Quantcast
Channel: Albert Habazaj – Dielli | The Sun
Viewing all articles
Browse latest Browse all 109

BËHEM SAKRIFICË LIRIE

$
0
0

Homazh të pafajshmëve të Parisit/
Nga Albert HABAZAJ/

Nuk kam fjalë, më sëmbon dhembja,/
Dhemb ligjërimi, zemra e syri…/
Si baçkallom’ e vjetër mendja/
Kur në palcë të lirisë hyri./

Si trumcakë të trembur fonemat/
Shpërndahen qiellit pa orientim…/
Në Paris s’pijnë ujë dilemat,/
Në Paris është dhe shpirti im./

Ndez qiririn e me shkrepje të flakës
Jam para teatrit “Batalcan” për nderim.
Për cipën e faqes, për zjarrin e vatrës,
Për Parisin shkoj për sakrifikim.

Më dhemb fjala e s’flas dot më,
Humanizmit m’i shndrit frymëmarrja;
Dy tufa lulesh tek viktimat vë,
Çelin për jetën shpresa të bardha.

Vlorë, 13, 16.11.2015
Ne Foto:Gazetaret e Vlores, Homazhe per viktimat e Parisit


Viewing all articles
Browse latest Browse all 109

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>