, sepse përfaqësonin masën e thjeshtë fshatare, që bëri sakrifiucën më sublime dhe që nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri për ata që kërkonin himnet vetëm për vete dhe nuk ua cenonte dot kush kultin mitik që u thurnin vasalët të detyruar.

Do ta trajtojmë në kapitujt vijues këtë raport të figurave taktike të luftës, por duke i mëshurar trajtimit folklorik të figurave strategjike të saj mund të themi se janë të pakta njësitë folklorike autentike për anëtarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”.

Së pari, në vëllimin “Këngë popullore historike” të vitit 1956, nga 43 këngë të botuara në cilkin “Lufta e Vlorës”, që përfshijnë këngët nga ajo me nr. 277 (f. 297) deri tek kënga me nr. 319 (f. 315) përmendet vetëm një herë emri i Osmën Haxhiut tek kënga nr. 316 (f. 314) regjistruar në Brataj – Vlorë: “Ç’i hipi Osmëni kalit,/ Bëri poshtë buzës së malit,/ Dërgon kartë Xheneralit:/ “Dil steresë e jo limanit,/ Të shohç të zot e vatanit,/ trimat e ‘Smail Qemalit”. Asnjë njësi folklorike nuk është e botuar në këtë tekst për asnjë anëtar tjetër  me emër të Komitetit. Janë dhe katër raste të tjera të shënuara por me emër të përgjithshëm jo me emër të përveçëm dhe pikërisht kënga nr. 281 (f. 299) mbledhur në Dhëmblan – Tepelenë: “ Në Beun çetat u mblodhë/ Selam Musa o lule!/ Dymbëdhjetë komisionë./ Gjithë çetat i zgjodhë,/ Dyfek e flamur në dorë:/ “ Ti, Selam, do shkosh në Vlorë,/ Kumandant mi tre taborrë.”/ “Do shkoj-te, në paça forrë!”/ Doli Selami si ylli/ Poshtë nga spitala ryri;/ Briti: “Vlonjatas. Ku jini?/ Mirri dyfekët, i bini, Brenda mu në det t’i hidhi!”. Kënga tjetër nr. 282 (f. 299 – 300) vjen nga Vranishti i Vlorës: “Në Beun kur u mbëlodhë/ dymbëdhjetë komisjonë, Sali Muratin e folë:/ “Ti, Sali do shkosh në Vlorë,/ Kumandar mi tre taborrë!”/ “Do vemi në paçim forrë!”  ***  Çet’ e Rëzës u vërvinë,/ Kapetan kishnë Salinë,/ Të keq trimn, vetullazinë./ Majave Vreshatve rynë,/ Me bomb’ në mest e godinë:/ Tha: “Në tel çorra kërcinë!”/ Për t’mos trëmbur shokërinë”. Kënga me nr. 297, f. 306 e ka burimin në Levan Cirua – Tepelenë dhe na vjen me 11 vargje: “Atje te hani në grykë,/ Te Ura në Drashovicë,/ Qëllon topi i Italisë;/Ka nijet që ta vithisë/ Komisjon e Shqipërisë./ O moj Shqipëri e bardhë,/ Gjith’ bota ta kan’ sevdanë!/ Italia me Junanë./ të keqen ta kanë marrë,/ Se ke trima kordhëtarë,/ barutin me grusht e hanë!”. Kënga flet për sulmin që bënë italianët mbi Drashovicë më 8 qershor 1920, ku deshën të çajnë rrethimin e Vlorës dhe t’i shkojnë në ndihmë garnizonit të Tepelenës. Vetëm me një varg e vlerëson kënga rolin udhëheqës të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, të atij komisioni që udhëhiqte kryengritjen, i cili pat zbritur ngs Beuni në Drashovicë pas ndjekjes së italianëve së këndejmi. Intuita popullore dhe zgjuarsia natyrore e lartëson Dymbëdhjetshen e Drejtimit të Luftës, e quan “Komisjon’ e Shqipërisë”, jo thjesht të Vlorës, Tepelenës e Himarës. Sigurisht, një gjë e tillë është e lidhur dhe e shpjegueshme me informacionin e krijuesve dhe të praktikuesve të këngës popullore. Vlen të sqarojmë se Beuni është një toponim, emër vendi, mal mbi katundin Vajzë, i cili u bë qendra e komisionit dhe e vullnetarëve të luftës së Vlorës, nga ku, më 3 qershor,  përpara se të urdhëronte fillimin e luftimeve, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” i dërgoi komandantit të trupave italiane në Shqipëri, gjeneral Setimio Piaçentinit ultimatumin e njohur. Me togfjalëshin “dymbëdhjetë komisjonë” që përdor krijuesi popullor kuptojmë 12 anëtarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”. Vërejmë se nuk paraqet shumë interes “Komisioni” për komunitetin që e praktikon këngën. Ata u këndojnë prijsëve të tyre duke i zbukuruar e hiperbolizuar bëmat e tyre. Në rastin konkret Dhëmblani i këndon trimit të trevës së tij Selam Musait, Vranishti komandantit të tij Sali Muratit, ku dallon tipari i marrjes së vargjeve e një kënge të një trimi tjetër që është përhapur gojë më gojë për t’ia kënduar trimit të tyre, duke përsëritur vargje të tëra, duke i përshatur për atë që komuniteti pëlqen e respekton në melodinë e tyre të veçantë, që përfshihen në praktikim, pra në qarkullimin folklorik. Struktura të tëra vargjesh kalojnë nga njëra këngë te tjetra, nga njëri komuntet te tjetri pa sforcim, natyrshëm dhe bëhen pjesë e jetës së tyre folklorike. “Ndërkomunikimet janë përbashkime” – është shprehur folkloristi A. Xhagolli gjatë ekspeditës kërkimore në Labëri, në Tërbaç të Vlorës, maj 2012, me studentëte e Shkollës Doktorale të Etnologjisë dhe të Folkorit të IAKSA. Në vëllimin “Këngë popullore historike” gjendet kënga nr. 300, f. 307 – 308 nga Dhëmblani – Tepelenë: “- Dielli maleve ku bie?/- Në male të Salarie!/ Selam Musai kur vije,/ Kal i kuq e guna çile!…/ Selam kërceve Mavrovë,/ M’budhë e poqe komisjonë:/ – O Selam do veç në Vlorë,/ Komandant mi tre taborrë! – Do vete në paça forrë!/ Bashkë me Dule Dalanë/ Kërcyet përmi Spitalë!/ Selam, zëmërën me çika,/ E zure topin nga gryka!” Edhe në këtë rast kënga lidhjet e ngushta i mban me atë që i intereson; krijuesi i këndon sipas mënyrës së tij personazhit apo personave që pëlqen, heroit që do. Vërejmë karakterin tregimtar edhe te kjo këngë historike, sikurse dhe tek të tjerat e ciklit të EHLV dhe kjo veçori rrëfimtare nëpërmjet këngës lidhet me praninë e personazheve veprues. Kemi të bëjmë me personazhe konkrete dhe jo imagjinare, me figura të njohura historike, jo të trilluara, të cilëve u këndohet në variante të ndryshme, në hapësira të ndryshme ku ka ndodhur ngjarja, ku ka kryer një akt trimërie bashkëluftëtari i atyre njerëzve që kanë qenë dëshmitarë, pjesëmarrës direct në ngajrje dhe i përgjigjen flakë për flakë realitetit. Selam Musai dhe Dule Dalani ishin nga Dhëmblani dhe të dy u vranë trimërisht në LV, mbi spitalin e qytetit, në Qafë të Koçiut. Krijuesi i këngës i thur vargje heronjsh me metafora të bukura e të zjarrta: “Selam, zemra me çika” jo se ai lëshonte shkëndija e xixa nga zemra, se s’ ndodh, s’ka gjasa, por se u tregua në luftë ballë i trimërisë, ajkë e burrërisë, se e kishte zemrën me çika, siç e pasqyron artistikisht krijuesi popullor emocionin e tij kushtuar bashkëfshatarit trim, bashkëluftëtarit, heroit. Komisionin e njeh, e përmend, por vetëm kaq, nuk është ai objekti i krijimit të tij, se, si duket as atë nuk e tërheq, poredhe komuniteti s’ia kërkon, s’ia pranon. Tek kjo këngë vërejmë krahas tiparevefolklorike edhe elemente etnologjikë,nga ku kuptojmë se në atë kohë luftëtari kishte “kal të kuq e gunë çile”, pra ishte fshatar me një gjendje ekonomike që i përkiste shtresës së mesme.

Së dyti, në librin e 1970-s “Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918 -1920” nga 100 njësi folklorike për Luftën e Vlorës (nga kënga me nr. 9, f. 235  deri tek ajo me nr. 108, f. 346) janë vetëm po katër këngë që, si duket, janë marrë në përgjithësi të gatshme nga vëllimi i këngëve popullore historike të ’56 –s. Konkretisht në tekstin “Kujtime dhe këngë për luftën…” kënga nr. 21, f. 247 ka këto vargje: “Në Beun kur u mblodhë,/ Komisioni u ngrin’ e folë:/ Djema, kush do vejë në Vlorë,/ xheneralit të na i thojë,/ Vlorën tënë ta lëshojë?/ Mehmet Mallkeqi këmborë/ i hipi pelës e shkoi,/ xheneralit ja dorëzoi./ Xhenerali s’e besoi,/ dy tri fjalë ç’ ngatërroi./ Tutje u lëshua e shkoi,/ asqerin tok e mblodhi:/ – Qafatë të m’i forconi,/ me topa të m’i qëlloni!” Vargu i parë është njësoj si vargu i parë i kënëgs së Vranishtit (te “Këngë popullore historike”: nr. 282, f. 299). Edhe vargu i dytë ka të njëjtën kryefjalë si tek kënga që morëm për krahasim dhe më tej po thuaj dinamika është po ajo. Ndryshojnë personazhet, sepse Vranishti i këndon Sali Muratit, se atë ka të tijin. Komunitetit tjetër i intereson Mehmet Selim Mallkeqi, trimi që i dorëzoi gjeneral Piaçentinit Ultimatumin. Edhe pse në libër nuk jepet se ku është regjistruar kjo njësi folklorike, mendojmë se burimi i këngës mund të jetë zona Armen- Vllahinë në rrethin e Vlorës, ngaqë e kemi dëgjuar të këndohet grupe- grupe nga njerëz që mblidhen në fshatin Mallkeq dhe në qendër të Treblovës pothuaj i njëjti tekst, me ndryshime të parëndësishme, por me melodi të ndryshme, gjithmonë me katërzërësh pa vegla muzikore. Edhe në këtë këngë “Komisioni” përmendet shkarazi vetëm njëherë dhe nuk është ai as interesi i krijuesit dhe as  bashkësisë që e praktikon. Kënga nr. 26, f. 252 te “Kujtime dhe këngë për luftën…” është njësoj si kënga nr. 281, f. 299 te vëllimi “Këngë popullore historike”. Për këngën nr. 281 shkruhet se vjen nga Dhëmblani i Tepelenës dhe ka 13 vargje; për këngën nr. 26 shkruhet se është regjistruar në Vlorë, më 1965 dhe ka 12 vargje (i mungon vetëm vargu “Do shkoj-te në paça forrë!” që është i teti në vargjet e këngës së Dhëmblanit). Asnjë ndryshim tjerër nuk ka në krahasimin midis dy teksteve të këngëve në dy librat që cituam. Kënga 49, f. 277 tek “Kujtime dhe këngë për luftën…” nuk ka asnjë ndryshim nga kënga nr. 297, f. 306 te “Këngë popullore historike”. (Edhe burimi është i njëjti: Levan Cirua- Tepelenë). Dhe së fundi nga “Kujtime dhe këngë për luftën…” njësia folklorike nr. 54, f. 284, me 12 vargje, nuk ka asnjë shtesë, veçse i është hequr vargu “Do vete në paça forrë!”, i cili është vargu i nëntë i këngës 13 vargëshe me nr. 300, f. 307 – 308  tek “ Këngë popullore historike”, që morëm për krahasim.

Së treti, me botimin tjetër në nivel akademik, vëllimin III “Epika historike”, 1990 paraqitet një kronikë poetike më e plotë e LV, që kalon gojë më gojë nëpër bashkësitë përkatëse, me variante të ndryshme, të cilat janë edhe një tregues identifikimi i komuniteve aplikante të EHLV

______________

1) Historia e popullit Shqiptar, vep. e cit., f. 156-157.

2) Gani Iliaz Abazi “Lufta e Vlorës në kujtimet e mia”; Tiranë: Naim Frashëri, 1995, f. 12, 13, 26, 41.

3) Historia e Shqipërisë, vëll.II: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë; Tiranë, 1965, f. 487.

4) Enver Memishaj (Lepenica): Emblema e një epopeje; Tiranë, GEER, 2010

5) Historia e Shqipërisë, vëll.II: vep. e cit., f. 489.

6) Historia e popullit Shqiptar, vep. e cit., f.166, 388.

(Vijon)

*Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti” Ismail Qemali”, Vlorë, Albania

 

VLORA ME HISTORI DHE KËNGË – NJË DIAMANT I VENDIT TË SHQIPEVE, NJË PERLË MESDHETARE

$
0
0

FAKTI HISTORIK DHE TRAJTIMI FOLKLORIK I LUFTËS SË VLORËS, 1920/

Nga Albert HABAZAJ/ studiues*/

Për të kuptuar dhe shpjeguar si duhet raportin histori – folklor në Luftën e Vlorës apo gjendjen dhe prirjen e zhvillimit dhe aplikimit folklorik të epikës historike për Luftën e Njëzetës, siç e quan populli, mendojmë se duhen njohur dhe kuptuar një sërë faktorësh: historikë (rrjedha e ngjarjeve, me të mirat dhe të këqijat që e kanë shoqëruar deri më sot), kulturorë (traditat, doket, të drejtën zakonore, mënyrën e jetesës, normat e të sjellurit, gjuhën dhe komunikimin, etnokulturën lokale, kulturën shpirtërore e atë materiale etj.), gjeografikë (pozita gjeografike e një vendi malor të ashpër e të thyer si treva e Vlorës, ku thyhet kontrasti me detin, ishullin, gadishullin, lagunën, mikroultësirën e kodrat me ullinj), politiko-shoqërorë (klasat e ndryshme, shtresat si janë formuar, si janë angazhuar për lëvizjen kombëtare, për lirinë kolektive në funksion të asaj individuale, kur ajo cënohej nga pushtuesi, ecuria dhe fuqia e shtresave sociale  në politikën e vendit), pse jo edhe pozita gjeostrategjike e Vlorës në Shqipëri, në rajon, në Mesdhe e më gjerë.

Ndoshta edhe tangjent, e ndjejmë të domosdoshme që në fillim të japim një dukje në profil të Vlorës, pak histori për Vlorën ku janë zhvilluar ngjarjet, për arealin, si e ka trajtuar folklori, çfarë ishte Lufta e Vlorës, përse shpërtheu ajo, përse në Vlorë, koha dhe hapësira që rroku kjo luftë, si është pasqyruar në epikën historike, koha e lindjes së njësisë foklorike, e zhvillimit dhe aplikimit, hapësira etnografike ku u shtri e qarkulloi, me variantet që u kultivua dhe a përbën sot epika historike e Luftës së Vlorës një foklor që bën jetë aktive apo është folklor pasiv me vlera arkivore, si edhe arsyet e gjendjes aktuale. Pa u marrë me etimologjinë e qartë gjuhësore, Vlora, një nga qytetet më të lashtë në portën e Perëndimit me Lindjen, është njohur fillimisht me emrin Aulon (nga shkrimtari grek Lukiani dhe gjeografi i mirënjohur i Aleksandrisë, Ptolemeu në shekullin II të erës sonë) dhe është quajtur qytet, skelë. Gjurmët më të hershme i përkasin shekullit të gjashtë p.e.s., (para Krishtit). Studiuesit  thonë se kemi të bëjmë me një emër tipik ilir. Akademiku Shaban Demiraj, (i cili ka lindur në Vlorë dhe pikërisht më vitin 1920) ka mendimin se emri i Vlorës është një ndër të paktët emra gjeografikë të bregdetit lindor të Adriatikut dhe të Jonit, që i kanë qëndruar kohës  qysh nga periudhat e lashta. Në bregdetin e banuar nga popullsia shqiptare, ky emër ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ata të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografikë nuk do të mund t’i kishin qëndruar kohës, në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi të pandërprerë përdorimi në rrjedhë të shekujve¹) Ndërsa arkeologu Neritan Ceka ka mendimin se emri Aulona lidhet me talasokracinë liburne, e cila është tipike për shek. VII p.e.s.²)  Kemi qenë pjesëmarrës në konferencës shkencore “ Trashëgimia arkeologjike dhe themelimi i qytetit të Vlorës”, ideuar dhe organizuar nga bashkia Vlorë më 12 maj 2006 buzë detit, në ambjentet e hotel “Internacional”, ku Vlora mori çertifikatën mbi datimin e themelimit 2500 vjeçar si qytet. Por, unë kam një dëshmi gojore, të fiksuar më 20 mars 2012, nga një miku im, paleontologu  57 vjeçar, prof. Luan Hasanaj, pegadog në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, i cili në thelb më ka thënë se Vlora, ajo e hapësirës së  Monumentit të Pavarësisë te “Sheshi i Flamurit”, shënjon qysh 5500- 3500 vjet para Krishtit (dhe këtë e argumenton me metodën e korelimit (krahasimit) të mikrofaunës; po kaq mbushmendës

_________________

¹) Demiraj, Sh: Vlora në rrjedhat e kohës, konferencë shkencore; Tiranë: Toena, 2001, f.15) 

²)Buletini informativ, Bashkia Vlorë,  2006/10: Konferenca shkencore “ Trashëgimia  arkeologjike dhe themelimi i qytetit të Vlorës”, f.22.

është edhe fakti që: kur në këtë hapësirë ekzistonin popujt e vjetër të Mesdheut, ndër ta, më vonë edhe Greqia e Vjetër dhe Roma e Lashtë, si mund të mos ekzistonte Dheu i atyre që i mendojmë dhe i pranojmë si të parët tanë,  Dheu ku kemi lindur, ku banojmë, jetojmë

e veprojmë edhe ne si komunitet që e mbajmë veten si pasardhës të ilirëve.) Edhe pse ndoshta del jashtë temës që po paraqesim, e quajmë me vend ta evidentojmë këtë ide, e cila mund t’i nënshtrohet diskutimit, nga i cili na intereson, në rastin konkret, epika historike në tërësi me objektiv folklorin e Luftës së Vlorës, për vlerat njohëse, edukative dhe artistike që mbart e transmenton brezave.

Vlora  është qytet, qendër e rrethit, e qarkut  dhe e prefekturës me të njëjtin emër në Shqipërinë Jugperëndimore, buzë deteve Adriatik dhe Jon. Si qark bën pjesë në Zonën Malore Jugore dhe ka në administrim tri rrethe: Vlorën, Sarandën dhe  Delvinën, me një sipërfaqe 2706km²  e popullsi 370.999 banorë (viti 2010). Është një nga 12 prefekturat e Shqipërisë. Ndërsa si rreth ka një sipërfaqe 1609 km2. Përfshin 9 komuna dhe katër bashki me katër qytete: Vlorë (qendra e rrethit), Selenicë, Orikum, Himarë. Përbëhet nga 99 fshatra. Rreth kryesisht malor me temperatura mesatare. Male: Çika, Çipini, Griba, Bogonica, Lungara etj. lumenjtë: Vjosa, Shushica (Lumi i Vlorës), Dukati. Pjesa fushore njihet me emrin Myzeqeja e Vlorës. Bregdeti i Vlorës është shumë i përthyer me gjire e hapësira të shumta për plazhe. Natyra e rrethit është e larmishme: Gadishulli i Karaburunit, Ishulli i Sazanit, Laguna e Nartës, Uji i Ftohtë.  Ka klimë mesdhetare³). Bora  është një femonem i rrallë dhe kur bie në Vlorë qytetarët e festojnë bukur. Në rrethin e Vlorës gjendet dhe një nga majat më të larta të vendit, maja e Çikës, me 2045 m lartësi, në qendër të vargmaleve të Vetëtimës, që ndan vetëm gjeografikisht Bregun e Himarës nga Labëria e Brendshme dhe na ngjan si një grup valltarësh labë që hedhin vallen e rëndë mbi det, paralel me diellin. Ndër monumentet kulturore Vlora, përveç Aulonës së vjetër ka dhe 6 qyteza antike: Amantia (Ploçë), Olimpia (Mavrovë), Oriko (Orikum), Kionina (Kaninë) dhe Himera (Himarë), 3 kështjella (e Gjon Boçarit, shek. XV- Tragjas, e Porto Palermos- Himarë, nga më të mirëmbajturat në Shqipërinë e Jugut dhe e Kaninës, shek IV p.e.s- Kaninë), 5 kisha (e Marmiroit- Dukat, e Zvërnecit-Manastiri i Zvërnecit, kisha e Shën Spiridhonit- Vuno, e Ipapandisë-Dhërmi, e Gjithëshenjtëve- Himarë) e 1 xhami (e Muradies -Vlorë), 6 shpella e guva (Shpella prehistorike e Skotës-Velçë, Shpella e Shkruar- Lepenicë, e Haxhi Alisë- dhe e Gramës-Karaburun, Guva e Maçit- Velçë dhe Guva e Piratëve), 3 banesa karakteristike (Kulla e Vlashajve-Qeparo, Shtëpia e Odise Kasnecit- Vuno, Kulla e Dervish Aliut- Dukat), 3 monumente të natyrës (Pisha Flamur- Llogora, Guri i Qytetit dhe Guri me Qiell- Vranisht) dhe 3 monumente historike (Monumenti i Drashovicës:1920-1943, monumenti i Pavarësisë Kombëtare dhe Varri i Ismail Qemalit- Vlorë).  Rrethi i Vlorës përfshin 6 zona etnografike: Kurveleshin e Poshtëm, Mesaplikun, Bregdetin, Topalltinë, Kudhës-Grehotin dhe zonën e qytetit që bëjnë pjesë në njësinë e madhe etnografike të Shqipërisë së Jugut, Labërinë. Vlora, nëse përdorim një terminologji të prof. Rrok Zojzit, përfshihet në  një nga dy grupet e mëdha të krahinave etnografike të popullit shqiptar, që morën pjesë në  formimin e tij kombëtar, pra në grupin e krahinave etnografike të Toskërisë⁴). Ndërsa Prof. Dr. Mark Tirta, pasi përmend se në shek. XI-XV Vlora ishte një qytet

____________________

)Fjalor enciklopedik; Tiranë: BACCHUS; 2006, f.736

) Zojzi, Rr.: Etnografia shqiptare I, Tiranë, 1962, f.20

shumë i  rëndësishëm bregdetar, ku eksportoheshin prodhime të bujqësisë dhe blegtorisë, si  dhe  prodhime tekstile, me sa duket të punuara nga mjeshtrat popullorë vendës, thotë: “ Vlora në pjesën themelore të saj është Labëri”⁵), kuptohet që është Myzeqeja e Vogël, pjesa fushore e saj që bën përjashtim. Banorët e këtyre trevave ruajnë tradita të pasura në punimin e leshit, të gurit, të drurit, kashtës, filigranës, tekstilit dhe qëndisjes. Vlora ka pozicion të favorshëm, në kryqëzimin e rrugëve tokësore, detare dhe ajrore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Është 135 km larg kryeqytetit të vendit (Tiranës); vetëm 72 km e ndajnë nga Italia (kanali i Otrantos) dhe 77 milje me Greqinë (ishulli i Korfuzit). Ky pozicion garanton një (hyrje-dalje) lëvizje masive të turistëve vendës e të huaj, të shpejtë dhe komode, pse jo dhe shtegtim  e qarkullim të kulturave e popujve  që mbartin njerëzit në lëvizjet ndërkomunikuese. Lidhet me rrugë automobilistike me qytetet kryesore të vendit e sidomos me ata kufizues: Sarandën, Gjirokastrën, Tepelenën dhe Fierin. Është drejt përfundimit superstrada Vlorë- Tiranë. Mbrojtur prej ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit, Vlora mban “çelësat” e portës (kanalit) të Otrantos. Dhe me kaq kuptohet se Vlora është si ajo pema me kokrra, pothuaj në kufijtë midis Lindjes dhe Perëndimit, të cilën e gjuajnë udhëtarët për t’i shijuar frutat. Ndër doket e ngjarjet kulturore  të traditës festohen karnavalet e Nartës, festa e Shën Mërisë dhe Ardhja e Pranverës.

Nga shkrimet historike mësojmë se  Vlora në shekullin IV rrethohet me mure guri të latuar. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore dhe detare i njohur për verën, ullinjtë dhe kripën u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë dhe Orikumit.  U pushtua nga normanët (1081), nga Venetiku (1205), më pas ra nënë sundimin gjerman të Hohenshtaufëve  (Hohenschtauff). Më 1272 u përfshi në Mbretërinë e Arbërisë, duke u bërë një qendër e lulëzuar tregtare dhe zejtare si despotat më vete, e dëgjuar në këto zeje: për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit dhe nxjerrjen  e kripës. Po në Mesjetë u përfshi nën sundimin e Balshajve. Mbi qytet, nga juglindja e tij ngrihet kalaja e Kaninës. Nga Vlora , më konkretisht nga  Kanina, në kohën e vërshimit osman dhe të qëndresës së shqiptarëve (1380-1443) del në skenën e historisë deri ballkanike edhe në gurrën e folklorit Gjergj Araniti (- 1463), Gjorg Golemi e quan kënga, i cili  bëri jehonë me kryengritjet fitimtare të viteve 30 të shekullitXV, u bë edhe  vjehërri i Skënderbeut apo dhe princesha  me emër Rugjina Balsha. Gjatë pushtimit turk në Vlorë u ngritën disa objekte kulti, midis të cilëve dhe xhamia e Muradijes, ndërtuar në mesin e shek.XVI, gjatë qëndrimit të Sulejmanit të Përndritur, vepër e  të madhit arkitekt Sinanit. U vu nën pashallëkun e Janinës gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës. Vlora u bë simbol i atdhetarizmit gjithëshqiptar më 1912, ku pas gati 5 shekujsh robërie u ngrit Flamuri Kombëtar dhe u shpall Pavarësia e vendit, duke u bërë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur, falë ideve dhe guximit të Ismail Qemalit nga Vlora, Isa Boletinit nga Kosova, Luigj Gurakuqit nga Shkodra, Rasih Dinos nga Çamëria e të tjerëve, që u bënë pjesë e së tërës dhe na krijojnë imazhin e pemës së shëndetshme  në rrugë kombëtare që ushqen gjithë kalimtarët e uritur për liri.

Verën e vitit 1920 këtu u zhvillua Lufta e Vlorës, ku forcat pushtuese italiane u detyruan të hidhen në det. Në gjysmën e dytë të shek. XX qyteti u rrit e u zmadhua, duke u bërë

nga  më të rëndësishmit e vendit. Ka të zhvilluar tregtinë, industrinë e lehtë, transportin,

___________________

 

)Tirta, M; Vlora në rrjedhat e kohës: konferenca shkencore; Tiranë : Toena; 2001, f.205

 

peshkimin, folklorin, sidomos shumëzërëshin labërisht, turizmin malor dhe detar. Në të është ngritur universiteti “Ismail Qemali”, dy universitete private, ka tre muzeume: muzeun etnografik, historik dhe të pavarësisë  ky i fundit është muze kombëtar).

Edhe sot Vlora vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës kombëtare dhe veçanërisht të zonës së Jugut, duke u bërë një qendër edukimi dhe turistike, në dobi të komunitetit. Vlora, porti Jugor i Adriatikut, ka pamjen historike të zonës së një vendi të mpleksur me shumë ngjarje e përplasje historike. Një lexim sado i përciptë i historisë europiane, dëshmon për vendin qendror që zë Vlora në vazhdën e ngjarjeve kyçe që kanë rregulluar për 20 shekuj raportet e Lindjes me Perëndimin. Kjo pjesë toke dhe deti i saj kanë qenë në nga zonat e takimit të të dy botëve e të të dy kulturave të Mesdheut. Mjaft të kujtojmë që në kohët e lashta ndeshja mes Spartës e Athinës, mes Jul Cezarit e Gnei Pompeut, beteja vendimtare mes Augustit e Mark Antonit u zhvilluan edhe në territoret që sot i përkasin Qarkut të Vlorës.

Sot Vlora si qytet numëron një popullsi prej rreth 110 mijë banorë (afërsisht 3% e popullsisë së vendit), si rrethi ka një popullsi 216. 3 mijë banorë (afërsisht 6% e popullsisë së vendit), ndërsa në vitin 1920, si qytet, numëronte vetëm 8000 banorë.

Në këngë Vlorës i janë thurur lavdërimet më të larta, sepse folklori ka dhe parimin e zbukurimit e të hiperbolizimit. E quajnë Vlorë e krenarisë së madhe, Meka e Shqiptarit, Skela e Parë në Evropë, madem i historisë, Princeshë e Lirisë, sinonim i Flamurit Kombëtar etj. Fan S. Noli ka një thënie: “ Vlora për Shqipërinë është si Neë Yorku (Nju Jorku)  për Amerikën”. Aktualisht njerëzit e quajnë “ Mbretëresha e turizmit”. Dhe sot e kësaj dite në mjedise festive këndohet, nga komunitete të ndryshme, secili sipas variantit dhe melodisë që  pëlqejnë e kanë vetë banorët, kënga e Ali Asllanit, ndezur në zjarrin e Luftës së Vlorës: “…Vlorën edhe Vlorën/ thelp e kam në zemër,/ ditën e kam dritë,/ natën e kam ëndërr…/ Çdo or’ e  minutë/ ty të kam në gojë,/ mase të zë lemza/ kur un’ të kujtojë…”  

Aristokrat i vërtetë qe Ali Asllani. Ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Vlorës për periudhën 20.12. 1918 deri më 5.11.1920, i mbështetur nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” dhe në mbështetje të Luftës së Vlorës. Studjuesi dhe poeti Jorgo Bllaci  na jep informacionin se A. Asllanin shoqëria “Përlindja Kombëtare” e ngarkoi me detyrën e hartimit të programit, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” si “ Kryetar të Katundarisë së Vlorës”, se poezia e tij “ Vlora-Vlora” u bë kryekëngë, himn e kushtrim në luftën për dëbimin e okupatorit, se për këto kontribute u izolua prej pushtuesve në ishullin e Sazanit, se ai përmendte gjithmonë mençurinë, vetëmohimin e trimërinë e Osman Haxhiut, Qazim Koculit, Halim Xhelos, Jani Mingës, Harilla Kolekës etj., se ai shprehej fisnikërisht: “Ata ishin prijësat, ne të tjerët bënim detyrën”⁶)

Është pranuar tashmë që Vlora afron një qytet simbol përsa i përket historisë, po ashtu dhe  pasurisë së vlerave  të folklorit si në funksionin etnopërveçues edhe në funksionin etnointegrues. Epika historike për Luftën e Vlorës ka qenë në fokusin e studimeve të mia të vogla vite e vite më parë.  Mundësia e fati,  rasti e pruri që unë ta thelloj me tjetër prerje Luftën e Vlorës: si  qëndron  ajo në balancën e kohës, duke vështruar dy gurët e peshores- historinë dhe folklorin, si ato ia kanë veshur kostumin, qëndisur sipas

__________________

 )Bllaci, J.:  Ali Asllani: Poezi të zgjedhura; Tiranë, 1996, f.7-8)

mjeshtërisë përkatëse për t’i rezistuar rrjedhave të kohës.  Ky fakt më rrit përgjegjësinë në parametrat kërkimor-studimor e shkencor, që t’i ruhem “patriotizmit shkencor” si prirje

duke i mëshuar studimit të vëmendshëm si dhe të vëzhgoj diferencën e asaj ç’ka shkruhet e thuhet dhe asaj që bëhet. 

 

Në vetvete historia shqiptare është një dëshmi qartësisht e dhembshme për të ruajtur identitetin e patjetërsueshëm, që erëra, tufane, tallaze e shtërngata të ardhura me tërsëllimë, nga jashtë e nga brenda, deshën ta rrëzonin, ta shkulnin, ta asgjësonin, por s’mundën.

Për çdo komb të qytetëruar të botës njerëzore, nderimi dhe lartësimi i simboleve kombëtare, tregon shkallën e lartësimit kulturor e atdhetar të atij kombi. Një nga simbolet kombëtare shqipëtare është flamuri kombëtar, me ditëlindje të shënjuar dhe të pranuar 28 Nëntorin.  Para këtij auditori elitar paraqitemi me punimin modest “Lufta e Vlorës- historia në epikën histoike” dhe kjo ngjan kur zjarri i 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare flakëron e bëftë në breza dritë të bardhë për qindra shekuj të tjerë shqiptarësh të pavarur, të lirë, me identitet, të integruar në familjen europiane, ku na takon të jemi denjësisht , bashkë me vendet e kombet e tjera të kontinentit tonë. Më duket se jam përpara  Shenjtit të Flamurit, Plakut të Urtë Ismail Qemali, simbolit të ri i Shqiptarizmës dhe Pavarësisë të këtyre trojeve pellazgjiko-iliro-arbërore.

Ndihem shumë i respektuar dhe i nderuar dhe po aq i ngarkuar me përgjegjësi që marr

pjesë në paraqitjen e një kontributi modest për një ngjarje të rëndësishme të historisë

shqiptare, me vlera serioze të veçanta për popullin shqiptar në synimin e arritjes së lirisë, jo thjesht si imazh, por konkretisht, në realitet.

Lufta e Vlorës përbën një ngjarje që duhet të tërheq vëmendjen e atyre kapaciteteve që kombi shqiptar u ka besuar të rishkruajnë  a plotësojnë historinë e kësaj Shqipërie, që e bënë ata burra e gra tramundanash, bij e bija nënash shqiptare, që nuk zhbëhet dot e nuk e zhbën dot askush, se historia bëhet vetëm njëherë, ndërkohë që gjithsesi kjo historia jonë ekziston, kur shumë kombe qytetërimformues të botës janë zhdukur nga harta e globit.

Lufta e Vlorës është një temë që kërkon përgjegjësi të lartë qytetare, me një vizion të kthjellët historik, me një vullnet balzakian,  dhe, në emër të një ideali të madh sa kombëtar aq qytetar,  interpretim saktësisht korrekt për të  shpalosur faqe të reja dinjitoze për ata që me gjakun e tyre vaditën pemën e lirisë dhe dritëruan panteonin e vërtet të lavdisë së kombit.

Kemi patur mundësinë dhe dëshirën të sigurojmë, grumbullojmë, seleksionojmë e përzgjedhim në studion e punës goxha material, ngaqë burimet bibliografike për Lufën e Vlorës kanë qenë dhe janë përgjithësisht të pasura. E vërteta s’është një libër, e vërteta është një mozaik librash. Dhe kjo na intereson. Mendje të ditura,  klasifikuar dhe me kodin kombëtar si ato të Aleks Budës, Eqrem Çabejt, Zihni Sakos, Qemal Haxhihasanit, Petro Markos, Muin Çamit, Arben Putos, Ali Asllanit, Lasgushit, Kudret Kokoshit, Nestor Jonuzit etj. kanë ravijëzuar konturet që Shqipërisë i nevojiten të jenë më të dukshmet për faqet që i mbush Historisë së Shqipërisë Lufta e Vlorës. Janë nga ata njerëz që mbi çdo gjë duan  Atdheun siç është, jo bardhë e zi, por me të gjitha ngjyrat, edhe para heshtjes apo indiferencës së shtetit nëpër rrjedhat e kohës. Shkruajnë për ata burra që patën vullnet, qëndresë dhe dëshirë për t’i shërbyer popullit e ca më tepër patën shpresën kombëtare e u bënë ballë rreziqeve me çfarëdo mënyre. Pena e tyre, si daltë skulptori, skalit mjeshtërisht portretet e Ismail Qemalit, Osman Haxhiut, Qazim Kokoshit, Ahmet Lepenicës, Duro Shaskës, Murat Miftarit, Abaz Mezinit, Hysni Lepenicës, MitHat Frashërit, Skënder Muços, Azis Çamit, Zako Mezinit, Rrapo Metos, Sulo Hoxhës, Alem Mehmetit, Hamit Selmanit, Qazim Koculit, Azbi Canos, Ymer Radhimës, Hamza Isait, Hamit Selmanit, Sali Vranishtit, Sado Koshenës, Selam Musait, Zigur Lelos, Kanan Mazes, Thanas Benit, Mehmet Selimit, Toto Hosit, Jani Mingës, At Shtjefën Gjeçovit, don Mark Vasës, Tol Arapit, Tod Filipit, At Vasil Markos, Hodo Zeqirit, Sulejman Delvinës, Halim Xhelos e gjithë atyre drerëve që luftuan për Flamur. Këtyre burrave të nderuar kombi ua ka borxh bujarinë dhe fisnikërinë që ata treguan. Flamuri i Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit ishte simboli më i shenjtë dhe më i ndjeshëm i shqiptarëve. Një moment i veçantë na ka tërhequr vëmendjen, pikërisht ai  moment tepër simbolik dhe aq dinjitoz i ngritjes së flamurit në Vlorë, më 28 nëntor 1919, vetëm 6 muaj para vendimit të treqind burrave në Kuvendin e Barçallasë  për të filluar luftën e armatosur kundër pushtuesve, zbarkuar përtej Adriatikut, të cilët populli i quante pipinot e makaronave…                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Ëndrra shekullore që kishte përvëluar shpirtrat e zhuritur të shqiptarëve u bë realitet më 1912-ën, por e mbrapshta Luftë e Parë Botërore e bëri të pa mundur festimin popullor të përvitshëm çdo 28 Nëntor. Burrat e pasur e me mend, elita atdhetare, populli i Vlorës, qyteti dhe krahinat menduan që më 28 Nëntor 1919 të rinisnin festën e madhe të Flamurit. Ndërkohë situata ishte vërtet shqetësuese sepse pushtuesit italianë kishin hedhur në treg spiunët për të vënë në udhë e për të piketuar veprimtarët atdhetarë, qofshin këta klerikë, mësues a nëpunës të tjerë të dalluar. Zjarri atdhetar thellohej tek urrejtja kundër pushtuesve italianë saqë fëmijët të mos mësonin gjuhën italiane në shkollat shqipe. Festa e Flamurit do të bëhet madhështore me çfarëdo çmimi që të kërkohet më datën 28. Ky qe vendimi i 11 Apostujve të Vlorës me Osmën Nurin në krye. Gjeneral Ferraro, komandanti i pushtimit, nuk e pranoi ngritjen e Flamurit Shqiptar.

Dihet thënia lapidare që Osman Haxhiu i ktheu plot krenari gjeneralit. Ngado,  në qytet, në krahina, në fshatra, në komuna, në Mesaplik, në Himarë, në Kurvelesh valëvitej i lirë flamuri kuq e zi dhe ata burra hijerëndë, që i qëndronin flamurit të përbashkuar si lisat malit, betoheshin për një dëshirë, për një qëllim, që ai flamur i betejave shekullore legjendare të valëvitej përjetë i lirë në qiellin shqiptar. U kishte hije atyre burrave dhe ai lot i bukur që rrezatonte faqeve të ashpra të tyre si rreze dielli. Gjëmonte vallja e buçiste kënga, e gëzimi arrinte në kupë të qiellit. Një dasmë e vërtet e përmasave kombëtare, e merituar për t’u gëzuar. “Sikur donin të lajmëronin dhe Zotin atje lart për detyrën dhe betimin e tyre në liri”⁷⁾ shkruan  një monograf në një libër që ka botuar dhe ne ndjejmë vetvetiu një shpirt të dehur nga atdhetaria,  një penë të ngjyer në fisnikëri. Po kjo ditë e shenjtë kaloi fatkeqësisht e përgjakshme në qytetin e Vlorës. Memorialistët e  kohës na japin një panoramë të qartë të kësaj dite që u vendos të festohej me lutje fetare në kisha e xhami. Flamurtarët Rexhep Arapi dhe Faik Xhaferi u bënë shembulli model i djalërisë vlonjate. Sa dolën nga xhamia, njerëzia me këngën e flamurit në gojë, u ndodh papritur përballë tytave të armëve të pushtimit. Është vërtet një ngjarje e dhembshme, e prekshme, përlotuese, rrëqethëse. Italianët synonin flamurin. Filloi përleshja. Urtësia e trimit të ditur Duro Shaska shpëtoi djalërinë dhe parinë e Vlorës nga gjëma, kur gjëmoi: “Me duar o djem, me duar, sakën se përdorni armët.” Akt simbolik i vërtet ishte gjesti i lavdëruar i Jonuz Kumanovës,Tahir Ismail Qemalit dhe fytyrëgjakosurit  për flamur Rexhep Arapi. Jonuzi e futi në gji flamurin e i dëshpëruar, përmbys mbi të ra përdhe.

___________________

⁷) Memishaj( Lepenica),E. :Emblema e një epopeje; Tiranë: GEER, 2010

 

 

 

Bishat e egërsuara u vërsulën, ua rrëmbyen flamurin, e copëtuan dhe e shqyen barbarisht.

Njerëzit i pllakosi gjëma, flamuri humbi. Kuja mori dhenë  dhe nga burrat si rrallë ndonjëherë, qanin si për një të vdekur të shtrenjtë. Ndërsa maskarallëku pushtues arriti kulmin: një lake i tyre i vogël me uniformë, ia lidhi një copë flamuri te bishti një qeni, tek ecte në qytet. Ç’poshtërsi! Vandalizëm vërtet! Edhe sot e kësaj dite dridhen nga dhembja  e dëshpërimi gurët e mureve të shtëpive vlonjate të kohës. E ndjeni? Dridhet dhe kjo ndërtesë! Dridhet sot edhe për Çamërinë, edhe për Kosovën, se ashtu si breshkamanët italianë me Vlorën atëhere, sillen sot hienat serbe me Kosovën martire. Edhe për idealin e Kosovës lufoi Azis Çami. Luigj Gurakuqi luftoi për Çamërinë e Kosovën si ai. Pra pavarësinë e Kosovës s’ka njeri a fe a perandori ta ndali!

Ai veprim i turpshëm, që oficeri i ri italian e quajti trofe e fitores, ndezi gjakun e vegjëlisë. Sa mirë e tha Shero Emini! 28 Nëntori 1919 qe shkëndia që i vuri zjarrin e mori flakë dynjaja me Epopenë e madhe të Njëzetës. Sa kuptimplote janë vargjet :

Vrite, prite për flamur

Ata hiq e tinë vur!

Vargje që për nga forca  shprehjes dhe densiteti i mendimit të kujtojnë tragjeditë shekspirjane. Ishte pikërisht Lufta e Vlorës ajo që tronditi botën mbarë, ishte pikërisht kjo epope lavdimadhe që gremisi në det perandorinë, “një ushtri 40 miljonë” siç thotë kënga

Për këtë realitët të madhërishëm, Abdyl Frashëri i Njëzetës, i zjarrti Halim Xhelo shkruante në shtypin e kohës: Nëse pati Greqia e moçme një Spartë, Shqipëria e  ka një Labëri.

U dritëroftë kujtimi i paharruar Osmën Haxhiut, Qazim Kokoshit, Qazim Koculit, Duro Shaskës, Hamza Isait, Kol Karbunarës, Tod Filipit, Ymer Radhimës, Ahmet e Hysni Lepenicës, Hamit Selmanit, Ali Beqirit dhe gjithë atyre heronjve me apo pa dekorata, që me luftën e tyre, me gjakun, me ndihmat e dhëna materialisht apo me mendje, duke evidentuar kulturën morale, kulturën shpirtërore dhe kulturën materiale të një komuniteti vital, dhanë jetën a kapitalin dhe bënë histori. Ata dhanë forcën, guximin, trimërinë, dëftuan virtytet e larta, trashëguar nga të parët, ndezën shpirtin atdhetar dhe dashurinë për vatrën e tyre, për zjarrin e tyre, për oxhakun e tyre, për gurin e sinorit lokal e kombëtar, për varret e të parëve, që mos të lëndohen, derdhën pika gjaku a falën gjithë gjakun e tyre, për këtë dhè, lënë amanet nga paraardhësit brez pas brezi. Me këto bëma, që bënë histori, u futën në gjirin e këngës dhe fluturojnë në krahët e këngës si legjendë lirie.

Si sherbet trëndafili u jap urimet më të mira e më të çiltra të gjthë atyre njerëzve të penës dhe të këngës që përjetësuan një ngjarje të vërtetë e me vlera të padiskutuara për historinë dhe etnokulturën kombëtare, etnko-memorialistike.

Lufta e Vlorës është një temë e rrahur nga historiografia. Lufta e Vlorës ka po ashtu një cikël këngësh të bollshëm dhe përgjithësisht mund të pranojmë se e ka zënë vendin e saj në histori apo edhe në folklor.

Zgjodhëm pikërisht këtë temë për të parë, për të studiuar dhe për të evidentuar raportin histori: epikë historike për  Luftën e Vlorës. Gjithashtu dëshirojmë të nxjerrim në dritë edhe personazhe që luajtën rol të dukshëm në atë epope, por që në periudhat kohore mbas ngjarjes deri në fillimet e demokracisë u lanë në heshtje, u anatemuan, kaluan kalvarin e torturave të burgjeve, u pushkatuan apo ka dhe të tillë që s’u dihet as varri dhe sot e kësaj dite. Mendojmë të japim një kontribut sadopak modest dhe në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, që mos të hahen zilet si thotë populli, pra që trajtimi i figurave kontribuese të jetë i vërtetë, pa emocione, real. Edhe për 1920-ën e vërteta historike del nga një mozaik dokumentesh  tekstorë, jotekstorë si dhe dokumenta të përbërë.

Epika historike e Lufës së Vlorës lindi si frymëzim për ata që deshën e kërkuan lirinë; ajo lindi si “gurrë jete” në psikën e banorëve të këtyre trevave, të komunitetit, në psikën e shpirtin e këngëtorit, banor e luftëtar për jetë të lirë, siç ai e mendonte, përgjithësisht në hapësirat ku u zhvillua ngjarja.

Fjala e humbet vlerën kur shpalosen visare folklorike si: “ -Kanan, t’u prish bukuria/- Le të rrojë Shqipëria!” Ky dialog në këngë midis  dy miqve të llogores së lirisë: luftëtarit këngëtor dhe luftëtarit hero është jo thjesht një përshkrim i sakrificës njerëzore të individit për një gjë të shenjtë siç është hapësira e pamatë e lirisë, por më tepër, është paraqitje brilante e flijimit për Atdhe nëpërmjet të bukurës në trajtën sublime, dhënë nga rapsodi intuitivisht, (ngaqë s’ka patur gjasa e mundësi ta njihte të bukurën si kategori estetike). Vetëm në dy vargje kemi histori dhe këngë, kemi personazhe misionarë, që koha dhe hapësira i caktoi të bëhen misionarë (pa urdhëra e dekrekte)- njëri misionar i lirisë me gjakun që fali dheut mëmë dhe tjetri misionar i ndërtimit shpirtëror, të shpirtit që rron nëpërmjet këngës, e cila na vjen dhe sot e këtë ditë si monument i gjallë, në lëvizje, jo thjesht si dëshmi arkivale e komunitetit përkatës a si gjurmë shpirtërore e kujtesës sociale, por si qarkullim gurgullues i folklorit, si stafetë që sfidon periudhat, sepse është ngjizur nga e vërteta historike dhe pasqyrimi artistik i realitetit historik, i ngjarjeve e personazheve realë. Këngëtori dhe heroi ma mbushin trurin me imazhe  homerike dhe eskiljane, sepse epikja konkrete trazohet me tragjiken reale, saqë ngjitet nëpër qiejt e abstarksionit universal dhe kthehet po aty ku ndodhi ngjarja, ku u bë historia dhe ku ajo u përjetësua në këngë, në Kotë të Labërisë, sepse në atë stinë të stuhishme vere të etur për shirat e lirisë, në atë teatër luftarak “ Obobo, ç’na qënkej Kota! Më e bukur se Evropa!  Përsëri këngëtori e përdor si metaforë fjalën diamantine të shpirtit krenar që dhemb, ndaj nuk i thotë Kanan Mazes thjesht: “O Kanan, po qysh vdiqe ashtu?!” dhe të ulërijë e të çjerrë faqet nga dëshpërimi, por, siç i ka hije trimit i drejtohet burrërisht me fisnikëri: “Kanan, t’u prish bukuria!… ” për Shqipërinë e lirë, për Vlorën e çliruar. Vetëm në raste të tilla kënga i bën nur një njeriu. Në atë lartësi ku e ngjit kënga heroin, mendoj se jemi në rezonancë të parimeve të folklorit, i cili ka si gur themeli aktin heroik për të cilin shkruan historia. E morëm këtë detaj në morinë e pjesëzave dhe pjesëve të së tërës që përpiqemi të trajtojmë për Luftën e Njëzetës me synimin që të mundohemi sadopak, por për herë të parë deri më sot, për të bërë lidhjen ose diferencimin e faktit artistik folklorik nga realiteti historik; pra në fund të fundit të vëzhgojmë si qëndron raporti histori folklor për Luftën e Vlorës dhe ta prezantojmë sipas kritereve kërkimore-shkencore këtë lëndë folklorike për këtë ngjarje historike .

Metodologjia. Kriterin kronologjik kemi si bazë të trajtimit të temës “Lufta e Vlorës –historia në epikën historike”. Objekti i punimit fokuson analizën e tipologjisë së Luftës së Vlorës, parë në raportin e histori- folklor, që është dhe qëllimi i këtij punimi; e historisë si shkencë që studion tërësinë e fakteve, ngjarjeve dhe dukurive, që karakterizuan jetën dhe zhvillimin e popullit të Vlorës dhe krahinave shqiptare që e mbështetën Vlorën me forca, mjete, armatim, ushqime dhe ndihma të tjera për të çliruar territoret e pushtuara nga të huajt, dyndur nga gjysmëçizmja apenine, si qëndron me këngët historike të Njëzetës, si rrëfim popullor në vargje, me rimë e melodi, si narracion, si tregim, që nëpërmjet të kënduarit shpreh mendim poetik historik për figura të gjalla, reale, konkrete. Folklori i Luftës së Vlorës mendoj se bëhet  kështu hipotekë e fitores së merituar, kur siç dimë dhe nga historia- hasmin deti e përpiu… Në shikimintonë kemi nxitjet folklorike dhe pasqyrimin e epikës historike, me krijimet e mirëfillta folklorike, që jetojnë nëpërmjet varianteve dhe improvizimit, atje në Vreshtat  e Mëdha, në Qafë të Koçiut, në Kotë, në Tepelenë, në Llogora, në Gjormë, në Skelë. Epika historike e Njëzetës rrëfen ngjarje të vërteta, personazhe realë, kemi të bëjmë me elementë realë, konkretë, historikë, që ngrihen si mohim i koncepteve të mëparshme, që  marrin e japin nga këngët  më të vjetra historike, në kushtet paraprake, sepse kërkon mjedisin, hapësirën dhe kohën e praktikimit. Nuk distancohet në vite  kënga e Luftës së Vlorës. Shumica e krijuesve kanë qenë pjesëmarrës në ngjarje, si Nase Beni, Xhebro Gjika, Mato Hasani, Rrapo Meto, Xhemil Veli Duka etj. Ky cikël nuk vë në dyshim integritetin e epikës historike të Njëzetës, paraqet dhe të mirën dhe të keqen; edhe lëkundjet e parisë i vë në dukje. Ky cikël është shumë i pasur dhe interesant; nxjerr në pah shpirtin shqiptar, që u ngrit kundër Perandorisë së Re: “Breshkaman i breshkamani,t/ Dil steresë, jo limanit!”. Lufta e Vlorës u zhvillua në Vlorë, pjesëmarrësit ishin pothuaj nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët erdhën jo thjesht në shenjë solidariteti, por e  ndjenin që po u cënoheshin trojet e tyre, vatra amtare, shtëpia e madhe. Pra ndërgjegjësimi atdhetar- kombëtar, ardhur si stafetë e njohjes së kombit, që nga Rilindasit, sidomos nga  periudha e Lidhjes së Prizrenit, kur fillon ngjizja e realitetit të ndjenjës kombëtare, mori përmasa më të gjëra: njohjen e Kombit. Vullnetarët e ardhur nga krahinat e tjera në Vlorë, siç na tregon dhe historia  apo dhe variantet e këngëve të rregjistruara spikasin një  dukuri të re, që u bë traditë ndër hapësirat ku banojnë shqiptarë: që trojet shqiptare s’mund t’u falen më të tjerëve, që nisur nga shtëpia e vogël e familjes të ruajmë e të luftojmë për shtëpinë e  madhe kombëtare, se hasmi s’ka turp e vjen te dera… Edhe ky cikël nuk mund të operojë ndryshe nga ç’ka ndodhur në të vërtetë, duke u bërë kështu kronikë e ngjarjeve të verës së  vitit 1920 në Vlorë e rrethina. Këtë e marrim vesh nga toponomastika e pasur e këtij folklori, nga emrat që thotë kënga. Mbi këtë plan është realizuar rilevimi i njësive folklorike në terren  krahasuar me të dhënat nëpërmjet dokumentacionit përkatës, përzgjedhur përmes ballafaqimeve të shumta tekstore.

Besueshmëria e të dhënave. Analiza e elementeve folklorikë është rezultante e përgatitjes së matricave përkatëse  jo vetëm statistikore nga historia dhe përveç botimeve folkloristike edhe nëpërmjet gjurmimeve në terren për  epikën historike. Këto matrica përbëjnë një bankë të dhënash të besueshme pasi:

A-Janë rezultate të dala nga përpunimi i të dhënave të regjistrimit se  ç’është shkruar deri më sot, kush ka shkruar, si është trajtuar dhe çfarë ka ngelur jashtë kësaj teme, të cilën e marr me synimin për të parë raportin civilitet-traditë, duke i parë italianët në konteks si kolonizatorë, ç’informacin na jep historia, po folklori ç’informacion na jep, po ashtu opktikën e këngëve të Njëzetës në periudhat historike, që rrokin 92 vjet, kur psika e njerëzve të kolltukut sundimtar kanë patur qëllim glorifikimin e vetes dhe minimumi lënien në hije të atyre që kanë patur kontribute dikur, diku dhe aqsa, ashtu si e kanë lënë gjurmën e respektit në bashkësitë njerëzore ku kanë vepruar e janë njohur.

B- Shumë referenca të këtij punimi mbështeten në 7 kolanat që ka botuar ISKA (ish-Instituti i Folklorit), të cilat kanë nivel të lartë besueshmërie, sepse janë produkt i organizmit shtetëror më të specializuar, siç është ky institut.

C- Rilevimi në terren, nëpërmjet pjesëmarrjes së vijueshme, fiksimit memorial dhe ekspeditave vetiake ka përfshirë mbi 1/3 e verifikimit të asaj që është shkruar, ruajtjes fonetike, sipas të folmes lokale dhe gjendjes së sotme aplikative të epikës historike të Luftës së Vlorës, gjë që mund të konsiderohet e vlefshme.

Duke shtruar pyetjen: a kemi dëshmi që këngët e 20-ës këndohen edhe sot me atë melodi që është kënduar atëherë duam të shprehim jo atë që dëshirojmë por atë që dimë, që kemi parë e që kemi dëgjuar në realitet. Sot kemi një zbehje të qarkullimit folklorik të asaj epopeje. Këndohet në Dukat kënga e vjetër që përshkruan një ngjarje të asaj lufte, sipas stilit dukatas. Bëhet fjalë për kënëgn “ Nga Beuni vjen një kartë/ dërgon Komision’ i lartë”, ku bëhet dhe portreti i Kapedan Hodo Zeqirit, dukatas dhe  komandant i çetës së Dukatit në këtë luftë. Kemi dëgjuar në një festë të  këndohet dhe në Armen për  Osman Haxhiun, i cili ishte bir i Armenit dhe njëkohësisht  kyetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, i cili udhëhoqi Luftën e Vlorës. Edhe kjo këngë këndohet sipas melodisë që këndojnë banorët e Armenit dhe jo të tjerë. Pra ato janë shumë lokale, me hapësira të kufizuar, brenda për brenda fshatit. Nuk ka kohë të caktuar se sa do të jetojë. Një komunitet i pranon, një tjetër jo, për arsye konfliktesh, bindjesh apo preferencash.(p.sh. këngët për Qazim Koculin këndohen dhe  pëlqehen në Kocul, por jo në Kuç apo në Vranisht). Por nga brezi në brez kënga ka qarkulluar dhe ka ardhur sot.  Në Jug këndohet me shumë zëra, pa çifteli, sepse ashtu e ka traditën. Në Labëri këndohet vetëm, me dy vetë, trio e me grup më të madh në numër, ku këngëtari i parë është marrësi, i dyti kthyesi, i treti  hedhësi, të cilët mbushen me ison e të tjerëve, në harmoni zërash, që maten me biblilat. Ka këngë që kanë zgjerim më të madh, si p.sh. kënga e Selam Musait, veçse secili sipas melodisë përkatëse (avazit të tij), por në përgjithësi  ndihet një praktikim i kufizuar, sepse si duket edhe lufta e Njëzetës e ka mbaruar misionin e saj, e ka përfunduar ciklin dhe i përket arkivit, gjithësesi është në kujtesën e vlonjatëve, tepelenasve e komuniteteve të tjerë që u sulmuan padrejtësisht gati një shekull më parë. Ndërkohë të mos kemi komplekse ndaj  italianëve të sotëm, që i shërbejnë paqes, përparimit, kulturës dhe jetës së lirë, të cilët nuk mund të ndihen fajtorë për luftën e padrejtë, që bënë të parët e tyre si pushtues të vendit tonë. Ata nuk ka pse ta ndjejnë komleksin e fajit, as ne të urrejtjes ndaj tyre; ashtu sikurse edhe historinë nuk duhet ta harrojmë se s’mund të harrohet gjaku i derdhur për ruajtjene mbrojtjen e këtyre trojeve.

 

Kjo  lloj kënge  historike ka peshë të madhe shpirtërore për komunitete të caktuara, në hapësirat e aplikimit, pothuaj jugore e në kohën e duhur. Ajo pasurohet dhe asnjëherë  nuk shkëputet nga realiteti ekonomiko-shoqëror, se kënga  e Njëzetës nuk i shpëton dot konceptimit shoqëror. Edhe ajo zbukuron shpirtin, e fisnikëron atë. Për këtë arsye këmbëngul që fjala e humbet vlerën kur vezullojnë thesaret e folklorit, sidomos sot, kur jo vetëm në fasadë na shfaqet një shoqëri kozmopolite, kur patriotizmi i harruar natyrshëm po evidentohet në tërësinë e sotme sociale, me zë tingëllues të vërtetë, në konteks të zhvillimeve të kohës.

Vërehet në tërësi se kënga lind e qarkullon, së pari e së shumti, në ato hapësira ku zhvillohen ngjarjet, ku evidentohen dhe spikasin personazhet historikë. Fjala vjen, duke studjuar vëllimin “ Këngë popullore historike”, botuar nga Instituti i Shkencave, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1956, zgjedhur e pajisur me shënime nga Qemal Haxhihasani, nën kujdesin e Zihni Sakos, vërejmë se në bllokun folklorik “ Lufta kundër pushtuesve turq” cikli “Këngë e legjenda për Skënderbeun” vjen nga Mati, Dibra, Bulqiza, Shëngjergji- Tiranë, Burreli, Elbasani, Peshkopia, Kosova, Martaneshi, Ishmi e rrethinat e qendrave të njohura të këtyre trevave. Gjithashtu na vijnë edhe nga arbëreshët e Italisë këngë për Skënderbeun që i gjejmë në tekstin e De Radës “ Rapsodie d’ un poema albanese raccolte nelle colonie del Napoletano, Firenze, 1866”, që sipas rilindasit janë mbledhur ndër kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe shpalosen para komunitetit për të rindezur zjarrin e atdhedashurisë, duke himnizuar Motin e Madh e bëmat e Skënderbeut e trimat e tij, kombin e simbolet, që i dëshironin, por që u mungonin. Edhe e vetmja këngë për Gjorg Golemin,siç e quan kënga  vjehërrin e Skënderbeut- Gjergj Aranit Golem Komnen Topia, Zot i Arbërisë, Shpatit, Mokrës dhe Çermenikës, na vjen nga Bërzhita, Elbasan. Cikli i këngëve të Bushatllinjve të Shkodrës vjen nga Shkodra, Martaneshi, Theth- Shalë e Laç-Kurbin. Cikli i këngëve të periudhës së Ali Pashë Tepelenës vjen nga Kardhiqi, Labova, Himara, Dhëmblani e Levan-Cirua-Tepelenë. Këtu kemi një rast të veçantë; dy këngë vijnë nga Shkodra; ndoshta nga që në kështjellat e llogoret e Janinës, gjatë qëndresës epike të ditëve të fundit të Ali Pashës luftuan myslimanë, ortodoksë, katolikë, labër, çamër, kosovarë, dibranë, mirditorë, shkodranë. Këngët e periudhës së luftrave kundër Tanzimatit kanë shtrirje; gjerësi e gjatësi gjeografike jo vetëm në trevat e Jugut, por edhe në Shkodër, Dibër, Gjakovë, rrethinat e Krasniqes, kukësit e Çermeniës. Dhe kjo kuptohet sepse Tanzimati, s’qe reformë e moderuar, por sipas Sami Frashërit pushtim i ri i Shqipërisë dhe në mbarë krahinat nuk u bindën për taksat financiare, xhelepet e haraçet; ishin kundër shërbimit ushtarak të detyruar për sulltan Abdyl Mexhitit  dhe luftuan trimërisht kundër dyndjeve të egra osmane. Dhe këngët për kryengritësit janë shumë yë bukura. Po kështu shumë  këngë nizami, kapedanësh, kaçakësh apo këngët kundër shfrytëzimit vijnë nga Kosova, Prishtina, Elbasani, Puka, Shpati, mati, Martaneshi,, Luma, Lezha, Gjakova, Hasi, Curraj Epër-Nikaj, Dibra, Mokra, Shkodra, prizreni, Kolgecaj, Kruja, Tropoja, Gashi, pra nga të gjitha trevat shqiptare, jo vetëm nga Himara, Kurveleshi, Mallakastra, Kolonja, Korça, Gjirokastra, Labëria etj. edhe kjo është e kuptueshme, sepse nizamllëku ishte jo plagë sociale, po elegji e gjallë për djemtë e nënave që i hëngri “Jemeni”. Një mikrocikël me këngët për lirinë e popujve të tjerë e sidomos për luftën çlirimtare të Greqis vjen vetëm nga trevat jugore, se prej andej ikën e ndihmuan shqiptarët për të çliruar grekun nga Turqia. Kënga e Luftës së Kosovës (1389) vjen nga Dërvarë- Vuçitern. Edhe për Haxhi Qamilin janë kënduar këngë nga një lokalitet i ngushtë njerëzor. Janë pak njësi folklorike të mbledhura që na vijnë vetëm nga Ndroqi, Ishmi e Shatel Shijak. Aty veproi, aty si duket dhe pëlqehet. Në treva të tjera s’ka bërë përshtypje apo mbahet mend për keq. “Jo çdo bashkësi, jo çdo komunitet mund të jetë pronar i një njësie folklorike” tërheq vëmendjen në një ligjëratë Prof. Dr. Agron Xhagolli. Për Ismail Qemalin këngë të vjetra na vijnë 5 njësi folklorike dhe më saktë  3 që i bëjnë jehonë veprës së tij madhore për Pavarësisnë e Shqipërisë, vijnë nga Kabash- Gramsh, Radhimë-Vlorë dhe Kuç – Kurvelesh, ndërsa dy  të tjerat përfshihen në ciklin e Luftës së Vlorës dhe emri i Plakut të Bardhë përmëndet si imazh simbolik, si shembëlltyrë nderimi.( Nuk po flasim për këngët e krijuara më vonë që janë aplikuar në vijimësi, duke u pasuruar apo për të tjera që e kanë të diskutueshëm “çertifikatën” e njësisë folklorike.

Dhe gjatë udhëtimit nëpër lëndina e bjeshkët folklorike sodisim natyrën epike dhe pimë ujë në gurrën gati shekullore prej nga buron epika historike e Luftës së Vlorës (saktësisht po mbushen 93 vjet që nga koha e zhvillimit të asaj lufte).

Duke punuar me vëllimin  “Këngë popullore historike”, cituar më lart, kemi shënuar 43 njësi folklorike që përbëjnë ciklin e Luftës së Vlorës, i cili vjen nga Dhëmblani, Turani e Levan Cirua -Tepelenë, Qeparo-Himarë, Tërbaç, Vranisht, Shkozë, Ramicë, Dukat, Velçë, Vajzë, Brataj, Shalës- Mesaplik, Bolenë, Nivicë e Progonat- Kurvelesh, Çorrush e Aranitas-Mallakastër, si dhe nga vetë qyteti i Vlorës. Pra është e kufizuar hapësira e përhapes së këngës pothuaj në ato hapësira që prodhuan historinë e Luftës së 1920-ës: Vlorë- Tepelenë-Himarë. (Në këtë rast diskutojmë vetëm për shembujt që na vijnë nëpërmjet këtij botimi të realizuar relativisht herët, pra 56 vjet më parë. Botime të tjera sjellin njësi të tjera, variante të tjera, që e pasurojnë dhe e zgjerojnë hartën folklorike të këngës. Do të shprehim mendimet tona ku kemi vërejtur pasaktësira në toponiminë e vendeve, onomastikën e personazheve të Njëzetës  si dhe respektimin ose jo të parimit fonetik në njësitë e mbledhura në terren, të rregjistruara dhe të sjella nëpërmjet botimit folkloristik.)

Kur flasim për kohën e krijimit të Epikën Historike të Luftës së Vlorës (= EHLV), sigurisht, nuk është fjala për një datim të saktë. Ndoshta s’mund të përcaktojmë arketipin, por jo vetëm nga studimi i burimeve të shkruara apo i traditës shqiptare të luftrave (dhe jo vetëm) luftëtarët para betejave pinin, këndonin dhe sulmonin si rrufe. Kënga u jepte frymëzim, moral, u jepte fuqi si Mujit zanat. Kemi siguruar informacion nga libra monografikë, romane historikë e kujtime të ndryshme që shumë këngë janë krijuar e kënduar në teatrin e veprimeve luftarake, në kohë të caktuar afërsisht saktë, në hapësirë të përcaktuar qartë nga këngëtorët, të cilët ishin edhe aktorë të teatrit të Luftës. Kështu, nga romani “ Ultimatumi” i Petro Markos, që përveç vlerave artistike ka edhe vlera folklorike dhe etnologjike me peshë specifike, mësojmë se Lufta e Vlorës është Faltore jo vetëm për historianët dhe studiuesit e Folklorit Shqiptar (të epikës historike), por edhe për shkrimtarët më në zë të vendit të Shqipeve, ata të vërtetët si Petro Marko – Kalorës i Lirisë së Fjalës dhe Veprimit.

(Pjesa dyte. VIJON

*  Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

NË NDERIM TË GJAKUT TË DERDHUR PËR VATRËN…

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ/ studiues/*

Loti i brengosur i Çamërisë do të shndërrohet në një rruzull drite, në një sumbull diellore për shënjtërinë e të rënëve për Atdhe dhe  varreve të tyre që janë simbole kombëtare për bijtë e saj nesër. Në nderim të shekullit të ri të shqiptarëve, duke u përulur para gjakut të derdhur për vatrën, me shpresë e besim se ky shekull është Ora e Atdheut Tonë shoh krahun e majtë të Shqiponjës gjakosur e sakatosur, shoh Çamërinë martire për tekat e Europës plakë, që ngrihet, sikurse krahu i dhjathtë i Shqiponjës, Kosova, që po i shëron plagët e luftës, po integrohet në familjen europiane me larmi identitetesh qytetare e kulturore të kombeve që jetojnë në gjirin e saj  por që ende kullon gjak lirie. Nga vendi i Shqipeve, zogjtë e saj ngrihen, marrin lartësi të fluturojnë të lirë drejt qiellit të pastër, drejt botës së qytetëruar, drejt Perëndimit që na përket, drejt jetës dinjitoze që meritojmë të jetojmë. Ky është, ndërkohë, dhe mesazhi që unë kuptoj nga leximi dhe studimi i librit me vjersha “Lot’ i brengosur” i fisnikes kreshnike nga Çamëria me banim në Vlorë, 78 vjeçares Resmie (Mane) Beqiri. Ky është mesazhi që unë interpretoj, sa me koherencë aq edhe me emocion, sepse në objektivitetin e punës e misionit tim, më thërret gjaku që më gëlon në deje, sepse  “çamër, labër, kosovarë/ jemi një fis e një farë,/ jemi një e të pandarë/ sepse jemi shqipëtarë”, sepse kam besim që komuniteti ynë po i flet mendjes dhe po kujton porosinë e Skënderbeut të Madhërishëm, kur mblodhi kapedanët e tij princër dhe me fabulën e thuprave, që të ndara e një nga një i thyen kushdo, ndërsa të tëra tok, të bashkuara e të lidhura si një trup i vetëm, s’u bën dot “derman” askush, as bajlozi i detit me skalione hordhish, as katallani i zi me taborre egrane e me dyndjet barbare të pasosura… Vonesa u bën dëm vonestarëve, se “nga hiçja -  malli Birçja”, por më mirë vonë, se është gjithmonë më mirë vonë se kurrë, thotë një fjalë e vjetër. Këto që shkruaj janë vagëllime, që bëhen vezullime e marrin dritë të bardhë mirësie nga shpirti i bukur, derdhur në vargje i Resmies, në dukje të heshtur, por me një mal me oshëtima e me një det me gjëmime brenda globit të madh të shpirtit të saj. Nderim i bëj çdo çast të papërkulurës zonjë,  të urtës nënë, të dhembshurës gjyshe, asaj që qëndroi si kapetane mbi dallgët e tërbuara të jetës, që u dyndën me egërsi e barbarizëm, sa nga hasmi i huaj grek, po aq dhe nga “vëllai” armik komunist.

Po kush është kjo zonjë  e rëndë me emrin Resmie Mane – Beqiri, aq e lartë në dinjitet e po kaq e thjeshtë në pranueshmërinë e dashurisë njerëzore e dlirësisë altruiste, me ç’ka hequr e vuajtur si ajo?! Personalisht, më vjen në ndihmë kujtesa vetiake, që ka regjistruar njohjet e mia fillestare me familjen që krijoi kjo bijë Çamërie, si eshtër kombëtare me atdhetarin e përvëluar Skënder Beqiri në Vlorë. Skënderi, sipas gjendjes civlie, sot është 84 vjeç, por ejani në Vlorë dhe shikojeni. Do të keni në krahë a karshi një lastar të freskët, të drejtë si shtiza e Flamurit Kombëtar.

Ka qenë shtatori i vitit 1978, kur jam njohur vërtetësisht me këtë bërthamë familjare – vatër atdhetare. Ndoshta i kam takuar dhe më përpara, si Skënderin, si Resmien, në veprimtari të ndryshme artistike- kulturore në Vlorë,  por, edhe pse shkruaja te “ Zëri i Vlorës”,  “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Studenti”, “Luftëtari”, “10 Korriku” etj., isha ende i ri, me brumë atdhetar në gene, por akoma i pabërë kombëtarisht. Mosha…  Dija që Skënder Beqiri, me origjinë çame ishte një fotograf i zoti e nuk i gjendej dot në Vlorë një konkurent profesional. As atëhere s’kishte, por mendoj se edhe sot janë nxënësit e tij ata që ngrihen, bëjnë emër e i heqin kapelen Skënderit, profesorit të fotografisë në Vlorë. Skënder Beqiri njihej si mjeshtër i fotografisë dhe njerëzit  e quanin “Marubi i Çamërisë dhe i Vlorës”. Jam dakort me atë vlerësim për atë periudhë kohore, por ai njihej si mjeshtër i aparatit fotografik në rang kombëtar. Mendoj se brezat në Vlorë për fotografët më të mirë profesionalisht do të thonë për ndonjë që do të bëjë emër të lartë cilësor në këtë fushë të artit: Ky po! Ky është Skënder Beqiri i Vlorës, Çamërisë e Shqipërisë mbarë!”  Skënder Beqiri është themelues i ansamblit emërmadh “ Çamëria”, me jehonë jo vetëm në Shqipëri e Ballkan. Resmie Mane – Beqiri është bashkëshorte e denjë e mikut tim të nderuar Skënder Beqiri, kunatit të shkrimtarit të veçantë për mua, zgalemit të detit, pulëbardhës së brigjeve shqiptare të Mesdheut, të paharruarit Fadil Zeqiri. Resmie Mane – Beqiri është nëna e dy vajzave dhe një djali, që bashkë me qumështin e gjirit u mëkoi dashurinë deri në frymën e fundit për Çamërinë dhe Shqipërinë, e  Vjollcës,me shkollë të lartë, e Erenatës me të mesme dhe e Arjanit, dritës së syrit, me arsim të lartë. Ajo është mëmëzonja, klloçka që mbledh, mban e ngroh zogjtë në folenë e vjetër, në kujtim të të parëve. Ajo është gjyshemira Resmie për një mbeskës me emrin Nemsi të Erenatës, lulebehari si Çamëria, për të cilën gjyshen e gjyshin i ndez e mban gjallë malli për të bukurën e vetme të asaj dere të madhe;  përherë sofër e shtruar për miq e shqiptarë. Ajo është gjyshja me uratë për gjashtë ullinj Çamërie, për gjashtë lisa Shqipërie, për gjashtë nipërit e saj të dashur, për Gerartin e Dinon e Vjollcës, për Arnoldin e Erenatës, për “tre musketjerët” e Arjanit: Damianin, Dilanin e Bijanin.  Zonja Resmie Mane – Beqiri është  bijë nga derë e madhe e nuse në derë të madhe. Ajo është pinjolle e patriotit të madh Rasih Bej Dino, që vuri shpirtin, mendjen dhe kapitalin në shërbim të Shqipërisë. Ndoshta para nja gjashtë muajsh a më parë kam botuar në gazetën “Dielli”/ on line artikullin “Pavarësia flamurëron dhe nëpër këngët e popullit”, ku, që në fillim shprehem: “Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me fisnike si Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë”.

Kam 35 vjet që punoj me zonjën Resmie për të vjelur e regjistruar visaret e memories së saj, se mbart shpirtin e pasur të komunitetit çam dhe të fisit të madh të Dinejve, me emër që peshon rëndë jo vetëm në historinë e Çamërisë , po të gjithë Shqipërisë.  Në këtë shkrim nderimi po përcjell për lexuesin e respektuar të “Diellit” edhe një çast pune me subjektin Resmie Mane – Beqiri, një thesar i vërtetë, të cilin e ka fiksuar në celuloid mjeshtri i madh, atdhetari i shquar, miku i nderit e i lezetit, Skënder Beqiri; i cili është nderuar me çmim të parë në rang kombëtar për fotografinë artistike dhe me çmim të dytë në fotografi dokumentare në rang kontinental, në rrafshin europian. Këshilli i përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Mbarëkombëtare “Çamëria” e ka nderuar me medaljen më të lartë që akordon “NDERI I ÇAMËRISË”. Skënder Beqiri dhe Resmie Mane – Beqiri janë një çift model me jetën e veprimtarinë e tyre familjare, qytetare e atdhetare jo vetëm në Vlorë. Zonja Resmie është mbesë e Muharrem Rushitit me histori dhe këngë. Muharrem Rushit Koska, ndër betejat e tjera për Atdhe, erdhi së bashku me Alush Take Konispolin në ballë të 300 çamëve, në krahë të vëllezërve labë, mallakastriotë, kolonjarë e skraparllinj, elbasanas e berates, korçarë e myzeqarë, kavajas e gjirokastritë, me “ dyfekët lidhur me gjalmë” për të hedhur në det Italinë, që pushtoi Vlorën e krahinat  e tjera më 1920 –ën, për të shpëtuar kombin, për të rishpallur Pavarësisnë Kombëtare Konkrete. Imazhi i zonjës Resmie Mane – Beqiri herë më shëmbëllen me portretin e Bubulinës së famshme, herë më bie dritërimin diellor të humanistes së ndritur Nermin Vlora Falaschi, emrin e së cilës fatmirësisht mban me  dinjitet biblioteka ku unë punoj…

*/ Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

KONTRIBUTI LETRARO – HISTORIK I DR. SELIM BEQIRIT

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ/*

Selim Beqiri është një figurë e njohur në botën e shkrimit. Mendimin e tij të shkruar bujarisht dhe me dinjitet shkencor e ka blatuar në Tempullin e Shenjtëruar të Fjalës, ku është pranuar me fisnikëri, sepse e ka merituar. Studiues, doktor i shkencave albanologjike, tash’ e 40 vjet më parë, pjesëmarrës me ligjërata e kumtesa në veprimtari shkencore kombëtare e rajonale, me objekt kryesisht vlerat etnokulturore e atdhetare të Labërisë; me kontribute të vyera për njohjen e vendlindjes, të personaliteteve të ndryshme historikë e socialë, për vlerat morale, vetitë e virtytet e bashkëkrahinorëve të tij; veprimtar i njohur shoqëror, i cili, shfrytëzimin e dobishëm të kohës e ka një nga gjërat më të çmuara – ky telegrafisht ëshët portreti i studiuesit skrupuloz Selim Beqir Beqiri 77 vjeçar, me banim në Tiranë dhe me origjinë nga Tërbaçi i Vlorës, i lindur më 15 maj 1936.               Kontributi i tij letraro – historik ravijëzohet në faktin se, me botimet e realizuara është shfaqur si një studiues konsekuent në dy plane: në zbatimin e parimeve të historizmit dhe në respektim të parimeve estetike të letërsisë, duke e gjetur çelësin e suksesit tek ura harmonike që i lidh tezat e tij themelore historike – etnologjike dhe letrare. Paradigma e veprës së tij të botuar është vërtetësia logjike në funksion të qartësisë kombëtare, në trajtë të lokalizuar, si studiues i mirë, si mësues model, si frymëdhënës i arkivave, si atdhetar i vlefshëm.

Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike / 28 – 30 qershor 1976, organizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografisë ishte kuvendi i mendimtarëve të etnokulturës shqiptare. U ligjëruan 53 referate dhe 10 diskutime për kulturën shoqërore dhe kulturën materiale dhe artistike. Krahas korifejve shqiptarë të mendimit me përmasa europiane Aleks Buda e Eqrem Çabej, krahas Mark Krasniqit e Hivzi Islamit nga Prishtina, krahas kualiteteve shkencore shqiptare Stefanaq Pollo, Zija Xholi, Alfred Uçi, Jup Kastrati, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Ismet Elezi, Kristo Frashëri, Aleks Luarasi, Spiro Shkurti, Mark Tirtja, Skënder Anamali, Ramazan Bogdani, Viron Koka, Abaz Dojaka, Gjovalin Shkurtaj, Andromaqi Gjergji, Afërdita Onuzi, Yllka Selimaj, Ikbal Bihiku, Llambrini Mitrushi, Beniamin Kruta, Emin Riza, Liviu P. Marcu nga Rumania, Ligor Mile, Jorgji Gjinari, Selami Pulaha, Agron Fico, Koço Nova, Pandi Geço, Fiqiri Haxhiu, Bajram Mejdiaj, Shyqyri Ballvora, Nexhmedin Luari, Hulusi Hako, Zija Shkodra, Riza Drishti, Piro Thomo, Koço Zheku, Vasilika Cicko, Kristaq Angjeli, Edmond Luçi, Naum Guxho, Nimete Qarri, Dhorka Dhamo, Andon Kuqali, Tefik Caushi, Aleksandër Dhima, Nikollë Gjoni, Sami Ferizi, Haxhi Goci, Kahreman Ulqini, Iljaz Kaçaj, Fadil Mehmeti, Henrik Mikopli, Riza Drishti e Dilaver Kurti, tërhoqi vëmendjen e studiesve shqiptarë dhe të huaj dhe referati shkencor i Dr. Selim Beqiri për BESËN, i cili është  botuar në vëllimin me materialet nga Konferenca  Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977, f.275 – 280.

Për kontributet atdhetare e shkencore dhe për virtytet shembullore si njeri, që edukon me veprim e me shembull vetiak në jetë, Selim Beqiri u vlerësua nga Shoqata Atdhetare Mbarëkombëtare “Labëria” me dekoratën më të lartë që kjo shoqatë jep “Personalitet i shquar i Labërisë”. Mësuesi veteran dhe studiuesi koherent S. Beqiri, ashtu i thjeshtë, si e vërteta, shumë korrekt, i pashfaqshëm, i pabujshëm, larg mburrklave e tullumbaceve të fryra me lavdi inekzistente, me një disiplinë shembullore në punën e tij kërkimore – shkencore po i bën një shërbim të madh kulturës së vendlindjes, të Lumit të Vlorës e Labërisë dhe mbarë etnokulturës shqiptare.  Selim Beqiri: me librin më të ri “Humor dhe mençuri, Legjenda e Simbole Trimërie Tërbaçiote”- pjesa mbi ujë e ajsbergut: “Krijimtaria popullore tërbaçiote” fantazi, humor, fragmente simbolesh nga këngë epiko – historike po nxjerr në dritë thesare nga miniera e pasur e krijimtarisë dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit tone në rrjedhat e kohës.  Nuk kam ndërmend të shkruaj për monografitë e tij aq të mirëpritura: për “Gjeneralin fisnik”, as për atë në nderim të bujarit – Resul Veliu,- që ka përmasat e një heroi vërtet vigan të Lirisë, as për “Banën” – kushtuar njërës nga trimëreshat e Tërbaçit, nënë Rabihanës së bardhë e të rrallë, as edhe për të veçantin libër – “Trashëgimia”, ku përfshihen dy pjesë: “Besa dhe besëlidhjet” dhe “Tërbaçi – Fjalorth historiko-gjeografik”, as për traktatin historik, edhe pse vetëm me 113 faqe kërkimore – shkencore-“Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi”, as për monografinë “Luftëtar brez pas brezi – Merkoselimajt”, të cilat autori i quan punime modeste edhe pse ato kanë sinqerisht vlera të çmuara kulturore e në respekt të zakoneve më të mira e të traditës së vyer që kemi trashëguar deri më sot.  Është një botim i ri dhe pikërisht libri: “Humor dhe mençuri, Fantazi e Simbole Trimërie tërbaçiote” që të thotë: NDERO VETEN! Sipas Fjalorit Enciklopedik Letrar me krijimtari popullore ose folklor kuptojmë veprat poetike e tregimtare të krijuara nga autorë popullor anonimë, që kanë kaluar gojë më gojë. Mund të përkufizohet shkurtazi letërsi gojore e popullit…Të krijuara që në kohërat e lashta, ato kalojnë me anë të rapsodëve, bardëve dhe secili prej tyre i plotëson ose i ndryshon. Vetvetiu buron një krijimtari e motivuar tek autori, sepse gjeografia e krijimtarisë është pikërisht treva jonë e dashur tërbaçiote, libri është një “dritësi flake”, në qoftë se mundem të përdor një shprehje nderimi burimore të poetit të njohur lab Agim Shehu.Do të mjaftonte ky libër që Selim Beqiri të quhet një gjurmues, vjelës e studiues cilësor i kësaj veprimtarie krijuese, që e ka mbajtur të gjallë, të freskët e të shëndetshme shpirti i artë popullor.Jam munduar të jem sa më pak, mundësisht, por e pamundur aspak subjektiv, në vlerësimin tim për profilin e autorit. Ky botim është një gur qosheli në ndërtesën e historiografisë shkencore, gjuhësore, letrare e historike të Tërbaçit, sepse plotëson një zbrazëtirë të ndjeshme në kulturën e shkruar. Autori nuk është një regjistrues emocional i materialit argumentiv kulturor, por edhe vlerësues objektiv e kritik i tyre dhe model për t’u ndjekur nga disa shkrues hapaçelë, që edhe në malore i fusin të pestin me botimet e tyre. Me botimin e dhjetë legjendave të dëgjuara e me jehonë, me ato relikte të çmuara mbijetese, shpalosen vlera me interes për fushën etnofolklorike-tërbaçiote…Humori miqësor që ka përzgjedhur autori në këtë libër është si sherbet për bakllava, ndërsa ato pakëz këngë të zgjedhura popullore, me motive trimërie, janë tamam si ato hojet e mjaltit nga kosherja e gurrës popullore, aq gjëmimtare sa vetë emrat lavdimëdhej të bijve viganë të Tërbaçit tonë me nderim sa dielli. Punimet dhe botimet e Selim Beqirit pasurojnë antologjinë e poezisë gojore shqiptare; kopështit të lulëzuar të prozës popullore i shtojnë fidanë të gjelbër dhe të shëndetshëm dhe i ndrisin si gjerdan I bukur për gushe Etnologjisë së Vendit të Shqipeve.

*) Ne Foto: Albert Habazaj. Drejtor i Bibliotekës “ Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

 

 

QEMAL XHAKA KISHTE SHPIRT ARTISTI

$
0
0

Nga Albert HABAZAJ*/

 Për vlerat njerëzore dhe intelektuale që mbartte Qemal Xhaka në kujtesën e Tërbaçit përherë, në memorien e Vlorës dhe Tiranës intelektuale të viteve 1965 – 1990, do të ngelet një meteor i ndritshëm. “Ai kishte një shpirt të madh dhe shpirt artisti – shprehet me mall e dhimbje Avdurraman Meçe, pedagog në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, një njeri që gëzon respekt qytetar për mirësinë dhe diturinë e tij në rrethet elitare të shoqërisë vlonjate. “Jemi njohur në shkollën “Ali Demi” aty nga vitet 1965 – ’66 – shfleton kujtimet e bukura Durua. – Ai vinte nga Llakatundi, pas një fluturimi nga Tregtarja… E zura shok qysh në takimin e parë dhe u bëmë vërtetë shokë e shokë të ngushtë. Atë kisha shok unë! Ishte i vërtetë i drejtpërdrejtë, i sinqertë e shumë i dashur. Ai lexohej në sy; në xixëllimat e syve i lundronte shpirti i pastër, zemërmirësia e admirueshme. Nuk qe konfliktual Qemali. Nuk ishte dogmatik. Aq sa ishte i gjerë, aq dhe nuk pranonte asgjë verbërisht. E vetmja dogmë e tij qe letërsia dhe arti. Qe me kulturë Qemali! E njihte shumë mirë rusishten dhe ndiheshin të lumtur kur flisnin për Mbretërinë e Letrave Ruse, për mbretërit e princërit rus, të paarritshëm në artin e tyre. Ç’është e vërteta, letërsinë ruse e ishim të dy dobësi. Na magjepste!

E ç’të kujtoj më parë - ngazëllehet Durua i gëzuar, që i kërkova të më thotë dy fjalë për njeriun tim të adhuruar, për atë njeri punë shumë e fjalë pak, që paskësh rastisur dhe shok i ngushtë i tij. Dhe me atë vrull e respekt gati vëllazëror tok gotën e rakisë me mua e më thotë: – “Berti, tani të respektoj dy herë më shumë. Jo vetëm për hir të penës, por patjetër  dhe për faktin që ti e njohte, dhe sidomos e paske idhull Qemal Xhakën. Për kujtimin e paharruar të Qemal Xhakës, se kur merrnim rrogën, të dy pinim birra jo një e dy, por disa. Shokë të pastër!…”. Ishte një mozaik emocional ylberor takimi dhe biseda me Duron, pedagogun e aftë, metodistin e zot, eseistin mbushmendës, njeriun e mrekullueshëm, poetin e shkëlqyer, të cilin Dritëroi dhe Kadareja e njohin mirë, kur shpërtheu Avdurraman Meçe, por…Biseda u bë vërtet e pashlyeshme kur një glob loti diellor u rrukullis nga brinja e faqes fisnike të të vërtetit mik Duro, kur folëm për të madhin , të thjeshtin, të veçantin, Qemalin tonë të paharrueshëm.  Qemal Xhaka qe njeri i bukur, burrë i bukur, zotni burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës. E meriton nderimin e nevojshëm, se ishte i ditur, me vlera e virtyte fisnike e Tërbaçit i bën diell krahas dritësuesve të tjerë që ngrohin jo vetëm hapësirat e kaltra tërbaçiote.

Qemal Xhaka kudo ku shkonte ndriste me diell Vlore dhe dashuri Tërbaçi. Unë kam patur fatin ta njoh nga afër, kur isha skënderbegas në Tiranë, në vitet 1975 – ’79. Në jetën time kam patur një ecuri, të cilën e kam arritur me ndershmëri, me aftësi e profesionalizëm, me thjeshtësi e dashuri altruiste ndaj njerëzve, pa i ditur bërrylat e xhelozitë, se s’kanë të bëjnë me mua, me edukatën e prindërve të mi, me uratën e dinjitetin e gjyshit nga baba e gjyshes nga nëna. Fatet dhe antifatet s’ më janë ndarë. Ndër pengjet e mia, që i kanë hapur një rrëke antifatit, janë dy vdekje të parakohshme,që më kanë tronditur, se i kam dashur shumë dhe më kanë bërë dëm, se më kanë munguar. Dy ikjet e papritura të dy yjeve shqiptarë, Kastrot Gjinit – Migjenit të pentagramit shqiptar dhe e prof. Qemal Xhakës – të dy me origjinë nga Tërbaçi më kanë bërë dëm. Pse? Do të pyesni ju natyrshëm dhe pak të çuditur. Po, se më mungonin kur më duheshin. Po të ishin ata dhe unë do të isha dikush tjetër, më i dukshëm në produktivitetin shpitëror pozitiv. E di që nuk flitet me në qoftë se… Por unë prapë jam dhe në këmbë, aq sa, ashtu si, veç se me dinjitet, me shikim drejtë përpara, jo sy poshtë, për vete, për familjen time, pë të parët e mi,për të nesërmen tonë qytetare europiane me identitet integrues, por edhe për ata dy diellorët tanë: Otin dhe Profesorin. Ruaj një kujtim të çmuar nga Qemal Xhaka: Disertacioni i tij që më ka dhuruar me autograf, qysh atëherë, në fillim vitet ’80 – të  shekullit që lamë pas, kur po përfundoja studimet  e larta në Tiranë e  vija shpesh herë në shtëpi të tij, atje te bërryli i Lanës, për mua është një thesar dhe e ruaj në Bibliotekën time personale si një manifest kuture e diturie, që duhet të dish ta lexosh estetikisht.

Jo vetëm për lexuesit e gazetës “ Çika e Tërbaçit”, por nëpërmjet gazetës “Dielli” për të gjithë ata që e njohën e punuan me të brenda e jashtë vendit, si dhe  për mbarë njerëzit që duan kulturën dhe që respektojnë njerëzit me kontribute të larta në shkencat humane, letërsinë elitare e kritikën profesionale për botimet nga Perandoria Letrare e Kohës së tij, siç qe letërsia ruse, si dhe për ndihmesën e dukshme njerëzore ndaj diturisë në tërësi, kam nderin që t’ ju sjell në kujtesë një diamant të kthjellët, të tejdukshëm, me shkëlqim të madh e të pastër që e ka emrin Qemal Xhaka, PROFESOR QEMAL XHAKA!

Për nderim të Qemal Xhakës lexuesit tonë po i sjell dy materiale të tjera të veçanta:

Kujtime  nga  Isuf R. Xhakaj:

 Qemali u lind në vitin 1937 në Tërbaç. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë 7-vjeçare në qytetin e Vlorës. Në Elbasan kreu shkollën e mesme pedagogjike ku mori titullin e mësuesit. Studimet e larta i kreu në Bashkimin Sovjetik për gjuhë-letërsi ruse në Leningrad. Mbi dy dekada ka punuar si pedagog i gjuhës dhe letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës. Ishte punëtor dhe studiues sistematik e këmbëngulës. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe mbante titullin Profesor. Qemali ishte me të vërtetë i veçantë. Kujdesi i tij për të tjerët, për t’iu gjendur pranë, për t’i ndihmuar e lehtësuar në hallet e tyre e bënte të dallueshëm nga ne të tjerët.

Mjafton t’i thoshe kush ishe, nga ishe dhe çfarë halli kishe e ai menjëherë do të vihej në dispozicion duke sakrifikuar kohën e tij që ishte shumë e çmuar dhe e paktë për kohën dhe studimet që bënte.

Me respekt e konsiderata flasin për Qemalin breza studentësh dhe ne na kënaqet shpirti kur dëgjojmë edhe sot e kësaj dite për atë që ishte dhe bëri Qemali ynë.

Ish studenti i Qemalit, Paskal Milo, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, thotë:

“Qemal Xhaka nuk ishte vetëm një intelektual me gjerësi e thellësi mendimi në shumë fusha, por edhe me koncepte moderne për jetën. Ai ishte njeri human, me zemër të madhe dhe të pastër”.

Si njeri i letrave dhe i shkencës që bënte një jetë moderne qytetarësh mes intelektualësh e kuptonte mungesën që kishte për jetën e thjeshtë të fshatit dhe të ndenjurit në mes të natyrës.

Në verën e vitit 1960 u ndodha me leje në fshat. Ato ditë erdhën për vizitë te ne për të ndenjur ca ditë xha Ademi me Tahirenë dhe Qemalin.

Ishte kërkesa dhe dëshira e Qemalit që të shkonim te burimi i Kiçe pastaj të rrinim në Hundën e Meços.

Te burimi ai lau sytë dhe piu ujë me grushta, u kthye dhe takoi babë Karafilin, i cili qerasi me fiq. Hëngri 3 – 4 kokrra fiku e më tha: “Këtu edhe fiqtë kanë një shije ndryshe”.

Kur dolëm në Hundën e Meços, hapi krahët dhe mori frymë thellë, sikur u çlirua nga ndonjë barrë e rëndë.

“Shiko,-më tha mua,-sa bukur duket këtu Vozdoli, Çika, Çipini, ja dhe Shefqeti me dhi në majë të Rrethit. Ja babë Kapua tek punon me bletët, ja dhe xha Seferi që po gdhend diçka para portës. Sa më ka marrë malli.

Sa dëshirë kam të ngjitem në Çikë, të ngas dhentë në shtrungë, të ha një përshesh me qumësht e të fle në hijen e tendës me sharkun e xha Elmazit”.

U martua me Peza Faik Elmazaj nga Ramica e Vlorës.

Peza ishte me profesion mësuese, por edhe një zonjë e vërtetë shtëpie.

Ajo shumë shpejt e njohu nga afër botën shpirtërore, karakterin dhe hobet e iu përshtat aq mirë Qemalit sa të dukej se ata të dy i kishte bërë një nënë. Lindën dhe rritën 3 djem: Sokolin, Gencin dhe Leonardin.

Më 31 dhjetor 1996, pas një sëmundjeje të rëndë, Qemali ndahet nga jeta para kohe duke lënë jo vetëm brengë, por edhe një shteg të cilin nuk e zëmë dot asnjeri nga ne të gjithë.

Peza aktualisht jeton në Tiranë, në pension e rrethuar nga kujdesi i fëmijëve të saj që i ka të dashur e të respektueshëm”.

Dhe një poezi e pastër shpirtërore nga miku i Qemalit dhe Tërbaçit, poeti Irfan BREGU

Labirint i vetmisë

 Qemal Xhakës mikut tim, që vdiq në kulm të krijimtarisë intelektuale

Ti je zog

e ai tjetri kërkon të të presë krahët…

E ti s’mund t’ia shpjegosh?

Vetëm të distancohesh:

të fluturosh.

 

Ti je njeri!

E ai tjetri kërkon që të thuash si të tjerët:

Amin!

Kurse ti, njeri duke qenë ngaherë,

vetëm veten mund të përtëritësh.

E ti s’mund t’ia bësh të qartë,

atij që me shpirt asnjë metër lartësi nuk arrin?

Duke fluturuar

ta shikosh nga lart!

 

Kush e kërkon çelësin e çdo personaliteti,

s’ka mësuar pse Sokrati nuk pranoi të vidhet

nga burgu,

pse Odhiseu, që kish mall për djalin dhe gruan

e bukur

parapëlqente të fshehtat e jetës,

udhët e detit të turbullt…

 

Në ta kërkofshin çelësin disa mendjelehtë,

ose më saktë: ata që duan të të mbërthejnë

si Krisht,

hidhe çelësin në det o njeri,

që të jesh i qetë,

në do të shpëtosh prej pabesisë.

 

Dhe unë dhe ti dhe ai

ka Babiloninë e vet,

ka labirintin e vetmisë

ku është i lirë, krejt i sinqertë.

 

Në shumë çaste kam thënë: ah, si nuk jam memec!

Kur ai tjetri si Juda

në tryezë më rri.

Vetëm unë brenda vetes i qetë mund të ec.

Brenda vetes jam

Perëndi.

* Poet, studiues, Kryetar i shoqatës Atdhetare – Kulturore ‘TËRBAÇI”,  drejtues i gazetës “ÇIKA E TËRBAÇIT”

 

 

 

 


NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK

$
0
0

REFLEKSIONE PËR LIBRIN E HAJRO LIMA* “MIDIS ANKARASË DHE TIRANËS: 1990 – 2000; NGA DITARI I NJË ATASHEU USHTARAK”.

Nga Albert R. HABAZAJ*/

Përgëzimin tim për autorin do ta kumtoj me tre paragrafë: Së pari, autori i këtij libri monografik me kujtime, me shënime udhëtimi, mbresa e refleksione është me fat, sepse është mbështetur në dy këmbët e fuqishme, që mbajnë urën e suksesit: të qenit publicist i njohur dhe të qenit diplomat ushtarak. Ai e ka ndërtuar fatin, i ka shërbyer, i shërben me përkushtim ideal e sedër integruese, profesionalisht konkurente me pena dhe emra elitarë.

Në mbi 230 faqe libër unë kam njohur një gazetar, që shkruan estetikisht bukur dhe vërtetësisht qartë për çështje politiko – shoqërore, ushtarake e kombëtare, konkluzion i atyre bulëza mendimesh e tezash të kohës, hedhur në shtypin e ditës, si në “Koha jonë”, “Ballkan”, “Panorama”, “Shekulli”, “Labëria, “Hora”, etj., si një analist e komentator i saktë dhe i guximshëm, sidomos për çështjet e politikës kombëtare në strategjinë e mbrojtjes së vendit, pozicionimin dhe ruajtjen e ekuilibrave me partnerët dhe në rajon. Ky botim i veçantë, si libër nga tema bosht e strategjisë kombëtare të mbrojtjes bën një prerje për trajtim të ngushtë e në imtësi të marrëdhënieve të reja midis Shqipërisë dhe Turqisë gjatë 10 vjeçarit të parë, ku u lidhën si bashkëpunim i ndërsjelltë ndihme e bashkëveprimi, sidomos për ne që kishim aq shumë nevojë për një përkrahje të fortë, se u katandisëm si trasta në degë. Janë pikërisht vitet 1990- 2000 në fokusin e një atasheu ushtarak, të cilin e vlerësoj, së pari, se është pikërisht ai, diplomati i parë ushtarak i vendit tonë, që punoi për krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve politiko – ushtarake me Republikën e Turqisë; e respektoj, së dyti, (kjo është personale mbase,por jo vetëm kaq) sepse ai është nga Vlora, nga Labëria e, mbi të gjitha, nga Vranishti, ku edhe unë kam 49 % pjesë (aq % i takon dhëndërrit, sipas ligjit metaforik të traditës) e rrjedhimisht kam nderim e vlerësim, që bën Hajro Limaj me mozaikun e kontributeve të tij për vendlindjen, për Mesaplikun, për Labërinë, për Vlorën e kombin. Në librin “Midis Ankarasë dhe Tiranës” përshkrimi i rolit shumë të rëndësishëm që luajti shteti turk për ringritjen e shtetit tonë të çoroditur e të tronditur keq, jepet me penën e mprehtë të publicistit, me mendjen e ftohtë të diplomatit dhe me shpirtin e pastër të shqiptarit zemërzjarrtë. Është koha kur shqiptarët përpëliteshin në “shpargërin e djepit”, në se më lejoni të përdor si metaforë këtë shprehje me burim nga Lumi i Vlorës.

Vitet e para të tranzicionit në Shqipëri, kapërcimi i krizës së rëndë politike në vendin tonë në vitet 1996 – ’97, çlirimi i Kosovës nga genocidi serb më 1999, u relizuan vërtet jo pa vështirësi, por me një finale të sukseshme. Nga ky libër marrim vesh shumë gjëra që s’i dinim, biles autori guxon shumë në të shkruarit e të vërtetave të rënda, saqë rrezikon edhe veten për hir të kombit. Libri na njeh edhe me logjistikën turke, autoritetin dhe prestigjin e saj në funksion të çështjes shqiptare si dhe rolin e moderatorit shqiptar Hajro Limaj, fuqinë  e besimit që kishte fjala e tij te fuqia e katërt në botë për nga potenciali ushtarak, që është Turqia moderne e Ataturkut dhe pasuesve të tij demokratë përparimtarë, Mjeshtëria, shkathtësia, takti, mendja e hollë e këtij nëpunësi të lartë të ngarkuar nga qeveria shqiptare për ta përfaqësuar atë në marrëdhëniet e diplomacisë ushtarake me Turqinë, vërehet edhe në këtë libër krenarisht e shumë bukur, por ajo që është  më kryesorja i dha efektet pozitive, parë në kontekst, që do të thotë se, si pjesë e së tërës elitare shqiptare në Ankara, edhe atasheu ushtarak, kolonel Hajro Limaj ka ndikuar fuqishëm pozitivisht, se i thonë  “gjuha hekur s’ka  e hekur bluan”. Ky kontribut konkret i diplomatit ushtarak shqiptar në Turqi është çertifikatë dinjiteti e kombit shqiptar në rajon e më gjerë.

Së dyti, përgëzimin tim për autorin e kam, sepse te ky libër shijoj rezonimin harmonik të memories emocionale me kujtesën  koherente të një diplomati të mprehtë e vizionar, të një autoriteti me arsye të fortë të një shteti të vogël e të brishtë në një shtet potencial në rajon e me emër në botë, siç është Turqia. Informacioni i bollshëm e ndoshta i panjohur mirë  para këtij botimi, është, ndërkohë, shumë i rëndësishëm dhe orientues për të njohur miqtë për “natë të zezë e ditë të keqe”, për t’i vlerësuar e respektuar ata, pa ulur vlerat tona morale dhe dinjitetin kombëtar. Akoma më vjen në vesh  e kumbon jehona ndërkombëtare që bëri 15 vjet më parë, e pikërisht më 29 mars 1997 para mediave dhe botës qytetare ish – kryeministrja e turqisë, TansuÇiler, me vendosmëri: “Turqia është e vendosur të ruajë integritetin territorial  të Shqipërisë dhe nuk mund të qëndrojë pasive ndaj ngjarjeve që kërcënojnë copëtimin e Shqipërisë. Përkeqësimi i situatës në Shqipëri është i palejueshëm dhe do të ishte turp për Europën, prandaj nga ana e saj Turqia është e gatshme të bëjë gjithshka për stabilizimin e gjendjes në Shqipëri”. Ndoshta kjo deklaratë dhe rideklaratë, sa patetike, aq e vërtetë, ndihet akoma dhe është aktuale. Po kështu e përforcon këtë qëndrim edhe pasuesi i Zonjës Çiler, kryeministri Exhevit, kur më 29 mars 1999 ia bë të qartë “gogolit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviçit, se shteti  dhe forcat e armatosura të Turqisë janë në krah të popullit vëlla shqiptar dhe nuk do të lejojnë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, se, në rast nevoje Turqia  do të mbrojë së bashku me Shqipërinë sovranitetin dhe pavarësinë e popullit mik dhe vëlla të Shqipërisë. Më qartë, më fuqishëm se kaq nuk bëhet për të kuptuar se Shqipëria ka shumë miq e dashamirës në rajon dhe në botë. Prapë më vjen ndërmend një fjalë e urtë e popullit që e këndon Lapardhaja e Feti Brahimit: “Ne mikut i themi hajde, po zot shtëpie s’e bëjmë”. Është thesar edhe shpirti i popullit tonë, krahas të tjerëve, kuptohet jo vetëm, se “vetëm të ha ujku”,  thotë prapë ky popull. Në tërë atë zhvillim progresist fillimtar e vijues pozitiv midis Tiranës dhe Ankarasë, midis Turqisë dhe Shqipërisë, patjetër e padiskutim ka merita atasheu ushtarak, Hajro Limaj. Të kuptohemi, nuk po i thur lëvdata kot z. Hajro, (sepse as ai s’i do, se nuk i hyjnë fare në punë, as unë s’e kam në natyrë të bëj lëvdata kot, nga që s’jam i atij profili…) por e vërteta është kjo: nuk bëhet fjalë për një shofer të ambasadës tonë atje, as për ndonjë roje, recepsionist, sekretar a shërbim ndihmës tonin në Ankara (pa i nënvleftësuar ata kurrë, se janë të respektuar në kulm për punën e tyre), por duhet të njohim dhe të respektojmë klasifikimin hierarkik dhe hierarkinë e koncepteve në hierarkinë e vlerave. E pra, ky autor që na dhuron këtë libër të zhanrit publicistik të diplomacisë ushtarake është Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, për vitet 1990 – 2000, Ministër Këshilltar, kolonel Hajro Mëno Limaj, me origjinë nga Vranishti i Vlorës, i cili, krahas dhjetëra vlerësimeve kombëtare e ndërkombëtare, vjen sot këtu në Vlorë, i malluar për Nënën, te Nëna e tij, te Nëna jonë. Sot Hajro M. Limaj vlerësohet nga Shoqata Kombëtare Kulturore Atdhetare “Labëria” me medaljen më të lartë që ajo jep: “Personalitet i Shquar i Labërisë”. Mbase s’ka atë peshë që kanë ato vlerësimet e mëdha kombëtare e ndërkombëtare, por ka një tjetër peshë specifike: e jep Nëna, me shpirt, me zemër, me dashuri, me merak, me dhembshuri, me mall, me diell. Është i shenjtë bekimi i Saj. E JEP NËNA.

Pena magjike e një publicisti serioz si z. Limaj përshkruan, nëpërmjet këtij botimi, që autori e quan ditar, ngjarje, personazhe, data, dukuri të një periudhe të ngjeshur, të ndezur, me nuanca të forta dramatike për fatin e mëtejshëm të Shqipërisë. Nga sa kam lexuar, studiuar, nënvizuar, shënuar e skeduar “Midis Ankarasë dhe Tiranës”, mendoj se edhe z. Hajro Limaj ka patur ndikim të fuqishëm për të bërë me vete dashamirësit potencialë turq, që nga presidenti Sulejman Demirel e kryeministrja Tansu Çiler etj., personalitete të larta pas të cilëve vijnë mbi 73 milionë banorë të Turqisë…

Së treti, me këtë diskutim të përgjithshëm, e përgëzoj z. Limaj edhe për një fakt tjetër, ndoshta është vetëm për mua, por mendoj që jo: Botën turke e kam njohur më tepër në planin emocional, me kulturën shirtërore, jo materiale e artistike të kultivuar. Kujtoj atë letërsi magjepse të Jashar Qemal me romanin “Memet Imcaku”, përkthyer nga Donika Omari. Kujtoj “Peizazhe njerëzore” të poetit të vërtetë Nazim Hikmet, zgjedhur e përkthyer nga Besnik Mustafaj. Kujtoj librin ”Poezi turke të shekullit XX”, përkthyer nga Fatos Arapi, Bardhyl Londo e Zana Lito. Kujtoj “Antologji e Poezisë Ballkanike” dhe “Antalogji me Poezi nga Europa Juglindore”, botuar nga Petraq Risto, zgjedhur e përkthyer nga Anton Papleka, ku krahas 10 poetëve të çdo vendi e shteti të këtij rajoni si Bosnjë – Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Qipro, Rumania, Serbia, Sllovenia e Shqipëria, përfshihen edhe 10 poetë turq; Nazim Hikmet, Necip Fazil Kisakurek, Orkan Veli Kanik, Fazil Husnu Daglarca, Cahid Kulebi, Fahri Erdinc, Nedjati Djumali, Edip Cansever, Ozdemir Ince dhe Ataol Behramoglu. Ky libër i Hajro Limajt i plotëson dhe i pasuron më shumë njohuritë e mia për Turqinë e sotme nga një këndvështrim tjetër vertikal dhe i dobishëm. Edhe Dritëroi ka një poezi shumë të bukur, një lirikë të kulluar e shpërthyese për turkeshën. Ajo është ndjesore, emocionale, si ëngjëll malli dhe kaq, se, pastaj devolliu jetën e ka lidhur me shqiptarkën e paepur në histori e dashuri dhe më tej “Ka Çeçua biçak!…”

Ky libër i ri i Hajro Limos më kujton një proverb të bukur: “Shikoje tjetrin siç të vjen, jo siç ikën”, edhe pse mund të ketë interpretime të ndryshme. Ky libër shteron, si të thuash edhe një burim të turbulluar të legjendave  të reja konceptualisht rurale. Besoj se të gjithë ata që e kanë lexuar ose që kanë interes ta lexojnë librin, do të gjejnë informacionin e shkëputur nga filli i marrëdhënieve të shumanshme, komplekse e mbi 5 shekullore, me dritëhijet e tyre mes dy popujve dhe vendeve tona. Edhe pse në mendësitë parake që akoma ne bartim, barrierat kulturore ende nuk janë zhdukur, gjë që pengon transmentimin e vlerave kulturore nga Shqipëria në Turqi dhe nga Turqia në Shqipëri (krahas të tjerëve në rajon), ky libër i publicistit diplomat ushtarak është një dëshmi e gjallë, një shembull konkret, se bashkëpunimi kulturor, kur ngjitet në një stad të tillë, sjell afrimin kulturor mes popujve, dhe më shumë se kaq, sjell një njohje të thellë e të qëndrueshme, që bëhet mbështetje dhe bazë e fortë për marrëdhëniet e tjera diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe politike. Ndërkohë, ky libër i shkruar nga një studiues erudit, nga një autor me dinjitet dhe me integritet, më duket se na jep një mesazh, ku unë lexoj nëntekstin: Të dashur shqiptarë të mi të mirë! Është e dobishme për ne të përmirësohemi duke përparuar. Jo më digjepiq. Iku periudha, kur malësorët ishin në digjepiq (që përkonte me kohën që nga fillimi deri në fund të dhjetorit), kur zakonisht banorëte malësive nuk merreshin me punë bujqësore. Dhe së fundi, meqenëse jemi në këtë Forum të Hapur, në trajtën e një ceremonie solemne, falënderimi, mirënjohje dhe dekorimi, dua ta mbyll diskutimin tim duke marrë me vete imazhin real për Hajro Limon, si një nga bijtë më të spikatur të Vranishtit, në fushën e historigrafisë lokale, krahas penave të Ferjat Shkurtit, Mikado Shakohoxhës, Duro Mustafajt, Muhamet Tartarit, Agron Metës, Bardhosh Micit, Avni Varfit, Arben Saliut e Pano Hallkos, Selami Janushit, tw cilwt dritwrojnw nw yjwsinw vranishtjote, ku shkwlqejnw akademiku Teki Tartari, prof. dr. Bilal Shkurtaj e Pajtim Ribaj etj. Kontributi i H. Limajt, i spikatur edhe në vlerat kombëtare, ravijëzohet qartë në drejtim të bashkëpunimit e miqësisë me Turqinë, gjë që u mishërua me ndihmën që ky shtet i madh e mik dha për çështjen  kombëtare shqiptare, sidomos në ngjarjet e ’97 – dhe për Çështjen e Madhe të Kosovës.

____________________

*) Diskutim i mbajtur në Forumin e Hapur: “Marrëdhëniet politike, diplomatike, të sigurisë dhe të mbrojtjes misis Shqipërisë dhe Turqisë mbas viteve 1990”, organizuar në universitetin “Pavarësia”, Vlorë, në sallën “Aula Magna”; e enjte, 25. 04. 2013.

**) Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti” Ismail Qemali”,    Vlorë

 

PAPAGAJTE E POLITIKES- NJË KONTRIBUT SERIOZ NË PUBLICISTIKËN SHQIPTARE*

$
0
0

-refleksione për librin “Papagajtë e politikës” të Prof. Dr. Ago NEZHA, Mjeshtër i Madh-

Nga Albert R. HABAZAJ**/

Nëqoftëse mund të shprehemi metaforikisht që publicistika letrare shqiptare është Qytet Shkrimor i problemeve politiko – sociale të kohës, me penë të mprehtë dhe gjuhë figurative në Republikën e Letrave, libri “Papagajt e politikës” i gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Ago Nezha është një vilë e këtij qyeti, apo thënë më ndryshe,  një pallat me pesë kate në Qytetit Shkrimor të Publicistikës Letrare Shqiptare. Kati i parë emërtohet Inflacioni i vlerave, kati i dytë Dilema e partive, i treti Korrupsioni elektoral, kati i katërt Dialogu qytetar dhe kati i sipërm Krenaria e simboleve. 185 shkrime në 5 kapituj vijnë në librin “Papagajt e politikës” si një kontribut madhor për publicistikën bashkëkohore shqiptare, shkruar nga prof. dr. Ago Nezha, Mjeshtër i Madh.

E quaj nder e detyrim  që për këtë libër të madh, të shprehem në trajtë sa më lakonike, sepse gjithshka e ka shkruar Profesori si një mjeshtër i fjalës së bukur, të pastër dhe të rëndë shqipe në 462 faqe libër: “Personalitet i Shquar i Qarkut të Vlorës”, “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Prof. Ago Nezha është për gati 12 vjet, qysh nga 30 nëntori 2001 kryetar i Shoqatës Kombëtare Atdhetare – Kulturore “Labëria”, ndër më të shquarat në Shqipëri për veprimari kulturore atdhetare, saqë mund të themi që edukimin atdhetar e kulturor të brezave e bën shumë herë më mirë se vetë Babashteti. Prof. Nezha është kryetar i kësaj shoqate emërmadhe, ku Kryetar Nderi është akademiku Rexhep Qosja dhe anëtarë Nderi Dritëroi ynë i madh dhe shkencëtari Rexhep Mejdani.

“Papagajt e politikës”, si një prurje e fuqishme e gazetarisë së sotme ndërshqiptare më kujton kontributet e spikatura të Branko Merxhanit, Krist Malokit, Ismet Totos, të Konicës e Nolit, të Halim Xhelos etj., që shkëlqyen në vitet ’20 –’30 të shek. XX dhe që plotësojnë brilantisht antologjinë e mendimit shqiptar. “Papagajt e politikës” është një titull sa  metaforik, aq dhe fatkeqësisht i dhembshëm për banorët e Vendit të Shqipes, siç na quanin të huajt.

Politikë do të thotë arti i të drejtuarit të shtetit; është me burim nga greqishtja –politiké. Papagalli vjen nga burim zoologjik dhe është zog i vendeve të nxehta me sqep të verdhë, të gjatë e të kthyer poshtë me pupla shumë ngjyrëshe, që ka aftësi të shqiptojë fjalë, duke imituar njeriun. Kemi papagall të gjelbër, të kuq. Kemi dëgjuar për papagall që mëson përmendësh, në mënyrë mekanike, që përsërit si papagall, kur thonë…

Me librin që kemi në dorë Prof. Ago Nezha na thotë se s’ka vetëm zogj që imitojnë njeriun, por ka edhe njerëz që imitojnë majmunin politikisht, moralisht, kombëtarisht. Është  fjala për atë lloj specjeje me vetëdije segmentare , të kornizuar në vision, që flet a përsërit në mënyrë mekanike fjalët e një tjetri, pa u thelluar në ato që thotë, si papagall, por që në këtë rast shkakton dëme sociale të pallogaritshme.

Në këtë libër, që unë e klasifikoj publicistikë letrare, me një parathënie emblematike të filozofit dhe sociologut të shquar Prof. Dr. Servet Pëllumbi, redaktuar me përgjegjësi profesionale nga gazetari dhe shkrimtari i njohur Albert Zholi,  ndjej hovin përparimtar dhe demokratik, me të cilin autori Ago Nezha i jep një shtysë pozitive dhe impulse të fuqishme gazetarisë bashkëkohore shqiptare. Ndjej e shijoj në këtë libër një formë të ndërgjegjes sociale dhe të kulturës shpirtërore të një individi, që nëpërmjet  shkrimeve të botuara nuk përfaqëson  më vetëm Ago Nezhën, Dukatin, Nivicën, Vlorën, Labërinë, por më shumë se kaq. Ai përfaqëson zërin shqetësues të intelektualit progresist shqiptar dhe, si pjesë e së tërës, plotëson ndërgjegjen kulturore të komunitetit shqiptar për të shpëtuar nga inflacioni i vlerave nëpër baticat dhe zbaticat e jetës shqiptare, për të respektuar hierarkinë e vlerave; për të kombëtarizuar qytetarisht partitë e paqarta në platformë që gufosin  me fasada boshe meritokracie, nga kopeja e servilëve e dallkaukëve që bëhen ura të korrupsionit elektoral; që nëpërmjet dialogut qytetar dhe etikës së komunikimit të ndjejmë dhe t’i shërbejmë krenarisë kombëtare. Shpesh herë shkrimet e Prof. Agos më duket se kanë ngjyer penën e artit në gurrën kombëtare ku ka pirë ujë të kulluar edhe Çajupi ynë i pashok në satirën e tij realiste, si pikënisje, kuptohet në një trajtë të re, sidomos me fejtonin e njohur “Klubi i Selanikut” (1909), i vetëdijshëm për realitetin e zymtë të jetës në atdhe.

Sentencat e profesorit artikulojnë një elokuencë të shprehuri filozofik dhe shpërndajnë një bërthamë mendimi jetësor të vërtetë e moral, që ngrihen në nivelin e artë të fjalëve të urta, ardhur nga shekujt e mijravjeçarët e anonimatit gurgullues popullor. “Në demokraci jemi të një mendimi, që të mos jemi të një mendimi” e të tjera perla mendimi si kjo thënie e prof. Ago Nezhës e bëjnë më të kthjellët dimensionin filozofik të personalitetit krijues të publicistit të njohur, poetit dhe shkrimtarit të palodhur. Guximi qytetar,  mprehtësia profesionale dhe përgjegjësia kombëtare janë tre piketa rajivëzuese të profilit të autorit, i cili me fjalëformimet e reja që peshojnë e pasurojnë fjalorin e gjuhës shqipe, e stolisin hijshëm semantikën e leksikut shqiptar, jep një kontribut serioz në publicistikën shqiptare.

Duke e pasqyruar jetën mbi bazën konkrete përmes fakteve, veprimeve, perzonazheve politikë, dukurive, ngjarjeve reale e konkrete sociale, duke patur si objekt pasqyrimi pikërisht tipiken faktike e konkrete sociale, në kuptimin e gjendjes ekzistuese mbi bazën e arsyetimit, të krahasimit, të përzgjedhjes së fakteve dhe të tipave socialë vertikalisht sipërorë, libri “Papagajt e politikës” ngrihet në nivelin më lartë përfaqësues të publicistikës së sotme letrare të angazhuar.

* ) Referim në promovimin e librit “Papagajt e politikës” të autorit Ago Nezha, mbajtur në universitetin “Pavarësia”, Vlorë, ditën e premte, 17 maj 2013, ora 11.00

**) Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “ Ismail Qemali”, Vlorë

HISTORIA DHE EPIKA HISTORIKE NË LUFTËN E VLORËS, 1920

$
0
0

Vajet dhe këngët e përvajshme, nëndarje e këngëve grarishte për trimat/

Nga Albert R. HABAZAJ/ Studiues*)

Epika Historike e Luftës së Vlorës, 1920, si zhanër i epikës popullore, ka tipar kryesor pasqyrimin e ndërgjegjes historike, e cila nëpërmjet këngës ose valles, siç u interpretua dhe në këtë punim, mund të ndahet në dy grupime: a) që trajton figura historike: b) që trajton ngjarje historike, siç është në fakt vetë LV, me nëndarjet e saj të teartit luftarak, me mjediset, hapësirat, toponimet që vijnë në tekstin poetik edhe si shprehje metaforike, edhe si simbolikë domethënëse që nënkupton estetikisht dëshirat, ëndërrat, idealet e larta të shqiptarit. Ka një shprehje të bukur Sami Frashëri “Dëshira për liri e dyfishon forcën e një kombi”. Këngët, që janë krijuar për LV, kanë kaluar në jetë aktive folkorike pasi kanë dhënë  “provimin” në  tri faza: zhvillim, aplikim dhe përdorim në mjedise autoktone nga banorë indigjenë (rrënjës). Shumë nga këto këngë sidomos ato të viseve të Labërisë (Kurveleshi, Lumi i Vlorës, Himara etj.) këndonte e vallëzonte, këndon e vallëzon pa vegla fare.“Pothuajse në çdo e në çdo vend të Shqipërisë së Jugut kemi tre stile kangës a) pleqërishte (ose labërishte), djemurishte” dhe “grarishte”. Ndyshimi ndërmjet “pleqërishteve” dhe “djemurishtve” asht mjaft i ndjeshëm. Të parat “këndohen shtruar”, me një ton si të ndrydhun dhe me një shprehje, si të thuash, epiko – elegjiake. Ndërsa …“djemurishtet” janë ma të gjalla e ma të nalta”[1] vë në dukje etnomuzikologu Ramadan Sokoli (1920 – 2008). Dhe kjo është e vërtetë nga periudha në periudhë. Në qoftëse këngët e burrave në Labëri kanë katër zëra, Dukati edhe tre, apo Kallarati edhe me një zë (monofonitë e Zeqo Hoxhës apo Evgjeni Jonuzit), apo avazet me culë dyjare (druri, por edhe guri) si dhe me fyell nga një individ, këngët grarishte janë me tre zëra, me veçoritë stilistike përkatëse. Që të mos dalim nga objekti i temës bosht, do të vështrojmë se si gratë u këndonin trimave.

Gjurmimet na rezultojnë se këngët grarishte për trimat nuk këndoheshin në grup, por në mënyrë individuale. Ato këndoheshin në formë vaji, me nuanca epiko – elegjiake dhe klasifikohen si këngë të përvajshme. Sipas studiueses M. Dibra, këngët e përvajshme nuk bëjën pjesë në vaje (vajtime), sepse vajet ose vajtimet si krijime poetike bëjnë pjesë në lirikën popullore familjare dhe ato janë dy farësh 1. – vaje për njerëz, 2. – vaje për kafshë. Edhe këngët e përvajshme (përzishme) ndahen dy farësh a) Këngë epiko – elegjiake: – kurbeti, – nizami, – balada dhe b) Këngë elegjiake (elegji) (elegji për të renët[2]]. Për nga mënyra e realizimit vajtimet ishin realizime vetmore, ku gratë vajtonin meshkuj, burrin, vëllain, kunatin e rënë në Kotë, në Llogora, në Qafë të Koçiut, në luftë me pushtuesin italian.

Ato qanin me ligje, pra me fjalë, zakonisht në vargje, që gratë i thonë qanin me ligje, të cilat me fjalën e dhembshur, melodinë elegjiake, veshjen me rroba të zeza, në vendin e caktuar, me  gjestet pikëlluese dhe me kurajon për të dhënë forcë gratë (jo vajtojca me pagesë) realizonin, sipas natyrës së tyre tradicionale, sinkretizimin artistik të folklorit. Nuk këndoheshin për të gjithë trimat, por vetëm për të rënët në luftë, që i njihnin, që i kishin të afërm, për dëshmorët e Njëzetës dhe thureshin në vend, aty për aty, duke shfaqur një fuqi të brendshme për t’u vlerësuar.

Të rënin në luftë e qanin gratë. Fjalët, vargjet e vajeve quhen edhe ligje, kuje, vaj e psherëtima, ku nëpërmjet karakterit narrativ të fjalëve plot eufemizma, që dëshmonin vitalitetin e gjuhës dhe kulturës së tyre shpirtërore jepnin peshën e rëndë të vdekjes, shprehnin dhembje, keqardhje për të rënin dhe, duke vënë në dukje cilësitë e larta heroike, morale e fizike krenari për aktin e tij të lartë e të nderuar. Ja një rast kur gruaja qan burrin e rënë në luftë, në krah të saj. Rubi Hosi ishe bijë nga Matohasanaj i Tepelenës, martuar me Toto Hosin nga Bolena e Vlorës (Kurveleshi i Poshtëm), i cili qe dhe komandant i çetës së Bolenës, me 150 luftëtarë. Dhe ajo s’iu nda burrit. Rubies i flisnin “flutura e çetës”, sepse porsi flutur  shkonte në stane e u binte ushqimin luftëtarëve, mish të pjekur, dhjathë e shakullin me dhallë. Dhalla qe birra e labit edhe në luftë. Si flutur “shkonte llogore më llogore, furnizonte luftëtarët me ushqime, bulmet, fishekë e ndihmonte të plagosurit”[3].  Jemi në periudhën 11 – 20 qeshor, kur zhvillohej faza e dytë e lufimeve dhe më e ashpra për të marrë Vlorën. Na paraqitet kjo situatë. Zona e Vreshtave të Mëdha dhe kodrat e Qafës së Koçiut nuk mirrnin dot frymë nga pozicionet e fortifikuara dhe të rrethuara me tel me gjemba. Djemtë e Bolenës kishin kapur disa ushtarë italianë robër përtej, në Qishbardhë. Duke qenë njohës i terrenit dhe duke shfrytëzuar epërsitë e natës dhe trungjet e ullinjve, Toto Haxhi Hosi me çetën e tij asgjëson një qendër zjarri të fortifikuar. Një mitraloz italian e godet keq trimin e tërbuar. Ngjarja është rrëqethëse, vjen si suferinë legjendare, e pabesueshme, por e vërtetë. Jemi në situatën e  gjasës dhe mundësisë. Predhat i çanë barkun. Ai mbledh e mban zorrët me dorë. U jep kurajo të tijve, shokëve të çetës: “Përpara! Sulmoni me furi! Mos u tërhiqni para italianëve pushtues, se i kemi vënë që në Kotë përpara si derrat!” Nuk e dha veten trimi, por dha frymën. Meraku për ta çuar në qendrën sanitare nuk rezultoi pozitiv. Toto Hosin, atë burrë, atë trim që të mirrte gjak në vetull, siç thoshin më të vjetrit, apo dhe Kudret Kokoshi, që e cilësonte vigan legjendar me vargjet e zjarrta atdhetare, ja si e qan gruaja e tij, Rubia me vaje e ligje, sipas traditës së nderit e krenarisë që me lot zemre, por pa lot në faqe e sfidon dhembjen, natyrshëm duke dhënë prirjen ndaj së bukurës, sublimes, lidhjen e së bukurës me të dobishmen, duke   dhënë natyrshëm përmasa më të gjera e me përgjithësim tipologjik: “Kurvelesh e tatëpjetë,/ E zeza Kurvelesh – o,/ Të mbeti nderi përjetë,/ E zeza Kurvelesh – o (dhe ky varg është refren pas çdo marrje të vargjeve, që në  këngë mbushen me iso. Shën ynë. – AH). Jo se e fitove vetë,/ Po ta dha Bolen’ e shkretë,/ Ata që muar kalanë,/ Totua me Arif Rushanë,/ Me Sino Amerikanë,/ O Sino takëm ergjëndi,/ O Toto Hos zemërshkëmbi./ Kush e nji’ Toto Haxhinë?/ I shkurtër e vetëtimë,/ Rrëmba  – rrëmba e kish’ synë. Dhe kënga e saj e për një trimi tjetër që u plagos rëndë gjatë fazës së tretë të luftimeve  21 qershor – 23 korrik, për marrjen e fortesës së Kaninës, por që nuk rrojti dot vajtojca luftëtare i thuri këngën: “Arif Dushani me derte,/  e mopre plumbin me vete…”. Për Kaninën ra dhe Sino Micoli, që kishte ardhur nga Amerika, në ndihmë të vëllezërve të tij bolenas, vlonjatë, shqiptarë. Vargjet elegjiake të Rubies morën dhenë: “Qaj Bolenë e vure vajnë,/ Të bukur trima t’u vranë,/ Qaj për Toton e Kafazë,/ Për Sino Amerikanë,/ Kur u hodh të mirr’ kalanë/ e mori plumbi në ballë, / seç e qan Varfa në shkallë:/ – Hallall sisa, more djalë,/ Se trimat ashu e kanë/ Derdhin gjakun për vatanë”. Kjo këngë e përvajshme duket sikur na thotë, se vdekja, vërtet është e hidhur, por e tilë vdekje është e bukur, kur jetën ia dhuron Atdheut. Karakteri sinkretik i veçantë i këtyre këngëve elegjiake na bën ta ndjejmë nga afër edhe estetikën e lotit. Kur u vra Toto Hosi, komandën e çetës së Bolenës e mori trimi tjetër bolenas, Mato Robi, edhe ai me histori, me këngë dhe i vlerësuar nga komuniteti horizontalisht dhe vertikalisht. Në Qafë të Koçiut ra dhe komandanti trim i Salarisë Selam Musai. Ai nuk pati as fotografi sa qe gjallë, se jeta e tij u shndërrua në një furtunë lutërash për liri të trojeve shqiptare e, si duket, s’pati kohë të linte një portret të tij për të pasmit, se dhe të bijtë, Magripi me Tajarin i ishin vrarë. Safe Musai, kunata e tij na prek me vajet e saj, për atë që ajo ligështohet, me ligjërimin e saj prekës: “Nuk le një fotografi/ O Selam, e zeza,/ Që ta puth, ta mbaj në gji, o Selam, e zeza”. Me sa duket këtë këngë, nënë Safja e ka thurur ndoshta pasi ka kaluar një farë kohe mbas rënies legjendare të heroit, fakt të cilën ajo s’e përmend fare, nga që është shumë e vërtetë në logjikën e psikën e saj, se e vajton kështu të kunatin kur e ka ndier mungesën e tij, kur e kishte marrë malli atë dhe familjarët e tjerë të tij dhe kur vuri re që as edhe një fotografi nuk kishte lënë, i bardhi. Sipas piktorit dhe kritikut të artit Ilmi Bani, aty nga viti 1959, Vasil Talo shkon në Mesas të Salarisë, mblodhi pleqtë e burrat e fshatit, nën një lis, në shesh të fshatit dhe i pyet për tiparet e fytyrës, …për veshjen dhe punoi shumë me nipin  e Selamit që ngjante shumë me të. Dhe bëri atë portret që njohim: me pamje ballore, me qylaf të bardhë dhe mbi supe atë gunën çile që i mbeti përmbi tela. “Guna çil’e pela çile” regjistron kënga e vjetër. (Në zhargonin lokal, Dorì quhej kali i kuq, Kërri – i grivër, i errët, Gjok – ai më i çelti, Çil – kali i bardhë, Hallat – i verdhi dhe Karah – i ziu). Kur e pa nënë Safja portretin e të kunatit, u prek aq shumë dhe e mbajti në gji një copë herë me ligjërime të përvajshme: “Lemani, që ta ngro’ pak,/ e varfëra,/ t’i jap shpirt e t’i jap gjak,/ e varfëra…/ kjo ë’ fytyra vëlla,/ e varfëra”.  Në këtë shtrat të dhembjes së madhe krenare, vjen një sokëllimë me vetëtimë nga brinjat e Smokthinës që trazohet e bie bubullimat që ushtojnë nga malet e Çipinit: “Një kuje nga Matogjini,/ Gjëmon Boderi, Çipini,/ Thonë u vra Muedini,/ I pari tek hapej tymi,/ Tek hapej tymi dhe flaka,/ Në ato majat e larta./ Sojë trimi e gju’ birbili,/ Ç’ e mbaj me vete Qazimi,/ E kish zgjedh’ për sua trimi./ Osmëni me gojë thirri:/ – Nga na vete Muedini?/ – Ja, poshtë grykave hyri./ Në ato grykat e larta,/ Të dukej Vlora dhe Narta./ Të vran’ o Muho, të vranë!/ Topçiu , a past’ belanë!/ Të dha një gjyle në ballë,/ ta hodhi poshtë gjerdanë,/ ta humbi fare nishanë./ s’t’u ndodh as Demiri pranë,/ Se një plumb e kishte marrë,/ E nisën për në spitalë”. Këngë të tilla të përvajshme qëndiste Perlat Hasani, një autoritet i folklorit jo vetëm në krahinëzën e Smokthinës, por edhe më gjerë, veçse është i një periudhe të mëvonshme, pra nuk është dëshmitar i drejtpërdrejtë i ngjarjeve, por i frymëzuar nga shëmbëlltyra e bashkëkrahinarëve të tij, që i tregojnë veteranët e Njëzetës, ai bën e këndon këngë, të cilat, edhe pse me një stil më dinamik, përsëri janë në taban, si stafetë e shtratit të tyre tradicional. Muhedin Mystehak Curraj nga Matogjini u vra më 22 korrik 1920. Nga ky tekst kemi një përshkrim të përkryer të poetit popullor për trimin e Qazim Koculit e të Osman Haxhiut, të vëllait të Demir Mystehakut, komandantit të Çetës së Matogjinit dhe kuptojmë se kënga është relativisht e re, krahasuar me ato që bëheshin e këndoheshin në zjarr e flake për flakë me pushtuesin. Një tjetër  përjetim më të gjerë epikoemocional na vjen nga vargjet që nisin si vaj, si vajtim për katër djem të rinj nga Vajza e Vlorës, rënë në luftimet për marrjen e Kotës: “Në Vajzë katër u vranë/ U’ derëzeza djem-o!/ dhe vijon e përfundon si një këngë e përvajshme, se dallon që ngashërimat vijnë meditative, përshkruese dhe të tipareve fizik e të luftëtarëve: Mitroloz, a paç belanë,/ Vrave Shakon e Mezanë,/ Muhamet Maskën, o djalë,/ Begë Hitua pak i çalë,/ ecën avash e ngadalë,/ s’e peshonte istikamë./ Kush e një Ramo Sinanë?/ Burr’ vjetër i paarmë,/ që përfundon me një similitudë të fuqishme  si e zbritur nga këngëte kreshnikëve: me në dor’ një goxha darë,/ i pret telat si korçanë! Është i nohur vajtimi për Selam Musanë: “-Pëllua, Selam, pëllua,/ e zeza ç’më gjeti mua,/ mbeti shala në katua,/ si ti kë do kem- ë sua,/ kë do kem sua e fis,/ që të na dalë varis,/ për halle të Shqipërisë./ Do të qa e të marr malë,/ hajmedet, që s’le një djalë, / ja Magripnë, ja Tajarë! E kemi shënuar se të dy djemtë e S. Musait, Magripi dhe Tajari kishin vdekur përpar të atit, njëri 10 tjetri 16 vjeç, kështu që ai nuk la pasardhës e, sipas Kanunit, u mbyll ai prag se s’ka mashkull pas. Vajet për dëshmorët janë kënëg për trimat. Një vajtim tipik, vaji i njërës prej vajzave të Selamit, çupës së dytë, Mira Musait, e cila ka qënë fort e lidhur me të atin. S. Musai i çonte dhëntë në kullotat verore të rrethit të Skraparit: “Bëre poshtë nga Babica,/ trim, o more trim,/ babaj im , o trim,/ me treqin’ e ca komita/ e zure topin nga grika!/ Te Babica, mi hapsanë,/ të vranë baba, të vranë!/ Mbenë sheshet e Skraparit,/ vrrasin dhënt’ këmbëssë malit./ Korbecët po ulërinë,/ kal’ i kuq po hingëllin,/ po pret t’i varësh tagjinë. Kemi këtu një shembull tipik të kalimit të vajeve në këngë trimërie. Siç shihet kënga në fillim ka qenë vaj. Duke u çliruar nga vargjete e fundit (v. 8 – 12), që shprehin elemente intime elegjiake, ka filluar të këndohet rregullisht si këngë e gjinisë së epikës. Janë shumë të tilla, por po citojmë vargjet ku, si shqiponjë e dalë nga shkëmbi, nëna me stoicitet Ajkune qan e këndon djalin e saj dëshmorin Razip Hito, qan dhe hallet sociale: “O Razip, të keqen nëna,/ nuk durohet hasmi brënda,/ shko biro bashkë me shokë,/ mos u kthe sa të fitosh,/ Në u vrafsh, vritu në këmbë,/ dekja të mos të të trëmbë/ Të keqen që më nderove,/ porosinë ma mbarove./ Të kesh rritur me thërrime,/ hallall e paç sisën time./ Ti m’u vrave bir, m’u vrave,/ neve prap po me halle…

Dhe kënga e popullit, në hapësira jo kaq të ngushta, por me dimensione më  të  gjera, gjithmonë brenda rrezes së “kompasit” folklorik, përshkruan habinë e Evropës: “Evropa shkruajn’ e thonë,/ bëhet dyfek në Vlorë…”, por qan edhe birin e Salarisë fisnike, ashtu si i ka hije labit, trimit, shqiptarit jo me ligje por me këngë: “Me katërqind komita,/ Bëre poshtë nga Babica,/ E zure topin nga grika,/ Italianët nga frika,/ U trëmbë, sa u ra pika./ Tepelenë,  pse vajtoni?/ Selam Musanë kërkoni,/ Trim’n e mir’ mo’ e harroni!”. Ky cikël merr lëndë nga këngët e periudhave pararendëse, le, ndryshon e krijon të tjera, sipas rastit. Në cilklin e EHLV vërejmë të njëjtën psikologji, të njëjtin zhargon, të njëjtën dhembje, të njëjtën krenari dhe të njëjtin humor apo ironi.

Nuancat folklorike variojnë në varësi të botës emocionale hde përroit të brendshëm që gurgullon në shirtin e krijuesit, bartësit, përdoruesit të kësaj lloj kënge. Koloriti gjuhësor lokal, koloriti psikologjik, koloriti kostumologjik, interpretative, gjestikulativ etj., merr në vijim trajta më përfaqësuese në arsenalin kombëtar, duke e pasuruar atë.   Rrethanat historike, ndryshimet social – ekonomike, mos pasja më nevojë për to bëri që ato të tkurren, të mpaken, të mplaken dhe të kalojën në jetë pasive, të ruajtura nëpër arkiva si relikte të shpirtit të popullit për të kaluarës historike. Kështu ato kanë dalur nga qarkullimi, përbëjnë një repertor pasiv dhe bartin vlerat si dëshmi dhe kujtesë folkorike e një ngjarje të rëndësishme për HSH, siç është LV. Gjatë hulumtimit krahasimtar kemi hasur në një farë moskokëçarje ndaj disa figurave apo ngjarjeve të Njëzetës. Për këtë mosinteresim të folkorit ndaj disa personave me emër në drejtimin e LV, siç dolën shumë anëtarë të KMK, apo dhe ngjarje me peshë në ecurinë positive të kësaj lufte, sidomos ato të rrafshit diplomatic, jemi në një mendim me sqarimin e studiuesit Xhagolli, sipas të cilit “Ky lloj indiferendizmi i këngës historike mund të shpjegohet edhe me mungesën e informacionit rreth ngjarjeve apo figurave historike”.

*) drejtor i Bibliotekës Qendrore “ Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

 


[1] KONFERENCA e Parë e Studimeve Albanologjike (15 – 21 nëndor 1962), bot. i USHT, IHGJ; BOGDANI, Ramadan: Disa veçanti të muzikës sonë popullore, Tiranë, 1965, f. 33

[2] DIBRA, Miaser: Hyrje në folklor: cikël leksionesh [dispencë, Tiranë, 2011

[3] BAJRAMI, Ruzhdi: Bolena në optikën historike, Vlorë, Triptik, 2009, f.346

KËNDVËSHTRIMI I SOTËM SI REFLEKSION PËR NGJARJEN HISTORIKE TË LUFTËS SË VLORËS, 1920

$
0
0

Në rrafshin historik flasin faktet/

Nga Albert HABAZAJ/ Studiues*/

Lufta e Vlorës shpërtheu e mbushur edhe me flakën e zemërimit popullor të kryengritjes së Kurbinit (shtator 1906 – maj 1907) kryengritjeve të kundërosmane të v. 1909 (maj – tetor), të valës tjetër kundërosmane të v.1910, të furisë kundërosmane  me kryengritjen e Malësisë së Madhe që filloi më 23 mars 1911, të ortekut të kryengritjes së përgjithshme kumdërosmane të v. 1912, sikurse edhe  me valën e zemërimit të ligjshëm popullor nga Lufta tremujore për Janinën nga vjeshta e v. 1912 deri më 6 mars 1913, kur Janina shqiptare ra në duart e ushtrisë greke, kryendritjes kundërserbe të shtatorit 1913, kryengritjeve të v. 1914 – 1915 në Kosovë, të kryengritjes së dibrës (nëntor 1917 – shkurt 1918, kryengritjes legjendare të Rrafshit të Dukagjinit (1919). Në këto kryengritje shkëlqeu mjeshtëria e të luftuarit shqiptarisht për Atdhe e strategëve popullorë Isë Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Elez Isufi, Ded Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Çerçiz Topulli, Idriz Seferi, Themistokli Gërmenji, Sali Butka, Muharrem Rushiti, Azem Galica, trimëresha si Tringë Smajlja (e Grudës) Norë Luli (e Hotit), Shota (Qerime Galica) dhe udhëheqës të tjerë të të qëndresës së armatosur të popullsisë shqiptare të  Veriut e të Jugut kundër ekspeditave të rënda ndëshkuese ushtarake osmane, bullgare, greke, serbe, malazeze, austrohungareze, italiane. Këto kryengritje përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 nga burrat e kombit kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora. Dhe kur i humbën betejat shqiptarët nuk e ulën kokën, nuk u nënshtruan, se luftonin në të drejtë të tyre dhe u ngritën përsësi në këmbë, si dikur Araniti e Gjergj Kastriot Skënderbeu i Motit të Madh Arbëror. Kurorëzimi i dufit dhe dëshirave të larta liridashëse të shqiptarëve erdhi si Dafinë Lavdie, në Vlorën e asaj vere të Njëzetës,  kur kastërnipërit e Pirro Mollosit  dhe stërnipërit e Skënderbeut “e balosën bajlozin e zi të detit…”. LV shpërtheu kur 20 vjeçari i parë i shek. XX po i linte stafetën një periudhe  më të thukët shqiptare, siç është fakti i pranimit të Shqipërisë anëtare në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920; kur po  ravijëzoheshin përpjekjet për demokratizimin dhe stabilizimin e shtetit shqiptar; ndërkohë që situata në rajon ishte e turbullt. Qielli ballkanik ishte i ngarkuar me re e suferinë dhe fuçisë ballkanike akoma nuk i kishte ikur era e barutit nga Lpb e Lidhjes Ballkanike (tetor 1912 – maj 1913), kundër Perandorisë Osmane, nga Ldb (29 qershor 1913 – 31 korrik 1913), ku Bullgaria sulmoi Greqinë dhe Serbinë, por humbi. LV ishte pararendëse frymëzuese për shqiptarët që në korrik të v. 1920 filluan luftimet dy mujore kundër ndërhyrje së armatosur jugosllave në Koplik dhe në 14 gusht të po atij viti filluan luftën kundër pushtuesve jugosllavë në Peshkopi. LV shpërtheu se, edhe pse gjatë LPB Shqipëria nuk kishte qenë shtet ndërluftues (por asnjanës), Italia imperialiste, duke abuzuar me statusit e të madhit dhe më tej duke shpërdoruar ekstremisht të qenit një nga pesë FM fituese të LPB, i theu rregullat e lojës dhe kishte pretendime aneksioniste, gjë që u duk qysh me zbarkimet militare, me armatimet më të sofistikuara të kohës, për ta bërë Vlorën e rrethinat plasdarmë të sajën në Adriatik, Jon, në Mesdhe.  Nga historia marrim një tabelë kronologjike, nga e cila telegrafisht nxjerrim këtë hartë kronologjike të ngjarjeve që fokusuan Vlorën: Më 25 dhjetor  1914 Italia pushtoi Vlorën, ndërsa qeveria greke qysh më 27 tetor të atij viti shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut e tre ditë më vonë, më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin. Më shtator – tetor 1916 ushtritë italiane pushtuan Gjirokastrën, Sarandën dhe Përmetin. Ndizet një fitil në tetor të atij viti: Ushtritë franceze pushtuan Korçën, por më 10 dhjetor formohet Krahina autonome shqiptare e Korçës. Fillojnë pazaret me lojërat e fëlliqura më 23 janar 1917, kur pushtuesit austro – hungarezë shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën protektoratin e tyre. Hidhet topi tek pushtuesit italianë që më 3 qershor të atij viti shpallën “autonominë” e Shqipërisë nën “mbrojtjen” italiane, duke pushtuar dy muaj më vonë, në gusht dhe Çamërinë. Më 28. 11. 1918 në Vlorë u zhvillua një protestë antiimperialiste, ndërkohë që LPB përfundoi, siç dihet, më 11 nëntor, vetëm dy javë më parë (kishte filluar që më 4  gusht 1914). Më 29 korrik 1919 kemi marrëveshjen famëkeqe Tittoni- Venizellos për ndarjen e Shqipërisë dhe përkrahjen e pretendimeve të njëri – tjetrit para Konferencës së Paqes, për të dalë atje me një gjuhë të përbashkët[1]. Traktati i zi i ministrit italian të Punëve të Jashtme Tomasso Tittoni  me kryeministrin grek Eleftherios Venizelos u pasua me marrëveshjen kapitulluese të 20 gushtit midis qeverisë së Durrësit dhe qeverisë italiane, që sillnin rreziqe për të ardhmen e vendit. Për diplomacinë e Romës dhe vetë kryeministrin F. Niti, kishte rëndësi kryesisht zotërimi i Vlorës nga Italia dhe nuk u bënte përshtypje që po loznin ortakërinë me fqinjët grabitqarë ballkanikë që donin ta bënin Shqipërinë “copa- copa, sikur s’ka njeri”. Në Shqipëri përmbajtja e marrëveshjes, që Roma dhe Athina, verbuar nga lakmitë pushuese, e cilësuan “triumf”, bëri përshtypje të thellë dhe tronditi qarqet atdhetare. Rrebeshi i zemëratës popullore u shfaq në manifestimet antiimperialiste, të zhvilluara në mbarë vendin, veçanërisht në Vlorë, ditën simbolike të Pavarësisë, më 28. 11. 1919. Memorandumi i SHBA-së, Anglisë dhe Francës që cenonte tërësinë tokësore të Shqipërisë mban datën 9 dhjetor 1919 nuk mund të paraqitej pa gatishmërinë e përfaqësuesit të Uashingtonit për t’i njohur Italisë “të drejtën për zotërimin e portit të Vlorës” që në prill të ‘19 – ës dhe më “ dorëlëshuar” akoma në kurriz të Shqipërisë më shtator të atij viti, kur amerikanët “ pranuan që sovraniteti Italian të shtrihej mbi të gjithë krahinën e Vlorës”[2]!!! Viti 1920 agoi tronditshëm e më i zi për shqiptarët. Më 13 janar 1920 u bë kompromisi i FM në KP për copëtimin e Shqipërisë. Kompromisi anglo – franko – italian i 13 – 14 janarit për copëtimin e Shqipërisë midis tre shteteve fqinje ngriti peshë shtresat e ndryshme të popullit dhe qarqet atdhetare radikale. “Flet një komb mijra vjeçarësh/ moj, Evropë, që na preve!” – regjistron EH me këngën që ndezte zemrat për zjarr shqiptarie, duke kujtuar dhe mesazhin me thuprat në porosinë skënderbejane për bashkim. President amerikan U. Uillson e hodhi poshtë këtë pazar matrapazësh, duke deklaruar prerazi se “nuk do të pranonte asnjë plan që do t’i jepte Jugosllavisë një kompesim tokësor në pjesën veriore të Shqipërisë për atë që kësaj do t’i merrej gjetiu”[3].. Por “kishin pjellë ato nëna/ kishin pjellë e bërë drëra”- thotë kënga. Trimëria kur ka në krahë dijen e kulturën- shpirtin e Mëmëdheut, e ngre përsëri në këmbë Atdheun e rrëzuar. Çelet një dritare atdhetarie, nga ku shqiptarët gjejnë busullën e udhëtimit kombëtar. U hap Kongresi  Kombëtar i Lushnjës më 21 janar, punimet nisëm më dt. 28 dhe vijuan deri më 31 janar. Më 11 shkurt u vendos në Tiranë qeveria që doli nga KKL dhe Tirana u bë kryeqytet i Shqipërisë. Më 11 mars Shkodra bashkohet me qeverinë e Tiranës, më 26 maj Korça, ndërkohë që gjatë prillit 1920 formohet KMK, i cili, edhe me mbështetjen e qeverisë së Tiranës, do të drejtonte denjësisht LV, e cila, kushtëzuar edhe nga rrethanat e jashtme, ndikuar edhe nga faktori i brendshëm, do të shpërthente pashmangshmërisht. Më 28 maj u nënshkrua protokolli  shqiptaro – grek i Kapshticës, ku, edhe pse kryeministri grek iu përgjigj negativisht kërkesës për ndihmë në “aksionin e Shqipërisë kundër pranisë së italianëve në Vlorë”, nga nënshkruesit Josif Koçi i qeverisë së Tiranës dhe guvernatori i përgjithshëm i Epirit Kalevras u kuptua se Athina nuk do ta shfrytëzonte luftën e armatosur me italianët, për t’u rënë shqiptarëve prapa krahëve e për të ndërmarrë ndonjë sulm mbi Gjirokastrën, gjë që i shqetësonte shumë shqiptarët.

Dështuan dhe bisedimet diplomatike të imzot Luigj Bumçit, ish – kryetar i delegacionit shqiptar në KP dhe tani anëtar i këshillit të Lartë me ministrin e Jashtëm Italian, Karlo Sforcën në takimin që patën për Çështjen e Vlorës. Përgjigja mohuese se Vlora përbënte “një pikëmbështeteje të politikës italiane”, s’kishte rrugë tjetër për palën mbrojtëse veç zgjidhjes me armë të së drejtës tokësore, pronësore e kombëtare. Deri këtu EHLV nuk na jep informacion, ndoshta shkalla dhe mundësia e njohjes, apo niveli arsimor i krijuesve të folklorit nuk mund t’i kapte këto probleme, se ata nuk dinin, nuk kishin njohuri për këto zhvillime diplomatioke e politike të FM apo dhe të qeverisë së Tiranës apo pak u interesonte atyre, shumica e të cilëve ishin banorë të pashkolluar e me mentalitet rural. Më 29 maj 1920 u mbajt kuvendi i Barçallasë (Vlorë).

Këtu kthen faqja e historisë. Këtu hapet sipari i lavdisë për bijtë e vendit të shqipeve. Gurgullima e EHLV, si rrallë herë më parë shpërthen me gjithë shkëlqimin e kulluar të gurrës popullore.  Më 3 qershor KMK, i dorëzon komandës së ushtrive italiane në Vlorë Ultimatumin. Më 5 qershor filloi lufta e Vlorës. Më 6 u asgjësua disa përqëndrime trupash italiane në Vlorë. Më 11 filluan luftimet për çlirimin e qytetit të Vlorës. Më 12 qershor u zhvilluan në qytetet e Italisë manifestime kundër luftës imperialiste në Vlorë, ndërsa të nesërmen, më 13 qershor Avni Rustemi vrau në Paris Esat pashë Toptanin, kurse më 21 qershor  u dorëzua garnizoni italian i Tepelenës. Më 2 gusht u nënshkrua Protokolli shqiptaro – italian, me të cilin Italia njohu pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit shqiptar, ndërsa më 17 gusht forcat shqiptare hyjnë në qytetin e çliruar të Vlorës. Më 3 shtator u festua fitorja e LV dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Kënga “Nuk e bëjmë kabull na,/ Të jemi për nën – ë botë,/ Ne kala përmbi kala,/ Historia ashtu thotë”  është thurur e kënduar nga Mato Hasani më 3 shtator 1920, ditën e fitores, në shesh të Flamurit.  Xha Matua, i lindur në Brataj, më 12 dhjetor 1866, është dhe vëllai i madh i xha Selimit të Brate, siç e quan Dritëroi.  Ai ka marrë pjesë në kryengritjet antiosmane të viteve 1911-’12; në mbrojtje të qeverisë së Vlorës me armë dhe këngë; në epopenë e Njëzetës, në krah të Osmën Haxhiut e Halim Xhelos me shokë; ndihmoi djemtë e vashat kundër pushtimit  fashist të ’39-ës, se ishte i moshuar; mbas Çlirimit mbajti qëndrim burrëror, përparimtar e vizionar. Ka thurur mbi 200 këngë dhe 40 valle. Nga kontributi i tij njihet në Labëri “kënga dhe vallja Mato Hasançe”, e cila bën akoma jetë folkorike.  Luftëtari dhe këngëtori Mato Hasani respektohet  për kontribut të shquar në zhvillimin e traditave krijuese, kulturore e zakonore, si një vjershëtor i spikatur i krijimtarisë popullore e humorit në trevën e Labërisë e më gjerë. Tablo të gjalla, tablo të pasura na sjell EHLV me saktësi deri në imtësira e detaje, që asaj i pëlqejnë t’i rrok në gjirin e saj brilant. Tablo të tilla nuk janë të stisura, ato janë dëshmi jetësore, vlera madhore të një kombi dhe të një populli të tërë që për busull kemi fjalët e Naimit tonë: “Tek është vëllazërija/ atje është është Perëndija”.

L V tregoi se edhe Perandoria e re Romake, sikurse Perandoria e vjetër Osmane, nuk ishte e paprekshme, e pacenueshme, e pamundur për t’u shporrur, për t’u turpëruar me turp mbuluar. Në vijimësi kemi paraqitur se si forcat vullnetare, trupat kombëtare po përparonin nga Tepelena, Gjormi, Kota, Llogoraja, Kanina, Vreshtat e Mëdha, Babica, qafat e Ullijve, qafa e Koçiut, Vlora, Skela, ku forcat e LV po bluanin ç’ kishte mbetur nga ushtria kapitullante, e pakësuar numerikisht dhe e demoralizuar. Forcat e LV ishin inferiore në numër, por shumë më superiore në njohjen e terrenit. Në  librin “Historia e Artit Ushtarak Botëror” është dhe ky ky paragraf i shkruar për ushtrinë italiane, e cila “kishte përgatitje të dobët për luftë në kushtet e terrenit malor, si rrjedhim në këtë teatër veprimet luftarake morën mjenjëherë karakter pozicional”[4]. Gjithashtu, marrim informacion se që në mbrojtjen e Sevastopolit, para se të binte, (tetor 1854 – shtator 1855) gjatë  Luftës së Krimesë, (1853 – 1856)  është përdorur me sukses fortifikimi xhenjer fushor dhe organizimi i mbrojtjes së thellë, ku filloi aplikimi i metodave pozicionale të zhvillimit të luftës. Për të lehtësuar manovrën dhe komunikimin këmbësorët shfrytëzonin strehimet, krijonin për vete grumbuj dheu (ledhe për t’u mbrojtur) e çerdhe pushkatare. Këto çerdhe u lidhën me njëra – tjetrën, duke formuar kështu ndërtimin e ri xhenier, llogoren pushkatare. Përveç  kundërsulme të herpashershme, u përdorën në shkallë të gjerë edhe sulmet e befasishme, sidomos natën me reparte të vogla në pozicionete e armikut, të cilat në disa raste  patën shumë sukses, duke e detyruar armikun t’i linte pozicionet e zëna çetave të organizuara luftarake. Po kështu përvoja e Garibaldit, nëmesin e shek. XIX, sidomos me lavdinë që fitoi në Palermo, me mësymjen e guximshme, me sulme të guximshme, energjike e manovrime të shpejta, me ndërthurjen mjeshtërore të veprimeve luftarake mbrojtëse me ato mësymëse, me bashkëveprimin e trupave vullnetare me popullatën brenda në qytet, na njeh me përvoja të luftrave të drejta në botë, të cilat lehtësojnë dhe shpejtojnë fitoren. Metoda e analogjisë na ndihmon të heqim paralele ngjashmërie të këtyre superluftrave titanike e shumë të tjerave me luftën heroike të popullit tonë të vogël. Nuk jemi vetëm ne që kemi luftuar, nuk jemi vetëm ne që jemi pushtuar, nuk jemi vetëm ne që kemi heronj, nuk jemi vetëm ne që u këndojmë trimave. Edhe vendet e tjerë të botës kanë luftuar e janë pushtuar, u kanë kënduar trimave të tyre dhe e kanë të shenjtë kujtimin e të rënëve. Pra, shqiparët janë banorë të vendit të tyre në rajon, në siujdhesë, në continent e në botë si gjithë banorët e tjerë përqark nesh, si gjithë popujt e tjerë, me dritat tona historike dhe patjetër me hijet tona historike. Sipas  HAUB, vetëm në LPB morëm pjesë 36 shtete, numri i përgjithshëm i forcave të armatosura arriti 70 milionë vetë, 12 % e të gjithë popullsisë së shteteve  më të mëdha kapitaliste në luftë dhe zgjati 4 vjet e 3 muaj e 3 muaj e gjysmë. Humbjet e përgjithshme gjatë luftës arritën 10 milionë të vrarë dhe 20 milionë të plagosur. Historia na mëson se LPB pati shumë pasoja edhe për shtetin shqiptar që sapo kishte fituar pavarësinë, por që ende s’ishte konsoliduar politikisht. Nga njëra anë të dy blloqet ndërluftuese u përpoqën ta përdorninShqipërinë me pozitën e saj të favorshme gjeostrategjike, si object të planeve të tyre luftarake e politike, nga ana tjetër, shtetet fqinjë që lakmonin tokat tona, u munduan të shfrytëzonin kushtet q ëu kijoi lufta. Që në prag të luftës Greqia pushtoi Korçën dhe Gjirokastrën, në dhjetor 1914 Italia pushtoi Vlorë, gjatë v. 1915 trupat serbe dhe malazeze hynë në Shqiërinë Veriore dhe në atë Qendrore. Në fillim të v. 1916, si rezultat i disfatës serbe  në frontin ballkanik, ushtritë austro – hungareze, në ndjekje të tyre, hynë në Shqipëri, ndërsa më vonë ushtritë franceze dhe italiane pushtuan Shqipërinë e Jugut. Në këtë mënyrë Shqipëria u shndërrua në një shesh lufte imperialiste, duke i sjellë vendit shkatërrime të mëdha. Në fillim të v. 1917 e deri nga mbarimi i LPB fronti ndërmjet dy blloqeev për territorin tonë kalonte përafërsisht në vijën: Vlorë – Berat – Pogradec. Lëvizja kombëtare shqiptare, duke kuptuar mirë qëllimet grabitqare të të dy blloqeve imperialiste ndaj vendit tonë, mbajti qëndrim asnjanës. U bënë përpjekje të mëdha për anullimin e TFL, sidomos pas denoncimit që i bëri Lenini më 1917 me botimin public të përmbajtjes së tij dhe mbështetje së fuqishme të Uillsonit ndaj zgjidhjes së çështjes shqiptare në tërësi. Lufta  për sigurimin e lirisë, të pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të vendit mori përpjestime të gjera nga Vlora, Shkodra, Dibra e gjithandej. Në LV u përdorën nga forcat pushtuese për herë të parë lloje të reja armësh dhe mjetesh luftarake për kohën si aviacioni, tanket etj.

Disfata kritike e Kotës ishte turpërim për ata, që vinin të blinduar dhe të armatosur gjer në dhëmbë. Nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe më moshatarëve të mundshëm që kemi marrë informacionet e nevojshme për plotësimin e strukturës historike dhe folklorike të kësaj ngjarjeje, sidomos nga libri “Lufta e Vlorës në kujtimet e mia” i Gani Iljaz Abazit, (që është nga më autentikët, sepse autori ka luftuar dhe ka shkruar drejtpërdrejtë nga fronti i Luftës, si korespodent i gazetës “Drita” që botohej në atë periudhë në Gjirokastër nga Veli Harshova, sepse qe edhe mësues dhe shoqërues i Kryqit të Kuq Amerikan dhe gazetarët), kujtesa regjistron fakte të panjohura më parë, ose të njohura pjesërisht. Edhe nga ai botim mësojmë se peshën kryesore të luftës e mbajtën fshatarët e lumit të Vlorës e Labërisë, sepse ishin pikërisht hapësirat, trojet, vatrat e tyre që pushtoi armiku. Mësojmë gjithashtu se jo më pak kontribuan krahinat e tjera jo labe; se vullnetarët që vinin edhe nga treva të tjera shqiptare si Berati e Skrapari, Korça e Kolonja, Elbasani e Kavaja, Tirana e Durrësi, krahas gjirokastritëve e sarandiotëve, luftonin për Vlorën, Himarën e Tepelenën si për shtëpitë e tyre, si për vatrat e tyre, sepse i thirri zëri i Atdheut në luftë për liri. Harta e pjesëmarrjes së forcave vullnetare në Luftën e Vlorës pasurohet edhe trimat shqiptarë të Çamërisë. Vijnë trupa vullnetarë dhe nga larg: 120 shqiptarë të Amerikës nën drejtimin e Aqif Përmetit, vatranët e zjarrtë kompozitorin patriot Thoma Nassi. Sipas studiuesit B. Gaçe poezia e Ali Asllanit “Vlora – Vlora”, kompozuar prej Thoma Nashit dhe e kzekutuar prej bandës muzikore “Vatra” u bë një ndër këngët më popullore, jo vetëm në çaste të vështira kushtrimi e lufte, por edhe në festa e gëzime, si ditën e Bajramit më 18 qershor. Sikurse kënga “Eja mblidhuni këtu, këtu” e patriotit korçar M. Grameno, edhe “Vlora – Vlora” ka qenë himn i përpjekjeve shqiptare për lirinë e vendit dhe Ali Asllani mbetet poeti i kësaj lufte epope. Thirrja e vullkanit popullor: “O do bëhet Vlora Jona,/ o do bëhet shkrumb e hi…!  U bë simbol i një kuptimi të thellë të nëndheshëm, të uturimave të brendshme të tokës shqiptare. Jepen në këtë këngë dhe disa nga karakteristikat luftarake e liridashëse të vlonjatit, por e dhe të shqiptarit në përgjithësi: “s’duron burri zgjedhë kurrë”, “rreth flamurit di e des”, “domosdo do rroj i lirë” etj. Në përfytyrimin poetik të autorit të këngës së LV ngrihet ndërgjegja kombëtare, përforcohet besimi në fuqinë e kombit, në të ardhmen e tij. Tetërrokshi luftarak, me ritme marshi, derdh shpirtin e poetit të frymëzuar dhe krenar për populin e tij, për qytetin heroik të lindjes. LV zhvillohej vetëm  8 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kombëtare, kështu që dhe kjo këngë është pjellë e ngjarjeve të mëdha kur periudhës së pavarësisë dhe nismave për krijimin e shtetit të ri shqiptar. Luftëtari, kryetari i bashkisë, poeti atdhetar A. Asllani frymëzimin e mori në popull, i dha dimensione të reja, ia ktheu me bujari estetike, me zjarr të dlirtë patriotik, me ritme kumbuese luftarake, sa që shumë krijues popullorë e të kultivuar gjetën frymëzimin në ato vargje të mbushura me idealizëm romantik dhe krijuan e kënduan duke u hedhur si rrufe vetë e luftëtarët e tjerë në llogoret e luftës kundër armikut. Sipas Mitrush Kutelit tre kulmet e historisë shqiptare janë “Epopeja Skënderbejane, Lidhja e Prizrenit dhe Lufta e Vlorës[5]. Ndihmojnë edhe vllehët, çobanët e Selenicës, që sipas paleontologut Luan Hasanaj, janë shqiptarë të latinizuar e, pa ndihmën e të cilëve, arteria e luftës nuk do të funksiononte. Vërejmë se, po bëjmë një klasifikim të përgjithshëm, mund të themi që në LV pati përfaqësim me pjesëmarrje aktive nga të dy krahinat kryesore etnografike shqiptare. Në këtë epope, nuk u përfshi vetëm Shqipëria e Jugut, apo TOSKËRIA, si i thonë në gjuhën e trashëguar popullore, kësaj krahine të madhe etnografike, me Toskëri (Shqipëri Juglindore), me Myzeqe (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën verioro – qendrore të Shqipërisë së Jugut), me Çamëri (krahinë e papërcaktuar në mënyrë të qartë në pjesën më jugore të Shqipërisë dhe me Labëri (Shqipëri Jugperëndimore), por pati prurje të dukshme kombëtare me pjesëmarrje edhe nga GEGËRIA ose Shqipëria e Veriut. Vërtet nuk pati përfaqësim nga Leknia ose Dukagjini (në jug të lumit Drin), nga Fushat Lindore (Rrafshi i Dukagjinit së bashku me Fushën e Kosovës), nga Fushat Bregdetare të Shqipërisë së Veriut (që nga Bregu i majtë i liqenit të Hotit në veri, deri në të djathtë të lumit Shkumbin në jug, por pati pjesëmarrje efektive nga nënndarja Gegëri (në veri të lumit Shkumbin). Për të hedhur dritë mbi këtë që themi, përveç memories kolektive, na ndihmojnë edhe dokumentet, si dëshmi e gjallë informacioni. Janë të regjistruar realitetet folkoriko – historikë që vërtetojnë këtë fakt. Janë të mjafta dokumentet zyrtare, të cilat kanë vlerën si dëshmi historike, që na informojnë për këtë solidaritet për të çliruar krahinat e pushtuara të Vlorës, Himarës e Tepelenës me rrethinat.

Shtrohet pyetja: Përse morën pjesë në LV me armë në dorë krahinat e tjera më të largëta me “skelën e parë në Evropë”?  Përveç vlonjatëve apo edhe tepelenasve, që ishin zotërit e vatrave të pushtuara, apo dhe mallakatriotëve, sarandiotëve e gjirokastritëve, që si fqinjë natyrorë motivoheshin, sipas të drejtës juridike të pashkruar (kanunet trashëguar e transmentuar nga brezi në brez) për ta mbështetur njëri – tjetrin në rast rreziku nga hasmi, të tjerët përse erdhën, kush i thirri?  Ngjizja e realitetit të ndjenjës kombëtare fillon e ravijëzohet me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (10.06.1878) Ka dhe një cikël këngësh për LSHP, ku gëlon lufta për autonomi ndaj pushtimit turk. Po të bëjmë një retrospektivë kronologjike të EH në tërësi, qysh nga këngët e Pushtimit Osman (me Shqiptarë në pesë shtete) e te Pashallëqet që kanë cikle këngësh, apo te cikli vijues i Tanzimatit, me reformat osmane, ku jepen përplasjet e shqiptarëve kundër sunduesve të huaj turq (1830 – 1847), vërejmë se nuk u ngjiz dot ndjenja e lartë kombëtare. Cikli I LSHP është shumë i madh, i pasur, i gjerë, sepse LSHP qe mbarëkombëtare dhe, në kryerje të misionit të saj kjo ngjarje kombëtare, na vjen edhe nëpërmjet këngës, sepse kënga historike është kronikë e ngjarjeve ngapopulli. Cikli i këngëve për mbrojtjen e trojeve shënoi një shkallë më e lartë zhvillimi, sepse përvoja e hidhur me Berlin, Bismark e soj e sorollop, “pa din e pa iman” si ata, e shndërruan Shqipërinë plaçkë tregu, sepse trojet shqipare u janë falur të tjerëve padrejtësisht. Një dukuri e re u lind në këto troje: ndërgjegjësimi atdhetar – kombëtar, njohja e kombit  nga ajo bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqej në bashkësinë e kulturës të përbërë nga shqiptarë. Mashkulli i aftë për luftë, burri shqiptar, na tregon kënga, nga Kavaja shkon në Ulqin. Është një batalion me kavajas që lufton për Ulqinin. Pra, një dukuri e re lind ndër shqiptarë: Shtëpia  e madhe kombëtare është e barabartë me shtëpinë e vogël të familjes. Kjo traditë përcillet brezash tashmë e tutje si stafetë lirise. Kështu ndodh edhe me LV. Vërtet lufta u zhvillua në Vlorë, por pjesëmarrësit ishin gati nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe cikli i EHVL është shumë i pasur e interesant, sepse nxjerr në pah shpirtin luftarak e liridashës të shqiptarit, që u ngrit kundër perandosisë. E thotë qartë kënga: “ Breshkaman i breshkamanit,/ dil steresë, jo limanit!” Është logjika kombëtare, është referenca morale, që i bashkoi shqiptarët në luftë kundër të huajit që kishte zaptuar vatrën. Është një sistem vlerash morale i kodifikuar nga burra gjykimi e me peshë në hapësirat e mundshme, relativisht të gjera  të një grupimi banorësh me doke, mënyrë jetese, tradita, dialekt e folklore të përafërt, që vinte brezash, i pa shkruar, i  transmentuar gojë më gojë, por i detyruar për t’u zbatuar rreptësisht. Vatra ishte për ta metafora e Atdheut. Vatra dhe pragu i shtëpisë janë të shenjta, jo vetëm ndër shqiptarë, por kudo në botë. Ndaj kanë thënë banorët e vjetër në Shqipëri, në Ballkan, në trevat mesdhetare, ndër popujt e Europës dhe të kontinenteve të tjerë të botës; “ mos e nga x gjë se ndodh gjëma, hataja, të pret vdekja (sepse x apo y gjë (fjala vjen, vatra, zjarri, tymi, oxhaku, nderi, morali) është e shenjtë, e paprekshme, tabu.

Për luftën kanë ndihmuar shumë edhe gratë. Kjo nuk përbën ndonjë risi, sepse është aplikuar si praktikë e nevojshme, e domosdoshme edhe në luftërat e mëparshme, që nga Nora e Kelmendit (Nora e Bukur), Maro Kondi, Miro Tërbaçja, Nora Luli (gruaja e Ded Gjo Lulit), ashtu sikurse dhe më Njëzetën, heroina Sado Koshena nga Dukati, Rubì Hosi nga Matohasanaj, (gruaja e heroit Toto Hosit), Hanko Metja e shumë e shumë të tjera, se dushmani po u shkelte vatrën. Vatra është metafora e Atdheut për shqiptarin dhe atdhe shqiptari ka vetëm një. Ndihma e grave për luftën është një traditë e trashëguar nga të parët, kur atdheu lëshon Kushtrimin. Edhe në LV gratë kontribuan duke siguruar ushqim për trupat kombëtare, furnizim me municion për ta, shtresa e mbulesa për të plagosurit në front dhe haje për kafshët e luftës. Jeta sociale e malësorëve të Labërisë ishte komplekse. Sipas traditës, “Mikun do ta prisnin siç pritej miku, me të gjitha nderet, ta dinte se nesër hante hi”, siç na ka treguar edhe Xhebro Gjika, luftëtar dhe këngëtar i LV, të cilin kemi patur fatin ta takojmë e të marrin informacion të hollësishëm për atë epope gjëmimtare në Europë. Xha Xhebrua na ka thënë se banorët që u ngritën me “sëpata me hanxharë, me dyfekët lidhur me gjalmë” artin e pritës e përdorën edhe gjatë dy – tre muajve të verës që bënë LV dhe aplikimi i pritave qe efikas, sidomos në terenin malor e të panjohur për zaptuesit e urryer. LV pati këto avantazhe për fitorene arritur: Luftëtarët aplikuan suksesshëm luftimin natën dhe të rrufeshëm, falë mundësisë që s’e kishte kundërshtari, se tanët ishin mjeshtër në njohjen e terrenit.

Për LV pati ndikim faktori i jashtëm, por qe koherenca e brendshme motori që ndezi lëvizjen çlirimtare në krahinat e pushtuara, për shpëtimin e mëmëdheut. Ishte identiteti absolut i cilësive të larta dhe karakterit shqiptar në momente madhore, që  pruri dhe shpejtoi fitoren. Identitetin shqiptar e përcaktoi dhe më Njëzetën gjuha, feja, tradita, kultura, territori (uniteti territorial), se ditët e mira paskëtaj vinë dhe për shqiptarët dhe shqipërinë, se ndërkomunikimet janë përbashkime, se bashkimi bën fuqinë, se fuqia korr fitoren. Na vlen paraqitja identitare në familjen europiane, që të mos jemi letargjikë, por të krijojmë vetëdijen mbi vetveten, të reflektojmë, që të mos përsëriten gabimet. Logjika na këshillon të mos i shikojmë vrëngër fqinjët matanë Adriatikut për shumë arsye me ndikim pozitiv ndaj shqiptarëve, por edhe për faktin se italianët e sotëm nuk kanë faj për ç’ka ndodhur më 1920 – n.

[1]Shënim: Lidhur me Shqipërinë Roma angazhohej të mbështeste në Konferencë kërkesat greke për aneksimin e Korçës e të Gjirokastërs, ndërsa Greqia do të përkrahte mandatin italian mbi Shqipërinë, e cunguar territorialisht, si dhe aneksimin italian të Vlorës. Kjo marrëveshje do të ishte e vlefshme edhe nëse SHBA do të vazhdonin të kërkonin që Korça të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar dhe për pasojë Greqia do të mund të merrte vetëm trevën e Gjirokastërës. Në çdo rast Greqia pranonte t’i lëshohej Italisë për 50 vjet një pjesë e portit të Sarandës, duke u zotuar të ruante gjithashtu asnjanësinë e kanalit të Korfuzit.

Bibliografia

2 Histori e Popullit Shqiptar, 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Toena, Tiranë, f. 134.

3 Po aty, f. 149.

4 HISTORIA e Artit Ushtarak Botëror, bot. i Akademisë Ushtarake. Tiranë, 1987, f. 163.

5 ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

*) drejtor i Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”,

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, ALBANIA

 



[5] ASLLANI, Ali: Vidi, vidi pëllumbeshë, Tiranë, Toena, 1999, f. 265.

 

BOTIMET MË TË HERSHME PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

$
0
0

nga Albert HABAZAJ/* studiues/

               Historia me racionalitetin e saj koherent dhe folklori me emocionin karakteristik e vlerësojnë meritueshëm aktin e madh të Pavarësisë. Me bulëzimin e Demokracisë, sidomos gjatë viteve 1995 – ’97, pati një vërshim botimesh folklorike apo të ashtuquajtura folklorike, por që nuk e morën statusin e korpusit “Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar” për të plotësuar tre vëllimet e serisë së “Epikës historike”. Cikli i këngëve historike, që ka të bëjë me përgatitjen e shpalljes së Pavarësisë, me të cilin përfundon periudha e këngëve të pushtimit osman, është jo shumë  pasur. Ka vlera njohëse, edukative e artistike; por mbi të gjitha, ngjizja e ndjenjës kombëtare, si dukuri e re që  lindi me Lidhjen e Prizrenit e kthjelloi më tej ndërgjegjësimin atdhetar- kombëtar. Njohja e kombit u bë si njohja e vatrës ndër shqiptarë. Shtëpia e vogël  e familjes në Kurvelesh, në Dibër, në Himarë, në Tepelenë, në Gramsh… u barazua me shtëpinë e madhe kombëtare; u bë dëshirë e kërkesë e secilit njohja e kombit – këtë na tregon kënga. Veçse, edhe për këngët epike të Pavarësisë bazë është kriteri kronologjik dhe ato, “duke patur si mision kryesor pasqyrimin emocional të ngjarjeve të ndodhura realisht, kanë përmbajtje të angazhuar historike”(Dibra) 1), duke iu përgjigjur flakë për flakë ngjarjes madhore të Pavarësisë dhe rolit të saj vendimtar për jetën shqiptare. Në këtë kumtesë do të trajtojmë pikërisht ravën folklorike të çelur nga Qemal Haxhihasani e Zihni Sako, qysh më 1956 me  “Këngë popullore historike”.  Mendojmë se ravijëzimi kronologjik na çon në gjurmët e arketipit dhe se krijimet foklorike, parë nga ne në konteks, jetojnë e qarkullojnë vetëm brenda atij komuniteti të caktuar që i pëlqen, që i dëshiron natyrshëm, jo teatrisht, nëpër skena folklorizante.

Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me fisnike si Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë. “Luftrat ballkanike do ta përshkonin rajonin si një nëmë biblike”(Salleo) 9) Nga literatura historiografike mësojmë se ai fillimshekull i XX qe i stuhishëm, se në atë kohë lëvizja kombëtare për liri shtrihej anë e kand Shqipërisë, se ishin mbledhur shqiptarët e Rumanisë të kryesuar prej Ismail Qemalit e vendosën “mprojtjen e të drejtavet kombtare e shpëtimin e Atdheut prej lakmimeve sllave e greke, dhe në Vlonë me 28 Nanduer 1912 i u gjegj mbledhja e përgjithëshme e përfaqsivet të të gjitha visevet shqiptare qi shpalli mvehtësín e Kombit. Kronisti i asaj dite historike, kështu shkruen: Më 3 ½ hapet mbledhja… Në krye të sofrës rrin Ismail Qemali…Afër tij âsht Don Kaçorri… Aty pranë gjindet edhe Luigj Gurakuqi, i cili, në ketë çashtje âsht, me të vertetë dora e djathtë e Plakut” (Kamsi) 5)

Pavarësia mbart sakrificat e shumë brezave, duke u kthyer në një vepër popullore, në themelet e së cilës kishte vënë gurë gjithë Shqipëria. Akti historik për shpalljen e Pavarësisë pati qëllim shpëtimin e vendit nga copëtimi i huaj, ruajtjen e tërësisë tokësore dhe fatin e kombit (FESH, 2009:2560) 4), por  shteti i ri shqiptar, në vijimësi, pati një sërë problemesh e vështirësish, “për ngjarje të ndryshme, akte uzurpimi të tokave shqiptare nga fuqitë ndërluftuese të kohës, si austrohungarezët, francezët e italianët, bukur na e sjellin një situatë të tillë edhe vargje popullore të shkëputura nga një tekst kënge i kohës: “Shqipëri, o shkëmb e gur,/ Vrite, prite për Flamur,/ Bota hiq e ti – në vur”. Këngët e kësaj periudhe të re historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët bashkëudhëtojnë përgjithësisht me vetë historinë, brenda specifikës së folklorit, që në tërësinë e vet nuk është fotografim i realitetit, por pasqyrim artistik” (Xhagolli) 11) i asaj ngjarjeje reale, me personazhe konkretë, zhvilluar në kohë të caktuar dhe në hapësirë përkatëse.

Në gjurmë të botimeve të para folklorike

Nga botimet më të vjetra folklorike, Qemal Haxhihasani e Zihni Zako, më vitin 1956 na japin tri këngë, që janë nga lulet e para të ciklit të periudhës së Pavarësisë. E para, regjistruar në Kabash-Gramsh, me 9 vargje të ngjeshura, lakonike, të thjeshta por domethënëse, na vjen me këtë variant: “Medet, shokë, na mori malli,/ Ku gjindet Smail Qemali?/ Në Paris, brend te krali,/ hyn e del si zog sorkadhi:/” Shqipërinë dua t’ma ndani,/ Kanë zbritë komitat nga mali,”/ “ Fol, o Smail Be me gojë!/ Merre Flamurin në dorë,/ Ngule në Sazan e Vlorë.” (Këngë popullore historike, 1956:248) 6). Një tjetër këngë simbolike e Pavarësisë, shumë e përhapur dhe në treva të tjera, që qarkullon me variantet e komuniteteve përkatëse, edhe në Himarë, në Vranisht, në Tërbaç, në Dukat, më gjerë në Labërinë e Gjirokastrës, Tepelenës, në Mallakastër e më tutje hapësirave polifonike, herë si këngë, herë si valle, diku duke shtuar një varg apo duke hequr një tjetër, por gjithsesi thotë artistikisht bukur profilin historik të Uratës së Flamurit Kombëtar, e regjistruar në Radhimë-Vlorë: “O Qemal kur të përzunë,/ Kur desh të të zij’ Turqia/ Dhe një çikë prá të zunë;/ Erdh e të mori gjemia,/ Brënda në Paris të shpunë,/ Atje ku ish katimia./ Seç u ngrit krali në gjunjë,/ Mbretëresha dhe e bia./”Cili je ti, more burrë,/ Që kërkon vulat e mia?”/ “Unë jam Smail Qemali,/ Prapa më vjen historia.”/ Të shtatë vulat ja dhanë,/ Po do mos dojë Turqia./ “ Do dojë, se s’është punë,/ Është e jona Shqipëria!/ Sazan e Karaburun/ Janë vatanet e mia,/ Nëpër mes i ndan një lumë,/ Nga juga është Greqia”. (Këngë popullore historike, 1956:248)  6.1) Në 20 vargje memoria sociale e popullit na sjell një epos të tërë, me  hartën e duhur gjeografike, në konteks, me udhëtimin historik, atlasin moral dhe etnopsikologjik të një kombi dhe nga ku kuptojmë sesi një njeri me emër të përveçëm shndërrohet, nga bëmat e tij, në një idhull, në një shenjt, në një Emër të Përgjithshëm, me të cilin kuptohen gjithë shqiptarët, sepse ai bëhet simbol i shqiptarit të lirë, të pavarur e demokrat në ballafaqimet ndërkombëtare, në mejdanet diplomatike për civilitetin e vendit të të parëve të tij.

Me 10 vargje na vjen kënga e regjistruar në Kuç- Kurvelesh: “Më njëzet e tet’ nëntorë/ Më këmbë u ngre Shqipëria;/ Smail Qemali në Vlorë,/ Me gjithë shokët e tia,/ Çi tha popullit me gojë: “Posht’ o shokë, robëria! Evropa le ta dëgjojnë:/ Nuk ka vënt këtu Turqia!/ Ja të vdesim, ja të rrojmë,/ Është e jona Shqipëria! ”. (Këngë popullore historike, 1956:249) 6.2 )  Kënga flet vetë; ajo bëhet zëdhënëse e historisë, kronikë e ngjarjes sipas mendësisë popullore, i cili derdh artin e shpirtit të tij nëpërmjet këngës. Më 28 nëntor Shqipëria u bë shtet i pavarur. Kryengritjet dhe gjaku i derdhur për pesë shekuj me radhë sollën frytin e dëshiruar: Populli shqiptar theu prangat e robërisë dhe fitoi pavarësinë e tij kombëtare duke u njohur si shtet më vehte. “Ku ngrihet Flamuri, ngrihet Kombi! Kur rrëzohet Flamuri, rrëzohet Kombi” (Luarasi) 7)

Krijimet folklorike të Selim Hasanit, nw vijim kronologjik të botimeve, që kanë lënë gjurmë në formimin atdhetar të komunitetit dhe në zbukurimin e botës ndjesore, duke i përmirësuar njerëzit jo vetëm estetikisht, i boton më 1966 Instituti i Folklorit, ku krahas kontributit të prof. Zihni Sakos e Arsen Mustaqit, është e tejdukshme puna e “profesorit të pashpallur”, të bardhit Qemal Haxhihasani, që “në fushën e botimeve të folklorit shqiptar është më i shquari” (Xhagolli) 12). Ja si këndon xha Selimi i Brate, në shtratin e folklorit tradicional të krahinës së tij. Tre këngë të botuara, marrë nga hejbeja me këngë labe e xha Selimit  po i citoj, sipas kërkesave fonetike, edhe për kujtim e mirënjohje ndaj folklorit të tij sinkretik: Kënga e parë- me 16 vargje:” Më dymbëdhiet’ senè/ flamuri në Vlor’ u ngre,/ me zhëgabë Skënderbe./Pesëqint vjetë ku qe?/- I kishnë vënë perdè./(e kishin lënë në errësirë)-Kush e qirti shiqarè?/ – Ai plaku halleve./ patërjoti Smail Be;/ me gazeta nënë dhe,/me shokë nja dy a tre./ Mëretit vajte i the? Dua sha përmi ylqe,/ do të hap një mod’ të re;/ do vë lule një bahçe!- unë të sho’ se ç’mëndje ke,/ po, sa të mund, do të çkre”. Xha Selimi është lindur rreth vitit 1886 në një familje të varfër, kështu që mund të justifikohen turqizmat në vargjet e kënduara apo të hequra valle aty për aty nga ai, si t’i vinte situata, ç’i kërkonin e ç’ pëlqenin njerëzit që e rrethonin në atë kohë në lagje, në mëhallë, në fshat, në miqësi, në luftë.  Kënga e dytë është me 19 vargje: “Smail Beu i varfëri/ s’desh çifliqe, pasuri,/gjezdis me libra në gji,/lufton kundraj me Turqi:/- Ku jam, se dua të di,/shqipëtar a turçelli?/ E dua, se kam të drejtë,/ nga Parizi pse më çkretë?-/ Gjezdisi det e steretë/ me ca libra të mëshetë,/ nga Skënderbeu kish gjetë./ Nëntëqintedymbëdhjetë/ flamurë në Vlor’ e ngretë./ Foli Smail Beu vetë:/-Ka qën’ i bllokuar gjetkë,/ ky është flamuri ynë!/ bëjnë ca sikur s’e njinë/ Esat Pasha me Myftinë,/ Kosovën në bot’ e shinë.-  Më tej, vetëm me 10 vargje, përsëri xha Selimi këndon, duke i mëshuar dëshirës madhore të Plakut të Bardhë: përparimin e shqiptarëve nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, me shkollim e diturim për ta bërë Shqipërinë “ lule mes shoqeve: “Shqipëri, lule burbuqe,/ ke qënë në mes të ujqe,/ në mbëretërinë turke,/ pesëqint e ca vjet mbushe,/ tinë shqip e ata turçe./ Qysh u ndave, u çkëpute?/ Kërkon Qemali hudute./ Libra, propagandë fute,/ nëpër shkolla, nëpër burqe,/ qirte Flamurin në dukje”. (Rapsodë popullorë. Selim Hasani: 1966) 8 )

Ciklin e këngëve të të periudhës së shtetit të pavarur shqiptar e pasuron më tej botimi “Epika Historike, vëllimi 3”, realizuar nga Akademia e Shkencave, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë. Vepra e Ismail Qemalit për bashkimin një nga një të viseve të ndryshme të vendit regjistrohet dhe jepet në 13 këngë të tjera, të sistemuara sipas kriterit kronologjik. Shpallja e Pavarësisë, figura të veçanta si Ismail Qemali e Isa Boletini kanë prirjen të këndohen në përmasa gjithëkombëtare dhe fillojnë të futen me një perspektivë gjithmonë e më të gjerë në fondet poetike gjithëkombëtare, për shkak të peshës specifike të ngjarjes dhe gjesteve të heronjve, për rolin e veçantë në forcimin e ndërgjegjes kombëtare popullore etj., të cilat natyrshëm rrisin dhe potencialin artistik të këtyre krijimeve folklorike të karakterit epik. Kronika poetike e ngjarjes ja si vjen në një variant të Smokthinës – Vlorë: “Shqipëri, moj, shkëmb e gurë,/ Shqipëri, moj, Shqipëri! (përsëritet pas çdo vargu)/ Vrite, prite për flamur,/ Bota hiq e tinë vur,/ Evropa lësho e zur!” vetëm në 5 vargje shprehet vendosmëria e popullit tonë në luftrat shekullore për çlirimin e tij kombëtar. Ja si i këndohet nga treva e Dukatit Simbolit tonë: “O Flamur i Shqipërisë,/ O Flamuri kuq e zi,/ Rrugës tënde legjendare,/ Seç shkrove një histori./ Pesë shekuj ti qëndrove/ I fshehur brenda në gji,/ Të ngriti Smail Qemali,/ Bashkë me shokët e tij. Me Shpalljen e Pavarësisë mbyllet epoka e sundimit të huaj, epoka e errësirrës mesjetare dhe e robërisë së urryer, me kurorëzimin e luftës heroike të të parëve tanë, me shkëlqimin legjendar të Gjergj Kastriot- Skënderbeut, me “treqind kryengritje në katërqind vjet” për liri e pavarësi. Mozaiku i këngës zbukurohet me një variant nga Bregdeti, pikërisht nga Qeparoi i kapedanëve: U ngre Flamuri në Vlorë,/ Fol, Ismail Vlora, folë!/ Gjithë Evropa ta dëgjojë,/ Se shqiptarët u mbëlodhë,/ Karar dhanë në një gojë,/ Që më vete të qëndrojnë,/ Gjithë ç’janë shqipëtarë,/Jan’ vëllezër të pandarë,/ Siç ishin me Skënderbenë,/ Kur e tundën gjithë dhenë. Me një gdhendje  mjeshtërore na e sjell portetin e Plakut të Flamurit kënga e Tërbaçit: “Ç’të them për Smail Qemalë,/ Trimin me shokët e rrallë,/ si mali me bor’ të bardhë,/ në at’ luftën me Ballkan,/ bashkë me shokët asllan’,/ E ndau Shqipen mënjanë./ O Malo ballëkurorë,/ të mbeti shkaba në dorë,/ Që kur e ngrite në Vlorë./ O Malo, o diplomat,/ Shkrove histori të artë!” Pa shumë  shkollë ishin krijuesit popullorë në atë kohë kur ka lindur e është përhapur kënga, por intuita, zgjuarsia popullore diti  t’i nuhasë zhvillimet e kohës dhe personazhet historikë, t’i përpunonte shpejtësisht në “laborator” dhe ta qepte këngën në vend, e cila ngjitej e qarkullonte, se pëlqehej. Ja një tjetër këngë nga Vërmiku: “Smail Qemali me halle,/ O Smail, o trim,/ Trim, o more trim (v.2-3 përsëriten pas çdo vargu si refren)./ Bëre punën më të madhe,/ Me flamurin kuqe alle,/ Që ngrite male më male,/ Shqipërinë na e ngjalle”. Nga Velça-Vlorë na vjen ky variant që pëlqehet dhe në trevat përqark: “Tundu, tundu, o Flamur,/ Marshalla, ç’lëshoke nur, /Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be,/ Evropës rrotull i rè,/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!” Një njësi folklorike shumë interesante na e dhuron treva e Dibrës: “ Nëpër fusha, nëpër male,/ Vrapon poplli tuj kcye valle;/ Nalt e ngritëm njat Flamur,/ Mi çdo shkam e mi çdo gur;/ Njat Flamur me shqipe mali,/ Na e kish çu Smail Qemali./ Kur Flamurin nalt e ngritëm/ Krisën pushkët, të gjith’ britën:/ Rroft’ Flamuri, rroft’ Shqipnia,/ Anekan sod shndrit Liria! Bën aluzion kjo këngë për vendimin e Kuvendit Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë (28 nëntor 1912). I. Qemali si kryetar i Kuvendit Kombëtar, shpalljen  e pavarësisë ua njoftoi gjithë krahinave të atdheut. Kjo këngë shpreh edhe entuziazmin e përgjithshëm me të cilin e priti populli i Dibrës, vendimin e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Mund të kumtonin shumë se këngët e popullit për Pavarësinë rrjedhin si lumë, por dëshirojmë ta finalizojmë me një këngë të veçantë nga Vranishti i Vlorës, mbledhur e regjistruar në vitin 1960. Kënga është ngritur nga Qerim Tartari (dhe këtë e kemi verifikuar nga tre burime) më 1913, kur Konferenca e  Ambasadorëve, duke caktuar kufijtë e Atdheut tonë padrejtësisht, la jashtë tyre Kosovën : “Ç’ësht’këjo që na ka ngjarë/ Nënë Shqipëri? (përsëritet pas çdo vargu)/ Dhe malet në hall kan’rarë,/ Se u prem’ e se u vramë,/ Për liri, për trojet tanë./ Të mëdhenjt’ (e ka fjalën për Fuqitë e Mëdha) paçin belanë,/ Që e trazuan dynjanë,/ Mëmëdhen’ më dysh na ndanë,/ Kosovën jasht’ na e lanë./ Po ne jemi shqipëtarë,/ Nga një nënë e nga një babë./ Kemi një Flamur e Shkabë,/ Jemi betuar ta mbamë!” (Epika historike, 3:1990) 2)

PËRFUNDIME

Qëllimi kryesor i këtij punimi ishte të nxirrte në pah botimet serioze nga krijimi folklorik për Pavarësinë e Shqipërisë, që daton më herët, që ka një vendlindje e një datëlindje si fillesë krijuese individuale (apo dhe kur lundron nëpër anonimat), sepse plotëson kriteret e sigurimit të statusit që ka folklori si një lloj i veçantë e specifik artistik; që  shndërrohet në krijimtari folklorike, sepse ka hyrë në qarkullimin folklorik të bashkësive të caktuara, të cilat dhe i cituam.

Njohja me këto fillesa folklorike të botuara mendojmë se përbën një tregues të mirë për të ditur se kush janë vërtetësisht botimet emblematike nga institucioni kompetent për Pavarësinë në peridhën e parë të mundshme kohore, që kemi gjetur nga veprimtaria botuese e institutit tonë.

Edhe pse janë këngë të epikës historike, nga kërkimet dhe vëzhgimet e bëra në terren, kemi vërejtur se ato bëjnë jetë aktive (kuptohet që nuk mund të jenë sot në krye të listimit të këngëve) natyrshëm, se pëlqehen e qarkullojnë, sidomos në Vlorë, ku u realizua dhe vepra e madhe kombëtare, apo në krahinën etnografike të Labërisë, ku kemi bërë ekspedita vetiake e studime.

REKOMANDIME

Stihia e botimeve folklorizante na kushtëzon që të qartësojmë veten së pari, miqtë studiues e komunitetin që këngët e atdheut janë ilaç dhe shërim, siç thotë Mjeshtri i Madh Lefter Çipa për këtë fakt: Këto janë botimet e para të mundshme, që gjetëm deri më sot dhe po i evidentojmë. Janë të besueshme si të tilla, sepse librat e botuar shënojnë vendin e vitin e botimit, folkloristët që janë marrë me përgatitjen për botim dhe botimin e njësive foklorike në libër, sipas kritereve përkatëse shkencore, si dhe institucionin që i ka miratuar këto botime. Ky fakt është i verifikueshëm me paraqitjen konkrete të librave që cituam më lart dhe mbyll shtegun e abuzimeve të botimeve pirateske dhe pamundësisht të verifikueshme, që, si rrjedhojë e “folkorit totalitar” (THIESE) 10), thatësira vargëzuese “kërryer” në vitin 1989, psh., na i paraqesin sikur janë botuar më 1923.

Këngë të tjera shumë të bukura për “Plakun e Pavdekshëm të Pavarësisë Shqipëtare” (Fetiu) 3) janë krijuar në rrjedhat e kohës dhe janë botuar nëpër almanakë folklorikë etj.; po ashu janë botuar më vonë edhe studime e monografi, por objekt i kësaj kumtese ishin  vetëm fillimet e këtyre botimeve folkorike.

Gjithashtu, kjo temë në të ardhmen mund të përfshihet në një studim më të gjerë, më gjithëpërfshirës, me shtrirje gjeografike në  gjithë trevat ndërshqiptare, me më shumë gjetje origjinale, larg sforcimeve e deformimeve folklorizante, të cilat vdesin akoma palindur.

BIBLIOGRAFIA

1-DIBRA, Miaser: Metafora në këngët popullore shqiptare; Tiranë: Akademia e Shencave, 2007, f.266

2- EPIKA HISTORIKE, 3; Përg. nga Qemal Haxhihasani dhe Miranda Dule (Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Instituti i Kulturës Popullore), Tiranë, 1990, f. 33-46

3- FETIU, Sadri: Folkloristikë; Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2009, f.63

4- FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR: Tiranë; Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2009, f.2560

5- KAMSI, Gjon (“Ora e Maleve”, vj.1, nr.32, me 10 Nanduer 1923); shih: Shkrimtarët Shqiptarë, pjesa II. Prej Lidhjes së Prizrenit deri më sot. Punue nën kujdesin e Ernest Koliqit nga Karl Gurakuqi: Tiranë: Gurakuqi, 1941-xix, f.261-262

6, 6.1, 6.2- KËNGË POPULLORE HISTORIKE, zgjedhur e pajisur me shënime nga Qemal Haxhihasani nën kujdesin e Zihni Sakos. Tiranë, Instituti i Shkencave, 1956, f.248-249

7- LUARASI, Skënder: Fjala shqipe; Tiranë, Naim Frashëri, 1961, f.55

8- RAPSODË POPULLORË. SELIM HASANI; Tiranë: Instituti i Folklorit, 1966, f.11-12

9- SALLEO, Ferdinando: Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri; Përkth. Virgjil Muçi; Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001, f.40

10- THIESSE, Anne- Marie: Krijimi i identiteteve  kombëtare: Europa e shekujve XVIII-XX: Përkth. nga frëngjishja Etleva Shiroka; pejë: Dukagjini, 2004, f.332

11- XHAGOLLI, Agron: Etnologjia dhe folklori shqiptar; Vlorë: Triptik, 2007, f.247

12- XHAGOLLI, Agron: Përkushtimi ndaj botimit të vlerave folklorike; shih: Qemal Haxhihasani folklorist dhe mësues i rrallë (përmbledhje artikujsh të kolegëve) [Tiranë]; [2010], f.141

*) drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”

Universiteti “Ismail Qemali”

Vlorë, ALBANIA

Viewing all 109 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>